Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

INDONEZIA

Pesëdhjetë vjet pionier special

Alisten Lumari

Pesëdhjetë vjet pionier special
  • LINDUR: 1927

  • PAGËZUAR: 1962

  • TË DHËNA: Një ish-inspektor policie që shërbeu si pionier special për më se 50 vjet.

NË VITIN 1964 u caktova pionier special në Manëkuar, Papua Perëndimore, ku kleri i vendit iu kundërvu egërsisht kongregacionit të vogël. Shumë shpejt pasi shkova atje, një shërbëtor fetar protestant më erdhi gjithë nerva në shtëpi.

«Do ta shkatërroj këtë shtëpi dhe do t’i zhduk Dëshmitarët e Jehovait nga Manëkuari»,—bërtiti gjithë furi.

Nga stërvitja që kisha marrë kur isha polic, nuk më frikësuan kërcënimet e tij boshe. E megjithatë iu përgjigja me butësi, dhe në fund iku i qetë.1 Pjet. 3:15.

Në atë kohë në Manëkuar kishte tetë lajmëtarë. Kurse sot, rreth 50 vjet më vonë, në atë zonë ka shtatë kongregacione. Kongresin që u mbajt aty në vitin 2014 e ndoqën më se 1.200 veta. Kur shoh se çfarë ka bërë Jehovai në këtë zonë të thellë, më kënaqet shpirti.