Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Parathënie

Parathënie

Shqyrtoni këtë paradoks: në një vend të industrializuar, më shumë se 90 për qind e njerëzve mendojnë se janë ose shumë të lumtur, ose mjaft të lumtur. Por 3 nga 10 ilaçet më të përdorura në atë vend jepen nga mjekët për të kuruar depresionin. Në po këtë vend, 91 për qind e njerëzve e konsiderojnë jetën e tyre familjare të kënaqshme. E megjithatë, pothuajse gjysma e martesave atje përfundojnë në divorc!

Në të vërtetë, një anketë e bërë me njerëz nga 18 vende të ndryshme që përfaqësojnë pothuajse gjysmën e popullsisë së botës, lë të kuptohet se «pjesën më të madhe të botës e ka mbuluar, me sa duket, një vel pesimizmi lidhur me të ardhmen». Është e dukshme, pra, që shumë njerëz nuk po bëjnë një jetë plotësisht të kënaqshme. Po ju? Kjo broshurë është përgatitur që t’ju ndihmojë ta bëni jetën tuaj vërtet të kënaqshme.