Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Jehovai është ndihma ime

Jehovai është ndihma ime

Shkarko:

  1. 1. U ngrita nga shtrati, ësht’ herët, agim.

    Me lutje nis ditën: «Ndihmom’, Ati im»!

    ‘Për k’të emër mos fol’, skërmitur më than’!

    S’ka si t’u bindem, Ti je Sovran!

    (REFRENI)

    Siç përkëdhel era bar e lëndin’ e i mbush gjith’ jet’,

    paqja në shpirt më flladit dhe frikën e tret.

    Pran’ teje, At’ Jehova, kam zemrën e qet’.

  2. 2. Ra mbrëmja, ësht’ von’, asgjë nuk pipëtin.

    Biseda te stoli mendimet përpin.

    E vërteta seç ndezi një zjarr tek ai,

    ndaj lutem ta shoh e të flas përsëri.

    (REFRENI)

    Siç përkëdhel era bar e lëndin’ e i mbush gjith’ jet’,

    paqja në shpirt më flladit dhe frikën e tret.

    Pran’ teje, At’ Jehova, kam zemrën e qet’.

    (URA)

    Porsi zjarr Fjala jote djeg fort’ në gji,

    në heshtje, me frik’, nuk mund të rri.

    Ndaj do të flas për ty, Ati im,

    për sa të kem jet’ me besim e guxim.

    Re dëshmitarësh besnik’ më rrethon,

    «i vetëm nuk je, mbahu!», më thon’.

    Në horizont shquaj botën e re.

    Zërin për ty, At’, fort do ta ngre!

  3. 3. Teksa shtrihem në shtrat të fle k’të nat’,

    zemrën në lutje e zbraz te ti, At’.

    Ç’do të sjell’ dit’ e re nuk di ta them,

    por në paqe mbyll syt’, vetëm s’do t’jem.

    (REFRENI)

    Siç përkëdhel era bar e lëndin’ e i mbush gjith’ jet’,

    paqja në shpirt më flladit dhe frikën e tret.

    Pran’ teje, At’ Jehova, kam zemrën e qet’.