PJESA 4
Çfarë u ndodhi ngaqë dëgjuan Satanain?
Adami dhe Eva nuk iu bindën Perëndisë, prandaj vdiqën. Zanafilla 3:6, 23
Eva e dëgjoi gjarprin dhe hëngri nga fryti i ndaluar. Më pas, i dha burrit të saj. Edhe ai hëngri.
Duke bërë kështu, ata nuk iu bindën Perëndisë dhe kjo është mëkat. Perëndia i dëboi nga Parajsa, shtëpia e tyre.
Tani jeta ishte e vështirë për ta dhe për fëmijët e tyre. Ata u plakën dhe vdiqën. Nuk shkuan në botën e përtejme; thjesht nuk jetonin më.
Zanafilla 3:19
Të vdekurit janë pa jetë, njësoj si pluhuri.Ne vdesim ngaqë të gjithë vijmë nga Adami dhe Eva. Të vdekurit nuk mund të shohin, të dëgjojnë ose të bëjnë ndonjë gjë.—Eklisiastiu 9:5, 10.
Jehovai nuk kishte ndër mend që njerëzit të vdisnin. Së shpejti, ai do t’i ringjallë të vdekurit. Pastaj, nëse do ta dëgjojnë Perëndinë, ata do të jetojnë përgjithmonë.