Madhështia e fronit qiellor të Jehovait
Kapitulli 14
Madhështia e fronit qiellor të Jehovait
Vegimi 2—Zbulesa 4:1–5:14
Subjekti: Ngjarje mbresëlënëse që ndodhin para fronit ku Perëndia ulet për të gjykuar
Koha e përmbushjes: Ky vegim paraqit ngjarje që ndodhin nga viti 1914 deri në fund të Mijëvjeçarit e më pas, kur çdo krijesë në qiell dhe në tokë do të lëvdojë Jehovain.—Zbulesa 5:13.
1. Pse duhet t’u kushtojmë shumë vëmendje vegimeve që pa Gjoni?
MË PAS, Gjoni tregoi vegime të tjera drithëruese. Nën frymëzim ai gjendej ende në ditën e Zotërisë. Prandaj, ato që përshkroi ai, kanë shumë domethënie për ne që po jetojmë në atë ditë. Me anë të këtyre vegimeve, Jehovai ngre velin për të zbuluar realitete qiellore dhe na tregon pikëpamjen e vet për gjykimet që do të ekzekutojë në tokë. Nga ana tjetër, qofshim me shpresë qiellore a tokësore, këto zbulesa na ndihmojnë të dallojmë çfarë vendi zëmë në qëllimin e Jehovait. Ndaj të gjithë duhet të vazhdojmë t’u kushtojmë shumë vëmendje fjalëve të Gjonit te Zbulesa 1:3: «Lum ai që i lexon me zë dhe ata që i dëgjojnë fjalët e kësaj profecie! Lum ata që i zbatojnë gjërat e shkruara në të.»
2. Ç’ftesë iu bë Gjonit?
2 Ato që pa Gjoni në këtë vegim, nuk krahasohen me asgjë që ka paraqitur njeriu sot në ndonjë film! Ai shkroi: «Pas këtyre gjërave, pashë një derë të hapur në qiell, dhe zëri i parë që dëgjova ishte porsi zë trumbete, e më tha: ‘Ngjitu këtu dhe do të të tregoj ato që do të ndodhin.’» (Zbulesa 4:1) Në vegim Gjoni hyri në qiejt e padukshëm ku banon Jehovai, shumë, shumë larg hapësirës së eksploruar nga astronautët, madje shumë larg galaktikave të universit. Atë e ftuan në njëfarë mënyre të hynte nga një derë e hapur për të kundruar një panoramë të mahnitshme, qiejt më të lartë frymorë, vendin ku gjendet i ulur në fron vetë Jehovai. (Psalmi 11:4; Isaia 66:1) Çfarë privilegji për Gjonin!
3. Ç’të sillte ndër mend zëri «porsi zë trumbete», dhe kush është pa dyshim Burimi i tij?
3 Bibla nuk tregon se i kujt është «zëri i parë». Njësoj si zëri i fortë i Jezuit, që kishte dëgjuar Gjoni më parë, edhe ky kishte një ton urdhërues si tingulli i trumbetës. (Zbulesa 1:10, 11) Ai të sillte ndër mend tingullin e mprehtë të bririt që sinjalizoi praninë e Jehovait në malin e Sinait. (Dalja 19:18-20) S’ka pikë dyshimi se Jehovai është Burimi i madhërishëm i kësaj ftese. (Zbulesa 1:1) Në vegim, ai i hapi derën Gjonit, që të hynte në vendin më të shenjtë, në sferën e pafund ku Jehovai ushtron sovranitetin e tij.
Prania plot shkëlqim e Jehovait
4. (a) Ç’domethënie ka vegimi i Gjonit për të krishterët e mirosur? (b) Po për ata që kanë shpresë të jetojnë përgjithmonë në tokë?
4 Po çfarë pa Gjoni? Ta dëgjojmë si e tregoi ai këtë përjetim të pazakontë: «Pas këtyre gjërave, menjëherë u gjenda nën fuqinë e frymës dhe ja, një fron është në qiell dhe dikush rri i ulur në të.» (Zbulesa 4:2) Për një çast, fryma e shenjtë i bëri të mundur Gjonit të shihte fronin e Jehovait, si të ishte para tij. Gjoni duhet të ketë mbetur gojëhapur! Atij i ishte dhënë mundësia të shikonte paraprakisht qiejt, ku ai bashkë me të krishterët e tjerë të mirosur do të kishin «një trashëgimi të paprishshme, të pandotur dhe që s’venitet». A nuk ishte kjo e mahnitshme?! (1 Pjetrit 1:3-5; Filipianëve 3:20) Por vegimi i Gjonit ka shumë domethënie edhe për ata që kanë shpresë të jetojnë përgjithmonë në tokë. Ai i ndihmon të kuptojnë lavdinë e pranisë së Jehovait dhe të strukturës qeverisëse në qiell që do të përdorë Jehovai, në fillim për të gjykuar kombet, dhe pastaj për të drejtuar njerëzit në tokë. Jehovai është vërtet Perëndia i organizimit të përkryer!
5. Cilin realitet, të simbolizuar nga kapaku i arkës së besëlidhjes, pa Gjoni?
5 Shumë nga gjërat që pa Gjoni në qiell, të kujtojnë disa orendi të tabernakullit në shkretëtirë. Ai u ndërtua rreth 1.600 vjet para se Gjoni të shihte vegimin, dhe u shërbente izraelitëve si shenjtërore për adhurimin e vërtetë. Në Më të Shenjtën e tabernakullit gjendej arka e besëlidhjes, dhe Jehovai fliste nga pjesa e sipërme e kapakut të fortë prej ari të Arkës. (Dalja 25:17-22; Hebrenjve 9:5) Pra, kapaku i Arkës simbolizonte fronin e Jehovait. Ajo që pa Gjoni në vegim, ishte realiteti i kësaj paraqitjeje simbolike, domethënë Zotëria Sovran Jehova i ulur me një madhështi të papërshkruar në fronin e tij të lartë qiellor!
6. Ç’mbresa i la Gjonit në vegim Jehovai, dhe pse janë me vend?
6 Ndryshe nga profetët e mëparshëm që kishin parë në vegim fronin e Jehovait, Gjoni nuk e përshkroi me hollësi Të Shenjtin që ulet në të. (Ezekieli 1:26, 27; Danieli 7:9, 10) Megjithatë, ja si i tregoi mbresat që i la Ai që rrinte ulur në fron: «Ai që rri ulur, i ngjan një guri diaspri dhe një guri të çmuar të kuq, ndërsa rreth e përqark fronit ka një ylber, që ngjan si smerald.» (Zbulesa 4:3) Madhështi e paparë! Gjoni dalloi një bukuri të paqtë vezulluese, si ajo e xhevahireve të shndritshme. Kjo përputhet mirë me përshkrimin që i bëri dishepulli Jakov Jehovait si «Ati i dritave qiellore». (Jakovi 1:17) Pak kohë pasi kishte shkruar Zbulesën, Gjoni tha: «Perëndia është dritë, dhe tek ai nuk ka kurrfarë errësire.» (1 Gjonit 1:5) Jehovai është Person me një lavdi vërtet madhështore!
7. Çfarë tregon ylberi rreth fronit të Jehovait?
7 Gjoni pa rreth fronit një ylber me ngjyrë jeshile smeraldi. Fjala greke që këtu përkthehet ylber (íris) nënkupton një formë të plotë rrethore. Bibla e përmend për herë të parë ylberin, kur flet për ditët e Noesë. Pasi ra niveli i ujërave të Përmbytjes, Jehovai bëri që të dilte ylberi në qiellin me re, dhe shpjegoi se çfarë simbolizonte: «Po vë ylberin tim në re, i cili ka për të shërbyer si shenjë e besëlidhjes ndërmjet meje dhe tokës. Unë kam për të kujtuar besëlidhjen time, që është ndërmjet meje, jush dhe çdo shpirti të gjallë të çdo lloj mishi. Ujërat nuk do të shkaktojnë më një përmbytje për të shkatërruar çfarëdolloj mishi.» (Zanafilla 9:13, 15) Çfarë duhet t’i ketë sjellë ndër mend Gjonit vegimi që pa? Ylberi duhet t’i ketë kujtuar nevojën për të pasur një marrëdhënie paqësore me Jehovain, si ajo që ka sot me të klasa e Gjonit. Gjithashtu, duhet t’i ketë ngulitur në mendje se sa qetësi dhe paqe përçon prania e Jehovait. Kur Jehovai të shtrijë tendën e tij mbi shoqërinë e tokës së re, kjo qetësi do të përqafojë të gjithë njerëzit e bindur.—Psalmi 119:165; Filipianëve 4:7; Zbulesa 21:1-4.
Kë përfaqësojnë 24 pleqtë?
8. Cilët pa Gjoni rreth fronit dhe kë përfaqësojnë ata?
8 Gjoni e dinte se në tabernakullin e lashtë kishte disa priftërinj të emëruar që shërbenin aty. Ndaj mund të jetë habitur Zbulesa 4:4) Pra, ai nuk pa priftërinj, por 24 pleq, të ulur nëpër frone dhe me kurora në kokë si mbretër. Cilët janë këta pleq? S’mund të jetë askush tjetër veç të mirosurve të kongregacionit të krishterë, të ringjallur dhe në pozitat qiellore që u ka premtuar Jehovai. Por, si e dimë këtë?
kur ka parë atë që përshkroi më pas: «Rreth e përqark fronit gjenden njëzet e katër frone, e në to pashë të ulur njëzet e katër pleq, të veshur me rroba të bardha. Ata kanë mbi krye kurora prej ari.» (9, 10. Si e dimë se 24 pleqtë përfaqësojnë kongregacionin e mirosur të krishterë në pozitën e tij të lavdishme qiellore?
9 Para së gjithash sepse kanë kurora. Sipas Biblës, të krishterët e mirosur fitojnë ‘një kurorë të paprishshme’ dhe marrin jetën e pafundme, pavdekësinë. (1 Korintasve 9:25; 15:53, 54) Përderisa këta 24 pleq rrinë ulur në frone, kurorat prej ari në këtë kontekst nënkuptojnë autoritet mbretëror. (Krahaso Zbulesën 6:2; 14:14.) Kjo vërteton edhe një herë se 24 pleqtë përfaqësojnë ithtarët e mirosur të Jezuit në pozitat e tyre qiellore, sepse Jezui bëri një besëlidhje me ta dhe u premtoi se do të uleshin në frone në Mbretërinë e tij. (Luka 22:28-30) Vetëm Jezui me 24 pleqtë paraqiten duke mbretëruar në qiell në prani të Jehovait dhe askush tjetër, madje as engjëjt.
10 Ky shpjegim përputhet me premtimin që i bëri Jezui kongregacionit të Laodicesë: «Atij që do të dalë fitimtar, do t’i lejoj të ulet me mua në fronin tim.» (Zbulesa 3:21) Megjithatë, caktimi i 24 pleqve në qiell nuk është vetëm të mbretërojnë. Në hyrje të librit të Zbulesës, Gjoni tha për Jezuin: «[Ai] na bëri një mbretëri, priftërinj për Perëndinë dhe Atin e tij.» (Zbulesa 1:5, 6) Pra, përveçse mbretër, ata janë edhe priftërinj. «Ata do të jenë priftërinj të Perëndisë e të Krishtit, dhe do të mbretërojnë me të për një mijë vjet.»—Zbulesa 20:6.
11. Pse ka kuptim që Gjoni pa në vegim 24 pleq, dhe çfarë nënkupton ky numër?
11 Pleqtë që pa Gjoni rreth fronit ishin 24. Pse është domethënës ky numër? Në shumë aspekte, këta pleq ishin paraqitur paraprakisht nga priftërinjtë besnikë në Izraelin e lashtë. Apostulli Pjetër u shkroi të krishterëve të mirosur: «Ju jeni ‘racë e zgjedhur, priftëri mbretërore, komb i shenjtë, popull për zotërim të veçantë’.» (1 Pjetrit 2:9) Vlen të përmendet se priftëria e lashtë judaike ishte organizuar në 24 ndarje. Secila ndarje ishte caktuar të shërbente para Jehovait disa javë në vit, që shërbimi i shenjtë të mos ndërpritej. (1 Kronikave 24:5-19) Pra, ka kuptim pse në vegimin për priftërinë qiellore Gjoni pa 24 pleq, pasi edhe kjo priftëri i shërben Jehovait vazhdimisht, pa ndërprerje. Kur numri të plotësohet, do të ketë 24 ndarje, secila me nga 6.000 fitimtarë, sepse te Zbulesa 14:1-4 tregohet se ‘nga gjiri i njerëzimit janë blerë’ 144.000 persona (24 x 6.000) që të qëndrojnë në malin qiellor të Sionit bashkë me Qengjin, Jezu Krishtin. Meqenëse numri 12 nënkupton një organizim të ekuilibruar nga pikëpamja e Perëndisë, numri 24 e dyfishon—e përforcon—këtë veçanti.
Vetëtima, zëra dhe bubullima
12. Çfarë pa e dëgjoi Gjoni më pas, dhe ç’të sjellin ndër mend ‘vetëtimat, zërat dhe bubullimat’?
12 Çfarë pa e dëgjoi Gjoni më pas? «Nga froni dalin vetëtima, zëra dhe bubullima.» (Zbulesa 4:5a) A nuk të kujtojnë këto fjalë shfaqje të tjera madhështore të fuqisë qiellore të Jehovait? Për shembull, ja çfarë tha Moisiu, kur Jehovai «zbriti» në malin Sinai: «Ditën e tretë në mëngjes, pati bubullima dhe rrufe, në mal u pa një re e dendur dhe u dëgjua një tingull briri shumë i fortë. . . . Ndërsa tingulli i bririt bëhej gjithnjë e më i fortë, Moisiu filloi të fliste, kurse Perëndia i vërtetë i përgjigjej me një zë të fortë.»—Dalja 19:16-19.
13. Ç’pasqyrojnë vetëtimat që dalin nga froni i Jehovait?
Psalmin 18:14; 144:5, 6; Mateun 4:14-17; 24:27.
13 Gjatë ditës së Zotërisë, Jehovai e tregon fuqinë dhe praninë e tij në një mënyrë tepër madhështore. Sigurisht jo me vetëtima, pasi ato që pa Gjoni ishin shenja. Atëherë, ç’përfaqësojnë vetëtimat? Vetëtimat ose rrufetë mund të bëjnë dritë, por mund edhe të godasin për vdekje. Prandaj, këto vetëtima që dalin nga froni i Jehovait, pasqyrojnë më së miri vetëtimat e dritës që ai i dërgon vazhdimisht popullit të tij, e në mënyrë edhe më domethënëse, mesazhet e zjarrta të gjykimit.—Krahaso14. Në ç’kuptim janë dëgjuar zëra në kohën tonë?
14 Ç’mund të thuhet për zërat? Kur Jehovai po zbriste në malin Sinai, Moisiut i foli një zë. (Dalja 19:19) Zërat nga qielli kanë transmetuar shumë nga urdhërimet dhe shpalljet që gjejmë në librin e Zbulesës. (Zbulesa 4:1; 10:4, 8; 11:12; 12:10; 14:13; 16:1, 17; 18:4; 19:5; 21:3) Edhe në ditët tona, Jehovai i ka transmetuar urdhërime dhe shpallje popullit të tij, duke i dhënë një kuptueshmëri më të mirë për profecitë dhe parimet biblike. Kjo kuptueshmëri shpesh është dhënë gjatë kongreseve ndërkombëtare, e më pas këto të vërteta biblike janë bërë të njohura në mbarë botën. Ja si u shpreh apostulli Pavël për predikuesit besnikë të lajmit të mirë: «Në të vërtetë, ‘zëri i tyre shkoi në mbarë tokën dhe fjalët e tyre deri në skajet e tokës së banuar’.»—Romakëve 10:18.
15. Ç’bubullima kanë gjëmuar nga froni gjatë kësaj pjese të ditës së Zotërisë?
15 Pas vetëtimës zakonisht vjen bubullima. Davidi tha se «zëri i Jehovait» i ngjan gjëmimit të bubullimës. (Psalmi 29:3, 4) Kur Jehovai e mbështeti, duke luftuar kundër armiqve të tij, Davidi tha se Ai nisi të gjëmonte nga qielli. (2 Samuelit 22:14; Psalmi 18:13) Elihu i tha Jobit se zëri i Jehovait i ngjante një gjëmimi, pasi Ai bën «gjëra madhështore që ne s’mund t’i dimë». (Jobi 37:4, 5) Gjatë kësaj pjese të ditës së Zotërisë, Jehovai ‘ka gjëmuar’, duke i njoftuar njerëzit për veprat madhështore që do të bëjë kundër armiqve të vet. Këto gjëmime simbolike nuk kanë reshtur në të katër anët e tokës. Lum si ti, nëse u ke kushtuar vëmendje këtyre shpalljeve gjëmuese dhe po e përdor me mençuri gjuhën për t’u bërë më shumë jehonë!—Isaia 50:4, 5; 61:1, 2.
Llambat e zjarrit dhe një det i qelqtë
16. Çfarë simbolizojnë ‘shtatë llambat e zjarrit’?
16 Çfarë pa Gjoni më pas? «Shtatë llamba zjarri digjen përpara fronit, e këto përfaqësojnë shtatë frymërat e Perëndisë. Përpara fronit është diçka si një det i qelqtë që i ngjan kristalit.» (Zbulesa 4:5b, 6a) Gjoni e tregoi vetë çfarë simbolizojnë shtatë llambat: «Këto përfaqësojnë shtatë frymërat e Perëndisë.» Numri shtatë simbolizon plotësi të përcaktuar në mënyrë hyjnore, ndaj shtatë llambat duhet të përfaqësojnë forcën e plotë ndriçuese të frymës së shenjtë. Sot, klasa e Gjonit është shumë mirënjohëse që i është besuar ky ndriçim, si edhe përgjegjësia për t’ua përcjellë atë njerëzve të uritur frymësisht në tokë. Ç’gëzim kur shohim se çdo vit qindra milionë kopje të Kullës së Rojës, vazhdojnë ta përhapin këtë dritë në rreth 150 gjuhë!—Psalmi 43:3.
17. Çfarë simbolizon ‘deti i qelqtë që i ngjante kristalit’?
17 Gjoni pa edhe ‘një det të qelqtë që i ngjante kristalit’. Ç’nënkupton ai në lidhje me ata që janë ftuar në oborrin qiellor të Jehovait? Pavli tha se Jezui e shenjtëroi kongregacionin, «duke e pastruar nëpërmjet larjes me ujë me anë të fjalës». (Efesianëve 5:26) Para se të vdiste, Jezui u tha dishepujve: «Ju jeni tashmë të pastër, për shkak të fjalës që ju kam thënë.» (Gjoni 15:3) Pra, deti i qelqtë që i ngjante kristalit, duhet të përfaqësojë Fjalën e shkruar të Perëndisë, Fjalën që pastron. Për të shkuar para Jehovait, anëtarët e priftërisë mbretërore duhet të jenë plotësisht të pastruar me anë të Fjalës së tij.
‘Katër krijesat e gjalla’
18. Çfarë pa Gjoni në mes dhe përqark fronit?
18 Gjoni vërejti edhe diçka tjetër. Ai shkroi: «Në mes dhe përqark fronit gjenden katër krijesa të gjalla, plot me sy para e prapa.»—Zbulesa 4:6b.
19. Çfarë paraqitin krijesat e gjalla, dhe si e dimë këtë?
19 Çfarë paraqitin këto krijesa? Këtë na ndihmon ta zbulojmë vegimi i një tjetër profeti, Ezekielit. Ai pa Jehovain të ulur në fron mbi një karrocë qiellore, që shoqërohej nga krijesa të gjalla me karakteristika të ngjashme me ato që përshkroi Gjoni. (Ezekieli 1:5-11, 22-28) Më vonë, Ezekieli e pa sërish atë karrocë, mbi të cilën qëndronte një fron dhe shoqërohej nga krijesa të gjalla. Por këtë herë, ai i quajti krijesat e gjalla kerubinë. (Ezekieli 10:9-15) Katër krijesat e gjalla që pa Gjoni, duhet të përfaqësojnë kerubinët e shumtë të Perëndisë, krijesa që gëzojnë një pozitë të lartë në organizatën e Tij frymore. Për Gjonin s’duhet të ketë qenë e pazakontë të shihte kerubinë aq afër Jehovait, pasi në tabernakullin e lashtë kishte dy kerubinë prej ari mbi kapakun e arkës së besëlidhjes që përfaqësonte fronin e Jehovait. Mes këtyre kerubinëve dilte zëri i Jehovait që i jepte kombit urdhërime.—Dalja 25:22; Psalmi 80:1.
20. Cilat mund të jenë dy kuptimet e shprehjes «në mes dhe përqark fronit»?
20 Katër krijesat e gjalla janë «në mes dhe përqark fronit». Çfarë do të thotë kjo saktësisht? Mund të nënkuptojë se ata qëndrojnë rreth e qark fronit, çdonjëri prej tyre në mes të secilit krah. Përkthyesit e një versioni në anglisht e kanë parafrazuar këtë shprehje të tekstit origjinal grek «rreth e përqark fronit në secilin krah të tij». (Today’s English Version) Gjithashtu, kjo shprehje mund të nënkuptojë që katër krijesat e gjalla janë në pjesën qendrore në qiell, aty ku gjendet froni. Ndoshta kjo është arsyeja pse një version tjetër e përkthen këtë shprehje «në qendër, të grupuar përqark fronit». (The Jerusalem Bible) Gjithsesi, ajo që ka vërtet rëndësi, është se kerubinët qëndrojnë afër fronit të Jehovait, siç ishin edhe kerubinët që pa Ezekieli në çdo cep të karrocës që simbolizon organizatën e Jehovait. (Ezekieli 1:15-22) E gjithë kjo përkon me fjalët e Psalmit 99:1: «Jehovai është bërë mbret! . . . Ai rri ulur mbi kerubinët.»
21, 22. (a) Si i përshkroi Gjoni katër krijesat? (b) Çfarë përfaqëson secila nga katër krijesat?
21 Gjoni vazhdoi: «Krijesa e parë e gjallë është si luan, krijesa e dytë është si dem i ri, krijesa e tretë ka fytyrë njeriu dhe krijesa e katërt është si shqiponjë që fluturon.» (Zbulesa 4:7) Pse katër krijesat e gjalla janë kaq të ndryshme nga njëra-tjetra? Me sa duket këto krijesa, mjaft të dallueshme nga njëra-tjetra, nënvizojnë cilësi të veçanta hyjnore. Le të fillojmë me luanin. Në Bibël ai përdoret si simbol i guximit, sidomos kur bëhet fjalë për të ndjekur drejtësinë. (2 Samuelit 17:10; Proverbat 28:1) Pra, luani përfaqëson më së miri cilësinë hyjnore të drejtësisë së guximshme. (Ligji i përtërirë 32:4; Psalmi 89:14) Krijesa e dytë e gjallë ngjante me një dem të ri. Ç’cilësi të sjell në mendje demi? Për izraelitët demi ishte një pasuri e çmuar, për shkak të fuqisë së tij. (Proverbat 14:4; shih edhe Jobin 39:9-11.) Kështu, demi i ri përfaqëson fuqinë, energjinë e pakufishme që siguron Jehovai.—Psalmi 62:11; Isaia 40:26.
22 Krijesa e tretë e gjallë ka fytyrë njeriu. Ajo duhet të përfaqësojë dashurinë hyjnore, pasi në tokë vetëm njeriu u krijua sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë, i pajisur me cilësinë e pashoqe të dashurisë. (Zanafilla 1:26-28; Mateu 22:36-40; 1 Gjonit 4:8, 16) Pa dyshim, kerubinët e shfaqin këtë cilësi tek shërbejnë rreth fronit të Jehovait. Po krijesa e katërt? Ajo duket si një shqiponjë që fluturon. Vetë Jehovai na tërheq vëmendjen te shikimi i mprehtë i shqiponjës: «Sytë e saj vrojtojnë prej së largu.» (Jobi 39:29) Prandaj, shqiponja simbolizon më së miri mençurinë largpamëse. Jehovai është Burimi i mençurisë. Kerubinët e tij tregojnë mençuri hyjnore, duke iu bindur urdhrave të tij.—Proverbat 2:6; Jakovi 3:17.
Ushtojnë lavdet për Jehovain
23. Çfarë simbolizon fakti që katër krijesat e gjalla janë «plot me sy», dhe ç’nënvizon fakti që kanë tri palë krahë?
23 Ja si e vazhdoi Gjoni përshkrimin e tij: «Secila nga katër krijesat e gjalla ka gjashtë krahë. Rreth e përqark dhe poshtë ata janë plot me sy. Nuk pushojnë as ditë, as natë, ndërsa thonë: ‘I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Perëndia Jehova, i Plotfuqishmi, i cili ishte, është dhe po vjen.’» (Zbulesa 4:8) Përderisa krijesat e gjalla janë plot me sy, është e arsyeshme të mendosh se ato kanë një shikim të përkryer dhe largpamës. Ato e përdorin këtë aftësi pa ndërprerje, pasi nuk kanë nevojë të flenë. Imitojnë Atë për të cilin është shkruar: «Sytë e Jehovait enden nëpër gjithë tokën për të treguar forcën e tij në dobi të atyre që i janë kushtuar me gjithë zemër atij.» (2 Kronikave 16:9) Me kaq shumë sy, kerubinët mund të shohin gjithkund. Atyre s’u shpëton asgjë. Janë të pajisur më së miri për t’i shërbyer Perëndisë në veprën e tij të gjykimit. Për të thuhet: «Sytë e Jehovait janë në çdo vend, duke vrojtuar të këqijtë dhe të mirët.» (Proverbat 15:3) Nga ana tjetër, duke pasur tri palë krahë, (në Bibël numri tre përdoret për të theksuar), kerubinët mund të lëvizin me shpejtësinë e vetëtimës për të shpallur gjykimet e Jehovait dhe për t’i ekzekutuar ato.
24. Si e lëvdojnë kerubinët Jehovain dhe ç’duan të tregojnë me këtë?
24 Dëgjo ç’këngë lëvdimi i këndojnë kerubinët Jehovait: «I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Perëndia Jehova, i Plotfuqishmi, i cili ishte, është dhe po vjen.» Një këngë e melodishme që ta ngre shpirtin peshë! Edhe këtu përsëritja tri herë e së njëjtës fjalë tregon intensitet. Kerubinët pohojnë me forcë se Perëndia Jehova është i shenjtë. Ai është Burimi i shenjtërisë dhe Standardi më i lartë i saj. Gjithashtu, ai është ‘Mbreti i përjetësisë’, dhe do të mbetet gjithnjë «Alfa dhe Omega, i pari dhe i fundit, fillimi dhe mbarimi». (1 Timoteut 1:17; Zbulesa 22:13) Pa reshtur as edhe një çast, kerubinët shpallin cilësitë e pashembullta të Jehovait para gjithë krijimit.
25. Si e adhurojnë Jehovain së bashku krijesat e gjalla dhe 24 pleqtë?
25 Qiejt e qiejve ushtojnë nga lavdet që i këndohen Jehovait. Gjoni e vazhdoi përshkrimin e tij me këto fjalë: «Sa herë që krijesat e gjalla i japin lavdi, nderim dhe falënderime Atij që rri ulur në fron, Atij që rron në jetë të jetëve, njëzet e katër pleqtë përkulen para Atij që rri ulur në fron, adhurojnë Atë që rron në jetë të jetëve dhe i hedhin kurorat e tyre para fronit, e thonë: ‘Ti je i denjë, o Jehova, Perëndia ynë, të marrësh lavdinë, nderimin dhe fuqinë, sepse ti krijove gjithçka dhe falë vullnetit tënd ato ekzistuan dhe u krijuan.’» (Zbulesa 4:9-11) Në të gjithë Shkrimin, kjo është një nga shpalljet më madhështore për nder të Jehovait, Perëndisë dhe Zotërisë tonë Sovran!
26. Pse 24 pleqtë i hedhin kurorat para Jehovait?
26 24 pleqtë kanë të njëjtin qëndrim mendor si Jezui. Ata madje i hedhin kurorat para Jehovait. As që e çojnë në mendje të lartësojnë veten para Perëndisë. Ata e pranojnë me përulësi se qëllimi i vetëm i pozitës së tyre si mbretër, është t’i japin atij nderim dhe lavdi, ashtu si bën përherë Jezui. (Filipianëve 2:5, 6, 9-11) Duke u treguar të nënshtruar, e pranojnë se janë më të ulët dhe se autoriteti i tyre mbretëror varet nga sovraniteti i Jehovait. Kështu, të bashkuar me gjithë zemër me kerubinët dhe me pjesën tjetër të krijesave besnike, ata i japin lavdi dhe i thurin lavde Perëndisë që krijoi gjithçka.—Psalmi 150:1-6.
27, 28. (a) Si duhet të ndikojë te ne përshkrimi i vegimit që pa Gjoni? (b) Cilat pyetje lindin në lidhje me çfarë pa dhe dëgjoi Gjoni më pas?
Isaia 43:10) Të mos harrojmë se vegimi i Gjonit ka të bëjë me ditën e Zotërisë, në të cilën ne po jetojmë. «Shtatë frymërat» janë gjithnjë gati të na drejtojnë e të na forcojnë. (Galatasve 5:16-18) Sot kemi Fjalën e Perëndisë që na ndihmon të jemi të shenjtë për t’i shërbyer një Perëndie të shenjtë. (1 Pjetrit 1:14-16) Patjetër leximi me zë i fjalëve të kësaj profecie na bën të lumtur. (Zbulesa 1:3) Ato janë një nxitje e fuqishme për ne që t’i qëndrojmë besnikë Jehovait e të mos e lejojmë botën të na pengojë t’i këndojmë atij lavde me zell.—1 Gjonit 2:15-17.
27 Kush nuk preket kur lexon përshkrimin që i bëri Gjoni këtij vegimi! Ai është madhështor dhe i mahnitshëm! Por si duhet të ndikojë te ne ky realitet? Madhështia e Jehovait duhet të nxitë çdo njeri me zemër mirënjohëse të bashkohet me katër krijesat e gjalla dhe 24 pleqtë, që ta lëvdojë qoftë me lutje, qoftë duke shpallur publikisht emrin e Tij. Ai është Perëndia të cilit të krishterët kanë privilegjin t’i dalin dëshmitarë në ditët tona. (28 Deri më tani kemi parë si e përshkroi Gjoni atë që pa kur e ftuan të hynte nga dera e hapur në qiell. Ajo që spikat më shumë, është se ai e paraqiti Jehovain të ulur në fronin e Tij qiellor tërë madhështi e lavdi, të rrethuar nga organizata më e fuqishme, që ka një besnikëri dhe shkëlqim vezullues. Gjykata hyjnore është mbledhur. (Danieli 7:9, 10, 18) Gjithçka është gati për një gjë të pazakontë që do të ndodhë. Për çfarë bëhet fjalë dhe si ndikon te ne sot? Le të ndjekim me vëmendje si vazhdon tregimi.
[Pyetjet]
[Figura që zë gjithë faqen 75]
[Figura që zë gjithë faqen 78]