Kënga 19
Premtimi i Perëndisë për parajsën
1. O Jehova, parajs’ premtove,
me an’ të Krishtit, që ësht’ Mbret,
ku do të zhduket gjith’ mëkati,
lot, vdekje, dhembje s’do të ket’.
(REFRENI)
Parajs’ gjith’ toka do të jet’.
Nuk kam dyshim, ësht’ e vërtet’.
Premtimin Krishti plotëson,
bën çfar’ thot’ Jah, kjo e gëzon.
2. Jah ka vendosur që i Biri,
të ngrej’ të vdekurit sërish.
Ndaj do të jet’ si tha Jezui:
‘Ti në parajs’ shpejt do të rrish!’
(REFRENI)
Parajs’ gjith’ toka do të jet’.
Nuk kam dyshim, ësht’ e vërtet’.
Premtimin Krishti plotëson,
bën çfar’ thot’ Jah, kjo e gëzon.
3. Po, një parajs’ premtoi Krishti.
Ësht’ Mbret i tokës, i takon.
Falënderojm’ shum’ Jehovain,
dhe zemra lavde i këndon!
(REFRENI)
Parajs’ gjith’ toka do të jet’.
Nuk kam dyshim, ësht’ e vërtet’.
Premtimin Krishti plotëson,
bën çfar’ thot’ Jah, kjo e gëzon.
(Shih edhe Mat. 5:5; 6:10; Gjoni 5:28, 29.)