KËNGA 151
Ati ynë do të thërrasë
-
1. Oh, sa e brisht’, e shkurtër jeta jon’,
si mjegull e agimit!
Shuhet ngadal’, kur dielli nis shkëlqen,
e vend i lë trishtimit.
Buzët nëpër lot, flasin me rënkim,
pëshpëritin: «A ka kthim?»
(REFRENI)
«Ngrihu bir dhe bija ime!»
—Ati yn’ do të thërras’.
«Kam mall, sa ju kam pritur,
e kurr’ më s’do t’ju humbas!»
Kush po «fle», do të përgjigjet,
do të vij’ sërish në jet’!
Sa lot, sa përqafime,
sa gëzim në shpirt na pret!
-
2. Asgjë, o At’, prej teje nuk na ndan,
as vdekja e uritur.
Gjith’ miqt’ e tu, ti në kujtes’ i mban,
shum’ shpejt ke për t’i ngritur.
E nga ajo dit’, do të derdhen plot
lot gëzimi jet’ e mot!
(REFRENI)
«Ngrihu bir dhe bija ime!»
—Ati yn’ do të thërras’.
«Kam mall, sa ju kam pritur,
e kurr’ më s’do t’ju humbas!»
Kush po «fle», do të përgjigjet,
do të vij’ sërish në jet’!
Sa lot, sa përqafime,
sa gëzim në shpirt na pret!
(Shih edhe Gjoni 6:40; 11:11, 43; Jak. 4:14.)