Rishikim i Pjesës 4
Diskuto për këto pyetje me mësuesin tënd të Biblës:
Lexo Proverbat 13:20.
Pse është e rëndësishme t’i zgjedhësh miqtë me mençuri?
(Shih mësimin 48.)
Cilat këshilla nga Bibla do të të ndihmojnë, nëse je . . .
një bashkëshort apo një bashkëshorte?
një prind ose një fëmijë?
(Shih mësimet 49 dhe 50.)
Ç’lloj të foluri i pëlqen Jehovait? Ç’lloj të foluri nuk i pëlqen?
(Shih mësimin 51.)
Cilat parime të Biblës mund të të ndihmojnë kur merr vendime lidhur me paraqitjen?
(Shih mësimin 52.)
Si të zgjedhësh zbavitje që i pëlqejnë Jehovait?
(Shih mësimin 53.)
Lexo Mateun 24:45-47.
Kush është «skllavi besnik dhe i mençur»?
(Shih mësimin 54.)
Si mund t’i përdorësh kohën, energjitë dhe të mirat materiale për të mbështetur kongregacionin?
(Shih mësimin 55.)
Lexo Psalmin 133:1.
Në ç’mënyra mund të bësh pjesën tënde për të ruajtur unitetin në kongregacion?
(Shih mësimin 56.)
Si të përfitojmë nga ndihma e Jehovait kur kryejmë një mëkat të rëndë?
(Shih mësimin 57.)
Lexo 1 Kronikave 28:9 dhe shënimin.
Si mund të tregosh se je ‘plotësisht i kushtuar’ ndaj Jehovait edhe kur të tjerët i kundërvihen adhurimit të vërtetë ose largohen prej tij?
A ke nevojë të bësh ndonjë ndryshim që t’i qëndrosh besnik Jehovait dhe t’u rrish larg feve të rreme?
(Shih mësimin 58.)
Si të përgatitesh për t’u bërë ballë përndjekjeve?
(Shih mësimin 59.)
Çfarë synimesh ke vënë për t’i shërbyer më plotësisht Jehovait?
(Shih mësimin 60.)