Rumania
Rumania
Bibla paratha se persekutimi i të krishterëve të vërtetë do të arrinte kulmin në ditët e fundit. (Zan. 3:15; Zbul. 12:13, 17) Në Rumani kjo profeci është përmbushur në mënyrë të dukshme. Megjithatë, siç do të shohim, Dëshmitarët e Jehovait atje nuk kanë lejuar asgjë që t’ua shuajë zjarrin e së vërtetës, i cili ndriçon fort në zemrat e popullit të Perëndisë. (Jer. 20:9) Përkundrazi, e kanë rekomanduar veten «si shërbëtorë të Perëndisë, përmes qëndrueshmërisë në shumë gjëra: përmes shtrëngimeve, përmes rasteve në nevojë, përmes vështirësive, përmes rrahjeve, përmes burgjeve». (2 Kor. 6:4, 5) Urojmë që integriteti i tyre të jetë shembull inkurajimi për të gjithë ata që dëshirojnë të ecin me Perëndinë në këto kohë të vështira.
Viti 1914 shënoi fillimin e periudhës më të trazuar të historisë njerëzore. Për shumë vende evropiane filloi sundimi i diktatorëve mizorë, ideologjive ekstreme politike dhe masakrave të tmerrshme. Rumania i provoi të gjitha këto, dhe njerëzit vuajtën shumë. Ndër ta ishin edhe ata që, për t’iu bindur Jezu Krishtit, u treguan të vendosur t’i jepnin «Perëndisë gjërat e Perëndisë» dhe të mos adhuronin shtetin.—Mat. 22:21.
Përpara vitit 1945, kleri ortodoks dhe ai katolik ishin në krye të sulmeve kundër popullit të Jehovait. Këtë e bënë
nga podiumi i kishës dhe duke komplotuar me politikanët e policinë, duke i nxitur që të sulmonin popullin e Jehovait. Vala tjetër e persekutimeve erdhi nga komunistët, të cilët e vazhduan fushatën e tyre sistematike dhe mizore për pothuajse katër dekada.Përse arriti të përhapej lajmi i mirë edhe në këto kushte kaq shtypëse? Sepse Jezui e mbajti premtimin: «Ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në përfundimin e sistemit.» (Mat. 28:20) Tani, le të kthehemi njëqind vjet mbrapa, në kohën kur u mboll fara e parë në tokën që sot quhet Evropa Lindore.
Rumunët kthehen në vendlindje
Në vitin 1891, një nga Studentët e Biblës, Çarls Tejz Rasëlli, vizitoi disa pjesë të Evropës Lindore gjatë një udhëtimi predikimi. Por u zhgënjye disi nga rezultatet që pati. «Nuk pamë te njerëzit asnjë mundësi ose gatishmëri për të pranuar të vërtetën»,—raportoi ai. Por, në Rumani, kjo situatë do të ndryshonte shpejt. Në fakt, vetë vëllai Rasëll do të luante një rol të rëndësishëm në fillimin e veprës atje, ndonëse në një mënyrë të tërthortë. Si?
Ndërsa afronte fundi i shekullit të 19-të, kushtet ekonomike dhe shoqërore në Rumani i detyruan shumë njerëz të kërkonin punë në vende të tjera, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Disa njerëzve ai transferim nuk u solli vetëm fitime ekonomike—morën edhe njohurinë e saktë të së vërtetës biblike. Kështu ndodhi edhe me Keroli Sabon dhe Jozef Kisin, burra që donin të mësonin më shumë për Perëndinë, të cilët dëgjuan një sërë fjalimesh biblike të Rasëllit.
Kur kuptoi se ata të dy kishin interes të sinqertë për Biblën, vëllai Rasëll mori iniciativën t’i takonte. Gjatë diskutimit,
i sugjeroi Kerolit dhe Jozefit të ktheheshin në Rumani për t’u dhënë mesazhin e Mbretërisë të afërmve dhe miqve të tyre. Të dy pranuan, morën anijen për në Rumani në vitin 1911 dhe u vendosën në qytetin e Tirgu-Mureshit të Transilvanisë.Në rrugën për në vendlindje, vëlla Sabo u lut që ndonjë pjesëtar i familjes ta pranonte të vërtetën. Kur mbërriti në shtëpi, veproi në përputhje me lutjen duke u dëshmuar të afërmve, si edhe mbesës së tij katolike, Zhuzhana Eniedin, e cila i siguroi një vend për t’u strehuar. Burri i Zhuzhanës ishte kopshtar, dhe ajo shiste lule në treg.
Zhuzhana shkonte në meshë çdo mëngjes përpara se të shkonte në punë dhe, çdo natë, pasi familja binte të flinte, dilte në kopsht për t’u lutur. Pasi Keroli vuri re këto gjëra, iu afrua asaj një natë në kopsht, i vuri dorën me butësi në sup dhe i tha: «Zhuzhanë. Ti ke një zemër të sinqertë. Do ta gjesh të vërtetën.» Vërtet, siç tha dhe xhaxhai i saj, kjo grua zemërmirë e pranoi mesazhin e Mbretërisë dhe ishte e para në Tirgu-Muresh që i kushtoi jetën Jehovait. Mbeti besnike deri sa vdiq në moshën 87-vjeçare.
Vëlla Sabo i dëshmoi edhe Shandor Jozhës, një i ri që punonte për familjen Eniedi. Shandori ndoqi të gjitha 2 Kor. 3:1, 2.
mbledhjet që drejtonin dy vëllezërit dhe mësoi shpejt. Në fakt, ky 18-vjeçar shumë shpejt filloi të dëshmonte dhe të mbante fjalime biblike të bukura në fshatin e tij Saraceni, në krahinën e Mureshit. Me kalimin e kohës, ‘letrat e rekomandimit’ të tij përfshinë gjashtë çifte dhe 24 fëmijë,—13 vajza dhe 11 djem.—Duke filluar nga Tirgu-Mureshi, vëlla Kisi dhe vëlla Sabo predikuan në gjithë Transilvaninë. Në komunën e Dumbravës, 30 kilometra nga Kluzhi, u takuan me Vasili Kostian, një baptist. Vasili ishte një burrë i shkurtër, plot vendosmëri, dhe një student i zellshëm i Biblës. I pështjelluar për Mbretërimin Mijëvjeçar të Krishtit, ai i dëgjoi me vëmendje Jozefin dhe Kerolin ndërsa i shpjegonin Shkrimet. Pas pagëzimit, Vasili, i cili fliste edhe hungarisht, u dha një dëshmi të plotë rumunëve dhe hungarezëve të krahinës së tij. Më vonë, ai shërbeu si përhapës (shërbëtor në kohë të plotë), dhe vazhdoi në këtë shërbim deri sa vdiq.
Vëlla Sabo e predikoi lajmin e mirë në Satu-Mare, një qytet më në veriperëndim të Rumanisë. Atje ai takoi Parashiva Kalmarën, një grua me frikë perëndie që e pranoi të vërtetën me gjithë zemër. Parashiva i mësoi të nëntë fëmijët ta donin Jehovain. Sot familja e saj përbëhet nga pesë breza Dëshmitarësh.
Një tjetër rumun që mori të vërtetën biblike në Shtetet e Bashkuara dhe u kthye në Rumani para Luftës I Botërore, ishte Aleks Romoçia. Aleksi shkoi në fshatin e tij Benesat, në Transilvaninë Veriperëndimore. S’kaloi shumë dhe atje u formua një grup i vogël me Studentët e Biblës (siç njiheshin atëherë Dëshmitarët e Jehovait), dhe filluan të mbanin mbledhjet. Në këtë grup ishin edhe nipërit e Aleksit, Eleku dhe Gavril Romoçia. Sot, edhe familja e madhe e Aleksit përbëhet nga pesë breza Dëshmitarësh.
I persekutuar egërsisht për asnjanësinë e krishterë, Eleku emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku në vitin 1922 ndoqi një kongres special të Studentëve të Biblës në Sidër-Point të Ohajos. Në fakt, ai pati privilegjin të përkthente për pjesën e auditorit që fliste rumanisht. Gavrili qëndroi në Rumani
dhe shoqëroi vëllezërit Sabo dhe Kis që predikonin në Transilvani, dhe vizitoi kongregacionet e grupet e sapoformuara. Më vonë shërbeu në zyrën e parë të degës që u hap në Rumani.Një rumun me emrin Imanoil Kinta, u arrestua në Luftën I Botërore dhe u dërgua larg shtëpisë së tij, në një burg ushtarak në Itali. Atje takoi disa Studentë të Biblës, të cilët ishin burgosur sepse nuk kishin pranuar të merrnin armët për të luftuar. Imanoili e pranoi me gjithë zemër mesazhin biblik që i shpallën ata. Kur e liruan, në vitin 1919, u kthye në shtëpinë e tij në Baja-Mare, në rajonin e Maramureshit. Atje filloi të predikonte me zell lajmin e mirë dhe ndihmoi për të formuar edhe një grup tjetër të Studentëve të Biblës.
Falë zellit dhe frymës vetëmohuese që treguan pionierët e parë të lajmit të mirë dhe ata që e dëgjonin mesazhin e tyre, numri i dishepujve u rrit, dhe grupet e vogla të Studentëve të Biblës u shtuan me të shpejtë. Në të vërtetë, nga viti 1919—vetëm tetë vjet pasi Keroli Sabo dhe Jozef Kisi u kthyen në Rumani—më shumë se 1.700 lajmëtarë të Mbretërisë dhe të interesuar u organizuan në 150 klasa biblike, që tani quhen grupe ose kongregacione. Vëlla Kisi shërbeu si pionier në vendlindjen e tij derisa vdiq në moshën 86-vjeçare. Vëlla Sabo u kthye në Shtetet e Bashkuara në vitin 1924 për të koordinuar veprën e predikimit në fushën e atyre që flisnin hungarisht.
Sigurimi i ushqimit frymor
Botimet luajtën një rol kryesor për përhapjen e mesazhit të Mbretërisë, si dhe për t’u siguruar ushqim atyre që ishin të uritur frymësisht. Për të plotësuar nevojën për ushqim frymor, vëllezërit vendosën ta shtypnin literaturën në shtypshkronjat lokale. Duke filluar nga viti 1914, një
shtypshkronjë private në Tirgu-Muresh me emrin Oglinda, që do të thotë «Pasqyrë», nisi të shtypte një botim mujor me 16 faqe Kulla e Rojës dhe Shpallësja e pranisë së Krishtit, si dhe libra e fletushka—të gjitha në hungarisht.Literatura në rumanisht filloi të shtypej në vend në vitin 1916. Mes botimeve që u shtypën, ishin broshura Hijet e Tabernakullit të «Flijimeve më të mira», një revistë me tetë faqe me titullin Pjesë të zgjedhura nga Kulla e Rojës, libri Mana e përditshme qiellore për familjen e besimit (tani Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë) dhe libri i këngës Himne për agimin e Mijëvjeçarit. Duke filluar nga viti 1918, një shtypshkronjë në Detroit të Miçiganit, SHBA, shtypi dhe dërgoi në Rumani botimin Kulla e Rojës dhe Shpallësja e pranisë së Krishtit në gjuhën rumune, dhe fletushkën mujore Katedra e popullit, e cila demaskonte haptazi fenë e rreme.
Meqë lajmi i mirë po përparonte shumë, Jakob B. Shima, një Student i Biblës me origjinë rumune, u caktua të ndihmonte për drejtimin e veprës dhe për njohjen e të drejtave ligjore të saj. Pak kohë pasi shkoi në Kluzh, në vitin 1920, Shima u takua me Keroli Sabon dhe me Jozef Kisin. Gjëja e parë që duhej të bënin, ishte të gjenin një shtëpi të përshtatshme në Kluzh që do të shërbente si zyrë dege. Por shtëpi nuk kishte, prandaj vëllezërit hapën përkohësisht një zyrë në apartamentin e një vëllai. Kështu, në prill të vitit 1920, u krijua dega e parë, si dhe enti ligjor Watch Tower Bible and Tract Society. Për njëfarë kohe, dega e Rumanisë mbikëqyrte edhe veprën në Bullgari, Hungari, ish-Jugosllavi dhe Shqipëri.
Në atë kohë, vala revolucionare që përshkoi gjithë Ballkanin, filloi të ndikonte edhe në Rumani. Përveç paqëndrueshmërisë
politike, u përhap vrullshëm edhe diskriminimi kundër hebrenjve, sidomos në universitete, dhe, në një sërë qytetesh, studentët u ngritën në revoltë. Qeveria reagoi duke ndaluar grumbullimet publike. Megjithëse përhapësit, që tani quhen pionierë, nuk kishin lidhje me trazirat, më shumë se 20 prej tyre i arrestuan, i trajtuan me ashpërsi dhe u konfiskuan literaturën.Sidoqoftë, vëllezërit vazhduan të ishin të zellshëm në shërbim, dhe kërkesa për literaturë rritej. Shtypshkronjat tregtare po ngrinin çmimin, kështu që dega shqyrtoi disa mundësi të tjera. Në të njëjtën kohë, u nxor në shitje një shtypshkronjë që po përdornin vëllezërit, e cila ndodhej në rrugën 36 Regina Maria, Kluzh. Pasi mori miratimin nga selia qendrore, dega e bleu këtë pronë ideale që përfshinte dy ndërtesa, njëra me katër kate dhe tjetra me dy.
Rinovimet filluan në mars 1924, dhe për këtë erdhën vullnetarë nga vende të largëta si: Baja-Mare, Bistrica dhe
Rodna. Për të ndihmuar në këtë projekt, mjaft vëllezër shitën sende personale, ndërsa të tjerë dhanë ushqime dhe materiale ndërtimi. Ata i transportuan shumicën e këtyre materialeve me torba të veçanta të quajtura desagi, të cilat mund të mbahen në sup ose të vihen mbi kalë.Për të përmirësuar shtypshkronjën, dega bleu midis të tjerave tre makineri linotipi, dy makina shtypi të sheshta, një shtypshkronjë rotative, një makinë palosëse automatike dhe një makinë shtypi që bën relieve të praruara. Me këto makineri, shtypshkronja shpejt arriti standardin më të lartë të cilësisë së shtypjes në vend.
Një nga 8 anëtarët e familjes Bethel mbikëqyrte 40 punëtorët që nuk ishin Dëshmitarë, të cilët punonin me tre turne. Ata punuan vërtet shumë, siç duket edhe nga raporti i botimeve për 1924-ën, viti i parë i punës. Si në rumanisht, edhe në hungarisht u shtypën 226.075 libra, 100.000 broshura dhe 175.000 revista. Midis librave që u shtypën ishte dhe Harpa e Perëndisë, i cili përdorej për të studiuar Biblën dhe, nga shtatë vëllimet Studime mbi Shkrimet, vëllimi i parë me titull Plani hyjnor i epokave.
Pas dy vjet pune përgatitore, dega shtypi në gjuhën rumune një version të librit Skenari i Fotodramës së Krijimit. Nga emri kuptohet që Skenari bazohej te «Fotodrama»—një fjalim me diapozitiva të bërë me xham të pikturuar, filmime dhe zë të sinkronizuar. Auditori mund të shihte ngjarjet që nga fillimi i krijimit të Tokës dhe deri në fund të Mbretërimit Mijëvjeçar të Krishtit. Edhe pse nuk ishte aq i gjallë sa «Fotodrama», Skenari përmbante 400 piktura të shtypura, si dhe mësime të shkurtra për çështje doktrinale, historike e shkencore. Të gjitha këto i nxitën shumë lexues të shqyrtonin Biblën.
Shtohen grupet e studimeve biblike
«Shpallni, shpallni, shpallni Mbretin dhe Mbretërinë e tij!»—nxiti Jozef Radhërfordi në kongresin e vitit 1922, në Sidër-Point të Ohajos. Kjo thirrje entuziazmuese e nxiti popullin e Perëndisë në mbarë botën, duke e bërë më të zellshëm. Në Rumani, vëllezërit e predikuan lajmin e mirë në territore të reja dhe bënë akoma më shumë dishepuj.
Si e studionin Biblën në atë kohë, njerëzit e interesuar? Ata merrnin pjesë në ato që quheshin Studimet Biblike të Bereasve. Shqyrtoheshin pyetje dhe materiali mësimor merrej nga botime të ndryshme, të cilat mund të porositeshin me postë. Programi i studimit paraqitej në Kullën e Rojës. Studentët që kishin përparuar, përfitonin edhe nga kursi Shkolla Ndërkombëtare e së Dielës, i cili i ndihmonte të bëheshin mësues të Fjalës së Perëndisë.
Përfaqësuesit e degës i vizitonin grupet e studimit, mbanin fjalime dhe i ndihmonin për çështje të ndryshme frymore. Megjithatë, veprën baritore dhe mësimdhënien e kryenin pelegrinët ose ata që sot quhen mbikëqyrës udhëtues. Në vitin 1921 kishte gjashtë pelegrinë, kurse dy vjet më vonë, tetë. Këta punëtorë të zellshëm mbanin mbledhje në qindra qytete, qyteza e fshatra, dhe u flitnin dhjetra mijë njerëzve të etur frymësisht.
Dy nga këta pelegrinë ishin Imanoil Kinta, i përmendur më parë, dhe Onisim Filipoju. Në një rast në Bukovinë, një rajon verior, midis dëgjuesve të shumtë të vëlla Kintas kishte edhe adventistë e baptistë. Disa nga ata reaguan pozitivisht ndaj së vërtetës. Më vonë, këta vëllezër u caktuan në Bukuresht, ku ndihmuan shumë të tjerë të merrnin njohurinë e saktë të Fjalës së Perëndisë. Një burrë me mirënjohje shkroi: «Falënderoj Perëndinë që dërgoi vëllezërit Onisim
dhe Imanoil, të cilët u munduan shumë të më bindnin dhe të më hapnin sytë. Zotëria do të kryejë një vepër të madhe në këtë qytet, por duhet durim.»Në vitin 1920, vëllezërit mbajtën asambletë e para, një në qytetin Brebi, në qarkun e Sëlazhit dhe një në qytetin Okna-Dezhulu, në qarkun e Kluzhit. Në të dyja qytetet mund të shkoje me tren, dhe lajmëtarët e të interesuarit e siguruan vetë strehimin. Në to morën pjesë afro 500 delegatë nga e gjithë Rumania. Ata dhanë një dëshmi të shkëlqyer me sjelljen e tyre.
Megjithatë, bashkë me rritjen e numrit të lajmëtarëve filluan edhe kundërshtimet. Në fakt, vëllezërit u përndoqën nga elementët politikë dhe fetarë që në fillim të Luftës I Botërore.
Armiqtë përfitojnë nga ethet e luftës
Të nxitur nga nacionalizmi dhe kleri, autoritetet politike nuk i toleruan ata që nuk kishin një frymë patriotike dhe që s’donin të vritnin për atdheun. Kështu, kur shpërtheu Lufta I Botërore, shumë vëllezër u arrestuan dhe u dënuan. Madje, disa u ekzekutuan. Një prej tyre ishte edhe Joan Rusi, një burrë i sapomartuar nga fshati Petreshti-de-Mizhlok, në jug të Kluzhit.
Stërnipi i Joanit, Danieli tregon: «Në vitin 1914, Joan Rusin e thirrën për shërbimin ushtarak. Meqë nuk pranoi të shkonte në luftë, u dërgua në Bukuresht dhe u dënua me vdekje. Përpara ekzekutimit e detyruan të hapte varrin e tij dhe të rrinte aty pranë, përballë skuadrës së pushkatimit. Pastaj oficeri e lejoi të thoshte fjalët e fundit. Joani vendosi të lutej me zë. Të prekur nga lutja e tij, ushtarët ngurruan dhe nuk donin ta pushkatonin. Pastaj, oficeri mori mënjanë
një prej tyre dhe i premtoi se, nëse do ta qëllonte të burgosurin, do t’i jepte tre muaj leje bashkë me rrogën. Ushtari e pranoi ofertën dhe qëlloi, kështu fitoi pushimin.»Në vitin 1916, edhe vëllezërit Kis dhe Sabo u arrestuan, por u dënuan me pesë vjet burg. Ata u akuzuan si «të rrezikshëm» dhe u mbajtën 18 muaj në izolim, në një burg të sigurisë së lartë në Ajud. Përse ishin «të rrezikshëm» Jozefi dhe Keroli? Sipas fjalëve të gjykatësit, ata kishin «shpallur mësime që ndryshonin nga ato që njiheshin zyrtarisht». E thënë thjesht, nuk u burgosën vetëm ngaqë nuk pranonin të vritnin, por edhe sepse mësonin të vërteta biblike që binin ndesh me teologjinë e vendit.
Nga burgu ata u shkruanin kongregacioneve dhe grupeve për t’i inkurajuar. Në një letër, pjesërisht thuhej: «Duam t’ju shprehim gëzimin që Ati ynë i dashur qiellor, i cili meriton mirënjohjen, lavdinë dhe nderimin, ka lejuar të përhapet drita nëpërmjet Kullës së Rojës. Besojmë se vëllezërit e çmojnë Kullën e Rojës dhe e ruajnë atë si qiri që regëtin gjatë stuhisë.» Të dy u liruan në vitin 1919—tamam në kohë për të ndihmuar në formimin e zyrës së degës vitin tjetër.
Shtohet kundërshtimi i klerit
Edhe pas përfundimit të Luftës I Botërore, në vitin 1918, kleri vazhdoi ta kundërshtonte popullin e Perëndisë. Një prift e kritikoi publikisht pikëpamjen e Studentëve të Biblës për pavdekësinë e shpirtit dhe për rolin e Marisë. Ai shkroi: «Dëshira për një jetë të mirë në tokë po i çmend [Studentët e Biblës]. Ata pohojnë se të gjithë janë vëllezër e motra dhe se njerëzit e çdo kombësie janë të barabartë.» Pastaj u ankua se është e vështirë të marrësh masa ligjore kundër Studentëve të Biblës, pasi ata «të japin përshtypjen se e duan të vërtetën, janë fetarë, paqësorë e të përulur».
Në vitin 1921, priftërinjtë e Bukovinës i shkruan një letër Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Drejtësisë, ku i kërkonin që të ndalohej vepra e Studentëve të Biblës. Në fakt, klerikët e xhindosur nga pothuajse të gjitha zonat ku ishte përhapur e vërteta, ishin tërbuar me popullin e Perëndisë. Kisha Ortodokse, Kisha Katolike dhe kishat e tjera organizuan fushata urrejtjeje, duke i nxitur individët dhe turmat që të sulmonin vëllezërit. Në një letër që dega i dërgoi selisë qendrore, shkruhej: «Në këtë vend kleri ka pozita mjaft të larta në qeveri, dhe vepra jonë është në njëfarë mase në dorën e tyre. Çdo gjë do të shkonte shumë mirë nëse do të zbatonin ligjin, por ata po e keqpërdorin pushtetin e tyre.»
Në përgjigje të breshërisë së ankesave të klerit, Ministria e Kulteve u dha miratimin «forcave të rendit» që të pengonin predikimin dhe mbledhjet e popullit të Jehovait. Kështu, policia u bë vegël e kishave dhe i arrestonte vëllezërit me akuzën për prishjen e qetësisë. Megjithatë, ligji nuk ishte i qartë, prandaj dënimet ndryshonin. Një problem ishte
edhe sjellja e mirë e vëllezërve. Një gjykatës tha: «Studentët e Biblës nuk mund të dënohen, sepse janë njerëzit më paqësorë.»Sidoqoftë, persekutimi u shtua dhe, në fund të vitit 1926, u ndalua botimi i Kullës së Rojës. Por kjo nuk pengoi që ushqimi frymor të përhapej. Vëllezërit thjesht ndryshuan emrin e revistës. Duke filluar nga numri 1 janar 1927, botimi në gjuhën rumune u quajt E korra, më vonë Drita e Biblës dhe së fundi Agimi. Ekuivalentja e saj në hungarisht u quajt Pelegrini i krishterë, më pas Ungjilli dhe përfundimisht Revista e atyre që besojnë në gjakun e Krishtit.
Mjerisht, në këtë kohë, Jakob B. Shima u nuk qëndroi besnik. Madje, në vitin e 1928 si pasojë e veprimeve të tij, u humb tërë prona e degës dhe të gjitha pajisjet e saj. Libri vjetor 1930 raportonte se vëllezërit «janë shpërndarë dhe ndihen mjaft të pasigurt». Këto ngjarje shqetësuese bënë që në vitin 1929 mbikëqyrja e veprës t’i caktohej degës së Gjermanisë dhe më vonë Zyrës së Evropës Qendrore në Bernë, Zvicër. Të dyja degët vepruan nëpërmjet një zyre që vëllezërit hapën më vonë në Bukuresht.
‘Të lutem, mos ma digj librin!’
Pavarësisht nga këto sprova, besnikët e organizuan dhe e vazhduan përsëri predikimin, madje edhe në zona të reja. Më 24 gusht 1933, zyra e Rumanisë shkroi: «Këta njerëz janë të uritur për të vërtetën. Vëllezërit në shërbimin në fushë na shkruajnë se, kur japin dëshmi, turma fshatarësh i shoqërojnë derë më derë që të dëgjojnë më shumë për të vërtetën.»
Në një rast, një grua nevojtare kërkoi një libër që po shpërndahej dhe madje dha një kontribut të vogël për veprën e Mbretërisë. Kur prifti i fshatit e mori vesh, i shkoi
menjëherë në shtëpi. «Ma jep librin që ta hedh në zjarr!»—e urdhëroi ai.«Të lutem At, mos e digj,—iu lut gruaja,—sepse na ngushëlloi, dhe do të na ndihmojë të përballojmë mjerimin tonë.» Kështu, ajo nuk e lëshoi librin nga dora.
Një grua tjetër që i vlerësonte shumë botimet, ishte një dukeshë që i kishte shërbëtorët Dëshmitarë të Jehovait. Një ditë ajo u tha atyre: «Ju nuk jeni më shërbëtorët e mi, por vëllezërit e mi.» Në një fshat tjetër, një vëlla i tha një grupi fëmijësh kureshtarë se po shpallte Mbretërinë e Perëndisë. Më pas, fëmijët filluan t’i nxitnin kalimtarët të merrnin literaturë. «Librat flasin për Perëndinë»,—thërritnin ata. Vëllai mbeti vërtet pa fjalë nga kjo mbështetje spontane e entuziazmuese, dhe shpejt e shpërndau të gjithë literaturën.
Nik Paluesi ishte një pionier gojëmbël që shkoi nga Greqia në Rumani për të ndihmuar për veprën. Pasi shërbeu në Bukuresht, ai u transferua në Galaci, një port i madh në lumin Danub. Në fund të vitit 1933, Niku shkroi: «U predikova rumunëve për pothuajse dy muaj e gjysmë, dhe Jehovai më bekoi shumë, megjithëse nuk mund të flitja në gjuhën e tyre. Pastaj, u dëshmova grekëve dhe armenëve, dhe falë ndihmës së
Zotërisë vizitova 20 qytete. Grekët u kënaqën vërtet nga ky mesazh.»Po, pavarësisht nga fushata e klerit për të nxitur urrejtje, shumë njerëz me zemër të ndershme donin ta dëgjonin lajmin e mirë. Një nga ata ishte një kryetar bashkie i cili lexoi me një frymë disa broshura dhe më vonë deklaroi se e priste me padurim botën e re. Në një qytet tjetër, një burrë kërkoi disa nga këto botime, duke premtuar se do t’ua shpërndante të gjithë atyre që dëshironin t’i lexonin.
Riorganizohet vepra
Në vitin 1930, dy vjet pasi Shima nuk qëndroi besnik, Martin Majaroshi, një rumun me origjinë hungareze nga Bistrica e Transilvanisë, u caktua për të mbikëqyrur veprën. Pas një stërvitjeje prej gjashtë javësh në degën e Gjermanisë, vëlla Majaroshi hapi një zyrë në Bukuresht. Jo shumë kohë më pas, në Rumani u shtyp përsëri në gjuhën rumune Kulla e Rojës, e cila përkohësisht botohej në Austri dhe Gjermani, por kësaj radhe nga një shtëpi botuese me emrin Libri i Artë, në Bukuresht.
Pas shumë përpjekjesh, në vitin 1933 vëllezërit krijuan një ent ligjor të ri—The Bible and Tract Society of Jehovah’s Witnesses. Ajo ndodhej në rrugën 33 Krishana, Bukuresht. Megjithatë, për shkak të kundërshtimit fetar dhe politik, vëllezërit mund të regjistroheshin vetëm si ent tregtar.
Gjithsesi, këto përpjekje ndihmuan që të rivendosej një gjendje sigurie dhe të përparonte vepra e predikimit. Madje, shumë lajmëtarë filluan shërbimin si pionierë, kurse të tjerë rritën shërbimin, sidomos në dimër kur fshatarët ishin më të lirë. Gjithashtu, vëllezërit dëgjonin fjalimet biblike që transmetoheshin në valët e radiove të huaja. Fjalimet ishin veçanërisht të dobishme për njerëzit që nuk shkonin në
mbledhje nga frika e fqinjëve ose e priftërinjve. Kulla e Rojës njoftonte oraret e programeve, titujt e fjalimeve dhe frekuencat e radiove.Një gjë tjetër që ndihmoi në përparimin e lajmit të mirë, ishte gramafoni portativ që u prodhua nga organizata e Jehovait. Gjatë viteve 30, kongregacionet dhe individët mund të porositnin një të tillë, si edhe fjalime biblike të incizuara. Një njoftim te Buletini (tani Shërbimi ynë i Mbretërisë) thoshte se këto të fundit shërbenin për të inkurajuar «jo vetëm vëllezërit, por edhe të gjitha familjet që kishin gramafon, dhe e donin të vërtetën».
Sprova të tjera të brendshme
Gjatë viteve 20 dhe 30 u hodh më shumë dritë për Fjalën e Perëndisë, dhe u pa e nevojshme që çdo i krishterë të jepte dëshmi për të vërtetën. Një shkëndijë e ndritshme u duk në vitin 1931, kur Studentët e Biblës morën emrin Isa. 43:10-12) Studentët e Biblës që nuk ishin dakord me veprën e predikimit, u penguan nga ky ndryshim dhe e lanë organizatën. Disa madje u bënë apostatë dhe morën emrin «Mijëvjeçaras». A do ta përballonin me besim besnikët këtë sprovë? A do ta vazhdonin predikimin, edhe pse kundërshtoheshin nga kleri dhe apostatët?
Dëshmitarë të Jehovait. Ky emër i bazuar në Bibël nuk është një etiketë. Ai tregon se personi që mban këtë emër, mbështet dhe shpall pozitën e Jehovait si Perëndi. (Ndonëse disa u dorëzuan përballë kësaj sprove, shumë të tjerë vazhduan t’i shërbenin Jehovait me besnikëri dhe me zell. Një pjesë nga raporti për vitin 1931 pohonte: «Në Rumani ka rreth 2.000 vëllezër dhe, ndonëse në rrethana tepër të vështira, kanë shpërndarë gjatë këtij viti 5.549 libra dhe 39.811 broshura.» Vitin pasues, shfaqën edhe më shumë zell, sepse shpërndanë 55.632 libra dhe broshura.
Për më tepër, përndjekja shpesh ka shkaktuar një ndikim krejt të kundërt nga ai që pritej. Për shembull, të gjithë Dëshmitarët e një zone vendosën si grup që ta bënin publike ndarjen nga «Babilonia e Madhe». (Zbul. 18:2, 4) Për pesë ditë me radhë këta vëllezër dhe motra të zellshëm vërshuan te bashkia që të bënin dokumentet për të hequr dorë nga kisha e tyre e mëparshme.
Drejtuesit e komunitetit u befasuan, kurse prifti i zonës u trondit. Në fillim ai shkoi në rajonin e policisë për mbështetje, por ishte e kotë. Prandaj, nxitoi për në bashki dhe e akuzoi noterin se ishte komunist meqenëse i ndihmoi këta njerëz të bënin dokumentet. I ofenduar, noteri ia ktheu me zemërim se, edhe sikur të vinte i gjithë komuniteti, do t’i ndihmonte t’i mbushnin certifikatat e tërheqjes. Kështu, prifti nuk vazhdoi dot më tutje dhe vëllezërit arritën ta përfundonin punën që kishin nisur.
«Mendon të më qëllosh?»
Në predikimet e tyre, klerikët folën ashpër kundër Dëshmitarëve të Jehovait. Gjithashtu, vazhduan t’i bënin presion qeverisë që të ndalonte veprën. Sigurisht që Ministria e Kulteve, vegla politike e klerit, vazhdoi të përdorte policinë për të ngacmuar vëllezërit. Në një rast, një shef policie dhe një polic hynë në mënyrë të paligjshme në një shtëpi ku mbaheshin mbledhjet e krishtere.
«Dua të shoh lejen tuaj për të mbajtur mbledhjet fetare»,—i tha shefi pronarit të shtëpisë, një vëllai që do ta quajmë Xhorxh.
Duke menduar se ndoshta shefi nuk e kishte autorizimin, Xhorxhi iu përgjigj: «Kush të autorizoi të hysh në shtëpinë time?»
Burri nuk kishte ç’të thoshte, kështu që Xhorxhi i kërkoi të largohej. I detyruar, ai shkoi drejt derës. Megjithatë, ndërsa dilte, e urdhëroi policin të ruante në derën e jashtme dhe ta arrestonte Xhorxhin nëse përpiqej të largohej nga shtëpia. Më vonë, kur Xhorxhi doli jashtë, polici e arrestoi «në emër të ligjit».
—Në emër të cilit ligj?—e pyeti Xhorxhi.
—Kam një urdhër arresti për ty,—pohoi ai.
Xhorxhi kishte qenë polic dhe e njihte ligjin, prandaj i kërkoi të shihte urdhrin. Ajo që dyshonte Xhorxhi ishte e vërtetë, burri nuk kishte asnjë urdhër. Meqë s’mund ta arrestonte sipas ligjit, polici mendoi ta frikësonte Xhorxhin duke mbushur pushkën.
—Mendon të më qëllosh?—e pyeti Xhorxhi.
—Jo. Nuk jam budalla.—ia ktheu me zemërim polici.
—Po atëherë pse e mbushe pushkën?—tha Xhorxhi.
Pas kësaj, burri e kuptoi marrëzinë e veprimeve të tij dhe u largua. Që kjo ngjarje të mos përsëritej më, Xhorxhi e hodhi në gjyq shefin e policisë për shkelje të pronës private. Çuditërisht, shefi u gjobit dhe u dënua me 15 ditë burg.
Në një rast tjetër, një vëlla i moshuar dha dëshmi të shkëlqyer në sallën e gjyqit. Gjykatësi mbante në dorë dy libra të botuar nga Dëshmitarët e Jehovait. Duke i tundur përpara vëllait, ai e akuzoi për propagandë me anë të shpërndarjes së literaturës fetare.
«Nëse do të më dënoje sepse shpall të vërtetën e Fjalës së Perëndisë,—iu përgjigj vëllai,—unë nuk do ta shihja këtë si dënim, por si medalje. Zotëria Jezu u tha ithtarëve të tij të gëzoheshin kur i persekutonin për hir të drejtësisë, sepse kështu bënë edhe me profetët në lashtësi. Në fakt, edhe Jezui nuk u persekutua dhe nuk u vu në shtyllë për keqbërje, por sepse foli për të vërtetën për Perëndinë.»
Vëllai vazhdoi: «Prandaj, nëse ky gjyq më dënon sepse me këto dy libra shpall mesazhin e Jezuit për Mbretërinë, po dënon një njeri që nuk ka kryer asnjë krim.» Gjykatësi i tërhoqi akuzat.
«Askund tjetër vëllezërit nuk përballojnë vështirësi më të mëdha»
Pas vitit 1929, rënia e çmimeve të prodhimeve bujqësore, përhapja e papunësisë dhe trazirat politike shkaktuan një rritje të shpejtë të grupeve politike ekstremiste, ku përfshiheshin edhe fashistët. Për më tepër, gjatë viteve 30, Rumania filloi të ndikohej gradualisht nga Gjermania Naziste. Këto ngjarje nuk ishin një shenjë e mirë për Dëshmitarët e Jehovait. Në fakt, Libri vjetor 1936 thotë: «Në asnjë vend të botës vëllezërit nuk përballojnë vështirësi më të mëdha se ato në Rumani.» Gjatë periudhës së viteve 1933-1939, u ngritën 530 padi kundër Dëshmitarëve të Jehovait. Kuptohet, prokurorët kërkonin vazhdimisht
ndalimin e veprës dhe mbylljen e zyrës së Bukureshtit.Më në fund, në orën 8.00 të mbrëmjes së 19 qershorit 1935, policia erdhi në zyrë me një letër që në të vërtetë ishte autorizim i jashtëligjshëm. Ata konfiskuan dokumentet dhe më shumë se 12.000 broshura, si dhe vunë një rojë. Megjithatë, një vëlla arriti të largohej nga dera e pasme dhe u lidh me një avokat zemërdhembshur, i cili ishte edhe senator. Avokati mori në telefon autoritetet përkatëse, të cilat anuluan mbylljen e paligjshme të zyrës dhe i rikthyen të gjitha dokumentet. Por ky lehtësim nuk zgjati shumë.
Më 21 prill 1937, Ministria e Kulteve lëshoi një urdhër ndalimi, që u botua në revistën zyrtare dhe në gazetat e tjera. Urdhri pohonte se aktiviteti i Dëshmitarëve të Jehovait në Rumani ndalohej rreptësisht dhe se ata që shpërndanin ose edhe që lexonin literaturën e tyre do të arrestoheshin e do të dënoheshin, si dhe botimet do t’u konfiskoheshin.
Vëllezërit e apeluan këtë vendim. Megjithatë, ministri përkatës, meqë e dinte se argumenti i tij nuk ishte bindës, e shtyu tri herë seancën. Pastaj, përpara se të afronte data e fundit, Mbreti Karol II e shpalli Rumaninë vend diktatorial. Në qershor 1938 doli një urdhër tjetër kundër Dëshmitarëve të Jehovait. Vëllezërit ngritën përsëri padi. Gjithashtu, ata i shkruan mbretit një letër zyrtare, ku pohonin se botimet e Dëshmitarëve janë edukative, jo armiqësore dhe nuk nxitin trazira në popull. Madje, kjo letër e drejtonte vëmendjen te një vendim i mëparshëm i Gjykatës së Lartë për këtë çështje. Mbreti ia dërgoi atë Ministrisë së Kulteve. Cila ishte përgjigjja? Më 2 gusht 1938, ministria e mbylli dhe e vulosi zyrën në Bukuresht.
Gjatë kësaj kohe të vështirë, një numër i madh vëllezërish, madje familje të tëra, u arrestuan dhe u burgosën, në disa raste vetëm sepse këndonin këngë Mbretërie në shtëpi. Periudha
e burgimit zgjaste nga tre muaj deri në dy vjet. Por si i zbulonin këta vëllezër? Shumë spiunoheshin nga njerëz të ndikuar prej klerit. Këta spiunë visheshin si punëtorë, shitës ambulantë e kështu me radhë.Gjithashtu, arrestohej kushdo që mbante literaturë. Një vëlla që punonte në pyje si sharrëxhi, kishte marrë me vete Biblën dhe Librin vjetor. Një ditë policia kontrolloi sendet personale të të gjithëve dhe gjeti literaturën e vëllait. E arrestuan, dhe e detyruan të bënte bashkë me ta 200 kilometra në këmbë për të shkuar në gjykatë, ku edhe e dënuan me gjashtë muaj burg. Burgjet ishin plot e përplot me të burgosur, të pistë dhe të mbushur me pleshta. I vetmi ushqim ishte një supë që më shumë kishte ujë.
Lufta II Botërore sjell më shumë sprova
Në agimin e 1 shtatorit 1939, trupat ushtarake gjermane hynë furishëm në Poloni, duke ndezur kështu shkëndijën e një konflikti tjetër botëror, i cili do të sillte pasoja të rënda dhe afatgjata për Rumaninë. Në përpjekjet për sundim, Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania, që kishin nënshkruar një pakt mossulmimi, e ndanë Evropën Lindore në zona influence dhe Rumaninë e copëtuan. Hungaria mori pjesën veriore të Transilvanisë, Bashkimi Sovjetik mori Besarabinë e Bukovinën Veriore, ndërsa Bullgaria, Dobruxhën Jugore. Si pasojë, Rumania humbi një të tretën e popullsisë dhe të territoreve të saj. Në vitin 1940 mori pushtetin diktatura fashiste.
Qeveria e re e shpalli përkohësisht të pavlefshme kushtetutën dhe nxori një dekret, sipas të cilit njiheshin vetëm nëntë fe, ku kryesoret ishin Kisha Ortodokse, Kisha Katolike dhe Kisha Luterane. Dëshmitarët e Jehovait vazhduan të ishin nën ndalim. Aktet terroriste ishin të zakonshme, dhe në tetor të vitit 1940 vendin e pushtuan trupat gjermane. Në këto rrethana
të ekstreme, korrespondenca mes Rumanisë dhe Zyrës së Evropës Qendrore në Zvicër, pothuajse u ndërpre.Meqë shumica e Dëshmitarëve të Jehovait jetonin në Transilvani, Martin Majaroshi la Bukureshtin dhe u transferua në Tirgu-Muresh. Maria, gruaja e tij, ishte transferuar më parë atje për arsye shëndetësore. Pamfil dhe Elena Albu, të cilët kishin shërbyer po në zyrën e Bukureshtit, u transferuan në pjesën më veriore, në Baja-Mare. Nga këto dy qytete, vëllezërit Majaroshi dhe Albu riorganizuan veprën e predikimit dhe të shtypjes në fshehtësi të Kullës së Rojës. Bashkëpunëtori i tyre, Teodor Murarashu, qëndroi në Bukuresht, ku drejtoi aktivitetin në pjesën që i mbeti Rumanisë, deri në vitin 1941 kur e arrestuan.
Ndërkohë, vëllezërit vazhdonin të punonin fort në shërbim, duke shfrytëzuar çdo mundësi për të dhënë literaturë Hebr. 10:24, 25) Për shembull, ata që jetonin në fshat përfituan nga festat tradicionale që bëheshin në periudhën e korrjes, kur fermerët ndihmonin njëri-tjetrin për të mbledhur drithin dhe festonin duke treguar shaka e histori. Vëllezërit thjesht i zëvendësuan këto festa me mbledhjet e krishtere.
biblike, por me shumë kujdes. Për shembull, linin broshura në vendet publike, në restorante dhe në kabinat e trenit, me shpresën që literatura do t’i tërhiqte vëmendjen ndokujt. Gjithashtu, ata ia vunë veshin urdhrit biblik që të mblidheshin së bashku për t’u inkurajuar frymësisht, por sigurisht, duke treguar kujdes që të mos ngjallnin dyshime. («Të shtrënguar në çdo mënyrë»
Vëlla Majaroshi u arrestua në shtator të vitit 1942, por vazhdoi ta drejtonte veprën e predikimit që nga burgu. U arrestua edhe çifti Albu bashkë me 1.000 vëllezër dhe motra, disa nga të cilët u liruan vetëm pasi u rrahën dhe u mbajtën në burg për gati gjashtë javë. Për shkak të asnjanësisë së krishterë njëqind Dëshmitarë, ku përfshiheshin edhe disa motra, u dënuan me 2 deri në 15 vjet burg. Pesë vëllezër morën dënimin me vdekje, që më vonë iu ndryshua në burgim të përjetshëm. Në errësirën e natës, policia e armatosur tërhiqte zvarrë nëna dhe fëmijë të vegjël, duke ua lënë kafshët pa mbrojtje dhe shtëpitë në dorë të hajdutëve.
Në kamp, vëllezërit i priste një grup rojash, të cilët «i uronin mirëseardhjen». U lidhnin këmbët e zbathura dhe i shtrinin në dysheme, ndërsa një nga rojat ua fshikullonte me një shkop gome e teli bashkë. U thyheshin kockat, u binin thonjtë dhe u nxihej lëkura, që ndonjëherë u binte si lëvore peme. Priftërinjtë që patrullonin në kamp dhe shikonin gjithë këto tortura, talleshin: «Ku është Jehovai juaj që t’ju çlirojë nga duart tona?»
2 Kor. 4:8, 9) Ata ngushëllonin shokët e tyre të burgut me shpresën e Mbretërisë dhe disa e morën vërtet për zemër këtë shpresë. Një prej tyre ishte Teodor Mironi nga fshati Toplica, që ndodhet në pjesën verilindore të Transilvanisë. Pa filluar Lufta II Botërore, ai kishte arritur në përfundimin se Perëndia e ndalon vrasjen e njerëzve, kështu që nuk pranoi të shkonte ushtar. Prandaj, në maj të vitit 1943 u dënua me pesë vjet burg. Jo shumë kohë më pas, takoi Martin Majaroshin, Pamfil Albunë e Dëshmitarë të tjerë të burgosur, dhe pranoi një studim biblik. Teodori përparoi shpejt frymësisht dhe brenda pak javësh i kushtoi jetën Jehovait. Por, si u pagëzua?
Vëllezërit ishin «të shtrënguar në çdo mënyrë», por «jo të lënë në baltë». (Rastisi që Teodorin së bashku me 50 Dëshmitarë të tjerë rumunë i çuan nga një rrugë e tërthortë në kampin nazist në Bor, Serbi. Rrugës ndaluan në Jazbereni, Hungari, ku u bashkuan me më shumë se njëqind vëllezër që flitnin hungarisht. Gjatë një ndalese, rojat dërguan disa vëllezër në lumë që të mbushnin një fuçi me ujë. Meqë kishin fituar besimin e rojave, vëllezërit shkuan pa mbikëqyrje. Teodori shkoi me ta dhe u pagëzua në lumë. Nga Jazbereni të burgosurit i çuan me tren dhe me varka në Bor.
Në atë kohë, në kampin e Borit kishte 6.000 judenj, 14 adventistë dhe 152 Dëshmitarë. Vëlla Mironi kujton: «Kushtet ishin të tmerrshme, por Jehovai u kujdes për ne. Një rojë zemërdhembshur, të cilin e dërgonin shpesh në Hungari, sillte botime në kamp. Disa Dëshmitarë që i njihte dhe të cilëve u besonte, kujdeseshin për familjen e tij kur ai largohej, kështu që u bë për ta si një vëlla. Ky burrë, i cili ishte toger na paralajmëronte nëse do të ndodhte diçka. Në kamp kishte 15 pleq, siç quhen tani, të cilët organizonin tri mbledhje në javë. Mesatarisht merrnin pjesë 80 veta, sipas turneve që kishin. Gjithashtu mbanim Përkujtimin.»
Në disa kampe, Dëshmitarët që nuk ishin në burg lejoheshin t’u sillnin ushqim dhe gjëra të tjera vëllezërve të tyre të burgosur. Nga viti 1941 deri në vitin 1945, rreth 40 Dëshmitarë nga Besarabia, Moldavia dhe Transilvania u dërguan në kampin e përqendrimit në Shibot, Transilvani. Çdo ditë shkonin të punonin në fabrikën e përpunimit të drurit. Në kamp kishte fare pak ushqim, prandaj Dëshmitarët që banonin aty afër, sillnin në fabrikë çdo javë ushqime dhe rroba, të cilat vëllezërit i shpërndanin sipas nevojës.
Këto vepra të shkëlqyera ishin një dëshmi e jashtëzakonshme për shokët e tyre të burgut dhe për rojat. Gjithashtu, rojat panë se Dëshmitarët e Jehovait ishin të përgjegjshëm dhe të besueshëm. Prandaj, i lanë të bënin gjëra që zakonisht nuk u lejoheshin të burgosurve. Madje, një rojë në Shibot pranoi të vërtetën.
Bekimet e pasluftës
Kur mbaroi lufta në maj të vitit 1945, të gjithë Dëshmitarët e Jehovait u liruan nga burgjet dhe kampet e përqendrimit. Martin Majaroshi, në atë kohë 62 vjeç, u kthye në Bukuresht dhe zbuloi se zyra e vjetër ishte krejtësisht e zhveshur. S’kishte mbetur as edhe një makinë shkrimi. Një raport thoshte: «Vepra e Zotërisë rifilloi nga hiçi.» Përveçse organizuan veprën, vëllezërit kërkuan nga shteti regjistrimin ligjor dhe, shpejt, përpjekjet e tyre sollën rezultate të mira. Më 11 korrik 1945, u regjistrua Shoqata e Dëshmitarëve të Jehovait në Rumani.
Kjo e bëri më të lehtë organizimin e mbledhjeve, asambleve dhe shtypjen e literaturës. Të gjitha këto ripërtërinë veprën dhe i dhanë fund rrëmujës e përçarjeve që ishin përhapur. Në të vërtetë, gjatë vitit të parë të pasluftës, vëllezërit shtypën afërsisht 870.000 broshura dhe mbi 85.500 kopje të Kullës së Rojës, pavarësisht se në vend nuk kishte mjaft letër. Gjithashtu, u pagëzuan 1.630 veta.
Vëllezërit predikonin hapur edhe përpara se vepra të njihej ligjërisht. Përveç kësaj, mbanin mbledhje dhe fjalime speciale. Për Dëshmitarët në krahinën e Maramureshit, një vëlla, që ishte dëshmitar okular tregon: «Në kohën kur ushtritë ende s’ishin tërhequr, vëllezërit mblidheshin së bashku. Mund t’i shihje teksa vinin nga të gjitha fshatrat e rajonit pa pasur frikë fare. Ishte një kohë drithëruese. Disa ecnin 80 kilometra që të merrnin pjesë në mbledhje dhe këndonin e predikonin gjatë rrugës. Çdo të diel drejtuesi lajmëronte vendin e mbledhjes për të dielën tjetër.»
Për fjalimet njoftohej më parë dhe ato mbaheshin në qytetet e fshatrat ku kishte pak ose asnjë Dëshmitar. Vëllezërit niseshin aty rreth mesnatës dhe bënin deri 100 kilometra
drejt këtyre vendeve. Shpesh ecnin këmbëzbathur, sepse këpucët shiteshin tepër shtrenjtë. Sigurisht, i mbanin këpucët me vete, por në sup. I vishnin vetëm kur koha ishte e keqe, për shembull kur bënte një i ftohtë i hidhur. Një ditë para mbledhjes, vëllezërit shpërndanin literaturë, njoftonin temën e fjalimit dhe i ftonin njerëzit të merrnin pjesë. Pas fjalimit ktheheshin në shtëpi.Në Baja-Mare, Kluzh, Tirgu-Muresh dhe në Okna-Muresh, mbaheshin shumë asamble ku merrnin pjesë qindra vëllezër e të interesuar. Një çast i rëndësishëm i asamblesë së mbajtur në Baja-Mare në qershor të 1945-ës, ishte pagëzimi, që u bë dhjetë kilometra jashtë qytetit. Pas fjalimit që u mbajt në kopshtin e një vëllai, 118 kandidatët u zhytën në lumin Lëpyshyl që kalonte aty pranë. Sa mbresëlënës ishte pagëzimi në atë vend të bukur!
Në Tirgu-Muresh vëllezërit morën me qira një teatër me 3000 vende. Një ditë para asamblesë delegatët mbërritën
me tren, me karroca, me biçikleta dhe në këmbë. Disa filluan të predikonin menjëherë dhe i ftonin njerëzit për fjalimin publik që fliste për arkën e Noesë. Shumë vëllezër qanë nga gëzimi kur panë në tërë qytetin pankartat e shkruara bukur që njoftonin fjalimin. Kurrë nuk e kishin menduar se do të gëzonin një liri të tillë për të predikuar lajmin e mirë.Puna e madhe e vëllezërve u shpërblye jashtëzakonisht. Kishte aq të pranishëm, saqë jashtë teatrit u montuan dy altoparlantë të mëdhenj për pjesën tjetër të auditorit. Kështu, shumë fqinj e dëgjuan programin nga dritaret e tyre. Zyrtarët e qytetit dhe njerëz të tjerë me pozitë ishin ftuar që t’i shihnin dhe t’i dëgjonin personalisht Dëshmitarët e Jehovait. Për çudi, zunë të gjitha vendet e rezervuara për ta, madje edhe kënduan këngët.
Kongresi i parë kombëtar
Në fundjavë, më 28 dhe 29 shtator 1946, Dëshmitarët e Jehovait mbajtën kongresin e parë kombëtar në Rumani, në Bukuresht tek Arena Romake (Arenele Romane). Drejtoria e hekurudhave në Rumani jo vetëm që ra dakord të siguronte një tren apostafat, por ua dha me gjysmë çmimi biletën. Treni solli në Bukuresht mbi një mijë delegatë nga viset më të largëta të vendit. Shumë veta mbanin pankarta, duke zgjuar kureshtjen e të tjerëve. Megjithatë, gjatë udhëtimit nuk shkoi gjithçka mirë.
Kleri dëgjoi për kongresin dhe u përpoq të ndalte trenin. Një ditë para kongresit, të premten, Dëshmitarët vendës u mblodhën në stacion në orën 9.00, për të pritur vëllezërit, të cilët do të mbërrinin brenda orës 10.00. Ata pritën me durim deri në 6 pasdite, kur më në fund treni mbërriti. Nuk mund të përshkruhet entuziazmi i vëllezërve vizitorë dhe i mikpritësve që përqafoheshin me njëri-tjetrin. Policia erdhi që të ruante rendin, por kot që erdhi.
Pjesa më e madhe e Bukureshtit, përfshirë gati 12.000 shtëpi, ishte e shkatërruar nga lufta. Prandaj, nuk kishte mjaftueshëm vende për t’u strehuar. Por vëllezërit ishin të shkathët. Që të siguronin «shtretër» të tjerë, ata blenë një sasi të madhe kashte dhe e shpërndanë në kopshtin e një vëllai që jetonte në Berçeni, një zonë në periferi. Çuditërisht, në atë fund shtatori moti ishte i ngrohtë, ndaj familjet e kongresistëve u rehatuan bashkë me fëmijët në «dyshekë» kashte nën qiellin plot yje. Sot, pikërisht në atë vend, ndodhet një Sallë Mbretërie e re dhe e bukur.
Të 3.400 të pranishmit të shtunën në mëngjes u kënaqën jashtë mase kur dëgjuan se Kulla e Rojës do të botohej përsëri dy herë në muaj, si në rumanisht, ashtu dhe në hungarisht. Madje, atë mëngjes vëllezërve iu shpërndanë një mijë kopje të numrit të parë gjysmëmujor. Për njëfarë kohe revista pati katër artikuj studimi, pasi kështu vëllezërit mund të merrnin informacionin që humbën gjatë luftës.
E diela paradite u la për të predikuar. Kudo shihje grupe lajmëtarësh që njoftonin për fjalimin publik. Në pankartat e tyre tregohej një çekiç, një shpatë dhe një kudhër. Në to lexohej: «‘Shpatat kthehen në plore.’—Këto fjalë i frymëzoi Perëndia. I shkruan dy profetë. Por, kush do t’i zbatojë?» Lajmëtarët shpërndanë ftesa dhe revista, të cilat i mbanin në çanta lecke të bardha që vareshin në krah me një rrip, në të cilat shkruhej «Dëshmitarët e Jehovait», «Shpallësit e Mbretërisë së Perëndisë», ose «Shpallësit e Teokracisë».
Atë mbasdite Martin Majaroshi e filloi fjalimin publik me fjalët: «Sot fuqitë e mëdha po mbajnë një konferencë paqeje në Paris. Këtu, në kongresin tonë jemi 15.000 të pranishëm. Nëse do të kontrollohej me kujdes çdo Dëshmitar i Jehovait, nuk do të gjendej asnjë shpatë ose pushkë. Përse? Tashmë i
kemi kthyer shpatat në plore.» Vragat e luftës shiheshin kudo, prandaj fjalimi pati një ndikim të fuqishëm dhe ishte i kohës.Të dielën ishin të pranishëm Prokurori i Përgjithshëm, një sekretar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, disa oficerë policie dhe një grup priftërinjsh ortodoksë. Vëllezërit dhe zyrtarët mendonin se priftërinjtë do të bënin rrëmujë, sepse kështu kishin kërcënuar. Por vetëm njëri u përpoq të prishte programin. Kur vëllezërit vunë re se ai po nxitonte drejt platformës së oratorit gjatë fjalimit publik, e ndalën, e kapën fort prej krahësh dhe e kthyen në vendin e tij. «Nuk është e nevojshme që një prift ortodoks të marrë pjesë në këtë asamble,—i pëshpëritën në vesh vëllezërit,—megjithatë je shumë i mirëpritur nëse zë një vend dhe dëgjon.» Ai nuk e përsëriti më. Më vonë Prokurori i Përgjithshëm tha se i kishin pëlqyer fjalimet dhe i kishte bërë përshtypje rregulli i Dëshmitarëve të Jehovait.
Një vëlla shkroi më vonë për kongresin: «Komploti i armiqve dështoi plotësisht dhe vëllezërit u kthyen në shtëpi gjithë gëzim.» Gjithashtu, ata treguan se kishin një frymë të ripërtërirë paqeje dhe uniteti. Kjo gjë të inkurajonte, sepse shumë veta kishin ardhur në kongres me opinione të ndryshme si pasojë e përçarjeve të krijuara gjatë luftës.
Ndërsa për klerikët, gjërat nuk shkonin aq mirë, sepse në mjaft zona autoritetet nuk i mbështetnin dhe nuk bënin më kundër Dëshmitarëve të Jehovait atë që u kërkonin ata. Sigurisht, kjo nuk i pengoi që t’i akuzonin nga katedra e kishës. Madje, disa priftërinj shkuan më tej. Mblodhën banda huliganësh, meshkuj dhe femra, që t’i rrihnin lajmëtarët e Mbretërisë kur predikonin. Një herë, gruaja e një prifti ortodoks iu sul me një shkop një pioniereje dhe e goditi derisa iu thye. Në një raport të asaj kohe thuhej: «Kemi shumë çështje ligjore kundër këtyre klerikëve.»
Përpjekje të mëtejshme për të rivendosur unitetin
Në vitin 1947 Alfred Rytimani, nga dega e Zvicrës, ndenji dy muaj në Rumani. Ishte planifikuar të mbahej një kongres dhe vëlla Rytimani duhet të shoqëronte Hejdën Këvingtënin që vinte nga selia qendrore. Megjithatë autoritetet nuk i lejuan vëllezërit të mbanin kongresin dhe nuk i dhanë vizë vëlla Këvingtënit. Ndërsa Alfred Rytimanit i dhanë një vizë dy mujore, kështu që pati mundësi ta kalonte gushtin dhe shtatorin në Rumani.
Në fillim ai vizitoi Bukureshtin. Në aeroport e pritën disa vëllezër e motra që buzëqeshnin dhe mbanin nga një buqetë lulesh, një mënyrë tradicionale për të uruar mirëseardhjen. Ata e shoqëruan në zyrën e Bukureshtit, në rrugën 38 Aljon, që ishte shtëpia e një të interesuari. Zyra ishte transferuar atje në janar të vitit 1947. Megjithatë, ndërsa kërcënimi komunist u shtua, në vend të asaj adrese, vëllezërit përdornin zyrën në rrugën 38 Besarabia si adresë zyrtare. Ajo ishte blerë në korrik të 1945-ës dhe kishte një kolltuk, një makinë shkrimi të prishur, një dollap plot me broshura dhe revista të zverdhura nga vjetërsia. Edhe pse këto mund të konfiskoheshin vepra nuk do të pengohej. Nganjëherë atje punonte një motër.
Vëlla Rytimani u takua me Pamfil Albunë, presidentin e korporatës ligjore dhe Martin Majaroshin, i cili mbikëqyrte veprën në vend. Këta të dy shërbyen edhe si mbikëqyrës krahinorë. Ngaqë kishin humbur lidhjet prej vitesh, vëllezërit rumunë u entuziazmuan kur dëgjuan për zhvillimet e kohëve të fundit, të tilla si hapja e Shkollës së Shërbimit Teokratik nëpër kongregacione dhe e Shkollës së Galaadit, e cila stërviste misionarë. Sigurisht, të gjithë mezi pritnin që ajo e para të fillonte dhe në Rumani. Madje, vëllezërit filluan t’i shtypnin menjëherë në disa vëllime 90 mësimet e librit të shkollës Ndihmë teokratike për lajmëtarët e Mbretërisë, në rumanisht dhe hungarisht.
Sidoqoftë, qëllimi kryesor i vëlla Rytimanit ishte të vizitonte sa më shumë kongregacione e grupe që të mbante fjalimet kyç, që do t’i kishin dëgjuar në kongres. Prandaj,
bashkë me vëlla Majaroshin, i cili shërbente si përkthyes, bëri dy udhëtime në zonat ku e vërteta kishte baza të qëndrueshme. Vendi i parë që vizitoi, ishte Transilvania.Në Transilvani e në vende të tjera
Ashtu si edhe në vende të tjera, lajmëtarët në Transilvani bënë përpjekje të mëdha për të ndjekur mbledhjet speciale. Përveç kësaj, ishin të gatshëm të rrinin deri vonë, sepse programi i dy vizitorëve ishte i ngjeshur. Për shembull, në fshatin Vama Buzului programi i mbledhjes zgjati nga ora 10.00 e mbrëmjes deri në orën 2.00 të mëngjesit dhe asnjë nga 75 të pranishmit nuk u ankua.
Më vonë, Alfred Rytimani shkroi: «Njerëzit e shikojnë kohën me një tjetër sy, ndryshe nga ne në Zvicër. Ata nuk ngurrojnë të zgjohen në orën 2.00 ose 3.00 të mëngjesit për vizitorët dhe nuk shqetësohen për programimin e kohës, siç bëjmë ne. Megjithëse ecin më këmbë—ndonjëherë bëjnë rrugë të gjata zbathur—duket se kanë kohë më tepër se ne dhe stresohen më pak. Në fillim mendova se ishte një marrëzi që i bëmë mbledhjet aq vonë, por vëlla Majaroshi më siguroi se ishte e kundërta.»
Ndalesa tjetër ishte në Tirgu-Muresh, atëherë një qytet me 31.000 banorë. Edhe ai ishte dëmtuar rëndë nga lufta dhe vështirë se i kishte mbetur ndonjë urë. Megjithatë, disa prej 700 vëllezërve nga 25 kongregacionet që erdhën në mbledhje bënë gati 50 kilometra rrugë vetëm ardhje. Ajo u mbajt te lëndina e pyllit që ndodhej afër qytetit.
Vëllezërit shkuan edhe në Kluzh, ku u mblodhën 300 veta nga 48 kongregacione. Në qytet, vëlla Majaroshi i tregoi Rytimanit shtypshkronjën që kishin humbur në vitin 1928 për faj të Jakob Shimës. Ç’u bë me të? Vëlla Rytimani
shkroi në raportin e tij: «Vdiq vitin e kaluar. Ishte bërë pijanec.»Dy ndalesat e tjera ishin Satu-Mareja dhe Siget-Marmatjeja, afër Ukrainës. Rajoni kishte mbi 40 kongregacione rumune, hungareze dhe ukrainase. Fermerët dhe fshatarët nuk kishin nevojë për ndihmë nga vendet e tjera. Ata kujdeseshin vetë për të gjitha të mbjellat, lirin e kërpin dhe kishin kafshët e tyre, sidomos delet. Gjithashtu, i bënin vetë rrobat, batanijet dhe përpunonin lëkurën. Këpucët ia ndreqte këpucari i fshatit. Shumë vëllezër e motra vinin në mbledhjet speciale me rrobat tradicionale të bëra vetë, të qëndisura me fije liri dhe kërpi.
Në udhëtimin e dytë vëllezërit Rytimani dhe Majaroshi shkuan në Moldavi, në verilindje të Rumanisë. Ndalesa e parë ishte komuna Frëtyci, ku edhe pse të varfër vëllezërit ishin mikpritës të mirë. Nën dritën e mugët të llambave me vaj, ata u nxirrnin vizitorëve qumësht të freskët, bukë, kaçamak dhe vezë të ziera, të prera e të lyera pjesërisht me gjalpë të shkrirë. Të gjithë hanin në tase të vogla. Vëlla Rytimani shkroi: «Ky ushqim ishte mjaft i mirë.» Atë natë vëllezërit fjetën në kuzhinë pranë stufës, që të rrinin ngrohtë. Të zotët e shtëpisë fjetën mbi thasët e kashtës aty afër.
Sipas një raporti Dëshmitarët e këtij rajoni ishin të zellshëm në shërbim dhe Jehovai i kishte bekuar me bollëk. Në pranverën e vitit 1945 në atë zonë kishte 33 lajmëtarë. Gjatë vizitës më 1947 kishte 350, një rritje dhjetëfish për dy vjet.
Pastaj vëllezërit morën një karrocë me dy kuaj dhe bënë 120 kilometra rrugë nga Balkauci deri në Ivënkauci, tamam si në fshat. Një vëlla shkroi: «Megjithëse të vegjël, kuajt rumunë janë të shkëlqyer dhe mund të ecin në çdo rrugë, sado
e keqe qoftë, dhe në çdo kohë, si ditën, ashtu edhe natën.» Kongregacioni Balkauci ishte formuar në vitin 1945. Lajmëtarët atje kishin qenë anëtarë të një kishe evangjeliste dhe shërbëtori i kongregacionit kishte qenë një predikues laik. Në Ivënkauci mbledhja u bë në shtëpinë e një vëllai, sepse binte shi. Por kjo s’ishte gjë fare për 170 të pranishmit, pasi disa prej tyre kishin ecur zbathur 30 kilometra që të mbërrinin atje.Në fund të vizitave, dy vëllezërit kishin folur në 19 vende dhe të pranishmit në mbledhje, lajmëtarë e të interesuar, ishin gjithsej 4.504, nga 259 kongregacione. Gjatë kthimit në Zvicër, Alfred Rytimani mbajti fjalime dhe në Orashtie e Arad, ku një numër i madh vëllezërish bënë 60-80 kilometra rrugë për në mbledhje. Madje, një fermer 60 vjeçar i çmonte aq shumë mbledhjet sa eci këmbëzbathur 100 kilometra!
Mbledhjet speciale ishin një arritje e rëndësishme në historinë e veprës në Rumani. Ato u mbajtën në kohën e duhur, pasi vëllezërit kishin nevojë për inkurajim, por edhe të korrat frymore ishin pjekur. Rumunët ishin mërzitur me sundimtarët shtypës e me mizorinë e luftës dhe mjaft veta ishin zhgënjyer nga feja. Përveç këtyre, rënia e menjëhershme e leit, valutës rumune, në gusht të vitit 1947, papritur i la shumë veta pa asnjë lek në xhep. Prandaj, një pjesë e mirë e atyre që e kishin kundërshtuar mesazhin e Mbretërisë, ishin të prirur të dëgjonin.
Kishte edhe një arsye tjetër pse këto mbledhje speciale ishin në kohën e duhur. Po ziente një valë persekutimi e re dhe tepër e ashpër. Ajo do të ushqehej nga ideologjia ateiste dhe nga udhëheqësit e pamëshirshëm e jo tolerantë dhe do të vërshonte për pothuajse katër dekada.
Në Rumani vihet Perdja e Hekurt
Në nëntor të vitit 1946, një vit para vizitës së Alfred Rytimanit, në Rumani e morën pushtetin komunistët. Pas pak vitesh partia e tyre zhduku kundërshtarët që kishin mbetur dhe nisi punën për të futur Rumaninë nën kontrollin sovjetik. Si rrjedhim, institucionet kulturore dhe politike të Rumanisë u organizuan sipas modelit sovjetik.
Para se të fillonte persekutimi, vëllezërit përfituan plotësisht nga paqja që gëzonin dhe shtypën qindra mijë revista, broshura dhe botime të tjera, të cilat i futën në 20 depo anembanë vendit. Njëkohësisht, shumë vëllezër e zgjeruan aktivitetin e tyre dhe disa filluan shërbimin si pionierë. Dy nga ata ishin Mihai Nistori dhe Vasili Sabadai.
Mihai u caktua në veriperëndim dhe në qendër të Transilvanisë, ku vazhdoi si pionier edhe pas ndalimit komunist kur armiqtë e ndoqën për një kohë të gjatë. Si i shpëtoi ndjekjes? Ai tregon: «Bëra një çantë tamam si ajo që përdornin ata që shitnin dritare. Vishesha me rroba pune dhe mbaja vegla e xhama. Shkoja vërdallë qendrës së fshatrave dhe qyteteve ku isha caktuar të predikoja. Sa herë shihja një polic ose ndonjë njeri të dyshimtë, reklamoja me zë të lartë dritaret e mia. Vëllezërit e tjerë përdornin metoda të ndryshme për t’iu shmangur kundërshtarëve. Ishte një punë sa entuziazmuese, aq edhe e rrezikshme, jo vetëm për ne pionierët, por edhe për familjet që na futnin në shtëpi. Megjithatë, kënaqeshim pa masë kur shihnim që studentët e Biblës përparonin dhe rritej numri i lajmëtarëve.»
Edhe Vasili Sabadai e vazhdoi shërbimin si pionier, pavarësisht se i duhej të lëvizte shpesh. Ai ndihmoi veçanërisht për të gjetur dhe mbështetur vëllezërit e shpërndarë nga Sigurimi, qendra e rrjetit të gjerë të sigurimit të regjimit komunist. «Që të mos më arrestonin, duhet të isha mjaft i kujdesshëm dhe novator. Për shembull, përpara se të udhëtoja drejt një pjese tjetër të vendit, kërkoja një arsye të vlefshme. Një nga këto ishte një raport mjekësor për në llixha.
Meqë nuk lija arsye për dyshim, krijova linja komunikimi mes vëllezërve, kështu që mund të merrnin rregullisht ushqim frymor. Motoja ime ishte Isaia 6:8: ‘Ja ku jam! Më dërgo mua!’ dhe Mateu 6:33: ‘Vazhdo të kërkosh në radhë të parë Mbretërinë’. Këto vargje më dhanë gëzimin dhe forcën për të ngulmuar.» Pavarësisht nga kujdesi që tregonte, Vasilit i duheshin këto cilësi, se herët a vonë do të arrestohej si edhe shumë të tjerë.
Sulme të dhunshme kundër organizatës së Perëndisë
Rreth vitit 1948 korrespondenca me selinë qendrore u bë tepër e vështirë, prandaj shpesh vëllezërit i kodonin mesazhet në kartolina. Në maj të 1949-ës, Martin Majaroshi dërgoi një mesazh që e kishte marrë nga Petre Ranka, një bashkëpunëtor në zyrën e Bukureshtit. Ai tha: «Të gjithë në familje janë mirë. Ka fryrë erë e tërbuar dhe kemi kaluar një dimër të ashpër. Ishte e pamundur të punonim në fushë.» Më vonë, një vëlla tjetër shkroi se «familja nuk mund të marrë ëmbëlsira» dhe se «shumë janë të sëmurë». Donte të thoshte se nuk
mund të dërgohej ushqim frymor në Rumani dhe se mjaft vëllezër ishin në burg.Në zbatim të vendimit të Ministrisë të Drejtësisë, që u mor më 8 gusht 1849, zyra e Bukureshtit dhe banesat u mbyllën dhe të gjitha pajisjet bashkë me sendet personale u konfiskuan. Në vitet që pasuan, u arrestuan dhe u dënuan qindra vëllezër. Nën sundimin fashist, Dëshmitarët e Jehovait i akuzonin si komunistë, por, kur në pushtet erdhën komunistët, i vunë nofkën «imperialistë» dhe «propagandues amerikanë».
Kudo fshiheshin spiunë dhe informatorë. Libri vjetor 1953 thoshte se masat që morën komunistët, ‘ishin kaq të ashpra saqë ai rumun që merrte postë nga Perëndimi, shënohej në listën e zezë dhe mbahej nën vëzhgim’. Raporti vazhdonte: «Është e vështirë të imagjinosh tmerrin që përjetojnë atje. Edhe pjesëtarët e së njëjtës familje nuk mund t’i zënë besë njëri-tjetrit. Liria është zhdukur plotësisht.»
Në fillim të viteve 50 të shekullit 20, Pamfil dhe Elena Albuja, Petre Ranka, Martin Majaroshi, si dhe mjaft të tjerë u arrestuan dhe u akuzuan si spiunë të Perëndimit. Disa u torturuan që të zbulonin me hollësi sekretet dhe të tregonin ‘se ishin spiunë’. Megjithatë, treguan vetëm se adhuronin Jehovain dhe i shërbenin interesave të Mbretërisë së tij. Pas këtyre sprovave të rënda, disa vëllezër i burgosën, ndërsa të tjerë i çuan në kampet e punës. Si ndikoi kjo valë persekutimi në veprën e predikimit? Pikërisht atë vit,—më 1950—numri i lajmëtarëve në Rumani u rrit 8 për qind. Ç’dëshmi e fuqishme e mbështetjes së frymës së Perëndisë!
Vëlla Majaroshi atëherë ishte 60 vjeç dhe u dërgua në burgun Gerla të Transilvanisë, ku vdiq në fund të vitit 1951. «Të shumta e të mëdha ishin vuajtjet e tij për hir të së vërtetës,2 Tim. 4:7) Megjithëse nuk u burgos, edhe gruaja e tij, Maria, la një shembull të shkëlqyer qëndrueshmërie përballë vështirësive. Një vëlla e përshkroi si ‘një motër inteligjente, të kushtuar plotësisht në veprën e Zotërisë’. Pas arrestimit të Martinit, për Marinë u kujdesën të afërmit. Një prej tyre ishte Merioara, vajza e birësuar, të cilën po ashtu e burgosën dhe e liruan në vjeshtën e vitit 1955.
—thoshte një raport—sidomos që kur u arrestua në janar të vitit 1950. Tani këto vuajtje morën fund.» Po, për pothuajse 20 vjet, Martini duroi sulmet mizore të klerit, fashistëve dhe të komunistëve. Integriteti i tij na sjell në mendje fjalët e apostullit Pavël: «Luftën e shkëlqyer e bëra, vrapimin e përfundova, besimin e ruajta.» («Dëshmitarët e Jehovait janë njerëz të admirueshëm»
Më 1955 qeveria shpalli një amnisti dhe shumica e vëllezërve u lirua. Por liria e tyre zgjati pak. Që nga viti 1957 deri në vitin 1964, Dëshmitarët i ndoqën e i arrestuan përsëri dhe disa i dënuan me burgim të përjetshëm. Megjithatë, vëllezërit e burgosur nuk binin në dëshpërim, por inkurajonin njëri-tjetrin të qëndronin të patundur. Madje, njiheshin për parimet dhe integritetin e tyre. Një i burgosur politik kujton: «Dëshmitarët e Jehovait janë të admirueshëm, nuk dorëzohen dhe nuk e mohojnë fenë e tyre.» Shtoi se atje ku ishte ai, Dëshmitarët ishin «të burgosurit më të pëlqyer».
Më 1964 u shpall një tjetër amnisti. Megjithatë, zgjati fare pak, sepse midis viteve 1968 dhe 1974 pati arrestime në masë. Një vëlla shkroi: «Na kanë torturuar dhe tallur, sepse predikojmë ungjillin. Ju lutemi t’i kujtoni në lutje vëllezërit tanë të burgosur. E dimë se e gjithë kjo është një sprovë që duhet ta kalojmë të gjithë. Do të shkojmë ta predikojmë me Mateun 24:14. Por, edhe njëherë ju nxitim me gjithë zemër: mos na harroni!» Siç do ta shohim, Jehovai i dëgjoi lutjet e zjarrta e me lot të besnikëve të tij dhe i ngushëlloi në mënyra të ndryshme.
guxim lajmin e mirë, ashtu siç parathuhet nëSatanai mbjell farën e mosbesimit
Djalli i sulmon shërbëtorët e Perëndisë jo vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda. Për shembull, disa vëllezër që u liruan në vitin 1955 dhe që kishin pozitën e mbikëqyrjes para arrestimit, nuk u caktuan më në atë detyrë. Nga kjo, ata mbajtën mëri dhe mbollën farën e grindjes. Sa e trishtueshme ishte që, pasi qëndruan të patundur në burg, iu dorëzuan krenarisë kur u liruan. Në një rast një vëlla i njohur shkoi deri aty sa bashkëpunoi me Sigurimin që të shmangte dënimin, dhe si pasojë u solli dëme të mëdha besnikëve dhe veprës së predikimit.—Mat. 24:10.
Gjithashtu, populli i Perëndisë duhej të përballonte edhe pikëpamjet e ndryshme lidhur me çështje të ndërgjegjes. Për shembull, pasi arrestoheshin, vëllezërit mund të zgjidhnin të shkonin në burg ose të punonin në minierat e kripës. Disa i gjykonin ata që zgjidhnin punën se, sipas tyre, kishin bërë kompromis me parimet biblike. Të tjerë mendonin se motrat nuk duhet të lyheshin dhe se nuk ishte e përshtatshme të shkoje në kinema, në teatër ose madje të kishe një radio.
Megjithatë, në përgjithësi vëllezërit nuk e harruan kurrë çështjen më të rëndësishme—nevojën për t’i qëndruar besnikë Perëndisë. Kjo shihej qartë në raportin për vitin e shërbimit 1958, i cili tregonte se në shërbimin në fushë morën pjesë 5.288 lajmëtarë—mbi 1.000 më shumë se vitin e kaluar. Gjithashtu, në Përkujtim pati 8.549 të pranishëm dhe u pagëzuan 395 veta.
Romakët 13:1 ishin qeveritarët njerëzorë, jo Jehovai dhe Jezui, siç mendohej më parë. Meqë shumë vëllezër kishin vuajtur të zitë e ullirit nga dora e sundimtarëve mizorë, e kishin të vështirë ta pranonin këtë ndryshim të ri. Madje, disa menduan sinqerisht se ishte një trillim i hollë i komunistëve, që t’u nënshtroheshin plotësisht shtetit, në kundërshtim me Mateun 22:21.
Një tjetër sprovë filloi në vitin 1962, pasi Kulla e Rojës shpjegoi se ‘autoritetet më të larta’ të përmendura teNjë vëlla foli me një Dëshmitar tjetër, i cili kishte qenë në Berlin, Romë dhe në qytete të tjera. Ai kujton: «Ky udhëtar më siguroi se kuptueshmëria e re, nuk ishte një mashtrim komunist, por ushqim frymor nga klasa e skllavit. Megjithatë, përsëri dyshoja. Prandaj, e pyeta mbikëqyrësin krahinor se çfarë duhet të bënim tani.
Ai m’u përgjigj: ‘Të këmbëngulim që të bëjmë veprën—këtë duhet të bëjmë.’
Ajo ishte një këshillë e shkëlqyer dhe jam i kënaqur të them se edhe sot vazhdoj ‘të këmbëngul’.»
Pavarësisht nga vështirësitë e mëdha për të komunikuar, selia qendrore dhe dega që mbikëqyrte veprën në Rumani, bënë çdo përpjekje për t’i mbajtur vëllezërit në një hap me të vërtetën e zbuluar dhe për t’i ndihmuar të punonin si një familje frymore e bashkuar. Për këtë, shkruan mjaft letra dhe përgatitën artikuj të përshtatshëm për Shërbimin e Mbretërisë.
Si arriti ky ushqim frymor te populli i Jehovait? Çdo anëtar i Komitetit të vendit mbante lidhje sekrete me mbikëqyrësit udhëtues dhe pleqtë e kongregacioneve. Këto lidhje mbaheshin nëpërmjet korrierëve të besueshëm, të cilët merrnin dhe dërgonin letra nga zyra në Zvicër. Kështu, vëllezërit
mund të merrnin sadopak ushqim frymor dhe drejtimin teokratik.Gjithashtu, edhe vëllezërit e motrat besnike punuan me zell që të nxitnin një frymë harmonie brenda kongregacioneve dhe grupeve. Një nga ata ishte Josif Zhukani, që thoshte shpesh: «Nuk mund të shpresojmë të shpëtojmë në Harmagedon, nëse nuk vazhdojmë të marrim rregullisht ushqim frymor dhe nuk mbajmë një lidhje të ngushtë me ‘Nënën’.» Kjo do të thoshte se duhet të mbanin lidhje me pjesën tokësore të organizatës së Jehovait. Vëllezër të tillë ishin një pasuri e çmuar për popullin e Perëndisë dhe një ledh kundër atyre që përpiqeshin t’u thyenin unitetin.
Taktikat e armikut
Që t’u dobësonin besimin shërbëtorëve të Jehovait ose t’i detyronin të nënshtroheshin, komunistët përdorën spiunët, tradhtarët, torturën, propagandën mashtruese dhe kërcënimin me vdekje. Spiunët dhe informatorët ishin fqinj, kolegë pune, apostatë, pjesëtarë të familjes dhe agjentë të Sigurimit. Madje, këta të fundit depërtuan në kongregacione duke u shtirur sikur kishin interes për të vërtetën dhe mësonin termat teokratikë. Këta «vëllezër të rremë» shkaktuan dëme të mëdha dhe bënë që të arrestoheshin shumë veta. Madje, një prej tyre, Shavu Gabori kishte një pozitë të rëndësishme. Ai u demaskua në vitin 1969.—Gal. 2:4.
Gjithashtu, agjentët e qeverisë përdornin mikrofona të fshehtë për
të spiunuar individët dhe familjet. Timote Lazëri thotë: «Kur isha në burg për arsye të asnjanësisë së krishterë, Sigurimi i thërriste rregullisht në zyrat e tij prindërit dhe vëllanë e vogël. Atje i merrnin në pyetje deri në gjashtë orë. Në një rast, vunë një përgjues në shtëpinë tonë. Atë mbrëmje vëllai im elektricist vuri re se shigjetat e sahatit elektrik po lëviznin tepër. Ai kontrolloi rreth e rrotull dhe zbuloi dy pajisje përgjimi, të cilat i fotografoi dhe i çmontoi. Ditën tjetër erdhën agjentët e sigurimit dhe kërkuan lodrat e tyre, siç i quanin ata.»Propaganda e gënjeshtërt gjendej në artikuj që tashmë ishin botuar në vendet e tjera komuniste. Për shembull, artikulli «Sekti Jehovist dhe karakteri i tyre reaksionar» ishte marrë nga një gazetë ruse. Artikulli i akuzonte Dëshmitarët e Jehovait se kishin «karakterin e një organizate tipike politike» që synonte «të minonte punën në vendet socialiste». Gjithashtu, i nxiste lexuesit të raportonin këdo që mbështeste mësimet e Dëshmitarëve. Megjithatë, për njerëzit e arsyeshëm kjo propagandë politike pranonte tërthorazi se kundërshtarët kishin dështuar, pasi njoftonte se të gjithë Dëshmitarët e Jehovait ishin akoma tepër aktivë dhe aspak të heshtur.
Kur agjentët e Sigurimit kapnin një vëlla a motër, mizoria e tyre nuk njihte kufij. Që t’i detyronin viktimat e tyre të flitnin, përdornin madje substanca kimike që ndikonin në mendje dhe në sistemin nervor. Samoilë Bërëjani, një viktimë e këtij lloj abuzimi, tregon: «Para se të më merrnin në pyetje, më dhanë droga, të cilat ishin më të dëmshme se rrahjet. Shpejt, e ndjeva se diçka nuk shkonte tek unë. Nuk mund të ecja më drejt dhe as të ngjitja shkallët. Pastaj pata
pagjumësi kronike. Nuk arrija të përqendrohesha dhe mezi flitja.Shëndeti po më keqësohej gjithnjë e më tepër. Gati një muaj më vonë, nuk i shijoja më ushqimet. Aparati tretës nuk punonte më dhe më dukej sikur po më këputeshin kyçet. Ndieja një dhembje të padurueshme. Këmbët djersiteshin kaq shumë, saqë këpucët m’u prishën për dy muaj dhe m’u desh t’i hidhja. ‘Pse vazhdon të gënjesh?—pyeste hetuesi.—S’e sheh si je katandisur?’ Doja të shpërtheja nga inati dhe kisha nevojë për mjaft vetëkontroll.» Me kalimin e kohës vëlla Bërëjani e mori veten plotësisht nga ajo sprovë e rëndë.
Sigurimi përdori edhe presionin psikologjik. Aleksi Boiçuk kujton: «Nata më e vështirë për mua ishte kur më zgjuan dhe më çuan në një korridor ku mund të dëgjoja një vëlla që po e rrihnin. Më vonë dëgjova një motër që qante dhe pastaj zërin e nënës sime. Më mirë të më rrihnin mua se të duroja këto gjëra.»
U thanë vëllezërve se do t’i falnin nëse u tregonin emrat e Dëshmitarëve të tjerë, si dhe oraret e vendet e mbledhjeve. I nxitnin gratë që kishin burrat në burg t’i linin ata, që fëmijët e tyre të kishin një të ardhme më të mirë.
Shteti ua kishte marrë pronën shumë vëllezërve dhe i detyroi të punonin në kooperativa. Puna nuk ishte dhe aq e rëndë, por burrat duhej të ndiqnin mbledhjet politike, të cilat mbaheshin shpesh. Ata që nuk merrnin pjesë, i tallnin dhe i paguanin fare pak në krahasim me të tjerët. Është e qartë që kjo gjendje u krijoi vështirësi Dëshmitarëve të Jehovait, të cilët nuk merrnin pjesë në asnjë mbledhje ose aktivitet politik.
Kur bastisnin shtëpitë e Dëshmitarëve, agjentët e qeverisë konfiskonin edhe sendet personale, sidomos ato që mund të shiteshin. Gjithashtu, në mes të dimrit, shpesh u prishnin sobën, të vetmin burim për ngrohje në shtëpi. Pse gjithë kjo mizori? Ata mendonin se soba ishte një vend i përshtatshëm për të fshehur literaturën. Sidoqoftë, vëllezërit nuk heshtën. Siç do ta shohim, edhe ata që duruan abuzimet e vështirësitë në kampet e punës dhe në burgje, vazhduan të dëshmonin për Jehovain dhe të ngushëllonin njëri-tjetrin.
Lavdërojnë Jehovain në kampe dhe në burgje
Përveç burgjeve, Rumania kishte edhe kampe pune të mëdha. Një ishte në deltën e Danubit, një në ishullin e madh të Brëilës dhe i treti ishte në kanalin që lidhte Danubin me Detin e Zi. Që nga fillimi i komunizmit, Dëshmitarët e burgosur shpesh i vinin bashkë me ish-persekutuesit e tyre, të cilët ishin arrestuar, sepse kishin pasur lidhje me regjimin e mëparshëm. Një mbikëqyrës qarkor u burgos bashkë me 20 priftërinj. Sigurisht, me një auditor të tillë u bënë biseda interesante.
Për shembull, në një burg, një vëlla bisedoi gjatë me një profesor teologjie, i cili më parë u kishte bërë provim kandidatëve për priftërinj. Shpejt, vëllai zbuloi se profesori nuk dinte pothuajse asgjë për Biblën. Një nga të burgosurit që po e dëgjonte, kishte qenë gjeneral ushtrie në regjimin e mëparshëm.
«Si ka mundësi që ai artizan i thjeshtë e njeh Biblën më mirë se ti?»—e pyeti gjenerali profesorin.
Profesori iu përgjigj: «Në seminaret teologjike ne mësojmë traditën e kishës dhe gjërat që kanë të bëjnë me të, jo Biblën.»
Gjenerali u zhgënjye. Ai tha: «Kishim besim te njohuria jote, por me sa shoh, mjerisht, qenkemi mashtruar.»
Me kalimin e kohës, shumë të burgosur morën njohurinë e saktë për të vërtetën dhe ia kushtuan jetën Jehovait. Një nga këta ishte një burrë, i dënuar me 75 vjet për grabitje. Ai bëri një ndryshim kaq të madh në personalitetin e tij, saqë u ra në sy autoriteteve të burgut. Prandaj i dhanë një punë të re, e cila normalisht nuk i jepej një të dënuari për grabitje. Ai duhej të shkonte në qytet i pashoqëruar dhe të blinte pajisje për burgun.
Sidoqoftë, jeta në qeli ishte e vështirë dhe ushqimi i paktë. Madje, të burgosurit kërkonin që patatet të mos i qëronin, që të hanin pak më tepër. Gjithashtu, ata hanin panxhar, bar, gjethe dhe bimë të tjera, që të shuanin urinë. Me kalimin e kohës, mjaft njerëz vdiqën nga të ushqyerit e keq, dhe të gjithë vuanin nga dizenteria.
Gjatë verës, vëllezërit në Deltën e Danubit hiqnin dheun me lopata dhe e çonin në digën që po ndërtohej. Në dimër pritnin kallama uji, ndërsa rrinin mbi akull. Flinin në një traget hekuri të vjetër ku duronin të ftohtët, pisllëkun,
morrat dhe rojat zemërgurë, që ishin të pandjeshëm edhe kur vdiste një i burgosur. Sidoqoftë, pavarësisht nga rrethanat e tyre, vëllezërit inkurajonin dhe ndihmonin njëri-tjetrin që të qëndronin të fortë frymësisht. Le të shohim përvojën e Dionis Varçusë.Një oficer e pyeti Dionisin përpara se të lirohej:
—A ta ndryshoi burgu besimin, Varçu?
—Më falni,—u përgjigj Dionisi—por, a do ta shkëmbenit një kostum me cilësi të mirë me një tjetër me cilësi më të dobët?
—Jo,—tha oficeri.
—Po ashtu dhe mua,—vazhdoi Dionisi,—gjatë burgosjes, asnjë nuk më ka dhënë ndonjë gjë më të mirë se besimi im. Prandaj, pse ta ndryshoj?
Pas kësaj, oficeri i dha dorën dhe i tha:
—Je i lirë Varçu, ruaje besimin tënd.
Vëllezërit dhe motrat si Dionisi nuk ishin mbinjerëzorë. Besimi te Jehovai u jepte zemër dhe forcë frymore. E ruajtën besimin në mënyra mahnitëse.—Prov. 3:5, 6; Filip. 4:13.
Studiojnë duke përdorur kujtesën
«Koha që kalova në burg ishte një kohë stërvitjeje teokratike»,—kujton Andras Molnoshi. Pse thotë kështu? Ngaqë e kuptoi sa e vlefshme ishte të mblidhej bashkë me vëllezërit e tij çdo javë për të studiuar Fjalën e Perëndisë. Andrasi thotë: «Shpesh, informacionin nuk e kishim në letër, por në mendje. Vëllezërit duhej të kujtonin artikujt e Kullës së Rojës që kishin studiuar para se të burgoseshin. Disa vëllezër kujtonin madje përmbajtjen e të gjithë revistës, përfshirë pyetjet e artikullit të studimit!» Në disa raste, për këtë kujtesë të fortë ia jepnin meritën kopjimit me dorë të ushqimit
frymor, të bërë nga disa vëllezër përpara se të arrestoheshin.—Shiko kutinë «Metodat e kopjimit», në faqet 132-133.Kur planifikonin mbledhjet e krishtere, vëllezërit përgjegjës njoftonin temën që do të trajtohej. Të tjerët përpiqeshin të kujtonin gjithçka që lidhej me të, që nga shkrimet deri te pikat nga botimet ndihmëse për studimin e Biblës. Përfundimisht, të gjithë mblidheshin që të diskutonin materialin. Në mbledhje zgjidhnin një drejtues, i cili pas lutjes hapëse, drejtonte diskutimin duke bërë pyetje të përshtatshme. Pasi kishin komentuar të gjithë, shprehte mendimet e tij dhe pastaj kalonte në pikën tjetër.
Në disa burgje, ndaloheshin grupet që diskutonin. Por, zgjuarsia e vëllezërve ishte e jashtëzakonshme. Një vëlla kujton: «Hiqnim dritaren e banjës nga korniza dhe e lyenim xhamin me një përzierje me sapun të lëngshëm dhe gëlqere që e kishim gërryer nga muri. Kur thahej, këtë mjet e përdornim si tabelë ku shkruanim mësimin e ditës. Një vëlla i diktonte fjalët me zë të ulët dhe një tjetër i shkruante në tabelë.
Na futën në disa qeli, dhe në secilën formuam një grup studimi. Çdo mësim kalohej dorë më dorë, nga një vëlla te një tjetër brenda qelisë. Meqë tabela mbahej vetëm në një qeli, vëllezërit në qelitë e tjera e merrnin informacionin nëpërmjet kodit mors. Si bëhej kjo? Me sa më pak zhurmë, një prej nesh e jepte artikullin me mors, duke trokitur në mur ose në tubat e ngrohjes. Ndërkohë, vëllezërit në qelitë e tjera dëgjonin pas filxhanëve të vënë pas murit ose tubit. Sigurisht, ata që nuk e dinin kodin mors, duhej ta mësonin.»
Në disa burgje, vëllezërit merrnin ushqim të freskët frymor nga jashtë, nëpërmjet motrave që ishin po kaq të
zgjuara dhe të shkathëta. Për shembull, kur bënin bukën, motrat e futnin literaturën në brumë. Vëllezërit e quanin ‘bukë nga qielli’. Ato, madje futën në burgje edhe pjesë të Biblës, duke bërë blloqe të vogla me faqet e saj, që i futnin në topa të vegjël plastikë dhe pastaj i mbulonin me një përzierje çokollate dhe kakaoje.Megjithatë, gjëja më e pakëndshme e kësaj ishte se vëllezërit duhej të lexonin në banja, i vetmi vend ku për disa minuta rojat nuk i mbikëqyrnin. Kur një vëlla linte turnin, e fshihte materialin e shtypur prapa shkarkuesit të banjës. Edhe të burgosurit që nuk ishin Dëshmitarë e dinin këtë vend të fshehtë dhe shumë prej tyre mund të gëzonin disa momente duke lexuar të qetë.
Gra dhe fëmijë mbajnë integritetin
Motrat Viorika dhe Aurika Filipi u përndoqën nga familjarët, ashtu siç u përndoqën edhe mjaft Dëshmitarë të tjerë. Ato kishin shtatë vëllezër dhe një motër më të madhe. Viorika tregon: «Nga dëshira për t’i shërbyer Jehovait, Aurikës iu desh ta linte universitetin në Kluzh në vitin 1973, dhe pa kaluar shumë kohë u pagëzua. Sinqeriteti dhe zelli i saj ngjallën interesimin tim, prandaj fillova të shqyrtoj Fjalën e Perëndisë. Kur mësova për premtimin e Perëndisë për një jetë të përhershme në një parajsë tokësore, mendova: ‘S’ka gjë më të mirë se kjo!’ Ndërsa përparoja në studimin tim, nisa të zbatoja parimet e Biblës lidhur me asnjanësinë e krishtere dhe nuk pranova të bëhesha anëtare e Partisë Komuniste.»
Viorika vazhdon: «Në vitin 1975 ia kushtova jetën Jehovait. U largova nga shtëpia dhe jetova me një çift nga farefisi im, në qytetin e Siget Marmacieit, ku punoja si mësuese. Meqë kisha zgjedhur të mos përfshihesha në politikë, autoritetet e shkollës më njoftuan se do të më pushonin nga puna në fund të vitit shkollor. Që të mos ndodhte kjo, familja filloi të më përndiqte mua dhe motrën time më të vogël.»
Edhe nxënësit u kërcënuan, disa prej tyre nga Sigurimi. Shumë nga ata, jo vetëm që i keqtrajtuan fizikisht dhe i fyen, por edhe i përjashtuan nga shkolla dhe iu desh të regjistroheshin në një tjetër. Disa të tjerë nuk i lanë të arsimoheshin më tej. Agjentët u përpoqën madje të rekrutonin fëmijë që të shërbenin si spiunë!
Daniela Melucani, që tani është pioniere, kujton: «Shpesh më poshtëronin para shokëve të klasës, sepse nuk doja të futesha në Lidhjen e të Rinjve Komunistë, që ishte një mjet për të indoktrinuar politikisht të rinjtë. Kur fillova vitin e parë, agjentët e Sigurimit, e po ashtu edhe mësuesit dhe pjesëtarë të tjerë të personelit që ishin informatorë, më
hapën telashe të mëdha. Nga viti 1980 deri në vitin 1982 më merrnin në pyetje në zyrën e drejtorit të shkollës gati një të mërkurë po e një të mërkurë jo. Meqë ra fjala, drejtorin nuk e lejonin të rrinte në këto seanca. Atë që më merrte në pyetje, një kolonel të Sigurimit, vëllezërit e krahinës së Bistrica-Nasaudit e njihnin mjaft mirë, sepse na urrente dhe na përndiqte me shumë ngulm. Një herë ai erdhi tek unë me disa letra që akuzonin vëllezërit përgjegjës. Synonte të më minonte besimin që kisha te vëllezërit, të më bënte të braktisja besimin dhe të më mbushte mendjen, mua, një vajze shkolle, të bëhesha spiune e Sigurimit. Por dështoi plotësisht.Megjithatë nuk kisha vetëm përvoja të këqija. Për shembull, mësuesi i historisë, që ishte anëtar partie, donte të dinte pse më merrnin aq shpesh në pyetje. Një ditë anuloi mësimin e historisë dhe, përpara gjithë klasës, për dy orë më bëri tërë ato pyetje për besimin tim. Atij i bënë përshtypje përgjigjet e mia dhe nuk i dukej e drejtë që më trajtonin aq keq. Pas këtij diskutimi filloi të respektonte pikëpamjet tona dhe të merrte literaturë.
Prapëseprapë, autoritetet e shkollës vazhduan të më kundërshtonin. Në të vërtetë, më bënë ta lija shkollën në fund të vitit të dytë. Megjithëkëtë, gjeta menjëherë punë dhe nuk më ka ardhur kurrë keq që i qëndrova besnike Jehovait. Në të vërtetë falënderoj Atë që u rrita nga prindër të krishterë, të cilët mbajtën integritetin pavarësisht se u nëpërkëmbën nga regjimi komunist. Nuk e harroj shembullin e tyre të mirë as sot e kësaj dite.»
Djemtë vihen në provë
Në fushatën e tyre kundër Dëshmitarëve të Jehovait, Sigurimi vuri në shënjestër veçanërisht vëllezërit e rinj, ngaqë
mbanin asnjanësinë e krishterë. I arrestonin, i burgosnin, i lironin, i arrestonin prapë dhe i futnin në burg. Pikësynimi ishte që të binin moralisht. Një nga këta vëllezër, Jozef Sabonë, e dënuan me katër vjet burg menjëherë pas pagëzimit.Pasi bëri dy vjet, Jozefi u lirua në vitin 1976 dhe pak kohë më pas u njoh me gruan e tij të ardhshme. Ai thotë: «U fejuam dhe premë ditën e dasmës. Në atë kohë mora një fletëthirrje nga Gjykata Ushtarake e Kluzhit. Duhet të paraqitesha para tyre tamam ditën e dasmës! Pavarësisht nga kjo, e fejuara ime dhe unë u martuam, dhe pastaj dola para gjykatës. Edhe pse nuk kisha mbushur as një ditë i martuar, gjykata më dënoi me tri vite të tjera burg, që i bëra të gjitha. Nuk mund ta përshkruaj sa më lëndoi kjo ndarje.»
Një tjetër Dëshmitar i ri, Timote Lazari, kujton: «Në vitin 1977 unë dhe vëllai më i vogël u liruam nga burgu. Vëllai më i madh, të cilin e kishin liruar një vit më parë, erdhi në shtëpi për të festuar këtë rast me ne. Por ai ra në kurth. Agjentët e Sigurimit ishin duke e pritur. Na kishin ndarë me forcë për dy vjet, shtatë muaj e 15 ditë, dhe tani po e futnin prapë në burg, sepse po mbante integritetin e krishterë. Unë dhe vëllai më i vogël ngelëm aty zemërthyer.»
Mbajtja e Përkujtimit
Sa herë që ishte Përkujtimi, kundërshtarët i shtonin akoma më tepër përpjekjet që t’i gjenin e t’i kapnin Dëshmitarët e Jehovait. Ata bastisnin shtëpitë, vinin gjoba dhe bënin arrestime. Prandaj, që të përkujtonin vdekjen e Jezuit, vëllezërit merrnin masa për t’u mbledhur në grupe të vogla, nganjëherë vetëm një familje.
Teodor Pamfili tregon: «Një mbrëmje Përkujtimi, shefi i policisë së zonës po pinte me shokët e tij deri natën vonë.
Kur u nis të bastiste shtëpitë e vëllezërve, i kërkoi një të panjohuri që ta çonte me makinën e tij. Por makina nuk ndizej. Më në fund motori u ndez dhe ata erdhën me makinë deri në shtëpinë tonë ku një grup i vogël po mbante Përkujtimin. Por ne i kishim mbuluar krejtësisht të gjitha dritaret, prandaj, kur panë se ishte errësirë, menduan se nuk kishte njeri në shtëpi. Kështu që u nisën drejt një shtëpie tjetër. Atje Përkujtimi kishte mbaruar dhe të gjithë ishin kthyer në shtëpi.Ndërkohë, ne e mbyllëm mbledhjen dhe vëllezërit ikën menjëherë. Ngelëm vetëm unë dhe vëllai im më i madh, kur papritur dy policë hynë pa trokitur në mes të dhomës dhe bërtitën:—Ç’bëhet këtu?
—Hiç,—thashë.—Po bëja muhabet me vëllanë.
—E dimë që keni mbajtur një mbledhje këtu,—tha njëri prej tyre.—Ku janë të tjerët? —Pa vëllanë tim dhe shtoi—Po ti, ç’bën këtu?
—Erdha të shoh atë,—iu përgjigj duke treguar me dorë nga unë. Të zhgënjyer, oficerët dolën të tërbuar nga shtëpia. Të nesërmen morëm vesh se edhe pse kishte qenë shumë e zellshme, policia nuk kishte arritur të arrestonte asnjë.»
Selia botërore u dërgon një kërkesë zyrtarëve rumunë
Trajtimi i egër që u bëhej Dëshmitarëve të Jehovait, e nxiti selinë botërore që në mars të vitit 1970 t’i shkruante një letër katërfaqëshe ambasadorit rumun në Shtetet e Bashkuara dhe, në qershor të vitit 1971, një letër gjashtëfaqëshe presidentit të Rumanisë, Nikolae Çausheskut. Në letrën drejtuar ambasadorit, vëllezërit thanë se ‘ishin nxitur t’i shkruanin nga dashuria e krishterë dhe shqetësimi për vëllezërit e tyre
në Rumani’. Mbasi renditën emrat e shtatë vetave që ishin burgosur për shkak të besimit të tyre, letra vazhdonte: «Na është raportuar se disa nga personat e përmendur më sipër janë trajtuar egërsisht në burg. . . . Dëshmitarët e Jehovait nuk janë kriminelë. Ata nuk janë përfshirë në kurrfarë forme aktiviteti politik ose subversiv në asnjë vend të botës, përkundrazi, aktivitetet e tyre përfshijnë vetëm adhurimin fetar.» Letra mbyllej me një thirrje drejtuar qeverisë që «të lehtësonte Dëshmitarët e Jehovait që po vuanin.»Në letrën drejtuar presidentit Çaushesku shkruhej se «Dëshmitarët e Jehovait në Rumani nuk gëzojnë lirinë e fesë që ua lejon kushtetuta rumune», por arrestohen dhe trajtohen mizorisht kur flasin me të tjerët për bindjet e tyre dhe kur mblidhen për të studiuar Biblën. Letra e drejtonte vëmendjen edhe ndaj një amnistie të kohëve të fundit, e cila bëri që të liroheshin mjaft vëllezër. «Shpresuam që do të fillonte një epokë e re edhe për . . . Dëshmitarët e Jehovait. Por është për të ardhur keq që kjo shpresë nuk u realizua. Lajmet që marrim sot nga gjithë Rumania, tregojnë të njëjtën histori të dhimbshme. Dëshmitarët e Jehovait përndiqen ende nga shteti. Shtëpitë e tyre kontrollohen, u konfiskohen botimet e shtypura, burra e gra arrestohen dhe merren në pyetje. Disa i kanë dënuar me shumë vjet burg, kurse të tjerë i kanë keqtrajtuar egërsisht. Kjo ndodh vetëm sepse ata lexojnë dhe predikojnë Fjalën e Perëndisë Jehova. Veprime të tilla nuk ndihmojnë që shteti të ketë një reputacion të mirë, dhe ne jemi tejet të shqetësuar për atë që po u ndodh Dëshmitarëve të Jehovait në Rumani.»
Me letrën u dërguan edhe dy libra: E vërteta që të çon në jetën e përjetshme në rumanisht dhe Jetë e përjetshme: Në lirinë e bijve të Perëndisë në gjermanisht.
Për Dëshmitarët e Jehovait gjërat nisën të përmirësoheshin disi pas vitit 1975, kur Rumania u bë palë nënshkruese në Konferencën e Helsinkit për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë. Kjo konferencë garantonte të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, përfshirë edhe lirinë e fesë. Kështu, arrestoheshin dhe burgoseshin vetëm ata që nuk pranonin të kryenin shërbimin ushtarak.
Më vonë, në vitin 1986, kushtetuta e re përcaktonte që asnjeri, përfshirë edhe zyrtarët, nuk mund të hynte në një banesë private pa pranimin e pronarit, përveç disa rrethanave të miratuara ligjërisht. Tani, më në fund, vëllezërit mund të ndiheshin më të sigurt për të mbajtur mbledhjet e krishtere në shtëpi private, përfshirë edhe Përkujtimin.
Literatura shtypet në fshehtësi
Gjatë ndalimit ushqimi frymor futej si material i shtypur, si punim me shabllon ose në ndonjë formë tjetër që riprodhohej lokalisht. Disa herë ishin përkthyer në rumanisht dhe hungarisht, por zakonisht vëllezër vendës i përkthenin nga anglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja dhe italishtja. Kishte lloj-lloj korrierësh, si turistë të huaj që vizitonin vendin, studentë që vinin për të studiuar dhe rumunë që ktheheshin nga udhëtime të ndryshme.
Sigurimi u përpoq jashtë mase të kapte korrierët, si dhe të zbulonte se ku prodhohej literatura në Rumani. Me maturi vëllezërit punonin në banesa private të izoluara mirë, në qytete të ndryshme. Brenda këtyre shtëpive bënin ndarje të fshehta ose dhoma, ku montonin shaptilografin. Disa nga këto dhoma i maskonin pas oxhaqeve, që zakonisht ishin ngjitur me murin. Megjithatë, vëllezërit i modifikonin oxhaqet që të lëviznin, duke u dhënë mundësi të hynin në një hyrje të fshehtë.
Shandor Poroidi punonte në një shtypshkronjë të fshehtë në Tirgu-Muresh ku shtypte shkrimin e ditës, Shërbimin e Mbretërisë, Kullën e Rojës dhe Zgjohuni! Shandori kujton: «Punonim deri në 40 orë gjatë fundjavëve, dhe flinim me turne nga një orë. Era e lëndëve kimike na depërtonte në rroba dhe lëkurë. Njëherë, kur arrita në shtëpi, djali trevjeçar më tha: ‘Babi, ti mban erë si shkrimi i ditës!’»
Trajan Kira, bashkëshort dhe baba, shumëfishonte dhe transportonte literaturë në krahinën e Kluzhit. Trajanit i kishin dhënë një makinë të vjetër shumëfishuese që i kishin
vënë nofkën Mulliri, dhe që i kishte kaluar koha qëkuri. Punën e bënte, por jo kushedi se çfarë. Prandaj Trajani i kërkoi një vëllai mekanik që ta reviziononte makinën imtësisht. Vëllai e kontrolloi, dhe fytyra e tij e ngrysur shprehu gjithçka: Mulliri i vjetër ishte i pariparueshëm. Por pastaj iu çel fytyra dhe tha: «Mund të të bëj një të re!» Faktikisht bëri shumë më tepër. Ai ngriti një punishte në bodrumin e një motre dhe bëri tornon e vet. Në vend që të bënte një makinë kopjimi, prodhoi mbi dhjetë copë! Këta Mullinj të rinj i çuan anembanë vendit, dhe bënin një punë të mirë.Në vitet 80 disa vëllezërve u kishin mësuar se si të përdornin makinat e kopjimit ofset, që ishin makina ku e ku më të mira. I pari u stërvit Nikolae Bentaru, që pastaj stërviti
edhe të tjerë. Prodhimi i literaturës në shtëpinë e Bentarusë ishte një çështje familjare ku çdonjëri kishte një detyrë. Sigurisht, të mbaje këtë gjë sekret ishte e vështirë, veçanërisht gjatë kohës kur Sigurimi spiunonte njerëzit dhe bastiste shtëpitë. Prandaj shpejtësia ishte e rëndësishme, kështu që vëllezërit punonin me orë të stërgjata gjatë gjithë fundjavës që të shtypnin literaturën dhe ta transportonin. Po pse gjatë fundjavës? Sepse gjatë javës duhet të shkonin në punët e tyre.Vëllezërit duhet të ishin të matur edhe kur blinin letër. Edhe nëse blerësi donte vetëm një top, me rreth 500 fije letër, duhet të shpjegonte pse e donte. Por makinat shtypëse kërkonin 40.000 fije në muaj! Prandaj vëllezërit duhet të ishin mjaft të kujdesshëm kur duhet të merreshin vesh me personelin e dyqanit. Duhet të ishin syhapët edhe kur transportonin materialet, mbasi kontrollet në rrugë ishin të zakonshme.
Sfida e përkthimit
Një grup i vogël vëllezërish dhe motrash që jetonin në vise të ndryshme të Rumanisë, e përkthenin literaturën në gjuhët vendëse, përfshirë edhe atë ukrainase, që flitet nga një minoritet në veri të vendit. Disa nga përkthyesit ishin mësues gjuhe që kishin mësuar të vërtetën, kurse të tjerë kishin mësuar vetë një gjuhë tjetër me ndihmën e ndonjë kursi.
Në fillim fare përkthyesit e bënin të gjithë punën me dorë, nëpër fletore, dhe pastaj e dërgonin për redaktim në Bistricë, një qytet në veri. Një ose dy herë në vit, përkthyesit dhe redaktorët mblidheshin për të marrë përgjigje për pyetjet që kishin lidhje me punën. Kur këta vëllezër dhe motra i zbulonin se ku ishin, nuk ishte e pazakontë t’i
kontrollonin, t’i merrnin në pyetje, t’i rrihnin dhe t’i arrestonin. Kush arrestohej, mbahej për disa orë ose ditë, lirohej dhe pastaj arrestohej prapë. Kjo gjë përsëritej herë pas here me qëllim që t’i frikësonin. Disa të tjerë i mbanin në arrest shtëpie ose duhej të paraqiteshin përditë në polici. Nuk ishin të paktë ata që burgoseshin, duke përfshirë këtu edhe Dimitri e Doina Çepanarunë dhe Petri Rankën.Dimitri Çepanaru ishte mësues i rumanishtes dhe i historisë, kurse gruaja e tij, Doina, ishte mjeke. Sigurimi arriti t’i kapte, i arrestoi dhe i dërgoi në burgje të ndryshme, ku ndenjën të ndarë për shtatë vjet e gjysmë. Doina i kaloi pesë vjet në izolim. Emrat e tyre ishin përmendur në letrën që selia qendrore i shkroi ambasadorit rumun në Shtetet e Bashkuara. Gjatë izolimit Doina i shkroi 500 letra të shoqit dhe motrave të tjera të burgosura për t’u dhënë zemër.
Një vit mbas arrestimit të Dimitrit dhe Doinës, u arrestua edhe mamaja e Dimitrit, Sabina Çepanaru, e cila bëri gjashtë vjet burg pa dy muaj. I vetmi që mbeti i lirë, edhe pse Sigurimi nuk ia ndante sytë, ishte burri i Sabinës, edhe ai Dëshmitar i Jehovait. Duke rrezikuar tepër, ai vizitonte rregullisht tre anëtarët e tjerë të familjes.
Më 1938, Petri Ranka u emërua sekretar i zyrës së Dëshmitarëve të Jehovait në Rumani. Ky caktim, përveç punës si përkthyes, e bëri të ishte një nga më të kërkuarit nga Sigurimi. E kapën në vitin 1948, e arrestuan disa herë, dhe në 1950-n e gjykuan bashkë me Martin Majaroshin dhe Pamfil Albunë. I akuzuar si anëtar i grupit të spiunëve anglo-amerikanë, Petri kaloi 17 vjet në disa nga burgjet më të egra të vendit, si Aiudi, Gerla dhe Zhilava, kurse për 3 vjet qëndroi në arrest shtëpie në krahinën e Galacit. Pavarësisht nga të gjitha këto, ky vëlla besnik dha gjithçka në shërbimin e Jehovait deri në fund të jetës së tij tokësore më 11 gusht 1991.
Mundi dhe përkushtimi i vëllezërve të tillë, që kanë mbajtur integritetin, na sjell ndër mend fjalët: «Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën tuaj dhe dashurinë që treguat për emrin e tij, duke qenë se u keni shërbyer të shenjtëve dhe vazhdoni t’u shërbeni.»—Hebr. 6:10.
Kongrese në natyrë
Në vitet 80, kur paraqitej mundësia, si për shembull në një dasmë ose funeral, vëllezërit mblidheshin në grupe të mëdha, madje me mijëra. Kur kishin martesa, ngrinin një tendë të madhe në një vend të përshtatshëm në fshat dhe e zbukuronin nga brenda me qilima të bukur në të cilët ishin endur pamje dhe tekste biblike. Për «mysafirët» e
shumtë ishin siguruar tavolina dhe karrige, ndërsa prapa podiumit varej një afishe që tregonte shenjën e zmadhuar të Kullës së Rojës dhe tekstin e vitit. Lajmëtarët aty rrotull siguronin ushqim sipas mundësive. Kështu që të gjithë merrnin pjesë në një banket të dyfishtë, material dhe frymor.Programi fillonte me fjalimin e martesës ose të funeralit dhe pastaj vazhdonte me fjalime me tema të ndryshme biblike. Meqë disa herë oratorët i pengonin dhe nuk arrinin dot në kohë, vëllezër të tjerë të kualifikuar ishin gjithmonë gati për t’i zëvendësuar. Zakonisht këta përdornin vetëm Biblën, sepse nuk kishte kopje të skemave të përgatitura.
Në verë ata që banonin në qytet, mblidheshin në fshat për t’u argëtuar. Po ashtu bënin edhe Dëshmitarët e Jehovait. Ata përfitonin nga rasti për të mbajtur kongrese të
vogla në kodrat dhe pyjet. Bënin madje edhe drama biblike me veshje të kohëve të lashta.Një tjetër vend i pëlqyer për të kaluar pushimet ishte Deti i Zi, që ishte ideal edhe për të pagëzuar. Por, si i zhytnin vëllezërit të rinjtë pa tërhequr vëmendjen? Një mënyrë ishte duke bërë një «lojë». Kandidatët për pagëzim dhe disa lajmëtarë të pagëzuar formonin një rreth në ujë dhe i hidhnin njëri-tjetrit një top. Oratori rrinte në mes duke mbajtur fjalimin dhe, kur mbaronte, kandidatët i zhytnin, sigurisht me mjaft kujdes.
Një sallë për bletarët
Në vitin 1980 vëllezërve në qytetin e Negreshti-Oas, në veriperëndim të Rumanisë, u vajti në mend një ide gjeniale për të marrë miratimin ligjor për ndërtimin e një Salle Mbretërie. Në atë kohë shteti nxiste punën për rritjen e bletëve, ose bletarisë. Kështu, një grupi vëllezërish që mbanin koshere i lindi ideja të formonin shoqatën lokale të bletarisë, e cila do t’u jepte një arsye ligjore për të ndërtuar një vend për t’u mbledhur.
Mbasi u këshilluan me pleqtë e qarkut të tyre, vëllezërit u regjistruan në Shoqatën e Bletarëve të Rumanisë dhe shkuan në bashkinë e qytetit për të paraqitur propozimin për të ndërtuar një sallë. Autoritetet e miratuan menjëherë ndërtimin e një ndërtese druri 34 metra të gjatë e 14 metra të gjerë. Të entuziazmuar, bletarët dhe ndihmësit e tyre të shumtë e përfunduan projektin për tre muaj. Madje, morën falenderime të veçanta nga zyrtarët e qytetit!
Meqë për mbledhjen përuruese do të merrnin pjesë mjaft veta dhe programi do të zgjaste disa orë, vëllezërit kërkuan dhe morën miratimin për ta përdorur sallën për një festë për korrjen e grurit. Morën pjesë mbi 3.000 Dëshmitarë nga të
gjitha anët e vendit. Zyrtarët e qytetit u habitën kur panë që kishin ardhur aq shumë njerëz për të ndihmuar për korrjen dhe të «festonin» më pas.Sigurisht, ajo festë ishte një asamble frymore shpërblyese. Duke pasur parasysh qëllimin zyrtar të ndërtesës, bletët dilnin shpesh në pah gjatë programit, ama, në kontekst frymor. Për shembull, oratorët tregonin për aftësitë e ndryshme të këtyre insekteve si papërtueshmëria, aftësia fluturuese dhe organizuese, guximi vetësakrifikues për të mbrojtur kosheren dhe veti të tjera.
Pas mbledhjes përuruese, Salla e Bletëve, siç quhej, vazhdoi t’u shërbente vëllezërve gjatë viteve të ndalimit dhe, pasi ndalimi u hoq, akoma për tri vite të tjera.
Mbikëqyrësit e zonës ndihmojnë për të nxitur unitetin
Për dekada komunistët bënë ç’mundën për të mbjellë farat e dyshimit dhe përçarjes mes popullit të Perëndisë, si dhe të pengonin komunikimin. Siç edhe u përmend, ata patën ca sukses. Faktikisht, disa grupe vazhduan të ndarë edhe në vitet 80. Vizitat e mbikëqyrësve të zonës, si edhe ndryshimet e klimës politike ndihmuan që të ndreqej ky problem.
Në mes të viteve 70, Gerrit Lëshi, atëherë anëtar i Komitet të Degës së Austrisë, kurse tani anëtar i Trupit Udhëheqës, vizitoi Rumaninë disa herë. Në vitin 1988, përfaqësues të Trupit Udhëheqës, Teodor Xharazi dhe Milton Hensheli shkuan atje dy herë, duke marrë me vete vëllain Lësh dhe përkthyesin Xhon Brenka, që në atë kohë ishte anëtar i familjes Bethel në Shtetet e Bashkuara. Pas këtyre vizitave inkurajuese, dhjetëra mijë vëllezër, që ishin veçuar nga trupi kryesor i popullit të Jehovait, plot besim u bashkuan me vathën.
Ndërkohë, rritja e ndryshimeve politike shkaktoi ndjenja pasigurie në gjithë Evropën komuniste, duke ia shkundur themelet dhe duke çuar në rënien e shumë regjimeve në fund të viteve 80. Në Rumani, kulmi arriti në vitin 1989, kur populli ngriti krye kundër regjimit komunist. Kryetari i partisë, Nikolae Çaushesku dhe gruaja e tij u ekzekutuan më 25 dhjetor. Vitin që pasoi, u vendos një qeveri e re.
Më në fund liria!
Si gjithmonë, Dëshmitarët e Jehovait mbajtën asnjanësi të plotë edhe pse skena politike në Rumani ndryshoi. Megjithatë, për 17.000 Dëshmitarët në Rumani, ndryshimet sollën liri që shumë vetëm sa e kishin ëndërruar. Komiteti i Vendit shkroi: «Pas 42 viteve të gjata jemi të lumtur t’ju
dërgojmë një raport të gëzueshëm të aktivitetit në Rumani. I jemi mirënjohës Atit tonë të dashur, Perëndisë Jehova, që i dëgjoi lutjet e zjarrta të miliona vëllezërve dhe i dha fund përndjekjes së pamëshirshme.»Më 9 prill 1990 vëllezërit u njohën ligjërisht si Organizata Fetare e Dëshmitarëve të Jehovait, dhe menjëherë pas kësaj organizuan asamble qarkore anembanë vendit. Në këto grumbullime morën pjesë mbi 44.000 njerëz, më tepër se dyfishi i numrit të lajmëtarëve, që kishte arritur afërsisht 19.000 veta. Faktikisht, raporti i shërbimit tregoi se nga shtatori i vitit 1989 deri në shtator të 1990-s, Dëshmitarët e Jehovait patën një rritje prej 15 për qind.
Në atë kohë, veprën e mbikëqyrte një Komitet Vendi që ishte nën kujdesin e degës së Austrisë. Por, në vitin 1995, pas një ndërprerjeje prej 66 vjetësh, Rumania kishte përsëri një zyrë dege.
Mbështetje gjatë vështirësive ekonomike
Në vitet 80 ekonomia e Rumanisë kishte rënë mjaft dhe nuk kishte produkte të mjaftueshme. Pastaj, me rënien e qeverisë komuniste ra edhe ekonomia, duke i lënë njerëzit në një gjendje të mjerueshme. Për këtë arsye Dëshmitarët e Jehovait nga Austria, Hungaria, ish-Çekosllovakia dhe ish-Jugosllavia u dërguan 70 tonë ushqim dhe veshje vëllezërve të tyre në Rumani, të cilët i ndanë disa nga ato edhe me fqinjët e tyre që nuk ishin Dëshmitarë. Në një raport thuhet: «Sa herë që jepnin ndihmë, vëllezërit përfitonin nga rasti të jepnin edhe dëshmi.»
Përveç gjërave materiale, vëllezërve iu dërgua me kamionë edhe ushqim frymor. Gjithë ky bollëk bëri që mjaft veta të derdhnin lot, sepse ishin mësuar të kishin ndoshta vetëm
një Kullë Roje për gjithë grupin. Përveç kësaj, më 1 janar 1991, Kulla e Rojës në rumanisht u botua njëkohësisht me atë në anglisht, dhe me ngjyra! Këto ndryshime bënë që të shtohej shumë numri i botimeve që liheshin në territor.Nga grupe diskutimi, në mbledhje të rregullta
Gjatë periudhës së përndjekjes, vëllezërit nuk mund t’i mbanin disa mbledhje siç duhej, për shembull Shkollën e Shërbimit Teokratik. Në vend të kësaj, mblidheshin në grupe të vogla, lexonin informacionin dhe pastaj diskutonin
me njëri-tjetrin. Zakonisht kishin një ose vetëm pak kopje të materialit që duhet të shqyrtonin.Xhon Brenka, që tani është anëtar i Komitetit të Degës së Rumanisë, thotë: «Udhëzuesi i Shkollës së Shërbimit Teokratik u shtyp në rumanisht në vitin 1992. Para se të dilte ky libër, një numër i vogël vëllezërish kishin një version të librit të shtypur në vend. Në 1991-shin filluam të stërvitnim pleqtë se si të mbanin Shkollën e Shërbimit Teokratik dhe të jepnin këshilla. Megjithatë, shpesh, pleqtë ngurronin të jepnin këshilla, që në atë kohë jepeshin nga podiumi. ‘Vëllezërit do të mërziten nëse i këshillojmë në sy të të tjerëve’—thoshin disa.»
Pati dhe disa keqkuptime. Për shembull, kur një i diplomuar i Shkollës së Stërvitjes për Shërbim vizitoi një kongregacion në vitin 1993, një plak iu afrua me një kopje të programit të shkollës ku thuhej se kongregacione të mëdha mund të mbanin një shkollë të dytë. Plaku mendonte se kjo shkollë e dytë ishte për studentë më të përparuar, prandaj pyeti: «Kur do të mund të fillojmë të bëjmë fjalime në këtë shkollë? Ne kemi vëllezër
të aftë që mund të përparojnë në një nivel më të lartë.» Vëllai vizitues ia sqaroi me butësi këtë gjë.«Asambletë qarkore kanë dhënë një ndihmë të madhe për të arsimuar vëllezërit,—shpjegon vëlla Brenka,—sepse në to përfshihet një model i Shkollës së Shërbimit Teokratik që e mban mbikëqyrësi krahinor. E megjithatë, u deshën disa vjet që të gjithë të përshtateshin me këtë organizim.»
Në Rumani Shkolla e Shërbimit për Pionierë filloi në 1993-shin dhe ka ndihmuar mijëra pionierë të përparojnë frymësisht dhe të jenë më të frytshëm në shërbim. Në të vërtetë, të jesh pionier në Rumani është një sfidë, pasi është gati e pamundur të gjesh punë në kohë të pjesshme. Pavarësisht nga kjo, në vitin 2004 mbi 3.500 vëllezër dhe motra shërbyen në ndonjë formë të shërbimit të pionierit.
Ndihmë për mbikëqyrësit udhëtues
Vëllezërit Roberto Françesketi dhe Andrea Fabi u caktuan të shkonin nga dega e Italisë në Rumani, në vitin 1990. Synimi ishte të organizonin veprën. Vëlla Françesketi shpjegon: «Në atë kohë isha 57 vjeç. Për shkak të kushteve ekonomike të Rumanisë, caktimi i ri nuk ka qenë i lehtë për mua dhe gruan time, Imeldën.
Kur mbërritëm në Bukuresht, më 7 dhjetor 1990, në orën 7 mbasdite, temperatura ishte -12°C dhe qyteti ishte veshur me borë. Takuam disa vëllezër në qendër të qytetit dhe u interesuam për një dhomë për natën. ‘Nuk dimë gjë akoma, —thanë ata.’ Një zonjusheje, që e kishte mamanë dhe gjyshen Dëshmitare, i zuri veshi bisedën tonë dhe menjëherë na ftoi në shtëpinë e saj. Ndenjëm atje për pak javë derisa gjetëm një apartament të përshtatshëm në qytet. Që të përshtateshim me caktimin na ndihmuan edhe vëllezërit vendës, të cilët na mbështetën emocionalisht e na dhanë zemër.»
I diplomuar në klasën e 43-të të Galaadit në vitin 1967, Roberto, bashkë me gruan, ndenjën gati nëntë vjet në Rumani duke ndihmuar me bujari vëllezërit, të përfitonin nga përvoja e tyre prej dekadash në shërbim të Jehovait. Vëllai Roberto vazhdon: «Në janar të vitit 1991, Komiteti i Vendit mori masa për të mbajtur një mbledhje me të gjithë mbikëqyrësit udhëtues, gjithsej 42 vëllezër. Shumica shërbente në qarqe të vogla që kishin nga gjashtë ose shtatë kongregacione secili. Ata shërbenin në çdo kongregacion gjatë dy fundjavëve të njëpasnjëshme, zakonisht pa gratë. Gjatë përndjekjes, mbikëqyrësit qarkorë duhej të punonin për të mbështetur familjet dhe për të shmangur dyshimet e autoriteteve. Por tani këta vëllezër mund të kishin të njëjtin program si mbikëqyrësit në vendet e tjera, domethënë të shërbenin nëpër kongregacione nga e marta deri të dielën.
Pasi ua shpjeguam këtë organizim, u thashë të 42 vëllezërve: ‘Nëse doni të vazhdoni të shërbeni si mbikëqyrës udhëtues, ju lutem ngrini dorën.’ Asnjë nuk e ngriti dorën! Në pak minuta kishim humbur të gjithë mbikëqyrësit udhëtues në vend! Gjithsesi, pasi e shqyrtuam më tej këtë çështje me lutje, disa ndryshuan mendje. Ndihmë të madhe në këtë fushë na dhanë edhe vëllezërit që erdhën nga Shkolla e Stërvitjes për Shërbim, të diplomuar në Austri, Francë, Gjermani, Itali dhe Shtetet e Bashkuara.»
Xhon Brenka, me origjinë rumune, u transferua në Rumani nga Betheli i Bruklinit, ku kishte shërbyer për dhjetë vjet.
Në fillim Xhoni shërbeu si mbikëqyrës qarkor dhe krahinor. Ai kujton: «Në qershor të 1991-shit, si mbikëqyrës krahinor, fillova të punoja me mbikëqyrësit qarkorë që ishin të gatshëm të shërbenin në kohë të plotë sipas organizimit të ri. Shpejt kuptova që ata nuk ishin të vetmit që duhej të ndryshonin mendim, por edhe kongregacionet kishin probleme për t’u përshtatur me këtë organizim. Disa pleq thoshin: ‘Do të jetë e pamundur që lajmëtarët të dalin në shërbim përditë.’ Megjithatë, të gjithë bashkëpunuan dhe ia dolën.»Shkolla e Shërbimit të Mbretërisë dhe Shkolla e Stërvitjes për Shërbim ndihmuan shumë për të mësuar vëllezërit. Gjatë Shkollës së Shërbimit të Mbretërisë në Baja-Mare, një plak po qante kur iu afrua një instruktori. Ai i tha: «Kam kaq vjet që jam plak, por vetëm tani e kuptoj vërtet se si duhet bërë një vizitë baritore. Falënderoj Trupin Udhëheqës për këtë informacion të mrekullueshëm.»
Vëllezërit kishin dëgjuar për Shkollën e Stërvitjes për Shërbim, por vetëm mendimi që mund të mbahej një në vendin e tyre u dukej një ëndërr. Mund të përfytyroni ngazëllimin e tyre kur ajo ëndërr u bë realitet më 1999, kur filloi klasa e parë! Që nga ai vit ka pasur edhe tetë klasa të tjera, në të cilat janë përfshirë edhe vëllezër rumunfolës nga Moldavia dhe Ukraina fqinje.
«Kam gjetur të vërtetën!»
Edhe pse mjaft njerëzve tani u dëshmohet rregullisht, rreth shtatë milionë të tjerë, një e treta e popullsisë, jetojnë në territor të pacaktuar. Disa rajone madje as e kanë dëgjuar lajmin e mirë, prandaj të korrat janë akoma të mëdha! (Mat. 9:37) Kësaj nevoje u janë përgjigjur pionierët e rregullt e specialë, si dhe pleq kongregacioni që janë transferuar në zona të pacaktuara. Si rezultat janë formuar më shumë grupe të reja dhe janë ngritur kongregacione. Përveç kësaj, dega i ka ftuar kongregacionet të marrin pjesë në fushata speciale për të shërbyer në këto territore. Ashtu si dhe në vende të tjera këto fushata kanë qenë tejet frytdhënëse.
Në një fshat të largët, një e moshuar 83-vjeçare mori një revistë Kulla e Rojës nga një vajzë e saj, e cila e kishte gjetur në një kuti mbeturinash në Bukuresht. E moshuara jo vetëm që e lexoi revistën, por i gjeti të gjitha shkrimet në Biblën e saj, një version që përmbante emrin hyjnor. Herën tjetër që foli me të bijën, ajo thirri: «Zemra ime, kam gjetur të vërtetën!»
Foli me priftin e fshatit dhe e pyeti pse nuk ua kishte treguar njerëzve emrin e Perëndisë. Prifti nuk iu përgjigj, por i kërkoi që t’ia huazonte Biblën dhe revistën që t’i shqyrtonte. Me respekt gruaja ia dha, por ishte hera e fundit që do ta shihte Biblën e saj dhe Kullën e Rojës. Më vonë, kur Dëshmitarët e Jehovait shkuan në fshatin e saj që të predikonin, ajo i ftoi brenda dhe filloi të studionte Fjalën e Perëndisë me ndihmën e librit Njohuria. Bëri përparim të shkëlqyer dhe sot, bashkë me vajzat, janë të gjitha në të vërtetën.
Më në fund, të lirë për t’u mbledhur!
Dëshmitarët e Jehovait në Rumani fluturuan nga gëzimi kur morën pjesë në Kongreset Krahinore «Gjuha e pastër», në vitin 1990. Për shumë veta kjo ishte hera e parë që merrnin pjesë në një kongres. Qytetet mikpritëse ishin Brashovi dhe Kluzhi. Dy javë para këtyre kongreseve një delegacion me mbi 2.000 veta mori pjesë në një kongres në gjuhën rumune në Budapest, Hungari. Edhe pse kongreset në Rumani ishin vetëm njëditore, vëllezërit u emocionuan shumë kur dëgjuan dy përfaqësues nga Trupi Udhëheqës, Milton Henshelin dhe Teodor Xharazin. Ishin të pranishëm mbi 36.000 njerëz dhe u pagëzuan 1.445, domethënë rreth 8 për qind e lajmëtarëve.
Në 1996-n ishte programuar që në Bukuresht të organizohej një nga Kongreset Ndërkombëtare «Lajmëtarë të paqes hyjnore». Kleri ortodoks bëri të pamundurën që të mos mbahej kongresi. Bashkë me ithtarët e tyre ngjitën afishe me tekste plot urrejtje në të gjithë qytetin, në pronat e kishës, ndërtesa, vendkalime dhe mure. Në njërën ishte shkruar «Ortodoksi ose vdekje», kurse në një tjetër: «Do t’u kërkojmë autoriteteve të anulojnë këtë kongres. EJANI TË MBROJMË BESIMIN E TË PARËVE TANË. Zoti na ndihmoftë!»
Në këto kushte, zyrtarët e qytetit e shqyrtuan edhe njëherë çështjen dhe nuk lejuan të mbahej kongresi në Bukuresht. Megjithatë, vëllezërit mundën të merrnin me qira ambiente në Brashov dhe Kluzh nga 19 deri në 21 korrik. Gjithashtu, organizuan kongrese më të vogla në Bukuresht dhe Baja-Mare për ata që nuk mund të shkonin në të tjerat.
Gazetarëve u bëri mjaft përshtypje që vëllezërit ruajtën qetësinë dhe riorganizuan përsëri gjërat në një kohë kaq të shkurtër. Pavarësisht nga vërejtjet e kota të klerit, reportazhet e medias para ditës të kongresit ishin pozitive. Por edhe ato kronika negative që ishin bërë më përpara, dolën të vlefshme, sepse nxorën në pah emrin e Jehovait. Një vëlla
në Bukuresht tha: «Publiciteti që na u bë në këto tri javë, është i barabartë me vitet e dëshmisë në tërë vendin. Ajo që Kisha Ortodokse Rumune mendonte se do të na pengonte, faktikisht rezultoi për përparimin e lajmit të mirë.» Në këto kongrese morën pjesë 40.206 veta dhe u pagëzuan 1.679.Në Kongreset Krahinore «Zbatues të Fjalës së Perëndisë», të mbajtura në vitin 2000, vëllezërit u prekën shumë kur morën Përkthimin Bota e Re të Shkrimeve të Krishtere Greke në rumanisht. Një vëlla i ri tha me mirënjohje: «I afrohem akoma më tepër Jehovait kur lexoj emrin e tij në Biblën time. Falënderoj Jehovain dhe organizatën e tij nga thellësia e zemrës.»
Nga Salla e Bletëve në Sallën e Asamblesë
Përveç Sallës së Bletëve, për të cilën folëm më sipër, gjatë periudhës komuniste nuk ishte ndërtuar asnjë sallë tjetër Mbretërie. Prandaj, kur ndalimi u hoq, nevoja për Salla Mbretërie ishte e jashtëzakonshme. Megjithatë, kryesisht falë programit të Fondit për Sallat e Mbretërisë, vitet e fundit vëllezërit kanë mundur të përfundojnë mesatarisht një Sallë Mbretërie çdo dhjetë ditë! Ato janë ndërtesa të thjeshta e funksionale, të bëra sipas projekteve standarde dhe me materiale që gjenden lehtë. Ashtu si në vende të tjera, organizimi i mirë dhe fryma vullnetare që u shfaq gjatë ndërtimit, veçanërisht në rastin e sallave që ndërtohen shpejt, u dhanë një dëshmi të shkëlqyer fqinjëve, biznesmenëve dhe zyrtarëve të qyteteve.
Në zonën e Mureshit vëllezërit u kërkuan leje autoriteteve që të lidhnin korrentin për një Sallë Mbretërie që po ndërtohej. «Ç’është gjithë ky ngut?—pyeti një zyrtar.—Për të marrë lejen do të duhet të paktën një muaj, dhe ju akoma do të jeni në fillim.» Atëherë vëllezërit shkuan te drejtori.
Edhe ai pyeti: «Pse me kaq vrap? Sapo keni hedhur themelet, apo jo?»
«Po,—u përgjigjën vëllezërit,—por i hodhëm javën që kaloi. Tani jemi te çatia!» Drejtori e kuptoi dhe e dha lejen të nesërmen.
Salla e parë e Asamblesë në Rumani, e ndërtuar në Negreshti-Oas kishte në sallën kryesore 2.000 vende, kurse në amfiteatrin jashtë 6.000. Vëllai Lësh u drithërua kur e ftuan për të mbajtur fjalimin e kushtimit, të cilin e bëri në rumanisht. Për ta ndërtuar kishin ndihmuar mbi 90 kongregacione nga pesë qarqe. Edhe përpara se salla të kushtohej, në korrik të vitit 2003 aty u mbajt kongresi krahinor ku ishin 8.572 të pranishëm. Kuptohet që Salla e Asamblesë tani ishte tema kryesore
e bisedave në komunitetin ortodoks të zonës. Por jo të gjitha komentet ishin negative. Në të vërtetë, disa priftërinj i lavdëruan vëllezërit për frymën e tyre vullnetare.Asnjë armë nuk do të ketë sukses kundër shërbëtorëve të Perëndisë
Kur Karoli Sabo dhe Jozef Kisi u kthyen në vendin e tyre në vitin 1911, nuk mund ta dinin se sa shumë do ta bekonte Jehovai veprën që po fillonin. Le të mendojmë për shembull për dhjetë vitet e fundit në Rumani. Janë pagëzuar rreth 18.500 veta duke e çuar numrin e lajmëtarëve në 38.423. Në 2005-n në Përkujtim morën pjesë 79.370 veta! Si rezultat i rritjes së madhe, më 1998 u kushtua një shtëpi e re Bethel, e cila u zgjerua në vitin 2000. Në këtë pronë është ndërtuar edhe një kompleks me tri Salla Mbretërie.
Megjithatë, themeli për një rritje të tillë të jashtëzakonshme u hodh gjatë asaj periudhe plot përndjekje dashakeqe, Psal. 92:1, 2) Jehovai u ka premtuar shërbëtorëve të vet besnikë: «Asnjë armë e sajuar kundër teje nuk do të ketë sukses dhe çdo gjuhë që ngrihet kundër teje për të të gjykuar, ti do ta dënosh. Kjo është trashëgimia e shërbëtorëve të Jehovait.»—Isaia 54:17.
hollësitë e së cilës nuk mund të shkruhen në letër. Sidoqoftë, tërë meritën për këtë rritje e ka Jehovai, nën hijen mbrojtëse të të cilit gjejnë strehë Dëshmitarët e tij besnikë. (Më qëllim që ta ruajnë këtë ‘trashëgimi’ kaq të vyer, Dëshmitarët e Jehovait në Rumani janë të vendosur të nderojnë lotët e të gjithë atyre që vuajtën aq shumë për hir të drejtësisë duke imituar besimin e tyre të çmuar.—Isa. 43:10; Hebr. 13:7.
[Kutia në faqen 72]
Vështrim i përgjithshëm mbi Rumaninë
Vendi: Rumania ka një sipërfaqe prej 238.000 kilometrash katrorë dhe ka formë gati vezake me gjatësi 720 kilometra nga lindja në perëndim. Vendet fqinje, duke filluar nga veriu, sipas drejtimit të akrepave të orës, janë: Ukraina, Moldavia, Bullgaria, Serbia e Mali i Zi, dhe Hungaria.
Popullsia: Rumania ka 22 milionë banorë dhe përbëhet nga shumë grupe të huaja dhe vendase, si: rumunë, hungarezë, gjermanë, hebrenj, ukrainas, romë etj. Të paktën 70 për qind e popullsisë është ortodokse rumune.
Gjuha: Gjuha zyrtare është rumanishtja. Ajo vjen nga latinishtja, gjuha e romakëve të lashtë.
Jetesa: Rreth 40 për qind e fuqisë punëtore merret me bujqësi, peshkim ose janë pylltarë; 25 për qind punojnë në fabrika, ndërtim ose në miniera; 30 për qind bëjnë punë të ndryshme.
Ushqimi: Prodhimet: misri, patatja, panxharsheqeri, gruri dhe llojet e ndryshme të rrushit. Bagëtia kryesore: dhentë. Kafshë të tjera janë: gjedhët, derrat dhe shpendët shtëpiakë.
Klima: Temperatura dhe reshjet ndryshojnë sipas rajonit. Në përgjithësi klima është e butë dhe ka katër stinë.
[Kutia në faqen 74]
Krahinat e ndryshme të Rumanisë
Rumania përbëhet kryesisht nga fshatra, dhe ndahet në disa krahina që ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra, dhe që njihen mirë në histori. Ato janë: Maramureshi, Moldavia, Transilvania dhe Dobruxha. Maramureshi, krahina veriore, është i vetmi territor që nuk u pushtua kurrë nga romakët. Në këtë krahinë, njerëzit jetojnë në fshatra të thella malore dhe kanë ruajtur kulturën e paraardhësve të tyre dakë. Në lindje Moldavia njihet për punishtet e verës, burimet minerale dhe manastiret që i përkasin shekullit të 15-të. Në Vllahi, krahinën jugore, ndodhet qyteti më i madh i Rumanisë dhe kryeqyteti i saj, Bukureshti.
Transilvania shtrihet në qendër të Rumanisë. Ajo është kryesisht një rrafshnaltë e rrethuar nga malet Karpate. Transilvania ka një numër të madh kështjellash, qytetesh e rrënojash mesjetare. Ajo është shtëpia e Drakulës së famshëm, që paraqitet në legjenda si një vampir. Dy princat e shekullit të 15-të, Vlad Drakula ose ndryshe Vlad Djalli, dhe Vlad Zhepeshi, i njohur si Vlad Gozhduesi (sepse kështu i ndëshkonte armiqtë e tij), shërbyen si bazë për të trilluar personazhin e Drakulës. Natyrisht, xhirot turistike në këtë krahinë zakonisht përfshijnë vizitat në vendet ku mendohet se rrinin këta dy princa.
Dobruxha, e cila kufizohet nga Deti i Zi me një gjatësi 250 kilometra, njihet për deltën madhështore të Danubit. Danubi, lumi i dytë në Evropë për nga gjatësia, shërben si kufiri jugor i Rumanisë dhe derdhet në pjesën më të madhe të vendit. Delta e tij, me një sipërfaqe prej 4.300 kilometrash katrorë dhe me një larmi të gjallë ekologjike, është rezervati kënetor më i madh në Evropë. Ajo është habitati i më shumë se 300 lloje zogjsh, 150 lloje peshqish dhe 1.200 lloje bimësh, duke filluar nga shelgu deri te zambakët e ujit.
[Kutia në faqen 87]
Nga kulti i Zamolsit në ortodoksinë rumune
Disa shekuj para erës sonë, në vendin që sot njihet si Rumania, banonin getët dhe dakët, fise me prejardhje të njëjtë. Perëndia i tyre, Zamolsi, mendohet se ishte hyjnia i qiellit dhe i vdekjes. Sot, gati të gjithë rumunët pohojnë se janë të krishterë. Si ndodhi ky ndryshim?
Ndërsa Roma po e shtrinte sundimin e vet në Gadishullin e Ballkanit, lidhja geto-dake po kthehej në një kërcënim të madh. Në të vërtetë, mbreti i saj Diseblusi i mundi dy herë ushtritë romake. Megjithatë, në fillim të shekullit të dytë të erës sonë, Roma fitoi dhe e ktheu rajonin në një provincë. Dakia, siç edhe u quajt, ishte shumë e begatë dhe tërhoqi mjaft kolonizatorë romakë. Këta krijuan lidhje martesore me dakët, u mësuan latinishten dhe kështu u bënë paraardhësit e rumunëve të sotëm.
Këta të ardhur, si dhe tregtarët sollën të ashtuquajturin krishterim në këtë rajon. Në vitin 332 e.s., ndikimi i të ashtuquajturit krishterim u rrit kur perandori Kostandin bëri një traktat paqeje me gotët, një bashkim i fiseve gjermane që jetonin në veri të Danubit.
Pas ndarjes së madhe të kishës në vitin 1054, kur Kisha Ortodokse Lindore u nda nga Kisha Romake, rajoni u vu nën ndikimin e Kishës Ortodokse Lindore, paraardhëse e Kishës Ortodokse Rumune. Në fund të shekullit të 20, kjo e fundit kishte mbi 16 milionë anëtarë, duke qenë kështu Kisha Ortodokse e pavarur më e madhe në Ballkan.
[Kutia dhe figura në faqet 98-100]
Këndonim ndërsa bombat binin si shi
Teodor Mironi
Lindur: 1909
Pagëzuar: 1943
Të dhëna: E mësoi të vërtetën në burg. Kaloi 14 vjet në kampet naziste të përqendrimit, si edhe në kampet e punës e në burgjet komuniste.
Më 1 shtator 1944, kur u tërhoqën trupat gjermane, unë isha një nga 152 vëllezërit që, bashkë me të burgosurit e tjerë, na çuan nga kampi i përqendrimit në Bor të Serbisë, në Gjermani. Herë pas herë kalonim ditë të tëra pa ngrënë. Kur gjenim përtokë ndonjë ushqim, si për shembull, panxharë të hedhur në rrugën anash fushave, gjithmonë e ndanim me njëri-tjetrin në mënyrë të barabartë. Kur ndonjëri s’kishte fare fuqi të ecte, dikush që ishte më i fortë e mbarte me një karrocë dore.
Më në fund arritëm në një stacion hekurudhor, pushuam për gati katër orë dhe pastaj boshatisëm dy vagonë mallrash të zbuluar sipër, që të futeshim vetë. Vagonët ishin plot dhe s’kishim ku të uleshim. S’kishim as rroba që të na mbanin ngrohtë. Kishim vetëm nga një batanije secili, me të cilën mbuluam kokën kur nisi shiu. Në këtë gjendje udhëtuam gjithë natën. Të nesërmen, në orën 10 paradite, sapo arritëm në një fshat, dy avionë bombarduan lokomotivën, dhe treni ndaloi. Nuk u vra asnjë, edhe pse vagonët ku ishim ne, vinin
menjëherë pas lokomotivës. Pavarësisht nga kjo ngjarje, vagonët tanë i lidhën me një lokomotivë tjetër, dhe kështu vazhduam rrugën.Kur qëndruam për dy orë në një stacion që ndodhej gati 100 kilometra larg, pamë disa burra dhe gra me disa kosha me patate. «Shitës patatesh»,—menduam. Por, e kishim gabim. Ishin vëllezërit dhe motrat tona frymore, të cilët kishin dëgjuar për ne dhe mendonin se duhej të ishim të uritur. Na dhanë të gjithëve nga tre patate të mëdha të ziera, nga një copë bukë dhe pak kripë. Kjo ‘manë nga qielli’ na dha fuqi edhe për 48 orë, derisa arritëm në Zombatheli, Hungari. Ishte fillimi i dhjetorit.
Dimrin e kaluam atje, dhe mbijetuam kryesisht falë misrave që ndodheshin nën dëborë. Gjatë marsit dhe prillit të vitit 1945, ky qytet i bukur u bombardua dhe rrugët u mbushën me trupa të gjymtuar. Shumë njerëz kishin ngelur nën rrënoja dhe ndonjëherë i dëgjonim kur thërritnin për ndihmë. Me lopatat dhe veglat që kishim, arritëm të gërmonim dhe të shpëtonim disa prej tyre.
Bombat ranë në ndërtesat pranë asaj ku rrinim ne, por jo në tonën. Sa herë që binin sirenat për të lajmëruar bombardimet, të gjithë të tmerruar vraponin të fshiheshin. Në fillim edhe ne vrapuam, por shpejt kuptuam se kjo ishte e kotë, pasi nuk kishte asnjë strehë të sigurt. Prandaj, qëndruam aty ku ishim dhe u përpoqëm të ruanim qetësinë. S’kaloi shumë dhe me ne u bashkuan edhe rojat. Ata thanë se Perëndia ynë mund t’i mbronte edhe ata! Më 1 prill, natën tonë të fundit në Zombatheli, bombat ranë si shi si kurrë më parë. Sidoqoftë, ne qëndruam në banesën tonë, duke e lavdëruar Jehovain me këngë dhe duke e falënderuar për qetësinë që na dha në zemër.—Filip. 4:6, 7.
Ditën tjetër na urdhëruan të niseshim për në Gjermani. Kishim dy karroca me kuaj, dhe udhëtuam me to për afro 100 kilometra, derisa arritëm në një pyll, 13 kilometra larg kufirit rus. E kaluam natën në pronën e një të pasuri dhe ditën tjetër rojat na lanë të lirë. I ishim mirënjohës Jehovait që na mbështeti si fizikisht, ashtu edhe frymësisht. Me lot në sy i thamë mirupafshim njëri-tjetrit dhe u nisëm drejt shtëpisë, disa më këmbë e të tjerë me tren.
[Kutia në faqen 107]
Dashuria e krishterë në veprim
Në vitin 1946, në pjesën lindore të Rumanisë, u përhap zia e bukës. Megjithëse të varfër, Dëshmitarët e Jehovait që jetonin në pjesët e Rumanisë që ishin më pak të prekura nga Lufta II Botërore dhe pasojat e saj, dhuruan ushqime, veshje dhe para për vëllezërit në nevojë. Për shembull, Dëshmitarët që punonin në minierën e kripës, në qytetin e Siget-Marmatjesë, afër kufirit të Ukrainës, merrnin në minierë kripë me çmim më të ulët, e shitnin në qytete dhe me paratë që nxirrnin, blinin misër. Në të njëjtën kohë, Dëshmitarët e Jehovait nga Suedia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, ndihmuan duke dhuruar pesë tonë ushqime.
[Kutia dhe figura në faqet 124-125]
Mbanim mend 1.600 vargje biblike
Dionisi Varçu
Lindur: 1926
Pagëzuar: 1948
Të dhëna: Duke filluar nga viti 1959, kaloi më shumë se pesë vjet nëpër burgje e kampe pune të ndryshme. Vdiq në vitin 2002.
Kur ishim në burg, na lejonin të flitnim me familjarët tanë, të cilëve u lejohej të na sillnin çdo muaj një pako me peshë 5 kilogramë. Pakon e merrnin vetëm ata që e mbaronin punën që u ishte caktuar. Ushqimin e ndanim gjithmonë në mënyrë të barabartë, zakonisht në 30 pjesë. Njëherë ndamë kështu dy mollë. Vërtet, çdo racion ishte i vogël, por na ndihmonte të shuanim urinë.
Megjithëse s’kishim asnjë Bibël ose material ndihmës për ta studiuar atë, qëndruam të fortë frymësisht duke kujtuar gjërat që kishim mësuar përpara se të na burgosnin dhe duke i diskutuar ato me njëri-tjetrin. Vendosëm që çdo mëngjes një vëlla të kujtonte dhe të përsëriste një varg biblik. Pastaj e përsëritnim këtë shkrim nën zë dhe meditonim kur bënim ecjen e detyruar çdo mëngjes, që zgjaste 15-20 minuta. Kur ktheheshim në qeli—20 veta në një dhomë 2 me 4—e komentonim atë varg për 30 minuta. Të gjithë bashkë, kujtonim 1.600 vargje biblike. Në mesditë, shqyrtonim pika të ndryshme, përfshirë gati 20 deri në 30 shkrime që lidheshin me to. Të gjithë e mësonim përmendësh materialin.
Një vëlla në fillim mendonte se ishte tepër i moshuar për të mësuar përmendësh shumë shkrime biblike. Por nënvlerësonte aftësitë që kishte. Pasi na dëgjonte që i përsëritnim vargjet me zë të lartë për 20 minuta, edhe ai arrinte të kujtonte e të citonte një numër të madh shkrimesh, dhe kjo e kënaqte pa masë.
Vërtet, ishim të uritur e të dobët fizikisht, por Jehovai vazhdoi të na ushqente e të na mbante të fortë frymësisht. Edhe pas lirimit, duhej të ruanim gjendjen tonë frymore, sepse Sigurimi na binte në qafë vazhdimisht, me shpresën se do të thyente besimin tonë.
[Kutia në faqen 132, 133]
Metodat e shumëfishimit
Gjatë viteve 50, metoda më e mirë për të shumëfishuar botimet ndihmëse për studimin e Biblës shpeshherë ishte kopjimi me dorë me letër karboni. Megjithëse e ngadaltë dhe e lodhshme, kjo metodë kishte edhe diçka të mirë: shumica e materialit ngelej në kujtesën e kopjuesve. Prandaj, kur u burgosën, ata inkurajuan frymësisht të tjerët. Gjithashtu, vëllezërit përdornin makina shkrimi, por ato duhej të regjistroheshin nga policia dhe ishte tepër e vështirë të gjendeshin.
Shaptilografët hynë në përdorim në fund të viteve 50. Për të bërë shabllonët, vëllezërit përzienin ngjitës, xhelatinë dhe dyll. Pastaj, këtë përzierje e përhapnin në një shtresë të sheshtë e të hollë mbi një sipërfaqe të lëmuar katrore, kryesisht xham. Ata e shkruanin tekstin në letër me një bojë të veçantë, të cilën e kishin përgatitur vetë. Kur boja thahej, e shtypnin letrën rrafsh mbi sipërfaqen e dylltë, dhe kështu bënin një shabllon. Megjithatë, këto shabllone nuk e kishin jetën të gjatë, prandaj vëllezërit duhet të bënin vazhdimisht të reja. Por, ashtu si kopjet e artikujve që ishin shkruar me dorë, edhe këto shabllone përbënin një rrezik: shkrimtari ose shkrimtarja mund të identifikohej nga shkrimi.
Që nga vitet 70 deri në vitet e fundit të ndalimit, vëllezërit ndërtuan dhe përdorën mbi dhjetë makina shumëfishuese dore të lëvizshme. Ato ishin bërë sipas një modeli nga Austria dhe përdornin pllaka shtypjeje prej letre të plastifikuar. Vëllezërit i vunë kësaj makine nofkën «Mulliri». Në fund të viteve 70, u siguruan disa makina ofset me fletë, por vëllezërit nuk mund të bënin pllaka, prandaj këto makina nuk u përdorën. Megjithatë, në vitin 1985, një vëlla inxhinier kimist nga ish-Çekosllovakia, u mësoi vëllezërve si t’i bënin pllakat. Që atëherë, u përmirësuan dukshëm sasia dhe cilësia.
[Kutia dhe figura në faqet 136, 137]
Jehovai më stërviti
Nikolae Bentaru
Lindur: 1957
Pagëzuar: 1976
Të dhëna: Shërbeu si tipograf gjatë periudhës komuniste, kurse tani shërben si pionier special bashkë me gruan, Veronikën.
Fillova të studioja Biblën në vitin 1972, në qytetin e Sacelës, dhe u pagëzova katër vjet më vonë, kur isha 18 vjeç. Në atë kohë vepra ishte e ndaluar dhe mbledhjet mbaheshin sipas grupeve të studimit të librit. Megjithatë, merrnim ushqim frymor rregullisht, madje edhe dramat biblike, që i dëgjonim në audiokaseta dhe i shihnim në diapozitiva me ngjyra.
Pas pagëzimit, caktimi i parë ishte pikërisht të vija në punë projektorin e diapozitivave. Pas dy vjetësh, më besuan edhe një privilegj tjetër: të blija letër për shtypjen e literaturës në fshehtësi. Në vitin 1980, mësova të shtypja dhe mora pjesë në shtypjen e Kullës së Rojës, Zgjohuni! dhe botimeve të tjera. Përdornim një shaptilograf dhe një makinë shtypëse dore të vogël.
Ndërkohë takova Veronikën, një motër të shkëlqyer që e kishte treguar besnikërinë e saj ndaj Jehovait, dhe u martuam. Veronika më mbështeti jashtë mase në punën që bëja. Në 81-shin, Oto Kyglihi, nga dega e Austrisë, më mësoi si të vija në punë makinën tonë të parë shumëfishuese ofset që shtypte fletë për fletë. Në vitin 1987 vumë një makinë shtypi të dytë në Kluzh dhe më caktuan të stërvitja ata që do të punonin me të.
Mbas heqjes së ndalimit të veprës në vitin 1990, Veronika, unë dhe djali ynë, Florini, vazhduam të punonim në shtypjen dhe shpërndarjen e literaturës për tetë muaj. Florini na ndihmonte të mblidhnim fletët e shtypura para se ato të ngjesheshin, t’u priteshin anët e tepërta, të qepeshin, të paketoheshin dhe të dërgoheshin. Në vitin 2002, të tre u caktuam të shërbenim si pionierë në qytetin e Mizilit, që ka 15.000 banorë dhe është 80 km në veri të Bukureshtit. Veronika dhe unë shërbejmë si pionierë specialë, kurse Florini si pionier i rregullt.
[Kutia dhe figura në faqet 139, 140]
Jehovai e verboi armikun
Ana Viushenku
Lindur: 1951
Pagëzuar: 1965
Të dhëna: Që në vitet e para të adoleshencës ndihmoi prindërit të shumëfishonin literaturën. Më vonë, ndihmoi në përkthimin e botimeve në gjuhën ukrainase.
Një ditë të vitit 1968, po kopjoja me dorë një Kullë Roje në një shabllon letre për shumëfishim. U tregova e pakujdesshme dhe nuk i fsheha shabllonët kur shkova në mbledhje. Sapo mbërrita në shtëpi në mesnatë, dëgjova një makinë që ndaloi. Nuk arrita të shikoja kush ishte, kur në shtëpi hynë pesë agjentë të Sigurimit me një urdhër-kontrolli. U tmerrova, por u përpoqa të mos e jepja veten. Në çast, iu përgjërova Jehovait të më falte për pakujdesinë time dhe i premtova se nuk do ta lija kurrë më jashtë punën.
Oficeri i ngarkuar me këtë detyrë u ul në tavolinë, ngjitur me letrat që i kisha mbuluar nxitimthi me një copë, sapo kisha dëgjuar makinën. Ai nuk lëvizi që aty, derisa mbaroi inspektimi disa orë më vonë. Ndërsa shkruante raportin, vetëm pak centimetra nga shabllonët, e rregulloi copën disa herë. Në raport ishte shkruar që agjentët nuk kishin gjetur asnjë literaturë të ndaluar, as në shtëpi dhe as te ndonjë njeri.
Edhe pse nuk gjetën gjë, ata morën babain dhe e çuan në Baja-Mare. Unë dhe mamaja u lutëm me zjarr për të, dhe falënderuam Jehovain që na mbrojti atë natë. U lehtësuam jashtë mase kur babai u kthye në shtëpi pas disa ditësh.
Nuk kaloi shumë kohë kur, ndërsa po kopjoja me dorë disa botime, dëgjova përsëri një makinë që ndaloi jashtë shtëpisë. Fika dritën, hodha një sy shpejt e shpejt nga dritaret e mbuluara dhe pashë disa burra me uniformë e dekorata që u shkëlqenin në supore, të dilnin nga makina dhe të hynin në shtëpinë matanë rrugës. Mbrëmjen vijuese u zëvendësuan nga një grup tjetër, duke vërtetuar kështu dyshimet se ishin spiunë të Sigurimit. Megjithëkëtë, ne vazhduam punën, por i nxirrnim materialet nga oborri pas shtëpisë që të mos na diktonin.
Babai thoshte: «Rruga mes nesh dhe armikut është si shtylla e resë që qëndronte mes izraelitëve dhe egjiptianëve.» (Dal. 14:19, 20) Nga përvoja ime mësova sa të drejtë kishte im atë.
[Kutia dhe figura në faqet 143, 144]
Të shpëtuar falë tubit të shkarkimit të gazeve
Trajan Kira
Lindur: 1946
Pagëzuar: 1965
Të dhëna: Një nga vëllezërit përgjegjës për prodhimin dhe transportin e literaturës gjatë viteve të ndalimit.
Një të diel vere, herët në mëngjes, ngarkova në makinë tetë torba me literaturë. Bagazhi nuk i nxinte të gjitha, prandaj hoqa ndenjëset e pasme, vura torbat e tjera aty në vend të ndenjëseve, i mbulova me batanije dhe sipër u vura një jastëk. Kushdo që do të shihte brenda, thjesht do të mendonte se familja jonë po shkonte në plazh. Për merak, u hodha një batanije sipër edhe torbave që kisha futur në bagazh.
Mbasi u lutëm për bekimin e Jehovait, që të pestë, unë, gruaja, dy djemtë dhe vajza, morëm rrugën për të çuar literaturën në Tirgu-Muresh dhe Brashov. Gjatë udhëtimit këndonim këngët e Mbretërisë. Pas nja 100 kilometrash, ndeshëm një pjesë rruge plot me gropa. Me gjithë atë peshë në makinë që mëshonte mbi balestër, tubi i shkarkimit të gazeve goditi diçka në rrugë dhe u nda më dysh. E ndala makinën anash rrugës dhe e futa në bagazh pjesën e shkëputur të tubit, afër gomës rezervë, por sipër batanijes. Pastaj u nisëm me makinën që vërtet uturinte!
Në qytetin e Ludusit, një polic na ndaloi për të kontrolluar nëse makina ishte në gjendje pune. Pasi kontrolloi numrin e motorit dhe provoi borinë, xhamafshirëset, dritat e kështu me radhë, kërkoi të shihte gomën rezervë. Tek po shkoja prapa makinës, u përkula dhe i pëshpërita nga dritarja gruas dhe fëmijëve: «Filloni të luteni. Tani mund të na ndihmojë vetëm Jehovai.»
Kur hapa bagazhin, policit i ra menjëherë në sy tubi i thyer. «Ç’është kjo?—më pyeti.—Do të paguash gjobë!» I kënaqur që kishte gjetur defektin, nuk kontrolloi më. Unë mbylla bagazhin, psherëtiva i lehtësuar, dhe nuk kam qenë kurrë më i lumtur të paguaja një gjobë! Ky ishte i vetmi moment që u trembëm, dhe vëllezërit morën literaturën.
[Kutia dhe figura në faqet 147-149]
Ndesh Sigurimin
Viorika Filipi
Lindur: 1953
Pagëzuar: 1975
Të dhëna: E ka filluar shërbimin e plotkohor në vitin 1986 dhe tani është pjesëtare e familjes Bethel.
Kur unë dhe motra ime, Aurika, u bëmë Dëshmitare të Jehovait, familja jonë na trajtoi ashpër. Edhe pse ishte e dhimbshme, kjo gjë na forcoi për t’i bërë ballë asaj që do të hasnim nga Sigurimi në të ardhmen. Një rast ishte një mbrëmje dhjetori të vitit 1988. Në atë kohë jetoja me Aurikën dhe familjen e saj në qytetin e Oradjesë, afër kufirit hungarez.
Po shkoja në shtëpinë e një vëllai që mbikëqyrte punën e përkthimit, dhe në çantë kisha një revistë që po e redaktoja. Nuk e dija që agjentët e Sigurimit po kontrollonin atje dhe po merrnin në pyetje banorët e këdo që i vizitonte. Lumturisht, kur pashë ç’po ndodhte, munda ta digjja revistën që kisha në çantë pa më zbuluar. Agjentët më morën mua dhe Dëshmitarë të tjerë e na çuan në zyrat e Sigurimit për të vazhduar hetimin.
Më morën në pyetje gjithë natën, dhe të nesërmen kontrolluan banesën time zyrtare, një shtëpi e
vogël në afërsi të fshatit Uileacu-de-Munte. Nuk jetoja atje, por vëllezërit e përdornin shtëpinë për të mbajtur në fshehtësi materialet për veprën. Kur i zbuluan, agjentët më dërguan prapë te zyrat e Sigurimit dhe më rrahën me shkop gome, me qëllim që të zbulonin identitetin e atyre që i kishin, ose që ishin të lidhur drejtpërdrejt me ato materiale. Iu përgjërova Jehovait të më ndihmonte të duroja rrahjet. Më pushtoi një ndjenjë paqeje dhe dhimbja zgjaste vetëm pak sekonda pas çdo goditjeje. Shpejt, duart m’u ënjtën aq shumë sa mendova se nuk do të mund të shkruaja më kurrë. Më liruan po atë mbrëmje—pa asnjë dyshkë me vete, e vdekur për bukë dhe e dërrmuar.U nisa për te stacioni kryesor i autobusëve, dhe nga mbrapa më ndiqte një agjent sigurimi. Nuk u kisha thënë hetuesve ku jetoja, kështu që nuk mund të shkoja direkt në shtëpinë e Aurikës, sepse mund ta vija në rrezik atë bashkë me familjen. Nuk dija ku të shkoja e ç’të bëja, prandaj iu përgjërova Jehovait, duke i thënë se kisha shumë nevojë të haja diçka dhe se po vdisja të flija në krevatin tim. ‘Mos po kërkoj tepër?’—mendova me vete.
Arrita në stacion kur sa po nisej një autobus. Vrapova dhe hipa, edhe pse nuk kisha lekë për të prerë biletën. Rastisi që autobusi po shkonte në fshatin ku kisha shtëpinë. Edhe agjenti i Sigurimit e kapi autobusin, më pyeti se ku po shkonte autobusi, dhe pastaj zbriti. E mora me mend se në Uileacu-de-Munte do të më priste një tjetër agjent. U qetësova kur shoferi nuk më zbriti. ‘Po pse po shkoj në Uileacu-de-Munte?’—thashë me vete. Nuk desha të shkoja në shtëpi, sepse nuk kishte as bukë dhe as krevat.
Isha akoma duke i qarë hallet e mia Jehovait, kur në rrethinat e Oradjesë, shoferi ndaloi autobusin që të zbriste një shok i veti. Përfitova të zbritja edhe unë. Ndërsa autobusi po largohej, më përfshiu një ndjenjë lumturie, dhe me kujdes mora rrugën për tek apartamenti i një vëllai që njihja. Mbërrita tamam në kohën kur e shoqja po hiqte gulashin nga soba, gjellën time të preferuar. Ata më ftuan të rrija për darkë.
Vonë atë natë, kur mendova se s’kishte rrezik, u nisa për në shtëpinë e Aurikës dhe fjeta në krevatin tim. Ç’të them, Jehovai m’i dha të dy gjërat për të cilat i isha lutur: një gjellë të shijshme dhe krevatin tim! Sa Atë të mrekullueshëm kemi!
[Kutia në faqen 155]
Të rinj që përqendrohen në çështjet frymore
Gjatë periudhës së përndjekjeve, të rinjtë e krishterë e kanë mbajtur vazhdimisht integritetin e tyre, dhe shumë kanë rrezikuar lirinë për hir të lajmit të mirë. Kurse sot, përballen me sprova të ndryshme, dhe është e trishtueshme të thuhet, por disa e kanë dobësuar vigjilencën. Megjithatë, të tjerë po përqendrohen gjithnjë në çështjet frymore. Për shembull, një grup nxënësish të shkollës së mesme, në Campia Turzi, shqyrtojnë shkrimin e ditës së bashku gjatë pushimit. Mblidhen ose në oborrin e shkollës, ose në një nga fushat e sportit, dhe nganjëherë me ta bashkohen edhe nxënës të tjerë.
Një motër e re bëri këtë koment: «Shqyrtimi i shkrimit të ditës me shokët është një mbrojtje për mua, dhe më bën të shkëputem për pak çaste nga shoqëria e nxënësve që nuk i shërbejnë Jehovait. Gjithashtu, marr zemër, sepse shoh se nuk jam e vetmja Dëshmitare e Jehovait.» Drejtoresha e shkollës dhe disa mësues i kanë lavdëruar këta të rinj të shkëlqyer.
[Kutia në faqen 160]
Themelohet ligjërisht lajmi i mirë
Të enjten, më 22 maj 2003, Ministria e Kulturës dhe e Feve në Rumani, nxori një urdhëresë që ripohonte se organizata fetare e Dëshmitarëve të Jehovait, e themeluar ligjërisht më 9 prill 1990, është subjekt juridik i njohur nga shteti. Për këtë arsye, Dëshmitarët e Jehovait përfitojnë nga çdo e drejtë ligjore që u takon feve të miratuara, si për shembull, e drejta për të predikuar dhe për të ndërtuar Salla Mbretërie. Kjo njohje është një pikë kulmore në betejat e shumta ligjore që janë bërë gjatë viteve.
[Tabela dhe grafiku në faqet 80, 81]
RUMANIA—KRONOLOGJIA
1910
1911: Keroli Sabo dhe Jozef Kisi kthehen nga Shtetet e Bashkuara.
1920: Në Kluzh hapet zyra e degës. Ajo mbikëqyr veprën në Bullgari, Hungari, ish-Jugosllavi, Rumani dhe Shqipëri.
1924: Blihet prona për degën, ku përfshihej një shtypshkronjë në Kluzh.
1929: Mbikëqyrja i caktohet degës së Gjermanisë dhe më vonë Zyrës së Evropës Qendrore në Zvicër.
1938: Qeveria mbyll dhe vulos zyrën e Rumanisë, që tani ndodhet në Bukuresht.
1940
1945: Regjistrohet ligjërisht Shoqata e Dëshmitarëve të Jehovait në Rumani.
1946: 15.000 veta mblidhen në kongresin e parë kombëtar në Bukuresht.
1947: Në gusht dhe shtator, Alfred Rytimani dhe Martin Majaroshi vizitojnë Rumaninë.
1949: Qeveria komuniste ndalon Dëshmitarët e Jehovait dhe konfiskon të gjithë pronën e degës.
1970
1973: Mbikëqyrja kalon nga dega e Zvicrës në degën e Austrisë.
1988: Përfaqësues të Trupit Udhëheqës vizitojnë Rumaninë.
1989: Bie regjimi komunist.
1990: Dëshmitarët e Jehovait miratohen ligjërisht. Mbahen asamble.
1991: Kulla e Rojës në rumanisht botohet njëkohësisht me atë në anglisht, dhe me ngjyra.
1995: Në Bukuresht rihapet zyra e degës së Rumanisë.
1999: Në Rumani mbahet për herë të parë Shkolla e Stërvitjes për Shërbim.
2000
2000: Del Përkthimi Bota e Re e Shkrimeve të Krishtere Greke në rumanisht.
2004: Kushtohet Salla e parë e Asambleve në Negreshti-Oash.
2005: Në Rumani ka 38.423 lajmëtarë aktivë.
[Grafiku]
(Shiko botimin)
Gjithsej lajmëtarë:
Gjithsej pionierë:
40.000
20.000
1910 1940 1970 2000
[Hartat në faqen 73]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)
POLONI
SLLOVAKI
HUNGARI
UKRAINË
MOLDAVI
RUMANI
Satu-Mare
Oradje
Arad
Negreshti-Oash
Baja-Mare
MARAMURESH
Breb
Bistricë
Toplicë
Kluzh
Tirgu-Muresh
Okna-Muresh
TRANSILVANI
M. Karpate
Frëtyc
Balkauc
Ivënkauc
Prut
MOLDAVI
Brashov
Sacelë
Mizil
BUKURESHT
VLLAHI
Galac
Brëilë
Danub
DOBRUXHË
SERBIA E MALI I ZI
BULLGARI
MAQEDONI
[Figura që zë gjithë faqen 66]
[Figurat në faqen 69]
Në vitin 1911, Keroli Sabo dhe Jozef Kisi u kthyen në vendlindje që të predikonin mesazhin e Mbretërisë
[Figura në faqen 70]
Parashiva Kalmara, e ulur, bashkë me burrin dhe tetë nga fëmijët e tyre
[Figura në faqen 71]
Gavril Romoçia
[Figura në faqen 71]
Elek dhe Elisabeta Romoçia
[Figura në faqen 77]
Ndërtimi i zyrës së re në Kluzh, viti 1924
[Figura në faqen 84]
Meqë përndjekja rritej, literatura prodhohej me tituj të ndryshëm
[Figura në faqen 86]
Nik Paluesi erdhi nga Greqia për të ndihmuar në përhapjen e veprës
[Figura në faqen 89]
Duke dëgjuar një fjalim publik të inçizuar, viti 1937
[Figura në faqen 95]
Martin e Maria Majaroshi (përpara), dhe Pamfil e Elena Albuja
[Figura në faqen 102]
Asamble qarkore në Baja-Mare në vitin 1945
[Figura në faqen 105]
Pankarta për kongresin kombëtar në vitin 1946
[Figura në faqen 111]
Mihai Nistori
[Figura në faqen 112]
Vasili Sabadai
[Figura në faqen 117]
Aparat përgjimi që e përdorte Sigurimi
[Figura në faqen 120]
Periprava, një kamp pune në Deltën e Danubit
[Figura në faqen 133]
Mulliri
[Figurat në faqen 134]
Veronika dhe Nikolae Bentaru në depon e fshehtë nën shtëpinë e tyre
[Figura në faqen 138]
Doina e Dimitri Çepanaru
[Figura në faqen 138]
Petri Ranka
[Figurat në faqen 141]
Asamble të mbajtura në vitet 80
[Figura në faqen 150]
Klasa e parë e Shkollës së Shërbimit për Pionierë në Rumani, në vitin 1993
[Figura në faqen 152]
Roberto dhe Imelda Françesketi
[Figurat në faqet 156, 157]
Me gjithë kundërshtimin e klerit, në Kongreset Ndërkombëtare «Lajmëtarë të paqes hyjnore», të mbajtura në 1996-n, morën pjesë mijëra veta
[Figurat në faqen 158]
(1) Kompleksi me shtatë Salla Mbretërie, Tirgu-Muresh
(2) Dega e Rumanisë, Bukuresht
(3) Salla e Asamblesë, Negreshti-Oas
[Figura në faqen 161]
Komiteti i Degës, në drejtim të akrepave të orës, nga sipër majtas: Daniele Di Nikola, Xhon Brenka, Gabriel Negroiu, Dimitri Oul dhe Ion Romani