Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Zhgënjimi

Zhgënjimi

Zhgënjimi kur të tjerët na lënë në baltë, na lëndojnë a madje na tradhtojnë

Ps 55:12-14; Lu 22:21, 48

  • Shembuj nga Bibla:

    • 1Sa 8:1-6—Profeti Samuel u ndie shumë i zhgënjyer kur izraelitët këmbëngulnin të kishin një mbret

    • 1Sa 20:30-34—Jonatani u ndie i lënduar dhe i poshtëruar kur mbreti Saul, i ati, iu hakërrye gjithë zemërim

  • Vargje ngushëlluese nga Bibla:

  • Shembuj ngushëllues nga Bibla:

    • Ps 55:12-14, 16-18, 22—Kur miku i tij i ngushtë, Ahithofeli, e tradhtoi, mbreti David ia hodhi barrën Jehovait dhe gjeti ngushëllim

    • 2Ti 4:16-18—Kur ishte para gjyqit, njerëzit e braktisën apostullin Pavël, por ai mori fuqi nga Jehovai dhe nga shpresa që jep Ai

Zhgënjimi për shkak të dobësive dhe mëkateve tona

Jb 14:4; Ro 3:23; 5:12

  • Shembuj nga Bibla:

    • Ps 51:1-5—Mbreti David ndjeu dhembje të thellë për shkak të mëkateve që kishte bërë ndaj Jehovait

    • Ro 7:19-24—Apostulli Pavël ndihej i mjerë, sepse duhej të luftonte vazhdimisht me prirjet e tij mëkatare

  • Vargje ngushëlluese nga Bibla:

  • Shembuj ngushëllues nga Bibla:

    • 1Mb 9:2-5—Edhe pse mbreti David kishte kryer disa mëkate serioze, Jehovai e kujtonte si një njeri me integritet

    • 1Ti 1:12-16—Pavarësisht nga mëkatet e rënda të së shkuarës, apostulli Pavël ishte i sigurt se Jehovai i kishte treguar mëshirë