KËNGA 65
Përparo!
-
1. Përparo në besim e në pjekuri,
prediko e mëso, bëhu drit’ për çdo njeri.
Në shërbim jep gjithçka me gatishmëri,
vetëm asnjëher’ nuk je!
Jezu Krishti ësht’ shembulli yt,
tek ai për drejtim mbaji syt’!
Me bekimin nga lart do të japësh fryt,
Jehovain krah e ke!
-
2. Prediko, mos ki frik’, bëhu guximtar,
zëri yt të jehoj’ në çdo cep të tokës mbar’.
Për të lartin Sovran ti je Dëshmitar,
asnjëher’ mos e harro!
Mos u spraps nëse ke kundërshtim,
ec përpara me forc’ e gëzim.
Mbretërin’ lajmëro me shum’ vlerësim,
mos u ndal, veç përparo!
-
3. Në çdo gjë përparo me vendosmëri,
kemi shum’ për të bër’, përmir’so çdo aftësi!
Atit ton’ Jehova lutju për fuqi,
ësht’ kalaja, streha jon’.
Pa u lodhur puno në shërbim,
zemërbutët kërko pa kursim.
Me gjith’ zemër ndihmo të bëjn’ përparim!
E lëvdon kjo Atin ton’.
(Shih edhe Filip. 1:27; 3:16; Hebr. 10:39.)