Predikojnë dhe mësojnë në mbarë botën—Totali i vitit 2007
Predikojnë dhe mësojnë në mbarë botën—Totali i vitit 2007
RAPORTI i vitit të kaluar të shërbimit nuk është thjesht një tabelë me shifra të ftohta. Aty pasqyrohet dashuria dhe përkushtimi i pamasë i burrave, grave dhe fëmijëve me frikë Perëndie anembanë tokës. Ky raport na i bën më të gjalla sakrificat e vëllezërve dhe motrave, pasi na tregon për përpjekjet dhe fuqitë që janë harxhuar për të predikuar lajmin e mirë «deri në skajin më të largët të tokës». (Vep. 1:8) Perëndia Jehova dhe Biri i tij, Jezu Krishti, i çmojnë shumë këto sakrifica, të mëdha a të vogla qofshin. (Psal. 50:14; Luka 21:1-4) Gjithashtu, raporti vjetor na kujton se kjo vepër jetëshpëtuese mund të kryhet vetëm ‘me forcën që jep Perëndia’. (1 Pjet. 4:11) Prandaj, teksa meditoni për raportin dhe përvojat që do të lexoni, urojmë që ‘të vazhdoni të merrni fuqi në Zotërinë dhe në madhështinë e forcës së tij’.—Efes. 6:10.
Totali i vitit 2007
Degë të Dëshmitarëve të Jehovait: 113
Numri i vendeve që raportojnë: 236
Numri i kongregacioneve: 101.376
Të pranishëm në Përkujtim në gjithë botën: 17.672.443
Marrësit e simboleve në Përkujtim në gjithë botën: 9.105
Maksimumi i lajmëtarëve të Mbretërisë: 6.957.854
Mesatarja e lajmëtarëve çdo muaj: 6.691.790
Përqindja e rritjes në krahasim me vitin 2006: 3,1
Numri i të pagëzuarve: 298.304
Mesatarja e pionierëve ndihmës çdo muaj: 312.741
Mesatarja e pionierëve çdo muaj: 678.638
Shuma e orëve të kaluara në shërbim: 1.431.761.554
Mesatarja e studimeve biblike çdo muaj: 6.561.426
Gjatë vitit të shërbimit 2007, Dëshmitarët e Jehovait shpenzuan mbi 121 milionë dollarë për t’u kujdesur për pionierët specialë, misionarët dhe mbikëqyrësit udhëtues në caktimet e tyre në shërbim.
◼ Gjithsej, në mbarë botën, në ndërtesat e degëve shërbejnë 19.581 shërbëtorë të emëruar zyrtarisht. Të gjithë janë anëtarë të Urdhrit Mbarëbotëror të Shërbëtorëve Specialë në Kohë të Plotë të Dëshmitarëve të Jehovait.
[Tabela në faqet 32-39]
RAPORTI BOTËROR I DËSHMITARËVE TË JEHOVAIT PËR VITIN E SHËRBIMIT 2007
(Shiko botimin)
[Hartat në faqet 40-42]
(Shiko botimin)