Ja një model—Shulamitja
Ja një model—Shulamitja
Një vajzë e re shulamite e di mirë se duhet të jetë e kthjellët në çështje që kanë të bëjnë me ndjenjat. Ajo u thotë shoqeve: «Ju kam vënë në be: mos u përpiqni ta zgjoni ose ta ngjallni dashurinë tek unë, derisa të ndihem vetë e prirur për këtë.» Ajo e di se ndjenjat e mposhtin lehtë arsyen. Për shembull, e ka të qartë se të tjerët mund ta shtyjnë të dorëzohet para propozimit të dikujt që nuk është personi i duhur për të. Edhe vetë ndjenjat mund t’ia mjegullojnë gjykimin. Ndaj shulamitja qëndron e patundur si një «mur».—Kënga e Solomonit 8:4, 10.
A je po aq e pjekur sa shulamitja kur bëhet fjalë për ndjenjat? A di të mos dëgjosh vetëm zemrën, por edhe arsyen? (Proverbat 2:10, 11) Nganjëherë të tjerët të shtyjnë t’i hysh një lidhjeje pa qenë ende gati. Ose mund të jesh ti ajo që i krijon vetes këtë presion. Për shembull, kur sheh një djalë e një vajzë të kapur përdore, a e vëren se mezi pret të kesh edhe vetë një lidhje të tillë? A do të mjaftoheshe me dikë që nuk ka besimin tënd? Shulamitja ishte e pjekur kur ishte fjala për ndjenjat. Edhe ti mund të jesh!