Kënga 77
Ji falës
1. Nëpërmjet të Birit,
Jehovai dha shpërbles’,
që mëkatet të na falen,
si dhe vdekja të mos mbes’.
Kur pendohemi me zemër
dhe Jah falje i kërkojm’,
përmes emrit të Jezuit,
falje, ne do të fitojm’.
2. Sa mëshir’ që marrim,
Atin ton’ kur imitojm’,
kur vëllezërit i falim,
dashuri kur u tregojm’.
Të tregojm’ durim me tjetrin
e të mos lëndojm’ njeri.
T’i nderojm’ përher’ të tjerët,
t’i trajtojm’ me dashuri.
3. Ësht’ virtyt mëshira,
ta rrënjosim brenda nesh.
Ajo bën të lësh inatin
dhe urrejtje të mos kesh.
Dashuri ësht’ Jehovai.
Parasysh këtë kur mbajm’,
do të jemi dhe ne falës,
Perëndis’ ton’ do t’i ngjajm’.
(Shih edhe Mat. 6:12; Efes. 4:32; Kolos. 3:13.)