Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Letër nga Trupi Udhëheqës

Letër nga Trupi Udhëheqës

Për ju që e doni Jehovain:

Jezui tha: «Do ta njihni të vërtetën, dhe e vërteta do t’ju lirojë.» (Gjoni 8:32) Këto fjalë na japin zemër. Mund ta njohim të vërtetën edhe në këto ‘ditë të fundit’ kritike, ku mbizotërojnë mashtrimet. (2 Timoteut 3:1) A të kujtohet kur kuptove për herë të parë të vërtetën që shpjegon Fjala e Perëndisë? Ishte vërtet diçka e mrekullueshme, apo jo?

Por, ndonëse është e rëndësishme të kemi njohuri të saktë për të vërtetën e t’u flasim rregullisht të tjerëve për të, është e nevojshme edhe të jetojmë në përputhje me të vërtetën. Për të bërë këtë, duhet të ruajmë veten në dashurinë e Perëndisë. Çfarë përfshin kjo? Përgjigjen e gjejmë në fjalët që u tha Jezui apostujve besnikë natën para se të vdiste: «Po të zbatoni urdhërimet e mia, do të qëndroni në dashurinë time, ashtu si unë kam zbatuar urdhërimet e Atit dhe qëndroj në dashurinë e tij.»​—Gjoni 15:10.

Siç e kuptojmë nga shkrimi, Jezui qëndroi në dashurinë e Perëndisë, sepse zbatoi urdhërimet e Atit të tij. E njëjta gjë vlen për ne sot. Që të qëndrojmë në dashurinë e Perëndisë, duhet të jetojmë përditë në përputhje me të vërtetën. Po atë mbrëmje, Jezui tha: «Nëse i dini këto gjëra, të lumtur do të jeni po t’i zbatoni.»​—Gjoni 13:17.

Shpresojmë me gjithë zemër që ky botim të të ndihmojë që të vazhdosh të jetosh në përputhje me të vërtetën dhe ta ruash veten «në dashurinë e Perëndisë . . . me sytë nga jeta e përhershme».​—Juda 21.

Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait