PREDIKOJNË DHE MËSOJNË NË MBARË BOTËN
Afrika
-
VENDE 58
-
POPULLSIA 979.685.702
-
LAJMËTARË 1.363.384
-
STUDIME BIBLIKE 3.265.314
«Tani jam gati të dal nga Babilonia e Madhe»
Tomsoni, një i ri që jeton në Ugandë, u zhgënjye nga feja. I kishte ardhur në majë të hundës me rëndësinë që u jepnin parave klerikët, prandaj nuk i ndoqi më shërbesat fetare. Gjithsesi, vazhdoi të lexonte Biblën çdo ditë. Në veçanti i bënte përshtypje libri i Zbulesës dhe përpiqej ta zbërthente vetë e mbante shënime në një bllok Çfarë mëson vërtet Bibla? E lexoi të gjithin brenda një nate. Të nesërmen, vëllai mori një mesazh ku thuhej: «Falënderoj Zotërinë për informacionet që më dhe. Tani jam gati të dal nga Babilonia e Madhe.» Tomsoni kërkoi të gjitha botimet që përmendeshin te shënimet dhe te shtojcat e librit. E mori shumë seriozisht studimin e Biblës, përparoi shpejt dhe u pagëzua në kongresin krahinor të vitit 2012, «Ruaj zemrën!» Në mars të 2013-s, Tomsoni nisi shërbimin si pionier i rregullt dhe sot i ndihmon të tjerët të kuptojnë sa e nevojshme është të dalin nga Babilonia e Madhe.
të vogël. Kur një vëlla e takoi Tomsonin te vendi i punës, në një kantier të vogël ndërtimi, ky po lexonte Biblën e tij. U hap një bisedë e gjallë dhe Tomsoni pranoi librinMe të studiuan tetë vëllezër
Xhimi u rrit në Port-Luis, kryeqyteti i Maurikit. E filloi pijen kur ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe pa kaluar shumë ishte çdo ditë i dehur. Nën ndikimin e alkoolit, humbte shpesh vetëkontrollin dhe përfundoi disa herë në burg. Ndonjëherë pinte tri shishe rum dhe gjashtëdhjetë cigare në ditë. Kur s’kishte më para, pinte alkoolin që përdorej për të larë dritaret. Njëherë madje piu parfumin e mamasë. Kur dikush i tha se dukej si kufomë, u regjistrua në një qendër çtoksikimi. Ndenji atje për një vit e gjysmë, por më kot.
Më vonë, Xhimi takoi Dëshmitarët e Jehovait dhe pranoi të studionte Biblën me ta. Ndonjëherë e linte studimin që të pinte. Gjatë kohës, me të studiuan tetë vëllezër. Erdhi një moment që Xhimi kuptoi se duhej Hebrenjve 4:12 po depërtonte në zemrën time. Një ditë, ndërsa lexoja Biblën, pashë Proverbat 24:16 që thotë: ‘I drejti mund të bjerë edhe shtatë herë dhe ka për t’u ngritur.’ Kjo ishte pika e kthesës në jetën time.» Pasi ‘kishte rënë’ me shtatë vëllezërit që kishin studiuar me të, Xhimi ishte i vendosur të ndryshonte e ‘të ngrihej’ me ndihmën e vëllait të tetë. Ai iu përgjërua Jehovait për ndihmë, ndoqi mbledhjet e kongregacionit dhe si rezultat u çlirua nga veset. U pagëzua në vitin 2003 dhe u bë pionier i rregullt më 2012. Tani shërben si shërbëtor ndihmës në një kongregacion në ishullin Rodriges.
të ndryshonte mënyrën e jetesës. Ai thotë: «U ndjeva sikur shpata frymore e«Jehovai dhe engjëjt do të jenë miqtë e mi»
Maria, një shtatëdhjetëvjeçare në Kenia, kishte qenë anëtare e Kishës Presbiteriane gjatë gjithë jetës. Shpesh e ndihmonte kishën të mblidhte kontribute dhe kishte ndihmuar në ndërtimin e një prej kishave të zonës. Kur një nga djemtë e saj u bë Dëshmitar, u mërzit. Ai e ftonte në mbledhjet e kongregacionit, por Maria donte ta dëgjonte mesazhin e Biblës në gjuhën e saj, në kikuju, jo në suahili. Më në fund, Maria pranoi të shkonte në një kongres krahinor që do të mbahej në gjuhën kikuju. Atje në kongres u ul në vendet për të moshuarit. I bëri shumë përshtypje dashamirësia dhe dashuria që iu tregua. Maria tha se nuk e kishte ndier kurrë këtë dashuri në kishën e saj. Dëgjoi me vëmendje të gjitha fjalimet dhe i pëlqyen shumë. Kur iu
ofrua një studim biblik me broshurën Dëgjoje Perëndinë, pranoi menjëherë.Pas studioi për disa muaj, Maria vendosi të bëhej Dëshmitare e Jehovait, prandaj dha dorëheqjen nga kisha. Udhëheqësit e kishës u xhindosën. Thirrën një pastor nga kryeqyteti, Najrobi, që të vinte e t’i fliste. Pastori u përpoq ta bindte Marinë të mos e linte kishën, por ajo nuk u lëkund. Ai e pyeti: «Cilët do të jenë miqtë e tu kur të lësh kishën? Shumë nga miqtë dhe fqinjët e tu janë anëtarë të kishës.»
«Jehovai dhe engjëjt do të jenë miqtë e mi,—iu përgjigj Maria.—Po ashtu, edhe Dëshmitarët.»
Pastori nuk ia prishi dot mendjen dhe u largua. Maria vazhdon të bëjë përparim të shkëlqyer në studimin e Biblës dhe po ndjek të gjitha mbledhjet e krishtere, edhe pse jeton larg vendit ku mbahen ato. Kohët e fundit, kur s’mundi të përdorte transportin publik për në mbledhje, eci për dy orë në shi derisa arriti. Pavarësisht se e kundërshtojnë fqinjët, Maria është e vendosur të arrijë synimin që të pagëzohet.
Pastorja i vuri stërkëmbësin
Ashtoni, një 14-vjeçare, jeton në Kamerun. Kur nisi të studionte Biblën me Dëshmitarët e Jehovait, hasi kundërshtim të fortë nga xhaxhai dhe gruaja e tij, me të cilët jetonte. Ngulën këmbë që ajo të ndiqte shërbesat fetare me ta në kishën Pentekostale. Gjatë një shërbese, pastorja vuri duart mbi kokat e të pranishmëve për t’u transmetuar kështu «frymën», dhe ata ranë në tokë. Ashtoni nuk ra. Pastorja u lut disa herë, por Ashtoni nuk lëvizi fare. Prandaj pastorja i vuri stërkëmbësin që ta rrëzonte. Kur po ktheheshin në shtëpi, Ashtoni i tha xhaxhait dhe gruas së tij që pastorja e kishte rrëzuar, por ata nuk e besuan. Në atë moment vendosi të mos shkonte kurrë më në kishë. Sot, ajo i ndjek mbledhjet në Sallën e Mbretërisë, edhe pse familja dhe fqinjët e kundërshtojnë dhe e shajnë.
Ftesë nga një vogëlushe
Megjithëse Anilpa ishte vetëm 17 muajshe, merrte pjesë me zell në fushatën për shpërndarjen e ftesave të kongresit krahinor në Angolë. Kishte si «caktim» të trokiste në dyer e të priste që t’i zgjaste të zotit të shtëpisë një ftesë, ndërkohë që mamaja shpjegonte shkurtimisht arsyen e vizitës. Plot entuziazëm, Anilpa nuk duronte derisa mamaja të mbaronte bisedën, por trokiste te dera tjetër. U la përshtypje shumë të mirë banorëve. Për shembull, ditën e fundit të kongresit një
grua iu afrua Anilpës së vockël dhe i tha: «Sa e lumtur jam që të gjeta, sepse ti më ftove në kongres.»Të lodhur nga shtypja
Në gusht të 2012-s, lajmëtarët e Kongregacionit Antaviranambo në Madagaskar takuan një grup njerëzish që thanë se donin të bëheshin Dëshmitarë të Jehovait. Ata ndiheshin të shtypur nga udhëheqësit e kishës, që tjetër mësonin e tjetër bënin. Thanë se kishat e tyre nuk kishin programe për t’i mësuar për Biblën dhe asnjë botim për të shpjeguar bindjet e tyre. Tarifat e kishës ishin të larta, nuk kishte vëllazëri të vërtetë dhe as prova të dashurisë së vërtetë të krishterë. Gjithashtu u shprehën se e dinin që Dëshmitarët e Jehovait s’kishin probleme të tilla.
Më vonë, ky grup i shkroi zyrës së degës. Letra thoshte: «Po ju shkruajmë sepse dëshirojmë t’i shërbejmë Jehovait, por jetojmë larg. Disa nga ne duhet të ecin nga 9 deri në 15 orë më këmbë për të shkuar në
mbledhje. Ndaj, ju lutemi të na dërgoni dikë që të na ndihmojë në studimin e Biblës. Dëshira jonë për t’i shërbyer Jehovait me gjithë zemër s’mund të plotësohet nëse nuk dërgoni dikë që të na ndihmojë ta forcojmë dashurinë për Perëndinë. Jemi 215 veta nga të paktën tri fshatra. U përkitnim feve të ndryshme, por tani kemi dëshirë të madhe t’i shërbejmë dhe t’i bindemi me gjithë zemër Jehovait. Kemi besim se do të na ndihmoni.»Vëllezërit shkuan të takonin këtë grup dhe bënë nëntë orë në këmbë për në fshatin e parë. Atje vëllezërit mbajtën një mbledhje ku ishin të pranishëm 65 të interesuar. Fjala mori dhenë dhe njerëz nga fshatrat e tjera shprehën dëshirën që vëllezërit t’i vizitonin e t’u mësonin Biblën. Kështu, vëllezërit ecën edhe për katër orë të tjera për te një fshat tjetër dhe mbajtën një mbledhje ku erdhën më shumë se 80 persona. Atje takuan njerëz të tjerë që iu përgjëruan të shkonin në fshatin e tyre, 2 orë në këmbë. Vëllezërit pranuan me kënaqësi dhe mbajtën një mbledhje ku morën pjesë 50 veta.
Në dy raste, më shumë se 30 veta nga këto fshatra bënë tri ditë udhë vajtje-ardhje për të ndjekur asamblenë në Mahanoro. Njëzet e pesë prej tyre