Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kapaku i brendshëm

Kapaku i brendshëm

Kapaku i brendshëm

I dashur lexues!

Mbreti i mençur Solomon shkroi: «Gëzohu, pra, o djalë i ri, në rininë tënde! Zemra të sjelltë gëzim në ditët e djalërisë, dhe ec në udhët e zemrës sate e në gjërat që të shohin sytë!» (Eklisiastiu 11:9) Kur je i ri, jeta mund të jetë shumë interesante e plot emocion, dhe dëshira jonë është që ta gëzosh jetën. Megjithatë, të nxitim të jetosh siç i pëlqen Perëndisë Jehova. Mos harro asnjëherë se ai e sheh si po e jeton jetën dhe në bazë të kësaj do të të gjykojë. Ndaj është e mençur të ndjekësh këshillën që dha më tej Solomoni: «Kujtoje pra tani, Krijuesin tënd të Madh në ditët e djalërisë sate.»​—Eklisiastiu 12:1.

Lutemi me zjarr që faqet e këtij libri të të ndihmojnë t’u bësh ballë presioneve dhe tundimeve që kanë të rinjtë e sotëm dhe të të tregojnë si të marrësh vendime që nuk bien ndesh me vullnetin e Perëndisë. Kështu, do t’ia gëzosh zemrën Jehovait.​—Proverbat 27:11.

Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait