NGJARJE TË SPIKATSHME NGA VITI I KALUAR
Një transmetim online në gjithë botën
TË SHTUNËN, më 5 tetor 2013, një auditor me 257.294 veta në 21 vende ndoqi mbledhjen e 129-të vjetore të Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania. Disa e ndoqën drejtpërdrejt, të tjerë nëpërmjet një transmetimi online. Po atë fundjavë, Dëshmitarë të tjerë panë një ritransmetim të programit. Gjithsej, programin e ndoqën 1.413.676 veta në 31 vende, mbledhja më e madhe e Dëshmitarëve të Jehovait deri më sot.
Që nga vitet 20 të shekullit të kaluar, Dëshmitarët e Jehovait i transmetojnë kongreset e tyre për auditore ndërkombëtare nëpërmjet linjave telefonike dhe rrjeteve të mëdha radiofonike. Tani, falë teknologjisë së Internetit,
edhe njerëz nga vende të largëta mund t’i dëgjojnë ose t’i shikojnë aktivitetet në kohë reale ose pak më vonë.Anëtarë të disa zyrave të degëve punuan për më tepër se një vit për të bërë gati transmetimin. Në fundjavën e transmetimit, teknikët e mbikëqyrën programin nga një qendër kontrolli në Bruklin, Nju-Jork, dhe qëndruan në krye të detyrës gjithë kohën, derisa programi u transmetua në vende të ndryshme të 15 zonave orare.