Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

SIERRA-LEONE DHE GUINEJA

U dashurova me Sierra-Leonen

Sindi Mekintajëri

U dashurova me Sierra-Leonen
  • LINDUR: 1960

  • PAGËZUAR: 1974

  • TË DHËNA: Misionare që nga viti 1992. Ka shërbyer në Guine dhe Senegal. Tani shërben në Sierra-Leone.

KUR mbërrita në fillim, m’u deshën vetëm dy javë që të dashurohesha me Sierra-Leonen. Mrekullohesha ndërsa shihja njerëzit që pa u munduar fare mbanin ngarkesa të rënda mbi kokë plot hijeshi. Nëpër lagje gëlonte jeta. Fëmijët luanin e kërcenin në rrugë, përplasnin duart e këmbët sipas ritmeve plot gjallëri. Isha e rrethuar nga ngjyrat, lëvizjet dhe muzika.

Ajo që më pëlqen më shumë këtu është predikimi. Njerëzit në Sierra-Leone e kanë për nder të mirëpresin të huajt. E respektojnë Biblën dhe dëgjojnë mesazhin e saj. Shpesh më ftojnë në shtëpitë e tyre. Kur largohem, më përcjellin deri në fund të rrugicës. Këto tipare të vyera më ndihmojnë të përballoj vështirësi të vogla të tilla, si mungesa e ujit dhe e dritave.

Ngaqë jam beqare, ndonjëherë njerëzit më pyesin nëse ndihem vetëm. Faktikisht, kam kaq shumë për të bërë sa s’kam pasur kohë të ndihem vetëm. Bëj një jetë plot qëllim.