Predikimi i lajmit të mirë
Pse të gjithë të krishterët e vërtetë u flasin të tjerëve për gjërat që besojnë?
Çfarë shembulli la Jezui në lidhje me veprën e predikimit?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Lu 4:42-44—Jezu tha se u dërgua në tokë për të predikuar
-
Gjo 4:31-34—Jezui shpjegoi se predikimi i lajmit të mirë ishte për të si ushqim
-
A duhet ta predikojnë lajmin e mirë vetëm burrat me përgjegjësi në kongregacion?
Ps 68:11; 148:12, 13; Ve 2:17, 18
-
Shembuj nga Bibla:
-
2Mb 5:1-4, 13, 14, 17—Një vajzë e vogël izraelite i foli gruas së Namanit për profetin e Jehovait, Eliseun
-
Mt 21:15, 16—Jezui i korrigjoi krerët e priftërinjve dhe skribët, të cilët u indinjuan me fëmijët që lëvdonin Jezuin në tempull
-
Si mund t’u mësojnë të tjerëve mbikëqyrësit e kongregacionit të predikojnë lajmin e mirë?
Si na ndihmojnë Jehovai dhe Jezui që të kryejmë veprën e predikimit?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Ve 16:12, 22-24; 1Se 2:1, 2—Edhe pse u keqtrajtuan, me ndihmën e Perëndisë, apostulli Pavël dhe shokët e tij vazhduan të predikonin me guxim
-
2Ko 12:7-9—Apostulli Pavël ishte predikues i palodhur, por vuante nga «një gjemb në mish», ndoshta një problem fizik; megjithatë, Jehovai i dha fuqinë që të vazhdonte veprën e predikimit
-
Kush ose çfarë na kualifikon për të predikuar?
Si e dimë se Jehovai do që t’i stërvitim të tjerët në veprën e predikimit dhe të mësimdhënies?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Is 50:4, 5—Perëndia Jehova e stërviti personalisht Mesinë para se të vinte në tokë
-
Mt 10:5-7—Kur ishte në tokë, Jezui i stërviti me durim dishepujt e tij që të predikonin lajmin e mirë
-
Si duhet ta shohim caktimin për të predikuar lajmin e mirë?
Si ndihemi kur predikojmë lajmin e mirë?
Çfarë mesazhesh u përcjellim njerëzve kur predikojmë lajmin e mirë?
Mt 24:14; 28:19, 20; Ve 26:20; Zb 14:6, 7
Shih edhe Is 12:4, 5; 61:1, 2
Pse i demaskojmë mësimet e rreme?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Mr 12:18-27—Jezui përdori Shkrimet për të arsyetuar me saducenjtë dhe u dha prova se e kishin gabim që nuk besonin te ringjallja
-
Ve 17:16, 17, 29, 30—Apostulli Pavël arsyetoi me athinasit për t’u treguar se idhujtaria ishte e gabuar
-
Si kryhet vepra e predikimit?
Pse predikojmë në vende publike?
Gjo 18:20; Ve 16:13; 17:17; 18:4
Shih edhe Pr 1:20, 21
Pse na duhet durim dhe këmbëngulje kur predikojmë?
Cilat rezultate të mira vijnë nga vepra e predikimit?
Pse duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për të dhënë dëshmi?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Gjo 4:6, 7, 13, 14—Edhe pse i lodhur, Jezui i predikoi gruas samaritane pranë një pusi publik
-
Fi 1:12-14—Edhe kur ishte i burgosur për shkak të besimit, apostulli Pavël bëri gjithë sa mundi për të dhënë dëshmi e për të inkurajuar të tjerët
-
A duhet të presim që të gjithë të na dëgjojnë kur u predikojmë?
Gjo 10:25, 26; 15:18-20; Ve 28:23-28
-
Shembuj nga Bibla:
-
Jr 7:23-26—Me anë të Jeremisë, Jehovai tregoi si populli i Tij kishte refuzuar vazhdimisht të dëgjonte profetët
-
Mt 13:10-16—Jezui shpjegoi se, ashtu si në ditët e Isaisë, shumë njerëz do ta dëgjonin lajmin e mirë, por nuk do ta pranonin
-
Pse nuk duhet të çuditemi kur shumë njerëz nuk na dëgjojnë ngaqë janë tepër të zënë?
Si e dimë që, edhe pse disa në fillim mund ta pranojnë lajmin e mirë, më vonë mund të mos vazhdojnë të përparojnë?
Cilët shembuj na ndihmojnë të mos habitemi kur disa e kundërshtojnë hapur veprën tonë të predikimit?
Si veprojmë kur njerëzit përpiqen të na ndalojnë të predikojmë?
Pse mund të jemi të sigurt se disa do ta pranojnë lajmin e mirë?
Çfarë përgjegjësie serioze kanë para Perëndisë predikuesit e lajmit të mirë?
Ve 20:26, 27; 1Ko 9:16, 17; 1Ti 4:16
Shih edhe Ezk 33:8
Pse duhet t’u predikojmë njerëzve të çdo feje, race a kombësie?
Mt 24:14; Ve 10:34, 35; Zb 14:6
Shih edhe Ps 49:1, 2
A është e përshtatshme të predikosh çdo ditë të javës, edhe në Sabat?
Cilët shembuj na tregojnë se duhet t’u predikojmë të gjithëve, edhe atyre që kanë një Bibël e janë pjesë e një feje tjetër?