KAPITULLI 11
«Martesa të nderohet»
«Gëzo me gruan e rinisë sate.»—PROVERBAT 5:18.
1, 2. Cilën çështje do të shqyrtojmë dhe pse shtrohet ajo?
A JE i martuar? A është martesa jote burim lumturie ose po kalon probleme të rënda martesore? Mos ndoshta jeni larguar pak nga pak nga njëri-tjetri si bashkëshortë? A të duket sikur nuk po e gëzon martesën, por vetëm sa po e duron? Nëse po, me siguri ndihesh keq që është ftohur ajo lidhje e përzemërt martesore që kishit një herë e një kohë. Si i krishterë, patjetër që me martesën tënde dëshiron t’i sjellësh lavdi Jehovait, Perëndisë që do. Kështu që rrethanat në të cilat ndodhesh, mund të të shkaktojnë shumë shqetësim e trishtim. Megjithatë, mos nxito të nxjerrësh përfundimin se situata jote është e pashpresë.
2 Sot ka mjaft çifte të mira të krishtere që dikur nuk e gëzonin martesën, por thjesht e duronin se s’kishin ç’bënin. Gjithsesi, gjetën një mënyrë për ta forcuar lidhjen e tyre. Edhe ti mund të gjesh më shumë gëzim në martesë. Si?
AFROJU MË SHUMË PERËNDISË DHE BASHKËSHORTIT
3, 4. Pse bashkëshortët do të afrohen me njëri-tjetrin nëse përpiqen të afrohen më tepër me Perëndinë? Ilustroje.
3 Në qoftë se të dy si bashkëshortë përpiqeni t’i afroheni më shumë Perëndisë, do të afroheni më tepër edhe me njëri-tjetrin. Pse e themi këtë? Le të bëjmë një ilustrim. Përfytyro një mal që është i gjerë në rrëzë dhe vjen duke
u ngushtuar në majë. Rrëzë shpatit verior të malit është një burrë, kurse në anën tjetër, rrëzë shpatit jugor, është një grua. Që të dy nisin t’i ngjiten malit. Kur janë ende poshtë, i ndan një largësi e madhe. Por kjo largësi sa vjen e zvogëlohet teksa secili ngjitet më lart drejt majës. A e dallon mesazhin ngushëllues që përcjell ky ilustrim?4 Përpjekjet për t’i shërbyer plotësisht Jehovait mund të krahasohen me përpjekjet që duhen për t’u ngjitur në një mal. Meqë e do Jehovain, tashmë po mundohesh fort t’i shërbesh atij. Por, nëse ti dhe bashkëshorti jeni larguar nga njëri-tjetri, ndoshta po ngjiteni në atë mal nga dy anë të kundërta. Ç’do të ndodhë nëse vazhdoni të ngjiteni? Vërtet që, në fillim mund t’ju ndajë një largësi
e madhe, ama, sa më shumë të përpiqeni t’i afroheni Perëndisë, pra të ngjiteni më lart në mal, aq më shumë do të afroheni me njëri-tjetrin. Çelësi për këtë është t’i afroheni më tepër Perëndisë. Po si mund ta bëni këtë në mënyrë praktike?Kur zbatohet, njohuria biblike ka fuqinë ta forcojë martesën
5. (a) Cila është një mënyrë për t’iu afruar më shumë Jehovait dhe bashkëshortit? (b) Si e konsideron Jehovai martesën?
5 Le të vazhdojmë ilustrimin: një mënyrë e rëndësishme për t’iu ngjitur malit është që të dy të ndiqni këshillat e Fjalës së Perëndisë për martesën. (Psalmi 25:4; Isaia 48:17, 18) Ja një këshillë specifike që dha apostulli Pavël: «Martesa të nderohet nga të gjithë.» (Hebrenjve 13:4) Ç’do të thotë kjo? Folja «të nderohet» tregon se diçka duhet të vlerësohet e të çmohet. Pikërisht kështu e konsideron Jehovai martesën, pra e vlerëson si diçka të çmuar.
MOTIVI YT—DASHURIA ME GJITHË ZEMËR PËR JEHOVAIN
6. Çfarë tregon konteksti i këshillës së Pavlit për martesën dhe pse është e rëndësishme ta mbajmë parasysh?
6 Natyrisht, duke qenë shërbëtorë të Perëndisë, ti dhe gruaja ose burri yt tashmë e dini se martesa është e çmuar, madje e shenjtë. Atë e themeloi vetë Jehovai. (Lexo Mateun 19:4-6.) Por, nëse keni probleme martesore, ndoshta nuk mjafton vetëm dijenia se martesa është e çmuar, që t’ju motivojë ta trajtoni njëri-tjetrin me respekt e dashuri. Atëherë ç’motiv duhet t’ju nxitë? Shiko me vëmendje si e shpjegoi Pavli konceptin e respektit për martesën. Ai nuk tha «martesa po nderohet», por «martesa të nderohet». Pra, nuk po konstatonte diçka që kishte parë, por po bënte një thirrje. * Ndoshta ky dallim mund të të ndihmojë të gjesh një motiv më tepër që ta vlerësosh sërish gruan ose burrin. Pse themi kështu?
7. (a) Cilët urdhra biblikë zbatojmë dhe përse? (b) Ç’të mira vijnë kur u bindesh urdhrave të Perëndisë?
7 Mendo për një çast si i konsideron urdhrat e tjerë të Biblës, siç është detyra për të bërë dishepuj ose këshilla për t’u mbledhur bashkë për adhurim. (Mateu 28:19; Hebrenjve 10:24, 25) E dimë se nganjëherë zbatimi i këtyre urdhrave mund të jetë i vështirë. Njerëzit që takon në shërbim, mund të përgjigjen negativisht. Ose mund të ndihesh kaq i lodhur nga puna, sa të duhet të bësh një luftë për të ndjekur mbledhjet e krishtere. E megjithatë, vazhdon të predikosh lajmin e mirë për Mbretërinë dhe të ndjekësh mbledhjet. Askush s’të ndal dot, as Satanai! Përse jo? Sepse dashuria me gjithë zemër për Jehovain të shtyn t’u bindesh urdhërimeve të tij. (1 Gjonit 5:3) Ç’të mira vijnë nga kjo? Predikimi dhe mbledhjet të japin paqe të brendshme dhe gëzim të vërtetë, sepse e di që po bën vullnetin e Perëndisë. Si rezultat, këto ndjenja të ripërtërijnë forcat. (Nehemia 8:10) Çfarë nxjerrim nga ky krahasim?
8, 9. (a) Ç’mund të na shtyjë t’i bindemi urdhrit për ta nderuar martesën dhe përse? (b) Cilat janë dy aspektet që do të shqyrtojmë tani?
8 E njëjta dashuri e thellë për Jehovain që të shtyn t’u bindesh urdhrave për të predikuar e për të shkuar në mbledhje pavarësisht nga pengesat, mund të të shtyjë edhe t’i bindesh urdhrit biblik që ‘ta nderosh martesën tënde’, edhe kur kjo duket e vështirë. (Hebrenjve 13:4; Psalmi 18:29; Eklisiastiu 5:4) E nëse Jehovai i bekon bujarisht përpjekjet që bën për të predikuar e për të ndjekur mbledhjet, po njësoj do t’i vërejë e do t’i bekojë përpjekjet e tua për ta nderuar martesën.—1 Selanikasve 1:3; Hebrenjve 6:10.
9 Atëherë, si ta nderosh martesën? Është e domosdoshme të shmangësh sjelljen që e dëmton lidhjen martesore. Gjithashtu, duhet të bësh hapa për ta forcuar këtë lidhje.
SHMANG SJELLJEN DHE FJALËT QË ÇNDEROJNË MARTESËN
10, 11. (a) Cila sjellje e çnderon martesën? (b) Ç’pyetje duhet t’i bësh bashkëshortit tënd?
10 Para ca kohësh, një grua e krishterë u shpreh: «I lutem Jehovait që të më japë forcë të duroj.» Çfarë duhej të duronte? Ajo shpjegoi: «Im shoq më vret me fjalë. Ndoshta s’kam shenja të jashtme, por kritikat e tij të vazhdueshme therëse ‘Më je bërë barrë!’ dhe ‘Je kot fare!’, ma kanë bërë zemrën plagë.» Fjalët e saj nxjerrin në pah një çështje shumë serioze: të folurit lëndues mes bashkëshortëve.
11 A s’është e trishtueshme kur bashkëshortët e krishterë sulmohen me fjalë mizore, duke hapur plagë emocionale që zor se shërohen?! Është e qartë se ata që lëndojnë njëri-tjetrin me fjalë, nuk po e nderojnë martesën. Si po shkon martesa jote në këtë aspekt? Një mënyrë për ta zbuluar është ta pyesësh me përulësi bashkëshortin: «A të lëndojnë fjalët e mia?» Nëse ai ose ajo mendon se shpesh fjalët e tua i kanë shkaktuar plagë emocionale, duhet të jesh gati të ndryshosh që të përmirësohet situata.—Galatasve 5:15; lexo Efesianëve 4:31.
12. Si mund të bëhet i kotë për Perëndinë adhurimi i dikujt?
12 Kurrë mos harro se mënyra si flet me gruan ose burrin, ndikon në marrëdhënien tënde me Jehovain. Bibla thotë: «Nëse dikush pandeh se e adhuron Perëndinë siç duhet, por nuk i vë fre gjuhës, përkundrazi, vazhdon ta mashtrojë zemrën e vet, adhurimi i tij është i Jakovi 1:26) Nuk mund ta ndash veç të folurit nga adhurimi. Bibla nuk e mbështet idenë se s’ka rëndësi ç’ndodh brenda shtëpisë, në qoftë se dikush thotë se i shërben Perëndisë. Prandaj, mos e mashtro veten! Kjo është një çështje serioze. (Lexo 1 Pjetrit 3:7.) Sado aftësi e zell të kesh për shërbimin, nëse me dashje e lëndon me fjalë therëse gruan ose burrin, po e çnderon martesën dhe Perëndia mund ta quajë të kotë adhurimin që i bën.
kotë.» (13. Si mund të shkaktojë dhembje emocionale një bashkëshort?
13 Veç kësaj, bashkëshortët duhet të jenë syçelë që të mos shkaktojnë dhembje emocionale në mënyra më të tërthorta. Shqyrto dy shembuj: një nënë e vetme i telefonon shpesh një vëllai të martuar për t’i kërkuar këshilla dhe flasin gjatë në telefon; një vëlla beqar kalon mjaft kohë çdo javë në shërbim me një motër të martuar. Në secilin shembull, i krishteri i martuar mund të ketë qëllime të mira, por si ndikon sjellja e tij ose e saj te bashkëshorti tjetër? Një grua që gjendej në këtë situatë, tha: «Lëndohem kur shoh se im shoq i kushton kaq shumë kohë e vëmendje një motre tjetër në kongregacion. Ndihem si e pavlerë.»
14. (a) Cili detyrim martesor theksohet te Zanafilla 2:24? (b) Ç’pyetje duhet t’i bëjmë vetes?
14 S’do shumë mend të kuptosh pse ndihet e lënduar kjo grua ose dhe të tjerë në situata të ngjashme martesore. Bashkëshorti tjetër po shpërfill udhëzimin bazë për martesën: «Burri do të lërë babanë dhe nënën e do të lidhet ngushtë me gruan e vet.» (Zanafilla 2:24) Natyrisht, ata që martohen, vazhdojnë t’i respektojnë prindërit, por sipas rregullit që ka vendosur Perëndia, detyrimin kryesor e kanë ndaj gruas ose burrit të tyre. Po kështu, të krishterët i duan shumë bashkëbesimtarët, por përgjegjësinë kryesore e kanë ndaj bashkëshortit. Prandaj, kur të krishterët e martuar u kushtojnë më tepër kohë se ç’duhet bashkëbesimtarëve, sidomos të seksit tjetër, ose familjarizohen tepër me ta, e acarojnë lidhjen martesore. Mos vallë është kjo arsyeja pse ka tensione në martesën tënde? Pyet veten: ‘A ia kushtoj vërtet gruas (burrit) kohën, vëmendjen dhe përzemërsinë që i takojnë me të drejtë?’
15. Pse të krishterët e martuar nuk duhet t’i kushtojnë vëmendje të papërshtatshme dikujt të seksit tjetër, sipas Mateut 5:28?
Mateu 5:28) Këto lidhje emocionale pastaj kanë çuar në sjellje që e çnderojnë edhe më shumë martesën. Shiko ç’tha apostulli Pavël për këtë çështje.
15 Për më tepër, një i krishterë i martuar që i kushton vëmendje të papërshtatshme dikujt të seksit tjetër, me marrëzi po shkel në terren të rrezikshëm. Mjerisht, disa të martuarve u kanë lindur ndjenja romantike për ata me të cilët janë familjarizuar tepër. («SHTRATI MARTESOR TË JETË PA NDYRËSI»
16. Cilin urdhër dha Pavli për martesën?
16 Menjëherë pasi bëri thirrje që «martesa të nderohet», Pavli dha urdhrin: «Shtrati martesor të jetë pa ndyrësi, sepse Perëndia do të gjykojë kurvarët dhe kurorëshkelësit.» (Hebrenjve 13:4) Ai e përdori shprehjen «shtrati martesor» për marrëdhëniet seksuale. Këto janë «pa ndyrësi» ose të pastra moralisht vetëm brenda martesës. Prandaj, të krishterët u vënë veshin fjalëve të frymëzuara: «Gëzo me gruan e rinisë sate.»—Proverbat 5:18.
17. (a) Pse pikëpamja e botës për kurorëshkeljen s’ka fare rëndësi për të krishterët? (b) Si të ndjekim shembullin e Jobit?
17 Ata që kryejnë marrëdhënie seksuale me dikë që s’është bashkëshorti i tyre, po tregojnë një shpërfillje flagrante për ligjet morale të Perëndisë. Vërtet që sot shumë veta e konsiderojnë si normale kurorëshkeljen. Por të krishterët e vërtetë nuk duhet të ndikohen nga ajo që mendojnë njerëzit për këtë. Ata e kuptojnë se në fund ‘kurvarët dhe kurorëshkelësit do t’i gjykojë Perëndia’, jo njeriu. (Hebrenjve 10:31; 12:29) Prandaj i përmbahen fort pikëpamjes së Jehovait për këtë çështje. (Lexo Romakëve 12:9.) Kujto ç’tha patriarku Job: «Kam bërë një besëlidhje me sytë e mi.» (Jobi 31:1) Pra, që të mos hedhin as edhe një hap në rrugën drejt kurorëshkeljes, të krishterët e vërtetë i largojnë sytë dhe nuk e shohin kurrë me ëndje dikë të seksit tjetër që s’është bashkëshorti i tyre.—Shih Shtojcën «Pikëpamja e Biblës për divorcin dhe ndarjen».
18. (a) Sa e rëndë është për Jehovain kurorëshkelja? (b) Ç’ngjashmëri ka mes kurorëshkeljes dhe idhujtarisë?
18 Sa e rëndë është për Jehovain kurorëshkelja? Ligji i Moisiut na ndihmon të kuptojmë ndjenjat e Tij në këtë aspekt. Në Izrael, kurorëshkelja dhe idhujtaria ishin ndër mëkatet që dënoheshin me vdekje. (Levitiku 20:2, 10) Arrin të dallosh ngjashmërinë mes këtyre dy mëkateve? Izraeliti që adhuronte një idhull, shkelte besëlidhjen që kishte bërë me Jehovain. Izraeliti që kryente kurorëshkelje, shkelte besëlidhjen që kishte bërë me bashkëshorten. Që të dy po vepronin me pabesi. (Dalja 19:5, 6; Ligji i përtërirë 5:9; lexo Malakinë 2:14.) Kësisoj, të dy ishin fajtorë para Jehovait, Perëndisë besnik e të ndershëm.—Psalmi 33:4.
19. Çfarë do të na bëjë më të vendosur të shmangim kurorëshkeljen dhe përse?
19 Natyrisht, të krishterët nuk janë nën Ligjin e Moisiut. Megjithatë, duke kujtuar se në Izraelin e lashtë kurorëshkelja ishte një gjë shumë e rëndë, do të jenë më të vendosur të mos e bëjnë këtë të keqe. Pse? Mendo për këtë krahasim: a do të hyje ndonjëherë në një kishë, të gjunjëzoheshe para një ikone e t’i luteshe? ‘Kurrën e kurrës!’—do të thuash. Por, a do të tundoheshe për ta bërë këtë, po të të ofronin një shumë të madhe parash? ‘As që mendohet!’—do të përgjigjesh. Në fakt, për një të krishterë të vërtetë është i neveritshëm edhe mendimi që të tradhtojë Jehovain duke adhuruar një idhull. Po njësoj duhet të jetë i neveritshëm mendimi që të tradhtojë Perëndinë e tij, Jehovain, si dhe bashkëshortin, duke kryer Psalmi 51:1, 4; Kolosianëve 3:5) Nuk do të donim kurrë të bënim diçka që do ta gëzonte Satanain e do të turpëronte Jehovain dhe lidhjen e shenjtë të martesës.
kurorëshkelje, cilado qoftë shtysa drejt mëkatit. (SI TA FORCOSH LIDHJEN MARTESORE?
20. Çfarë ka ndodhur në disa martesa? Ilustroje.
20 Ç’hapa të tjerë mund të bësh që të rigjallërosh respektin për gruan ose burrin tënd, përveçse të shmangësh sjelljen që çnderon martesën? Që të gjesh përgjigjen, përfytyroje martesën si një shtëpi. Fjalët e mira, veprimet e dashura dhe shprehjet e tjera të nderimit mes bashkëshortëve, përfytyroji si sendet e zbukurimit në këtë shtëpi. Nëse e ndieni afër njëri-tjetrin, martesa juaj i ngjan një shtëpie të zbukuruar me sende që i japin gjallëri e ngrohtësi. Por në qoftë se ju ftohet dashuria, ato zbukurime dalëngadalë zhduken, duke e lënë martesën si një shtëpi të zymtë e boshe. Ngaqë dëshiron t’i bindesh urdhrit të Perëndisë që «martesa të nderohet», nxitesh të bësh diçka për ta përmirësuar situatën. Fundja, diçka e çmuar dhe e nderuar ia vlen të riparohet. Si ta bësh këtë? Fjala e Perëndisë thotë: «Me anë të mençurisë do të ndërtohet shtëpia, dhe me anë të aftësisë dalluese do të bëhet e patundur. Me anë të njohurisë dhomat do të mbushen me gjithfarë gjërash me vlerë, të çmuara e të këndshme.» (Proverbat 24:3, 4) Shqyrto si mund të zbatohen për martesën këto fjalë.
21. Si ta forcojmë gradualisht martesën? (Shih edhe kutinë « Si ta forcoj martesën?».)
21 Ndër gjërat ‘e çmuara’ që mbushin një shtëpi të lumtur janë cilësi të tilla, si dashuria e vërtetë, frika nga Perëndia dhe besimi i patundur. (Proverbat 15:16, 17; ) Ato krijojnë një lidhje të pathyeshme martesore. Por, a e dallove si mbushen me gjëra të çmuara dhomat në proverbin e mësipërm? «Me anë të njohurisë.» Po, kur zbatohet, njohuria biblike ka fuqinë t’u transformojë mendjen njerëzve dhe t’i shtyjë të rindezin dashurinë për njëri-tjetrin. ( 1 Pjetrit 1:7Romakëve 12:2; Filipianëve 1:9) Prandaj, sa herë që ti dhe bashkëshorti uleni bashkë dhe me qetësi shqyrtoni një pjesë nga Bibla, si për shembull shkrimin e ditës, ose një artikull biblik për martesën nga Kulla e Rojës a Zgjohuni!, me fjalë të tjera po analizoni një zbukurim të këndshëm që mund ta përdorni për shtëpinë. Kur dashuria për Jehovain ju shtyn t’i zbatoni në martesë këshillat që sapo keni shqyrtuar, si të thuash po e sillni atë zbukurim në «dhomat» tuaja. Kështu mund t’ju rikthehen gjallëria e ngrohtësia që gëzonit një herë e një kohë në martesë.
22. Ç’kënaqësi mund të provosh nëse mundohesh të bësh pjesën tënde për të forcuar martesën?
22 Kuptohet që mund të duhen mjaft kohë e përpjekje për t’i vënë përsëri një nga një ato zbukurime. Por, po të mundohesh të bësh pjesën tënde, do të ndiesh kënaqësi të thellë, sepse po i bindesh urdhrit të Biblës: «Jini të parët për t’i treguar nderim njëri-tjetrit.» (Romakëve 12:10; Psalmi 147:11) Mbi të gjitha, përpjekjet e tua të sinqerta për të nderuar martesën, do të të ruajnë në dashurinë e Perëndisë.
^ par. 6 Nga konteksti kuptojmë se këshilla e Pavlit për martesën renditet mes një sërë thirrjesh që bëri ai.—Hebrenjve 13:1-5.