Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

NIS NJË BISEDË

MËSIMI 1

Interes i sinqertë

Interes i sinqertë

Parimi: «Dashuria . . . nuk kërkon interesin e vet.»—1 Kor. 13:4, 5.

Çfarë bëri Jezui?

1. Shih VIDEON ose lexo Gjonin 4:6-9. Pastaj mendo për këto pyetje:

  1.    Çfarë vërejti Jezui para se të niste bisedën me atë grua?

  2.   Jezui tha: «Më jep pak ujë.» Pse kjo ishte një mënyrë e efektshme për të hapur bisedën?

Çfarë mësojmë nga Jezui?

2. Ka më shumë gjasa të bëjmë një bisedë të bukur nëse fillojmë me diçka që i intereson tjetrit.

Imito Jezuin

3. Ji elastik. Mos ngulmo ta nisësh bisedën me temën që kishe ti në mendje. Filloje me diçka që kanë sot në mendje të tjerët. Pyet veten:

  1.    «Për çfarë flasin lajmet?»

  2.   «Ku vërtiten bisedat e komshinjve, shokëve të punës ose shokëve të klasës?»

4. Ji vëzhgues. Pyet veten:

  1.    «Me çfarë po merret tani ky person? Për çfarë mund të jetë duke menduar?»

  2.   «Çfarë më tregon veshja, paraqitja ose shtëpia e tij për bindjet që ka a për kulturën nga vjen?»

  3.   «A është moment i përshtatshëm për të folur me të?»

5. Dëgjo me vëmendje.

  1.    Mos fol tepër.

  2.   Inkurajoje tjetrin të shprehet. Nëse është e përshtatshme, bëj pyetje.