KËNGA 136
Jehovai të dhëntë shpërblim të plotë
-
1. I sheh Jehovai besnikët e tij,
ata që shërbejn’ pa kursim.
Sheh gjith’ sakrificat, çdo gjë që lën’ pas,
dhe humbjet që sjellin lëndim.
Në lënç pas familjen dhe miqt’ a shtëpin’,
çdo gjë Jehovai e di.
Premton të të jap’ njëqindfishin që sot,
dhe jet’ në sistemin e ri.
(REFRENI)
Jehovai të dhënt’ shpërblim të plot’,
e të rrethoft’ ngado me miratim!
Qoft’ streha jote për jet’ e mot!
Një pag’ të përsosur të dhënt’ si shpërblim.
-
2. Me raste kjo jet’ të trajton mizorisht,
dhe trupin e zemrën sfilit.
Të duket se barra ësht’ tepër e rënd’,
më tepër se ç’mbahet çdo dit’.
Por, Ati në qiell e di mir’ ç’po kalon,
e di dhe kur gjunjët s’mbajn’ më.
Atij hidhja barrën, ai ngushëllon,
të do, e të vetëm s’të lë.
(REFRENI)
Jehovai të dhënt’ shpërblim të plot’,
e të rrethoft’ ngado me miratim!
Qoft’ streha jote për jet’ e mot!
Një pag’ të përsosur të dhënt’ si shpërblim.
(Shih edhe Gjyk. 11:38-40; Isa. 41:10.)