Kënga 71
Fryma e shenjtë: Dhuratë e Perëndisë
1. Ti, o Sovran Jah, At’ i mëshirshëm,
shum’ më i madh je se zemra jon’.
Barrën na lehtëson, bashk’ me ankthin.
Me frymën tënde të shenjt’ ngushëllon.
2. O Jehova, jam i papërsosur.
Udhën her’-her’ mund ta ngatërroj.
Për frymën e shenjt’ të përgjërohem.
Që jetën time çdo dit’ ta drejtoj.
3. Kur jam i dobët a i sfilitur,
fryma e shenjt’ zemrën përtërin.
Që lart të ngrihem porsi shqiponja,
fryma e shenjt’ nga Jah më jep fuqin’.
(Shih edhe Psal. 51:11; Gjoni 14:26; Vep. 9:31.)