Kënga 79
Fuqia e mirëdashjes
1. O Jah, mirënjohës jam që të njoh.
Me Fjalën na drejton
dhe pse ke fuqi e shum’ mençuri,
ti shum’ dashuri na dhuron.
2. Kë ësht’ i kapitur, Krishti e fton,
që hallet t’i harroj’.
I jep zgjedh’ të këndshme dhe pak ngarkes’.
I mir’ ësht’ dhe do ta freskoj’.
3. Te Krishti dhe Jehovai shikoj
si duhet që të jem.
Në çdo gjë që bëj do t’i pasqyroj.
Ndaj, shum’ mirëdashje të kem.
(Shih edhe Mik. 6:8; Mat. 11:28-30; Kolos. 3:12; 1 Pjet. 2:3.)