Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

MËSIMI 17

Ç’lloj personi është Jezui?

Ç’lloj personi është Jezui?

Ndërsa mësojmë çfarë tha e bëri Jezui kur ishte në tokë, zbulojmë cilësi që na afrojnë më shumë me të dhe me Atin e tij qiellor, Jehovain. Cilat janë disa nga këto cilësi tërheqëse? Si mund ta imitojmë Jezuin?

1. Në ç’kuptim Jezui është si Ati i tij?

Në qiell, Jezui e ka vëzhguar Atin e tij të dashur për miliarda vite dhe ka mësuar prej tij. Ja pse ai mendon, ndihet dhe vepron tamam si Jehovai. (Lexo Gjonin 5:19.) Në fakt, Jezui e pasqyron kaq mirë personalitetin e Atit të tij, sa tha: «Kush më ka parë mua, ka parë edhe Atin.» (Gjoni 14:9) Teksa mëson për cilësitë e Jezuit, do ta njohësh më mirë Jehovain. Për shembull, dhembshuria që shfaqi Jezui për njerëzit, tregon sa shumë merakoset Jehovai për ty.

2. Si e ka treguar Jezui se e do Jehovain?

Jezui tha: «Që bota ta dijë se unë e dua Atin, po bëj ashtu si Ati më ka urdhëruar.» (Gjoni 14:31) Kur ishte në tokë, ai e tregoi sa shumë e donte Atin, duke iu bindur edhe në rrethana të vështira. Gjithashtu, Jezuit i pëlqente shumë t’u fliste njerëzve për Atin e tij dhe t’i ndihmonte të lidhnin miqësi me Të.—Gjoni 14:23.

3. Si e ka treguar Jezui që i do njerëzit?

Bibla thotë se Jezui e kishte «veçanërisht për zemër njerëzimin». (Proverbat 8:31, shënimi) Ai tregoi sa shumë i donte njerëzit, duke u dhënë zemër dhe duke i ndihmuar pa u kursyer. Mrekullitë që bëri, tregonin jo vetëm se ishte i fuqishëm, por edhe se ishte i dhembshur. (Marku 1:40-42) Jezui nuk i paragjykonte njerëzit, por i trajtonte me përzemërsi. Me anë të fjalëve të tij, u dha ngushëllim dhe shpresë të gjithë personave me zemër të sinqertë që e dëgjonin. Jezui i donte kaq shumë të gjithë njerëzit, sa ishte i gatshëm të vuante dhe të vdiste për ta. Megjithatë, ai i ka veçanërisht për zemër ata që zbatojnë mësimet e tij.—Lexo Gjonin 15:13, 14.

SHQYRTO MË TEJ

Mëso më shumë për personalitetin e Jezuit dhe shqyrto si të jesh i dashur e bujar si ai.

4. Jezui e do Atin

Shembulli i Jezuit na mëson si të tregojmë se e duam Perëndinë. Lexoni Lukën 6:12 dhe Gjonin 15:10; 17:26. Pas çdo shkrimi, diskutoni për këtë pyetje:

  • Si mund të tregojmë se e duam Jehovain, ashtu si Jezui?

Jezui e donte Atin e tij qiellor dhe i lutej shpesh

5. Jezuit i dhemb shpirti për ata që hasin vështirësi

Jezui merakosej më shumë për të tjerët sesa për veten. Edhe kur ishte i lodhur, i përdori kohën dhe energjitë për të ndihmuar njerëzit. Lexoni Markun 6:30-44 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Sipas këtyre vargjeve, si tregoi Jezui se merakosej për të tjerët?—Shih vargjet 313441 dhe 42.

  • Çfarë e shtynte Jezuin t’i ndihmonte njerëzit?—Shih vargun 34.

  • Meqë Jezui pasqyron personalitetin e Jehovait, çfarë na tregon kjo për Jehovain?

  • Si mund të tregojmë se merakosemi për të tjerët, ashtu si Jezui?

6. Jezui është bujar

Edhe pse nuk kishte shumë të mira materiale, Jezui u tregua bujar. Ai na nxit që edhe ne të jemi bujar. Lexoni Veprat 20:35 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Sipas Jezuit, si mund të jemi të lumtur?

Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjen që vijon.

  • Si mund të japim me bujari, edhe kur nuk kemi shumë të mira materiale?

A e di se . . .

Bibla na mëson t’i lutemi Jehovait në emër të Jezuit. (Lexo Gjonin 16:23, 24.) Kur lutemi në këtë mënyrë, tregojmë sa mirënjohës jemi që nëpërmjet Jezuit kemi mundësinë të jemi miq me Jehovain.

DISA THONË: «Perëndia s’do t’ia dijë për vuajtjet tona.»

  • Si e tregojnë veprimet e Jezuit në tokë se Jehovai merakoset për ne?

PËRMBLEDHJE

Jezui e do Jehovain, gjithashtu edhe njerëzit. Ngaqë Jezui është si Ati, sa më shumë të njohësh Jezuin, aq më shumë do të njohësh Jehovain.

Si do të përgjigjeshe?

  • Si mund të tregojmë se e duam Jehovain ashtu si Jezui?

  • Si mund të tregojmë se i duam njerëzit ashtu si Jezui?

  • Cilat cilësi të Jezuit të tërheqin më shumë?

Provo këtë

EKSPLORO

Shqyrto pse duhet të lutemi në emër të Jezuit.

«Pse të lutemi në emër të Jezuit?» (Kulla e Rojës, 1 shkurt 2008)

A flet Bibla për pamjen e jashtme të Jezuit?

«Ç’pamje kishte Jezui?» (Artikull në jw.org)

Çfarë mund të mësojmë nga mënyra si i trajtonte Jezui gratë?

«Respekt dhe dinjitet nën kujdesin e Perëndisë» (Kulla e Rojës, 1 shtator 2012)