Argjentina
Argjentina
Argjentina me një shtrirje rreth 4.000 km drejt pjesës juglindore të Amerikës së Jugut, është vend me një shumëllojshmëri të jashtëzakonshme. Brenda kufijve të saj shtrihen malet e thepisura të Andeve, me maja që arrijnë lartësi më të mëdha se 6.000 metra. Në veri ka pyje tropikale ku shihet të bredhin jaguarët dhe tapirët. Në ujërat e akullta të Tokës së Zjarrit, në jug, luajnë pinguinët dhe balenat ndërsa dallgët ngrihen në lartësinë 30 metra. Në rrafshinë, gáukot (kauboj argjentinas) hipur mbi kuaj patrullojnë fermat e mëdha të rritjes së gjedhit.
Kudo që të shkosh në këtë tokë do të gjesh Dëshmitarë të Jehovait. Ata gjenden në çdo qytet dhe krahinë kryesore në të gjithë vendin. Numri i tyre ka arritur më shumë se 120.000 dhe predikojnë në male, xhungla, rrafshina dhe përgjatë gjithë bregdetit. I sheh mes ndërtesave shumëkatëshe të kryeqytetit dhe në fshatrat më të largëta të vendit. Shumëllojshmëria gjeografike e vendit nuk e ka penguar predikimin e lajmit të mirë, as pengesat kulturore e gjuhësore dhe as vështirësitë ekonomike. Lajmi i mirë po predikohet, pikërisht siç tha Jezui se do të bëhej.—Mar. 13:10.
Kjo gjë nuk ka ndodhur thjesht rastësisht. Burra të dedikuar dhe gra të dedikuara, plot zell dhe besim, kanë treguar vendosmërinë e tyre për të shpallur mesazhin e Biblës në 2 Tim. 4:2) Megjithatë, ata nuk ia japin meritën vetes për atë që është kryer, por pranojnë se kjo është bërë vetëm me anë të frymës së Jehovait.—Zah. 4:6.
çfarëdo rrethane që janë gjendur. Ata kanë marrë për zemër këshillën që apostulli Pavël i dha Timoteut: «Prediko fjalën, bëje këtë me urgjencë në kohë të favorshme dhe në kohë të vështirë.» (Hidhet themeli
Themeli për veprën e bërë këtu u hodh shumë vite më parë. Historia se si arriti e vërteta deri në pjesët më të largëta të vendit është me të vërtetë besimforcuese. Në vitin 1923, Xhorxh Jang nga Kanadaja, erdhi në Amerikën e Jugut. Pas një dëshmie të zgjeruar në Brazil, ai e ktheu vëmendjen drejt Argjentinës. Brenda disa muajve, në 25 qytete dhe krahina kryesore të Argjentinës u shpërndanë 1.480 libra dhe 300.000 kopje të botimeve të tjera biblike. Përpara se të vazhdonte udhëtimin e tij misionar në vendet e tjera të Amerikës së Jugut, ai tha: «Buzëqeshja miratuese e Perëndisë për përpjekjen për të përhapur mesazhin e mbretërisë ka qenë shumë e dukshme.»
Në vitin 1924, Xh. F. Radhërford, në atë kohë president i Shoqatës Watch Tower, caktoi për të shërbyer në Argjentinë spanjollin Huan Muniz. Dy vjet më vonë, vëllai Muniz, ngriti një zyrë dege të Shoqatës Watch Tower në Buenos-Ajres për t’u kujdesur për veprën e predikimit në Argjentinë, Kili, Paraguai dhe Uruguai.
Vëllai Muniz kuptoi se në Argjentinë gjendej një popullsi e madhe që fliste gjermanisht, kështu që kërkoi ndihmë në mënyrë që edhe ata të mund ta dëgjonin lajmin e mirë. Në përgjigje, vëllai Radhërford dërgoi Karlos Ot, një shërbëtor gjerman në kohë të plotë, për të ndihmuar grupin e asaj gjuhe.
Në këtë vend kishte edhe shumë grekë. Në vitin 1930, Nikolas Argjiros me origjinë greke, mësoi mesazhin e Biblës dhe filloi t’u predikonte atyre qindra njerëzve që flitnin greqisht në zonën e Buenos-Ajresit. Më vonë, kur përmirësoi spanjishten, ai i përhapi farat e Fjalës së Perëndisë në 14 prej 22 provincave të Argjentinës, duke i përqendruar përpjekjet e tij në gjysmën veriore të vendit.
Rreth po asaj kohe, një burrë polak, Huan Ribak u bë një Dëshmitar i Jehovait dhe bashkë me një Dëshmitar tjetër polak filloi shërbimin e plotkohor. Të shoqëruar edhe nga dy shërbëtorë të tjerë në shërbim të plotkohor, ata mbuluan territorin në pjesën jugore të Argjentinës.
Raporti i vitit 1930 tregon se u shpërndanë qindra mijë copë literaturë jo vetëm në greqisht, gjermanisht dhe spanjisht, por edhe në anglisht, arabisht, armenisht, frëngjisht, hungarisht, italisht, jidisht, kroatisht, letonisht, lituanisht, polonisht, portugalisht, rusisht dhe në gjuhën ukrainase.
Kështu ndodhi që vetëm në shtatë vjet, vepra e predikimit të Mbretërisë dhe e bërjes së dishepujve hodhi rrënjë mes banorëve që flitnin spanjisht dhe mes grupeve të gjuhëve të tjera. Koha ishte vërtet e favorshme për një rritje të vazhdueshme.
Territori i madh nuk është një pengesë
Territori që duhej mbuluar ishte shumë i madh, afërsisht i barabartë me një të tretën e sipërfaqes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, për Dëshmitarët, shtrirja e madhe e tij nuk përbënte ndonjë pengesë për të përhapur mesazhin e Mbretërisë. Disa ecnin në këmbë, të tjerë udhëtonin me biçikletë, me tren ose me kuaj dhe karro.
Në fillim të viteve 30 të shekullit të 20-të, Armando Menazi, nga provinca qendrore e Kordobës, u bind se kishte gjetur të vërtetën. Ai shiti dyqanin e tij të riparimit të automjeteve për të shërbyer si një shërbëtor në kohë të plotë. Më vonë, bleu një autobus të vjetër dhe e ktheu në një shtëpi të lëvizshme, duke bërë kështu të mundur që dhjetë a më shumë lajmëtarë të udhëtonin së bashku dhe të përhapnin lajmin e mirë. Me udhëtimet e tyre arritën të paktën dhjetë provinca në veri të Argjentinës.
Rreth këtyre viteve, Argjentina kishte sistemin më të kompletuar hekurudhor në Amerikën Latine, me një shtrirje prej më shumë se 40.000 kilometrash. Kjo doli se qe diçka jashtëzakonisht e vlefshme për të zgjeruar veprën e predikimit. Disa pionierë u caktuan të predikonin në qendrat e sapoformuara të banimit përgjatë një segmenti të linjës hekurudhore. Për shembull, Hoze Rejndëll kishte si territor të tij të gjithë linjën hekurudhore nga ana e perëndimit, që fillonte me provincën e Buenos-Ajresit në bregun e Atlantikut deri në provincën e Mendozës në kufi me Kilin, një zonë me një shtrirje prej më shumë se 1.000 kilometrash.
Dëshmitarët e Jehovait që ishin punonjës të hekurudhës, përfituan nga kjo mundësi për ta çuar mesazhin e Biblës në vende të largëta të Argjentinës. Epifanjo Azhiari që e mësoi të vërtetën në provincën verilindore të Santa-Fesë, u transferua nga kompania e hekurudhës më në veri, në Çako. Ai
filloi të predikonte atje menjëherë. Kur puna ia kërkoi që të udhëtonte 2.000 km për në jug, në Çubut dhe më vonë përsëri për në veri, në Santiago-del-Estero, ai përhapi mesazhin e Mbretërisë në këto provinca.Motër Rina de Midolini, një pioniere e zellshme, dëshmoi në Medanos, rreth 50 km nga qyteti i Bahia-Blankas. Ajo e hipte biçikletën në tren dhe e përdorte mirë atë pasi zbriste në stacionin e saj. Njerëzit e quanin zonja e Biblës që nget biçikletën. Ajo ishte kaq e njohur, saqë një ditë kur makinisti i trenit vuri re se ajo nuk kishte ardhur ende për udhëtimin e kthimit, e vonoi nisjen e trenit për ta pritur.
Arrijnë misionarë të stërvitur në Shkollën e Galaadit
Dëshmitarët e parë udhëtuan gjithandej dhe shpërndanë shumë literaturë, duke u treguar njerëzve për shpresën e Mbretërisë së Perëndisë. Megjithatë, me kalimin e kohës, u bë e dukshme se kishte nevojë për një arsimim sistematik biblik dhe përmirësim organizimi. Në vitin 1945, Nejthën H. Norr, në atë kohë president i Shoqatës Watch Tower, vizitoi Argjentinën dhe i udhëzoi kongregacionet që të fillonin Kursin në Shërbimin Teokratik (Shkollën e Shërbimit Teokratik) në spanjisht. Gjithashtu, i nxiti vëllezërit nga Argjentina që të fillonin veprën e pionierit dhe të vinin si synim të ndiqnin Shkollën Biblike Watchtower të Galaadit.
Pak pas kësaj, dy argjentinas ndoqën Shkollën e Galaadit dhe u kthyen sërish në Argjentinë, në vitin 1946. Ata u pasuan në vitin 1948 nga misionarë të caktuar nga vende të tjera. Mes tyre ishin Çarls dhe Lorena Ajzenhaueri, Viola Ajzenhaueri, Helena Nikolsi dhe Helena Uilsoni nga klasa e parë e Galaadit, si edhe Roberta Mileri nga klasa e katërt. Më vonë erdhën Sofie Soviaku, Edit Morgani, Etel Tishhauzeri, Mari Helmbrekti dhe shumë të tjerë. Gjatë viteve në Argjentinë
janë dërguar 78 misionarë. Fryma e tyre ungjillëzuese i ka inkurajuar Dëshmitarët vendas që t’i imitojnë ata. Ndërsa në vitin 1940 ishin 20 pionierë në të gjithë vendin, deri në vitin 1960 ky numër ishte rritur në 382. Sot, në Argjentinë ka më shumë se 15.000 pionierë.Përballohen kohë të vështira
Për shumë vite, koha për të predikuar në Argjentinë ka qenë e favorshme. Megjithatë, siç paratha Jezui, jo të gjithë do ta miratonin veprën e ithtarëve të tij. (Gjoni 15:20) Kështu, në vitin 1949, kur vëllai Norr vizitoi Argjentinën, policia papritur e anuloi lejen për t’u mbledhur në një sallë të shkëlqyer në Buenos-Ajres. Në vend të kësaj, asambleja u mbajt në një Sallë Mbretërie, por jo pa ndërhyrje. Të dielën, në orën 16.40, policia e ndërpreu fjalimin e vëllait Norr dhe e arrestoi atë bashkë me ata që ishin të pranishëm. Policia nuk dha asnjë arsye për këto arrestime. Autoritetet i bënë vëllezërit të qëndronin për orë të tëra në një oborr të madh deri të nesërmen në mëngjes herët. Pas kësaj i liruan.
Qartë, një erë kundërshtimi kishte filluar të frynte kundër adhuruesve të Jehovait në Argjentinë. Po atë vit, për shkak të ndikimit të Kishës Katolike, u miratua një projektligj, i cili kërkonte që të gjitha grupet fetare të regjistroheshin në Sektorin e Kulteve pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Vitin pasues, qeveria nën drejtimin e Huan Domingo Peronit e ndaloi zyrtarisht veprën e Dëshmitarëve të Jehovait në Argjentinë. Dekreti ndalonte mbledhjet publike të Dëshmitarëve të Jehovait, si edhe veprën e tyre të predikimit. Megjithatë, zyra e degës së Shoqatës Watch Tower nuk u mbyll.
Në përgjithësi, autoritetet i lejuan Dëshmitarët që ta vazhdonin veprimtarinë e tyre pa ndonjë vështirësi të madhe. Megjithatë, nëpunësit qeveritarë shpesh e vinin në
veprim ndalimin, duke anuluar ndonjë asamble ose duke mbyllur ndonjë Sallë Mbretërie. Gjithashtu, ndonjëherë Dëshmitarët i arrestonin dhe i shqetësonin kur mbanin mbledhje në shtëpi private ose kur dilnin në shërbim.Prandaj, Dëshmitarët u përpoqën ‘të tregohen të kujdesshëm si gjarpërinjtë’. (Mat. 10:16) Kur u dëshmonin të tjerëve përdornin vetëm Biblën. Kongregacionet u organizuan në grupe të vogla me 8 deri 12 lajmëtarë. Gjatë viteve të para të ndalimit, vendet e mbledhjeve ndryshoheshin vazhdimisht. Vëllezërit gjenin vende për t’u mbledhur që nuk binin në sy, si për shembull, ndonjë vend ku milej bagëtia, ndonjë tip ndërtese me çati kashte, kuzhinën e një banese në fermë ose poshtë një peme. E rëndësishme ishte që të mblidheshin së bashku.—Hebr. 10:24, 25.
Për të inkurajuar vëllezërit, në vitin 1953, vëllai Norr e vizitoi përsëri Argjentinën bashkë me Milton Henshelin. Për shkak të ndalimit, ata nuk mund të organizonin një grumbullim të madh, pasi kjo do të tërhiqte vëmendjen e publikut. Megjithatë, bënë rregullime për atë që u quajt një asamble mbarëkombëtare. Vëllai Norr udhëtoi me avion për në Mendoza nga Kili, kurse vëllai Henshel hyri në Argjentinë nga Paraguai. Duke udhëtuar veç e veç, ata folën në «asambletë» lokale që u mbajtën në 56 vende. Disa nga këto asamble u mbajtën në raste piknikësh në fermat që ishin pronë e Dëshmitarëve vendas. Në Buenos-Ajres, të dy vëllezërit vizituan Dëshmitarët e mbledhur, duke mbajtur një mbledhje dyorëshe në secilin grup. Në një ditë, u mbajtën nëntë mbledhje të tilla. Gjithsej, këtë lloj kaq të veçantë asambleje e ndoqën 2.505 veta.
Ndalimi zbutet
Kur u përmbys në vitin 1955 qeveria ushtarake e Huan Peronit, u formuan grupe më të mëdha. Vëllezërit u nxitën të mblidheshin atje ku kongregacionet kishin një Sallë Mbretërie, megjithëse s’duhej të vinin asnjë tabelë që e identifikonte sallën si të tillë. Me bekimin e Jehovait, numri i kongregacioneve dhe numri i anëtarëve të tyre u rrit vazhdimisht, me gjithë ngacmimet e herëpashershme nga autoritetet.
Në vitin 1956, dega vendosi të mbante asamble të vogla në pjesë të ndryshme të vendit. E para u mbajt në qytetin La Plata, rreth 60 km nga Buenos-Ajresi. Të 300 të pranishmit e kishin të vështirë ta këndonin këngën e parë: «Gëzoni ju kombe me popullin e tij!» Ishin të mbytur nga emocioni. Ishte hera e parë pas gjashtë vjetësh që kishin arritur të mblidheshin me kaq shumë bashkëbesimtarë dhe të këndonin së bashku.
Megjithatë, ndalimi ende nuk ishte hequr. Kur në dhjetor të vitit 1957, u bë një përpjekje për të mbajtur një kongres
kombëtar në sallën Les Ambasador, në Buenos-Ajres, policia e mbylli sallën ndërkohë që delegatët ishin duke ardhur. Katër vëllezër u arrestuan nga policia dhe u akuzuan që kishin mbajtur një mbledhje pa lejen e policisë.Duke qenë se Kushtetuta e Argjentinës garanton lirinë e fesë dhe të grumbullimit, vëllezërit e çuan këtë çështje në gjykatë. Më 14 mars 1958, u dha një vendim në favor të Dëshmitarëve. Kjo ishte e para fitore ligjore për Dëshmitarët e Jehovait në Argjentinë.
Në vitin 1958, ndodhi një ndryshim tjetër i qeverisë. Tani dukej se mund të sigurohej njohja ligjore e veprës së Dëshmitarëve të Jehovait në Argjentinë. Të gjithë ligjvënësve, botuesve, deputetëve dhe gjyqtarëve iu dërgua një letër e veçantë ku shpjegohej aktiviteti i Dëshmitarëve të Jehovait dhe situata e tyre në Argjentinë. Megjithëse u dha një dëshmi e shkëlqyer, nuk u sigurua njohja ligjore.
Dëshmitarët nuk u dorëzuan. Vitin pasues, u përgatit dhe iu dërgua qeverisë një peticion për liri fetare. Në të gjendeshin 322.636 firma. Çarls Ajzenhaueri, si përfaqësues i degës, vizitoi autoritetet qeveritare. Nga matanë detit erdhën më shumë se 7.000 letra në të cilat kërkohej me zjarr njohja ligjore. Por pavarësisht nga të gjitha këto, statusi ligjor nuk u sigurua. Megjithatë, qëndrimi i qeverisë ndaj Dëshmitarëve u zbut në një masë të konsiderueshme. Kështu, vëllezërit përfituan nga kjo kohë gjithnjë e më e favorshme për të forcuar frymësisht kongregacionet.
Në vitin 1961, u organizua Shkolla e Shërbimit të Mbretërisë për të stërvitur mbikëqyrësit udhëtues, si edhe mbikëqyrësit e kongregacioneve. Në fillim, kursi njëmujor mbahej në një nga Sallat e Mbretërisë në qendër të Buenos-Ajresit. Më vonë, shkolla u transferua në zyrën e degës. Duke pasur më shumë
mbikëqyrës të kualifikuar për t’u kujdesur për tufën e Perëndisë, gjatë viteve 60 të shekullit të 20-të, numri i lajmëtarëve dhe i pionierëve u rrit çdo vit dhe deri në vitin 1970 arriti një maksimum prej 18.763 lajmëtarësh dhe 1.299 pionierësh.Zgjerimet e degës
Rritja e numrit të lajmëtarëve të Mbretërisë në Argjentinë, kërkonte zgjerimin e zyrës së degës. Që nga viti 1940, zyra e degës së Shoqatës Watch Tower, kishte vepruar në Rrugën Honduras 5646 në Buenos-Ajres. Ajo ndërtesë u shemb dhe, në tetor të vitit 1962, ishte gati për t’u përdorur një ndërtesë e re dhe më e madhe, e ngritur po në atë vend.
Aty nga fundi i viteve 60, dega u bë përsëri mjaft e vogël për të përballuar rritjen. Prapa ndërtesës së degës u ble një pjesë toke dhe Dëshmitarët vendas ndërtuan një banesë dhe ndërtesë të re për zyrën. Veç kësaj, u ble edhe një ndërtesë në rrugën Fits Roi, afër ndërtesës së vjetër të degës dhe pronës së re. Shkatërrimi i ndërtesës së vjetër të degës filloi në tetor të vitit 1970 dhe Dëshmitarët vendas që ishin të aftë në ndërtim përbënë pjesën më të madhe të fuqisë punëtore. Punëtorët e degës, pas orëve të rregullta të punës vinin e punonin për të ndihmuar. Gjatë fundjavëve, me ta bashkoheshin edhe Dëshmitarët e Jehovait të kongregacioneve fqinje.
Më në fund, të tria ndërtesat u lidhën dhe formuan një kompleks të vetëm. F. U. Franc, në atë kohë zëvendës president i Shoqatës Watch Tower, mbajti fjalimin e dedikimit, në tetor të vitit 1974. Vëllezërit në Argjentinë mendonin se me siguri kompleksi i përfunduar i degës do të ishte i mjaftueshëm për nevojat e fushës deri në Harmagedon. Ata nuk e kuptonin se ky ishte vetëm fillimi.
Po atë vit që u bë dedikimi i degës, Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait vendosi që revistat Kulla e Rojës dhe
Zgjohuni! të shtypeshin në vend. Duke qenë se Dëshmitarët e Jehovait në atë kohë nuk njiheshin ligjërisht si një organizatë fetare në Argjentinë, në dhjetor të vitit 1974 u formua Asosjasjon Kultural Rioplatenze (Shoqëria Kulturore e River Plejtit) për të siguruar një agjenci ligjore që mund të importonte makineritë për shtypjen. Një makinë shtypi erdhi nga Franca, një makinë për të prerë letrën erdhi nga Gjermania dhe një makinë për të lidhur nga Shtetet e Bashkuara. Të gjitha këto u dhuruan.Por punëtorët e shtypshkronjës kuptuan shpejt se të kesh makina është një gjë, por të punosh me to është një gjë krejt tjetër. Megjithëse u desh të kapërceheshin shumë vështirësi, çfarë gëzimi provuan kur Kulla e Rojës e 15 prillit, 1975, u shtyp në të parën makinë rotative ofset të përdorur ndonjëherë nga Shoqata Watch Tower në të gjithë botën! Ky ishte një moment domethënës në historinë e shtypjes së bërë nga Dëshmitarët e Jehovait.
Asambletë Ndërkombëtare «Fitorja hyjnore»
Në fillim të vitit 1974, Dëshmitarët e Jehovait në Argjentinë gëzuan Kongreset Ndërkombëtare të mbajtura në Rio-Sebajos dhe Buenos-Ajres me temë «Fitorja hyjnore». Qenë të pranishëm rreth 15.000 delegatë.
Përgatitjet për të siguruar strehim të mjaftueshëm për të gjithë këta vizitorë filluan muaj përpara. Shumë nga ata që s’ishin Dëshmitarë strehuan delegatët vizitorë, të cilët nga ana e tyre dhanë një dëshmi të shkëlqyer të dashurisë jo vetëm «me fjalë», por edhe «me vepra». (1 Gjon. 3:18) Autoritetet lejuan të përdorej një fushë shumë e madhe ku u ngrit një qytet tendash me radhë tendash dhe dhomash-rimorkio të rregulluara me kujdes, i pajisur i tëri me rrugë që kishin emra biblikë. E gjitha kjo pati një ndikim pozitiv në zonë.
Re të zeza në horizont
Megjithëse vëllezërit kishin gëzuar një liri në rritje për sa i përket adhurimit, kohë të vështira i pritnin përpara. Në qershor të vitit 1973, Huan Peroni ishte kthyer nga mërgimi i tij prej më shumë se 17 vjetësh dhe kishte zënë postin e presidentit. Konfliktet guerile ndërmjet grupeve pro dhe kundër Peronit po e copëtonin vendin. Dhuna politike u shtua dhe më 24 mars të vitit 1976, ushtria mori qeverinë nën kontroll.
Qeveria ushtarake e shpërndau kongresin dhe filloi një fushatë për të zhdukur majtistët. «Në këtë proces,—shpjegon The World Book Encyclopedia,—ata dhunuan të drejtat civile të shumë njerëzve. Me mijëra u burgosën pa u gjykuar, u torturuan dhe u vranë. Shumë nga këto viktimave nuk u gjetën kurrë më. Ata janë quajtur los desaparesidos (të zhdukurit).» Mbikëqyrja e aktivitetit të qytetarëve nga ana e policisë u shtua. Megjithëse Dëshmitarët e Jehovait mbajtën një
qëndrim asnjanës mes këtij kaosi politik, në korrik të vitit 1976, gazeta Kente botoi një artikull me fotografi fëmijësh, gjoja të Dëshmitarëve të Jehovait, duke i kthyer shpinën flamurit. Ç’shtrembërim i madh i së vërtetës! Katër fëmijët e Dëshmitarëve në atë zonë madje as nuk kishin shkuar në shkollë ditën që gjoja qe bërë fotografia. Për më tepër, Dëshmitarët e Jehovait nuk tregojnë një mungesë të tillë respekti për simbolet kombëtare. Megjithatë, nga kjo propagandë, shumë filluan t’i shihnin Dëshmitarët me një sy të shtrembër.Me sa duket, trazira shoqërore e bëri qeverinë nervoze për çdo grimë mospajtimi në dukje. Në këtë kohë, Karlos Ferensja që ishte mbikëqyrës udhëtues, po vizitonte një kongregacion në një zonë shumë të rrezikshme. Ai sapo kishte marrë një letër nga zyra e degës që e informonte për një ndalim
të afërt të veprës së Dëshmitarëve të Jehovait në Argjentinë. Ndërsa Karlosi po ecte dhe po mendonte rreth letrës, një makinë kaloi pranë tij, u kthye mbrapsht dhe u drejtua tamam drejt tij. Tre burra dolën jashtë saj dhe i drejtuan atij armët. Njëri nga burrat i kërkoi me ashpërsi që të shihte dokumentet e tij. Karlos u shpjegoi se ishte një Dëshmitar i Jehovait. Megjithatë, e çuan në rajonin e policisë. Ai iu lut Jehovait që letra të mos binte në duart e tyre.Polici e çoi Karlosin në një dhomë të ndriçuar dobët dhe duke i drejtuar një llambë me dritë të fortë në fytyrë, njëri prej tyre bërtiti: «Çfarë ke në këtë çantë?» Çantën e tij të librave e zbrazën mbi tavolinë—një Bibël, disa revista dhe letra.
Një nga policët bërtiti: «Kulla e Rojës! Kulla e Rojës! Veprimtari armiqësore, veprimtari armiqësore!»
Por oficeri përgjegjës e qortoi: «Mbylle të shkretën. S’ke parë ndonjëherë Kullë Roje, mor budalla?»
Ndërkohë Karlosi po përpiqej të qëndronte i qetë dhe të tregonte respekt. Pasi polici shqyrtoi botimet, e urdhëruan që të hiqte tej çdo gjë. Por, një oficer ndërhyri dhe tha: «Çfarë ka në atë zarf?»
Karlosi i dorëzoi oficerit zarfin me letrën e Shoqatës, priti disa sekonda dhe më pas pyeti: «Më falni, mund të them diçka?»
«Sigurisht»,—u përgjigj oficeri duke i ngritur sytë nga letra.
Karlosi vazhdoi: «Unë e kuptoj se ju po kujdeseni për sigurinë e bashkësisë.» Kjo tërhoqi vëmendjen e oficerit. Pastaj, Karlosi i tregoi nga Bibla se situata e dhunshme e kohëve të fundit ishte një përmbushje e profecive biblike.
Kur mbaroi së foluri, oficeri tha: «Unë jam me ty, or mik.» Më pas ia ktheu letrën pa e lexuar.
Një ndalim në veprën tashmë të ndaluar
Si e dinte zyra e degës se një ndalim ishte afër? Nga fundi i gushtit të vitit 1976, policia federale bastisi degën e Shoqatës. Inspektori i ngarkuar me këtë detyrë tha se ishte raportuar që në degë mbaheshin armë zjarri. Umberto Kajroja, që në atë kohë ishte anëtar i Komitetit të Degës, i shoqëroi ata në vendin ku mbahej literatura. Sigurisht nuk kishte asnjë armë. Të vetmet armë ishin ato që policët po i drejtonin Umbertos. Policët e çuan atë në katin e dytë, në zyrën e vëllait Ajzenhauer, që ishte koordinatori i Komitetit të Degës. Atje inspektori shkroi një raport për rezultatet e kërkimit dhe u kërkoi vëllezërve që ta firmosnin. Më pas u tha atyre se qeveria po përgatiste një dekret për Dëshmitarët e Jehovait. Menjëherë Komiteti i Degës shkroi një letër drejtuar mbikëqyrësve udhëtues që të përgatiteshin për një ndalim qeveritar.
Por vepra e Dëshmitarëve të Jehovait në Argjentinë ishte nën ndalim që nga viti 1950. A do të ishte e mundur të ndalohej një vepër tashmë e ndaluar? Përgjigjja erdhi pa vonesë. Tomas Kardosi, anëtar i Komitetit të Degës, kujton se çfarë ndodhi më 7 shtator 1976, ditën që ndalimi i ri hyri në fuqi. «Në orën pesë të mëngjesit, disa zhurma në rrugë na bënë të zgjoheshim. Një dritë flakëruese e kuqe përshkoi grilat. Gruaja ime u ngrit shpejt, vështroi nga dritarja, u kthye nga unë dhe tha thjesht: ‘Arritën.’»
Katër policë të armatosur deri në dhëmbë zbritën nga një makinë policie. Rojet zunë menjëherë vend nëpër zyra dhe në fabrikë. Vëllai Kardos vazhdon: «Pyetëm nëse do të mund ta trajtonim si zakonisht shkrimin e ditës dhe të hanim mëngjes. Oficerët nuk kundërshtuan. Kështu që atë mëngjes shqyrtuam një varg nga Bibla me një polic të armatosur që na ruante te dera dhe një tjetër të ulur në mënyrë të respektueshme në tryezë. Të gjithë pyetnim veten: ‘Po pastaj?’»
Dekreti i datës 31 gusht 1976 ndalonte veprën e Dëshmitarëve të Jehovait në të gjithë vendin, duke ndaluar, në fakt, veprën që tashmë ishte nën ndalim që nga viti 1950. Policët mbyllën mirë zyrën e degës dhe shtypshkronjën. Pak pas kësaj, të gjitha Sallat e Mbretërisë në vend u mbyllën.
Edhe pse përballë një situate të tillë, vëllezërit ishin të vendosur të imitonin shembullin e apostujve të Jezuit, duke iu bindur Perëndisë si sundimtar në vend që t’u bindeshin njerëzve. (Vep. 5:29) Dëshmitarët argjentinas vazhduan të predikonin mesazhin e Biblës «në kohë të vështirë».—2 Tim. 4:2.
Kapërcehen vështirësi
Pasi zyra e degës u mbyll zyrtarisht, Komiteti i Degës vendosi që t’ua ndryshonte vendin zyrave dhe shtypshkronjës. Umberto Kajroja duhej ta ndryshonte shpesh vendin e zyrës së tij—pak a shumë çdo muaj—duke punuar nëpër apartamentet, vendet tregtare, shtëpitë ose zyrat e bashkëbesimtarëve të tij. Çarls Ajzenhaueri, një herë punoi në magazinën e verës së një vëllai. Komiteti i Degës i mbante mbledhjet në garazhet në qendër të Buenos-Ajresit.
Qendrat e banimit për familjen Bethel nuk ishin mbyllur, kështu që punëtorët e degës hanin dhe flinin në shtëpinë Bethel dhe shqyrtonin shkrimin e ditës së bashku si familje. Pastaj shkonin secili në zonën e vet të punës. Ata që i kishin zyrat afër, ktheheshin në Bethel dhe e hanin drekën bashkë me pjesëtarët e familjes që kujdeseshin për shtëpinë.
Policia dyshonte për veprimtarinë e atyre që jetonin në Bethel. Disa herë, e gjithë familja Bethel prej rreth 10 vetash, qe çuar në rajonin e policisë për t’u marrë në pyetje. Policia donte të dinte gjithçka rreth veprës së Dëshmitarëve të Jehovait në Argjentinë. Kush kujdesej për kongregacionet lokale
dhe ku jetonin ata? Vëllai Ajzenhauer i kujton qartë seanca të tilla: «Ne duhej të thoshim të vërtetën, por pa rrezikuar veprën ose vëllezërit. Ishte mjaft e vështirë, sepse autoritetet ishin shumë ngulmues në pyetjet e tyre.»«Ndërpritni çajin»
Tamam përpara se të vendosej ndalimi i vitit 1976, Shoqata kishte bërë rregullime që në të gjithë botën të shpërndahej një numër i veçantë i Lajmërim i Mbretërisë. Çfarë do të bëhej nëse qeveria vendoste kufizime të tjera në veprimtarinë e Dëshmitarëve të Jehovait? Pablo Xhusti, në atë kohë mbikëqyrës udhëtues, kujton: «Pasi nuk e dinim përgjigjen, duhej të konsultoheshim me degën. Nëse dega mendonte se do të ishte e mençur që fushata të shtyhej, pleqtë do të merrnin një telegram me mesazhin, ‘Ndërpritni çajin’. Nuk e dinim keqkuptimin që do të vinte si pasojë e këtij udhëzimi!»
Pak pasi dekreti qeveritar hyri në fuqi, vëllai dhe motra Xhusti vizituan për herë të parë kongregacionin Malargue. Ky ndodhej në jug të Mendozës, ku policia kufitare kishte qendrën e saj. Çifti Xhusti kishte vetëm adresën e një plaku që jetonte dhe punonte në ndërtesën e Shërbimit të Rrugës Kombëtare, që ndodhej në periferi të qytetit. Plaku nuk ndodhej atje, por një punëtor tha se mund të ishte në një pyll aty afër, ku ai shkonte shpesh për t’u stërvitur. Ndërsa morën rrugën drejt shtegut, vëlla Xhusti vuri re se sa i veçuar dhe i shkretuar qe ai pyll. Menjëherë mendoi se qe një vend ideal për t’u mbledhur së bashku pa ngjallur dyshime. Duke qenë se ishte e diel, po mendonte nëse do ta gjente kongregacionin të mbledhur së bashku. Por vëllai ndodhej vetëm, duke u stërvitur. Çiftin Xhusti e priste një surprizë.
Pasi u prezantuan, Pablo e pyeti për kongregacionin. Vëllai i tha: «Oh, këtu në Malargue kemi ndërprerë gjithçka.»
Pablo e pyeti: «Çfarë do të thuash me gjithçka?»
Përgjigjja ishte e drejtpërdrejtë dhe e thjeshtë: «Morëm një telegram ku thuhej ‘Ndërpritni çajin’, kështu që ne i ndërpremë mbledhjet, predikimin . . . çdo gjë.» Lumturisht ishte i vetmi kongregacion që e kishte bërë këtë.
Vizita shakullinë
Kur dega u mbyll, anëtarët e Komitetit të Degës u takuan me mbikëqyrësit qarkorë për t’u dhënë udhëzime lidhur me mënyrën si të vazhdonin në veprën e tyre. Iu tha që të gjenin një punë gjysmëkohore dhe të vendoseshin me banim diku për të zvogëluar dyshimet rreth veprimtarisë së tyre. Shumica e tyre paradite shitnin prodhime të ndryshme, ndërsa pasdite u shërbenin kongregacioneve.
Mbikëqyrësit qarkorë bënë vizita shakullinë në qarqet e tyre, duke dhënë udhëzime nga dega. Vetëm brenda një jave, u vizituan pleqtë në çdo qark me rreth 20 kongregacione. Mbikëqyrësit qarkorë dhanë udhëzime se si t’i mbanin mbledhjet dhe si të dëshmonin tani që rrethanat ishin të ndryshme. Pleqve iu tha, gjithashtu, se vizita e mbikëqyrësit qarkor nuk do të zgjaste medoemos një javë të tërë, por do të varej nga numri i grupeve të studimit të librit që kishte kongregacioni. Mbledhjet do të zhvilloheshin në shtëpi private dhe secili grup studimi do të kishte një vizitë njëditore.
Gjatë ndalimit, mbikëqyrësit qarkorë luajtën një rol kyç për sigurimin e lidhjeve mes lajmëtarëve vendas dhe Komitetit të Degës. Mario Mena, që shërbeu si mbikëqyrës qarkor gjatë ndalimit, kujton: «Ishte vërtet një privilegj t’u shërbeje kongregacioneve dhe të ngushëlloje vëllezërit gjatë atyre viteve. U përpoqëm t’i inkurajonim duke u dhënë regjistrime në kasetë nga programet e asambleve, botime të reja që i siguronim nga vëllezërit në vendet fqinj ose duke u treguar përvoja ndërtuese.»
Çfarë do të bënin misionarët?
Trazira shoqërore po keqësohej. Pasi të huajt nuk shiheshin me sy të mirë, misionarëve iu dha një mundësi që të merrnin caktime të reja. Disa e pranuan këtë ftesë dhe shërbyen me besnikëri në caktimet e tyre të reja.
Të tjerët qëndruan në Argjentinë. Mari Helmbrekti, nga klasa e 13-të e Galaadit, shërbente në Rozario, Santa-Fe. Mëngjesin kur ndalimi hyri në fuqi, ajo shkoi në një shtëpi dhe i ra ziles së derës. Ishte një mëngjes i ngrohtë vere dhe dera ishte e hapur. Një radio kumbonte. Papritur, Mari dëgjoi një njoftim se vepra e Dëshmitarëve të Jehovait ishte ndaluar në të gjithë Argjentinën. «Kur gruaja erdhi në derë,—thotë Meri,—e mblodha veten dhe i predikova si zakonisht. Vazhduam të predikonim gjatë gjithë mëngjesit, siç e kishim planifikuar. Vumë re se aty ku ishim ne nuk kishte probleme të mëdha, kështu që vendosëm të qëndronim. Ishim mirënjohës që e bëmë këtë. Disa nëpër kongregacione, që kishin shumë frikë të predikonin, kur e panë se nuk na ndodhi asgjë, shpejt u bashkuan me ne.»—1 Sel. 5:11.
Thesare të fshehura
Dëshmitarët vendas treguan guxim dhe mendjemprehtësi gjatë këtyre kohëve të pafavorshme. Robert Njeto tregon: «Një gjykatës dashamirës që merrej me trajtimin e çështjeve të vogla gjyqësore të zonës, na paralajmëroi se Sallat e Mbretërisë do të mbylleshin dhe se literatura do të konfiskohej. Shkuam menjëherë me dy makina në Sallën tonë të Mbretërisë për të marrë sasinë e madhe të literaturës që kishim aty. Ndërsa po largoheshim, pamë prapa nesh policë dhe ushtarë që po vinin të zbatonin urdhrin për të mbyllur Sallën e Mbretërisë dhe për të konfiskuar literaturën. Megjithatë, ata mundën të plotësonin vetëm pjesën e parë të detyrës së tyre, pasi librat e vetëm të mbetur në sallë ishin ata që ndodheshin në bibliotekë.»
Në një vend tjetër, pleqtë e kongregacionit hynë me kujdes gjatë natës në Sallën e tyre të Mbretërisë dhe e hoqën pa zhurmë literaturën që kishin. Më vonë e paketuan atë në sasi të vogla dhe e shpërndanë ndërmjet vëllezërve.
Në provincën Tukuman, Nerida de Luna e fshehu literaturën në shtëpinë e saj. Ajo tregon: «Ne i fshehëm librat në saksi të mëdha lulesh dhe në vazo të mëdha, sipër të cilave vumë bimë artificiale, ndërsa kutitë e literaturës i fshehëm në dhomën e larjes së rrobave. Një mëngjes, dy ushtarë kontrolluan në të gjithë shtëpinë, duke përfshirë edhe dhomën e larjes, kurse ne qëndronim në pritje duke u lutur me zjarr. Ata nuk gjetën asgjë.»
Furnizimi me ushqim frymor
Sigurisht, ajo literaturë që vëllezërit vendas mundën të hiqnin dhe të fshihnin, mbaroi shpejt. Megjithatë, Jehovai vazhdoi të siguronte ushqim frymor për ta. Edhe pse shtypshkronja në rrugën Fits Roi ishte mbyllur, shtypja e literaturës vazhdoi në vende të tjera në Buenos-Ajres. Revistat shtypeshin edhe në provincat Santa-Fe dhe Kordoba. Faqet e shtypura dërgoheshin në vende të tjera për t’u lidhur. Në fillim kongregacionet merrnin vetëm një revistë për çdo grup studimi, por më vonë numri i revistave u shtua në një për çdo lajmëtar. Një prej këtyre shtypshkronjave punonte në papafingon e një shtëpie, vetëm dy blloqe larg zyrave presidenciale.
Ruben Karluçi, që merrte pjesë në shtypjen dhe transportimin e literaturës gjatë kohës së ndalimit, kujton një rast kur pronarja e shtëpisë në të cilën bëhej shtypja, erdhi t’i lajmëronte se policia ushtarake po bënte kontrolle shtëpi më shtëpi. Menjëherë vëllezërit e ndërprenë shtypjen dhe ngarkuan në një kamion çdo gjë, përveç makinës së shtypit. Rubeni kujton: «Kontrolli po kryhej në një zonë kaq të gjerë, saqë ishim të rrethuar dhe nuk mund të largoheshim nga ajo zonë. Vumë re një
restorant aty afër, u futëm brenda dhe pritëm deri sa kontrolli të mbaronte. Na u desh të pritnim katër orë, por ia vlejti, pasi vëllezërit mundën ta merrnin literaturën e tyre të çmuar.»«Pepita luftëtare»
Për një farë kohe, Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! lidheshin të dyja në fshehtësi në një godinë në kryeqytet, e cila ishte në ndërtim e sipër. Në fillim ishte menduar që kjo ndërtesë të bëhej një Sallë Mbretërie. Luiza Fernandesi, anëtare nga një kohë e gjatë në familjen Bethel, ishte përfshirë në këtë veprimtari. Një mëngjes, sapo Luiza dhe të tjerët që punonin me të filluan punën, dikush trokiti në derë. Ishte një inspektor policie. Ai i informoi se fqinjët ishin ankuar pranë autoriteteve, për shkak të zhurmës që bënte makineria. «Kjo ishte më se e kuptueshme, pasi makina lidhëse ishte kaq e zhurmshme, saqë ne i kishim vënë nofkën Pepita la Pistolera (Pepita luftëtare)»,—thotë Luiza.
Pikërisht në atë çast, arrin një anëtar i Komitetit të Degës dhe shpjegon se çfarë ishim duke bërë. Inspektori tha: «Nëse nuk gjej asnjë njeri këtu kur të kthehem sot pasdite, atëherë nuk kam parë gjë.» Menjëherë vëllezërit filluan të ngarkonin çdo gjë nëpër kamionë. Brenda dy orësh nuk kishte mbetur më asnjë gjurmë nga puna që bëhej për lidhjen e revistave.
Ku i çuan makineritë? Megjithëse shtypshkronja në degë ishte mbyllur, në ndërtesë mund të hyje nga dera e pasme. Luiza dhe të tjerët transportuan çdo gjë brenda shtypshkronjës së vjetër të Bethelit dhe vazhduan t’i lidhnin revistat aty pa rënë në sy.
Më e mirë se një fabrikë ëmbëlsirash
Për të prodhuar dhe shpërndarë revista në të gjithë Argjentinën, nevojitej të formoheshin pika për lidhjen e revistave edhe në pjesë të tjera të vendit. Leonilda Martineli që kishte
qenë pioniere speciale që nga viti 1957, mori pjesë në një veprimtari të tillë në Rozario. Kur mbërrinin për t’u lidhur materialet e shtypura, vëllezërit dhe motrat e caktuara në këtë punë, bënin një tryezë të gjatë, mbi të cilën vendosnin faqet sipas radhës numerike. Pastaj, duke filluar nga njëri skaj, çdo punëtor fillonte të mblidhte fletët derisa arrinte në skajin tjetër. Pasi bëhej një pirg me revista të përfunduara, duhej nxjerrë jashtë ajri me anë të presimit për të futur sa më shumë revista në një kuti. Pasi s’kishim ndonjë presë hidraulike, një motër e shëndoshë u ofrua vullnetarisht për ta bërë këtë punë. Kur një pirg i madh revistash bëhej gati, ajo ulej mbi to derisa të sheshoheshin mirë. Pastaj, një tjetër i paketonte me kujdes nëpër kuti. Ky sistem funksiononte kaq mirë, saqë punëtorët e nxitnin motrën që të mos fillonte ndonjë dietë.Në qytetin Santa-Fe, familja Gajtani dha shtëpinë e vet për lidhjen e revistave. Me gjithë kujdesin që tregohej, fqinjët shihnin kuti që hynin e dilnin në shtëpi. Ata mendonin se familja po prodhonte ëmbëlsira. Më vonë, në vitin 1979, zyra e transferoi këtë aktivitet në një vend tjetër. Fqinjët u habitën dhe më vonë deshën të dinin nëse fabrika e ëmbëlsirave ishte mbyllur. Motra Gajtani kujton: «Ato ‘ëmbëlsira’ që bënim ne ishin të shijshme dhe shumë më tepër ushqyese nga ç’mendonin fqinjët.»
Shpërndarja e literaturës
T’u shpërndaje revista dhe literaturë vëllezërve ishte një tjetër sfidë. Në Buenos-Ajres dhe në periferi të tij, u organizua një udhëtim për të furnizuar me revista pikat strategjike të vendndodhjes së literaturës. Në një rast, Ruben Karluçi po shpërndante revista dhe kishte edhe vetëm një ndalim për të bërë, kur një polic i bëri me shenjë që të dilte prapa makinës së policisë. Rubeni u bind i shqetësuar, duke u lutur gjatë gjithë kohës për ndihmën e Jehovait. Kur ai ndaloi në anë të rrugës, oficeri
erdhi te kamioni dhe i tha: «A do të kishit mirësinë të më jepnit një të shtyrë? Makina ime nuk niset.» Rubeni duke psherëtirë i lehtësuar, ishte më se i gatshëm t’ia bënte këtë nder. Pastaj, i lumtur vazhdoi rrugën për të përfunduar shpërndarjet e tij.Dante Doboleta, që po shërbente si mbikëqyrës qarkor në zonën e Rozarios, Santa-Fe, i merrte revistat në punishten e lidhjes dhe ua shpërndante të gjitha kongregacioneve në qarkun e tij. Kjo nënkuptonte një udhëtim prej 200 km vajtje-ardhje, të paktën dy herë në muaj. Që të mos shihej, këto udhëtime i bënte natën vonë, duke u nisur pasi përfundonte aktivitetin me një kongregacion dhe duke u kthyer disa herë në të gdhirë. Një herë, pa një varg të gjatë makinash që kishin ndaluar në një pikë kontrolli, ku më shumë se 30 ushtarë të armatosur deri në dhëmbë kontrollonin me kujdes dokumentet dhe bagazhin e çdo personi. Një ushtar e pyeti Danten: «Çfarë ke në makinë?»
«Gjërat e mia»,—iu përgjigj Dante.
Ushtari i tha: «Hajde, shpejt, hap bagazhin.»
Atëherë Dante iu përgjigj: «Ne jemi Dëshmitarë të Jehovait. Çfarë mund të transportojmë?»
Këtë bisedë ia zuri veshi një ushtari tjetër dhe ai tha: «Lëri të shkojnë. Dëshmitarët e Jehovait nuk mbajnë kurrë armë ose gjëra kontrabandë.» Për dy vjet, Dante arriti ta shpërndante literaturën pa iu bërë ndonjë kontroll.
Nuk i braktisin mbledhjet
Nga dita që filloi ndalimi, Dëshmitarët e Jehovait në Argjentinë ‘nuk e braktisën të mbledhurit e tyre së bashku’. (Hebr. 10:25) Duke u takuar në grupe të vogla, ata e ndryshonin shpesh vendin dhe orarin e mbledhjes. Kjo do të thoshte një punë shtesë për pleqtë, të cilët shpesh duhej të drejtonin disa herë të njëjtën mbledhje në shtëpi të ndryshme.
Në qytetin e vogël të Totoras, e vetmja shtëpi në dispozicion për mbledhjet ndodhej në mes të qytetit. Kështu që Dëshmitarët vendas merrnin masa paraprake shtesë. Pronari i shtëpisë, vëlla Reverberi, bëri diçka që dukej si një tavolinë e zakonshme me një sirtar, për të vënë gjëra të ndryshme. Megjithatë, pjesa e sipërme mund të ngrihej dhe brenda kishte vend për të fshehur librat dhe revistat. Kur dikush trokiste në derë, e gjithë literatura fshihej menjëherë në tavolinë.
Lajmëtarët mbanin veshje të zakonshme për në mbledhje. Motrat mbanin disa herë bigudi në kokë, vishnin pantallona dhe mbanin ndonjë çantë pazari në dorë. Mbledhjet i quanin me dashuri mateiadas. Mate quhet një çaj i cili shoqërohet shpesh me ëmbëlsira ose kek. Të mbledhurit së bashku për të pirë mate është një zakon mjaft i përhapur në Argjentinë, kështu që ky rast shërbeu si një maskim ideal për grumbullimet frymore.
Megjithatë, kishte edhe çaste tensioni. Tereza Spadini ishte një motër besnike dhe mikpritëse që kishte një reputacion të shkëlqyer në lagje. Gjatë një vizite të mbikëqyrësit qarkor, një grup prej 35 personash u mblodhën në shtëpinë e saj për të zhvilluar mbledhjen. Papritur përballë shtëpisë ndaloi një makinë policie dhe një oficer policie trokiti në derë. Menjëherë, vëllai që po mbante fjalimin u ul me pjesën tjetër të grupit. Kur Tereza hapi derën, oficeri i tha: «Tereza, a mund ta përdor pak telefonin tuaj?»
Kur pa grupin e mbledhur, Tereza i shpjegoi: «Kemi një grumbullim familjar.» Kur polici telefonoi në rajonin e policisë, i tërë grupi mbajti frymën duke menduar se ai do të kërkonte një makinë policie për t’i marrë të gjithë me vete. Megjithatë, morën frymë lirisht kur dëgjuan se telefonata kishte të bënte me një çështje tjetër. Kur përfundoi, u kthye nga Tereza dhe e falënderoi. Pastaj vështroi grupin dhe tha: «Më falni për ndërprerjen. Kalofshi mirë.»
Përballen me bastisjet e policisë
Kur një grup u mblodh për një pagëzim, një fqinj raportoi për këtë mbledhje policinë. Pasi vëllezërit kishin planifikuar të bënin një asado, ose mish të pjekur në skarë, për të maskuar qëllimin e vërtetë të grumbullimit, vazhduan siç e kishin planifikuar. Mishi i pjekur në skarë, është një ushqim i preferuar në Argjentinë, prandaj askujt nuk i shkonte mendja për këtë maskim të shijshëm. Kur «mysafirët» e paftuar arritën me një makinë ushtarake, vëllezërit dhe motrat i ftuan në mënyrë mikpritëse ushtarët që të bashkoheshin me ta në këtë grumbullim miqësor. Ushtarët nuk pranuan dhe u larguan pa e zbuluar se ç’do të kishte si «ëmbëlsirë» në fund!
Disa herë fjalët që përdorin Dëshmitarët e Jehovait mes tyre kanë dalë se janë një mbrojtje. Në një rast, kur fqinjët u telefonuan autoriteteve për t’i informuar për një mbledhje në një shtëpi private, oficerët e policisë arritën kur të gjithë ishin larguar, përveç pleqve. Policët trokitën në derë dhe motra që banonte aty u përgjigj: «Të gjithë kanë ikur, përveç shërbëtorëve.»
Oficerët u përgjigjën: «Mirë, nuk duam shërbëtorët. Duam ata që drejtojnë!» Ata u larguan duarbosh.
Predikimi në kushtet e ndalimit
Me gjithë kufizimet që ekzistonin vepra e predikimit vazhdoi. Sigurisht, në këto rrethana të vështira, vëllezërit ishin të kujdesshëm. Zakonisht jo më shumë se dy Dëshmitarë punonin njëkohësisht një territor. Sara Shelënbergu kujton si i vizitonte njerëzit në Buenos-Ajres. Ajo thotë: «Ne bënim harta territori të vogla që mbaheshin mirë në pëllëmbën e dorës. Nga ana tjetër ishte një copë letre e palosur stil fizarmonikë, me një listë të të gjitha numrave të shtëpive. Ne trokitnim vetëm në një shtëpi në secilën anë të një blloku banesash dhe pastaj e shënonim në listë në mënyrë që lajmëtari tjetër që punonte atë territor të shkonte në një shtëpi tjetër. Më pas shkonim në një tjetër bllok dhe vizitonim një tjetër shtëpi.»
Pak pasi ishte vendosur kjo lloj strategjie, Sesilja Mastronardi po predikonte vetëm. Ndërsa po trokiste në një derë, befas erdhi një oficer policie hipur në një motoçikletë. «Ai më pyeti se ç’po bëja aty»,—thotë Sesilja. «E vetmja gjë që mund të mendoja ishte t’i dëshmoja atij dhe t’i prezantoja librin Njeriu erdhi me Evolucion apo me Krijim? Ai e pranoi librin, më dha një kontribut për të dhe më tha mirupafshim në një mënyrë miqësore. Atëherë e kuptova se nuk kishte ndaluar për të më arrestuar mua. Ai banonte në shtëpinë ku po trokitja.»
Për të maskuar veprën e predikimit u përdorën një llojshmëri e madhe metodash. Një motër filloi qëllimisht të punonte në një kompani kozmetike, që të mund të shkonte shtëpi më shtëpi dhe të bisedonte me blerësit e saj. Maria Bruno, që tani është 86 vjeçe dhe që ka qenë pionere e rregullt për 29 vjet, mbante me vete një çantë në të cilën kishte bimë që dilnin paksa jashtë saj, duke tërhequr amvisat që interesoheshin për kopshtarinë. Në këtë mënyrë ajo arrinte të fillonte biseda që çonin në mbjelljen e farave të së vërtetës.
Edhe Huan Biktor Bukeri, një dyqanxhi që ishte pagëzuar pak pasi hyri në fuqi ndalimi, donte që t’u tregonte të tjerëve rreth lajmit të mirë që kishte mësuar. Në muret e dyqanit të tij, ai kishte piktura fetare dhe fotografi të personazheve të shquara të sportit dhe të artit. Kështu që i zëvendësoi ato me pamje nga natyra që kishin shkrime biblike poshtë. Çfarë surprize për blerësit e tij! Vëlla Bukeri u dëshmonte atyre që pyetnin për pamjet ose për citimet biblike, dhe duke përdorur këtë metodë filloi më shumë se dhjetë studime biblike. Disa hynë në të vërtetën dhe sot janë ende vëllezër besnikë.
Njerëzit me Biblën e gjelbër
Vështirësitë gjatë ndalimit i stërvitën lajmëtarët në Argjentinë që të bëhen shërbëtorë më të mirë. Duke qenë se vizitat e para i bënin duke përdorur vetëm Biblën, u bënë të aftë të
gjenin shkrime biblike për të kapërcyer kundërshtimet dhe për të ngushëlluar njerëzit.Që të mos ngjallnin dyshime, disa herë nuk përdornin Biblën Përkthimi Bota e Re. Një herë duke përdorur Torres Amat, një Bibël katolike në spanjishten e vjetër, një vëlla mori një përgjigje që nuk e priste. Pasi dëgjoi shkrimet që iu lexuan, por që nuk i kuptoi, pronarja e shtëpisë i sugjeroi që t’i sillte një Bibël, e cila ishte shumë më e lehtë për t’u kuptuar. Për habinë e tij, ajo erdhi me Përkthimin Bota e Re!
Gjatë atyre viteve, Përkthimi Bota e Re kishte një kapak të gjelbër. Prandaj, njerëzit ishin paralajmëruar që të mos i dëgjonin njerëzit që mbanin një Bibël të gjelbër. Megjithatë, duke qenë se pak njerëz ishin dakord me kufizimet qeveritare, një ndalim i tillë vetëm sa shërbeu për të ngjallur kureshtjen e njerëzve. Pronarja e një shtëpie e pyeti një motër se ç’ngjyrë kishte Bibla e saj. Kur motra pa gënjyer iu përgjigj se ishte e gjelbër, zonja i tha: «Mirë, unë dua të dëgjoj se çfarë kanë për të thënë njerëzit me Bibël të gjelbër.» Motra u ftua të hynte dhe patën një diskutim plot gjallëri.
Kush i ka librat?
Për njëfarë kohe, Dëshmitarët argjentinas, vazhduan të predikonin duke përdorur literaturën që kishin fshehur. Por, me kalimin e kohës këto sasi u mbaruan dhe ishte e pamundur të importohej literaturë e re. Megjithatë, të bllokuar në magazinat e degës gjendeshin 225.000 libra që ishin nën ruajtje ligjore.
Policia federale vendosi t’i konfiskonte këta libra të bllokuar dhe t’ia shiste një firme që merrej me ripërpunimin e letrës. U bë një kontratë me një firmë transporti për të shkuar në Bethel, për të marrë librat dhe për t’i çuar në një fabrikë ripërpunimi. Qëlloi që shoferi kishte studiuar Biblën me një fqinjin e tij që ishte Dëshmitar i Jehovait. Kur pa se çfarë po transportonte,
e pyeti ish-fqinjin e tij nëse Dëshmitarët e Jehovait do të donin t’i blinin librat prej tij. U bënë rregullimet e nevojshme dhe me një autorizim nga policia librat u transportuan në vendin që caktoi dega. Kështu, edhe pse nën kushtet e ndalimit, u siguruan 225.000 libra për t’u ripunuar në një mënyrë krejt të ndryshme nga ajo që kishin parashikuar autoritetet.Jehovai i plotësoi nevojat e popullit të tij edhe nëpërmjet vëllezërve të guximshëm, që u ofruan vullnetarisht për të sjellë nga vendet e tjera libra të botuar nga Shoqata. Norberto Gonzalesi, një pionier i rregullt, kujton: «Në një rast, një anëtar i Komitetit të Degës në Uruguai, na dha 100 kopje të tekstit të Shkollës së Shërbimit të Mbretërisë, për t’ua shpërndarë vëllezërve përgjegjës në Argjentinë. Ne arritëm ta futnim këtë informacion jetësor brenda vendit. Të gjithë kërcyem nga gëzimi kur e kaluam pa ndonjë problem doganën. Vëllai që nuk mundi të kërcente aq lart sa ne, ishte ai që e kishte fshehur materialin në këmbën e tij prej druri.»
Dëshmitarët argjentinas mësuan ta vlerësojnë literaturën e botuar nga Shoqata Watch Tower si kurrë më parë. Në fillim të ndalimit, çdo grup studimi merrte vetëm një kopje të Kullës së Rojës. Kjo revistë e vetme qarkullonte midis të gjithë lajmëtarëve, të cilët kopjonin pyetjet dhe përgjigjet për studimin, në mënyrë që të mund të merrnin pjesë me komente. (Filip. 4:12) Kopertina e Kullës së Rojës, ishte e bardhë për të fshehur përmbajtjen e saj, por ushqimi frymor brenda ishte i shkëlqyer. Vëllezërit u mbështetën dhe u bashkuan më tepër nga këto sigurime të veçanta.
Si të mbahej fshehur një Asamble?
Vëllezërit argjentinas ushqeheshin frymësisht me anë të mbledhjeve në grupe të vogla, duke përdorur çfarëdo literature që sigurohej, por si mund të përfitonin nga tri asambletë
vjetore që gëzonin Dëshmitarët e Jehovait në pjesët e tjera të botës? Asambletë e para, pasi hyri në fuqi ndalimi, quheshin asamble pararojë. Ato i ndiqnin vetëm pleqtë dhe familjet e tyre. Më vonë, pleqtë e përsëritnin programin në kongregacionet e tyre. Hektor Çapi, që ka shërbyer për shumë vjet pa u lodhur si mbikëqyrës udhëtues, thotë: «Nganjëherë arrinim t’i mbanim asambletë nëpër fusha. Jashtë, në vendin ku mblidheshim, ishim të rrethuar nga kafshët e fermës. As që i vinim re, sepse ishim shumë të përqendruar për të dëgjuar atë që thuhej. Shumë vëllezër e regjistronin programin për ata që nuk mund të ishin të pranishëm. Më pas, kur ata që s’kishin qenë i dëgjonin këto regjistrime, nuk e mbanin dot të qeshurën—fjalimet shoqëroheshin nga këngët e gjelave dhe pëllitjet e lopëve e të gomarëve.»Vëllezërit i quanin me dashuri asambletë «piknikë», sepse shpesh ato mbaheshin në mjedise të hapura. Një vend i preferuar në provincën e Buenos-Ajresit ishte një zonë fshatare afër kufirit të Santa-Fesë, që quhet Strago-Murd. Vendi ishte ideal, pasi rrethohej nga pemë që siguronin një mbulim të mirë. Por ata që merrnin pjesë në «piknik» shtangën kur një ditë panë se pemët e bukura ishin prerë. Megjithëse s’kishte më mundësi për t’u fshehur, ata e vazhduan «piknikun» e tyre duke e përdorur cungun e një peme si platformë për oratorin dhe të tjerët si stola për ata që ishin të pranishëm.
Një vend tjetër që vëllezërit përdornin për asambletë ishte një fabrikë, pronar i së cilës ishte një Dëshmitar i Jehovait. Pronari i fabrikës kishte një kamion të madh me karroceri të mbyllur dhe e përdorte për të marrë ata që donin të ndiqnin asamblenë. Kamionisti shkonte nga një vend në tjetrin, merrte 10-15 vëllezër njëherësh në kamion, kthehej në fabrikë dhe i shkarkonte prapa derës së mbyllur të garazhit. Në këtë mënyrë mund të mblidheshin pa rënë në sy të fqinjëve dhe të policëve rreth 100 veta. Dëshmitarë të tjerë argjentinas shkonin në Brazil dhe Uruguai gjatë këtyre viteve, me qëllim që të përfitonin nga sigurimet frymore të asambleve.
Mbledhje në burg
Edhe përpara ndalimit të vitit 1976 shumë nga vëllezërit tanë të rinj në moshë ndeshën sprova besnikërie, për shkak të asnjanësisë së tyre të krishterë. Ngaqë ndoqën parimin biblik që gjendet në Isainë 2:4, për të mos ‘mësuar luftën’, shumë u dënuan me tre deri gjashtë vjet burg.
Megjithatë, edhe në burg gjetën mënyra për të studiuar Biblën dhe për të mbajtur mbledhjet. Veç kësaj, ata e ndanë me zell mesazhin e Mbretërisë brenda vendeve ndëshkimore.
Pleqtë nga kongregacionet fqinje i vizitonin vullnetarisht këta të rinj besnikë për t’i inkurajuar dhe për t’u siguruar ushqimin jetik frymor.Omar Tshidëri, që ka shërbyer në Bethel që nga viti 1982, u burgos nga viti 1978 deri në vitin 1981 në burgun ushtarak Magdalena, në provincën e Buenos-Ajresit. Ai qe atje sepse refuzoi të vishte një uniformë ushtarake. Ky burg përbëhej nga disa njësi të ndara që kishin nga 20 qeli secila, të vendosura përgjatë një korridori, çdonjëra në përmasa 2 me 3. Dëshmitarët e burgosur përdornin tri qelitë në fund të korridorit për mbledhjet e tyre. Vetëm 10-12 vetë mund të mblidheshin në një herë së bashku, prandaj shpesh mbaheshin 8 deri 14 mbledhje çdo javë.
Vëllezërit morën masa që njëri prej tyre të vështronte përmes një vrime e të njoftonte grupin nëse dikush afrohej. Ata sajuan sinjale të ndryshme për të lajmëruar grupin. Disa herë, roja thjesht trokiste në mur. Herë të tjera një fill lidhte atë dhe dikë në auditor. Në raste rreziku, roja tërhiqte fillin dhe ai që ishte në anën tjetër të tij lajmëronte grupin. Një mënyrë tjetër ishte të thoshe diçka që përmbante një fjalëkalim. Për shembull, roja mund të thërriste: «A ka ndonjëri ndonjë zarf?» Me të dëgjuar fjalëkalimin «zarf», vëllezërit fshiheshin. Secili kishte një vend të caktuar për t’u fshehur, nën krevat, prapa derës, kudo ku nuk shiheshin nga gardiani që mund të hidhte një sy përmes vrimës. Të gjitha këto veprime të rrufeshme bëheshin pa zhurmë brenda pak sekondash. U duhej të ishin mjaft të organizuar.
Një herë, gjatë një mbledhjeje, vëllezërit u fshehën menjëherë pasi u lajmëruan se një i huaj po hynte në njësinë ku ishin ata. Një i burgosur që nuk ishte Dëshmitar i Jehovait, hapi derën dhe vuri diçka mbi tavolinë. Ndërsa po dilte u kthye dhe pyeti: «Pse ju të gjithë po fshiheni?» Në atë çast, një rojë
po i frynte bilbilit, duke kërkuar vullnetarë për të bërë ca pastrime. Kështu që vëllezërit u përgjigjën: «Po fshihemi prej tij.» Vizitori e kuptoi menjëherë situatën e tyre dhe iku me të shpejtë. Vëllezërit e përfunduan mbledhjen pa ndonjë ndërprerje tjetër.Një bibliotekë e fshehtë në burg
Sjellja e mirë e Dëshmitarëve, bëri që atyre t’u besoheshin përgjegjësi të tjera në burg. Vëllezërit punonin në makinat e shtypit të burgut dhe ishin përgjegjës për kinemanë, infermierinë dhe rrojtoren. Për të çuar përpara interesat e Mbretërisë, ata përfituan plotësisht nga këto privilegje që vërtet i meritonin. Për shembull, projektet e burgut Magdalena tregonin se kinemaja ishte një drejtkëndësh, edhe pse qoshet e murit ishin të rrumbullakëta. Kështu prapa mureve kishte një hapësirë rreth 2,4 m të lartë, 1,8 m të gjerë dhe 1,2 metra të thellë. Ky ishte një vend i përsosur për një bibliotekë, të pajisur me Bibla dhe botime të Shoqatës Watch Tower.
Hektor Varela që kaloi tre vjet në këtë burg, shpjegon se vëllezërit mund të hynin në këtë zonë duke hequr një panel muri në dhomën ku shfaqej filmi dhe duke hipur më pas në një tavolinë pune. Libra ishin fshehur edhe në dollapët e enëve në sallat e ngrënies.
Me raste, vëllezërve u jepej leje që të largoheshin nga godinat e burgut e të vizitonin shkurtimisht familjet e tyre. Këta vëllezër përfitonin shpesh nga kjo mundësi për të sjellë me vete numrat më të fundit të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Rudolf Domingesi, sot mbikëqyrës udhëtues, tregon se çfarë ndodhi në një nga këto raste. Ai thotë: «Ne i kishim vënë revistat Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! poshtë rrobave tona. Kur arritëm në burg pamë një varg të gjatë, sepse rojat po bënin një kontroll të imët. Pak nga pak bënim përpara drejt
pikës së kontrollit. Pastaj, sapo erdhi radha jonë, u bë ndryshimi i rojave dhe kontrolli nuk vazhdoi më.»«Ne i mbanim të gjitha mbledhjet e kongregacionit në burg,—vazhdon vëllai Dominges.—Në fakt, atje mbajta fjalimin tim të parë publik.» Dëshmitarët e burgosur shfaqën madje dhe drama biblike me kostume, diçka që u bë e mundur duke sjellë pajisjet personale gjatë vizitave në familje. Rojat nuk dyshonin për mënyrën se si do të përdoreshin sandalet, veshjet dhe gjëra të ngjashme me këto.
Prapa hekurave bëhen dishepuj
Predikimi dhe bërja e dishepujve lulëzoi edhe prapa hekurave. Një nga ata që përfituan nga zelli dhe sjellja e shkëlqyer e vëllezërve në burg, ishte Norberto Hejni. Ai shërbente në forcat e armatosura të Argjentinës, kur u dërgua në burg me akuzën për përdorim droge. Në disa burgje ai takoi Dëshmitarë të rinj në moshë që ishin dënuar si kundërshtarë për shkak të ndërgjegjes. Atij i bëri përshtypje qëndrimi i tyre dhe kur ishte në burgun Puerto Belgrano, kërkoi një studim biblik. Brenda një muaji përfundoi së studiuari librin E vërteta që çon në jetën e përhershme. Pas kësaj, u transferua në burgun Magdalena dhe në vitin 1979 u pagëzua në burg.
«Fjalimi i pagëzimit u mbajt një të diel rreth orës nëntë në mbrëmje,—kujton Norberto.—Të pranishëm ishin rreth dhjetë persona, ndonëse jashtë qelisë kishte vëllezër të tjerë që ruanin. Pas fjalimit, shkova me dy vëllezër në dhomën e ngrënies, ku ishte një govatë e stërmadhe për larjen e tenxhereve dhe të tiganëve.» «Govata e pagëzimit» ishte plot me ujë të ftohtë, gjë që Norberto e mban mend mirë sepse ishte dimër.
Edhe pse u persekutua për shkak se shoqërohej me Dëshmitarët e Jehovait, ai vazhdoi i palëkundur t’i shërbente Jehovait. (Hebr. 11:27) Norberto dhe gruaja e tij Maria-Ester, kanë shërbyer me besnikëri në Bethel për më shumë se 15 vjet.
‘Mos i kërko Perëndisë që të më ndëshkojë’
Megjithëse disa oficerë të burgut ishin më të butë ndaj Dëshmitarëve të Jehovait, të tjerë nuk ishin aspak të tillë. Një shef i rojave në një burg ushtarak, nuk u jepte vëllezërve ushqim dhe batanije sa herë që ishte në detyrë. Ky rojë ishte i egër. Ugo Koroneli tregon: «Një mëngjes, ende pa gdhirë, ky rojë hapi me shkelm derën e qelisë sime, më tërhoqi zvarrë jashtë dhe duke më treguar pesë ushtarë të armatosur tha se më kishte ardhur ora. Ai u përpoq të më bënte të firmosja një letër në të cilën hiqja dorë nga besimi im. Kur refuzova, më tha t’i shkruaja një letër nënës, meqë shpejt do të vdisja. I tërbuar, më vuri pastaj me kurriz pas një muri me tulla, i tha skuadrës së pushkatimit që të ngrinin armët dhe dha urdhrin: ‘Zjarr!’ Dëgjova vetëm kërcitjen e gjilpërës ndezëse. Armët nuk ishin të mbushura. Ishte vetëm një mashtrim për të më bërë që të thyeja integritetin tim. Ai rojë i sigurt se do të isha duke qarë nga frika, erdhi tek unë. Kur pa se isha i qetë, e humbi kontrollin dhe filloi të bërtasë. Më çuan përsëri në qelinë time. Isha disi i tronditur, por i lumtur që Jehovai u ishte përgjigjur lutjeve të mia për të qëndruar i pathyeshëm.»
Disa ditë para se Ugoja të transferohej në një burg tjetër, shefi i rojave i njoftoi të gjitha barakat se të nesërmen do ta bënte Ugon që të vishte një uniformë ushtarake. Roja tha se as Jehovai nuk do të mund ta ndalonte një gjë të tillë. Çfarë ndodhi? «Ditën tjetër,—thotë Ugoja,—mësuam se rojës i ishte prerë koka në një aksident të tmerrshëm automobilistik. Kjo pati një ndikim të tmerrshëm te të gjithë të burgosurit. Shumë mendonin se Perëndia e kishte ndëshkuar ushtarin ngaqë ishte mburrur dhe kishte kërcënuar. Në fakt, roja që
më mori nga qelia atë natë, m’u përgjërua që të mos i kërkoja Perëndisë ta ndëshkonte edhe atë.» Sot, Ugoja shërben si plak në Bija-Urkisa, Misjones.Një gjë është e sigurt: këta të rinj Dëshmitarë që refuzuan shërbimin ushtarak, e ruajtën integritetin në rrethana shumë të vështira. Disa u kërcënuan nga autoritetet e burgut se do të vriteshin. Të tjerë i rrahën, i lanë pa ushqim ose i vunë në izolim. Pavarësisht nga mënyra si u trajtuan, besimi dhe integriteti i tyre qenë një dëshmi e fuqishme për personelin ushtarak, si dhe për të burgosurit e tjerë.
Studimi i rregullt familjar sjell dobi
Edhe fëmijëve iu kërkua ‘që t’i paraqitnin një mbrojtje kujtdo që u kërkonte arsye për shpresën që ishte në ta’. (1 Pjet. 3:15) Kur bijtë e vëllait Huan Karlos Barro, në moshën 7 dhe 8 vjeç, po ndiqnin shkollën publike, drejtoresha kërkoi që djali i madh të nderonte flamurin përpara gjithë klasës. Kur ai nuk pranoi, ajo i bërtiti, e qëlloi dhe e shtyu drejt flamurit. Prapëseprapë, ai refuzoi ta nderonte. Më pas, ajo i mori të dy djemtë në zyrën e saj, dhe për një orë u përpoq t’i detyronte që të këndonin këngë patriotike. Kur përpjekjet e saj dështuan, ajo vendosi t’i përjashtonte.
Ky rast u çua në një gjykatë administrative. Gjatë seancës, gjykatësi i mori fëmijët mënjanë për t’i pyetur. Përgjigjet e tyre spontane e zemëruan kaq shumë atë, sa filloi të dridhej, goditi tryezën me grusht dhe u largua nga dhoma. U kthye pas 15 minutash, por dukej ende që ishte i tronditur. Megjithatë, vendimi u mor në favor të Dëshmitarëve të Jehovait. Pasi dha një vendim të favorshëm, gjykatësi i tha vëllait Barro: «Çfarë familje të këndshme që ke! Nëse të gjitha familjet do të kishin parime kaq të larta, situata në vend do të ishte më e mirë.» Vëllai Barro thotë: «Kjo përvojë më nguliti mirë në mendje faktin se sa e dobishme është të kesh një studim të rregullt
familjar, në mënyrë që fëmijët tanë të jenë të përgatitur për të qëndruar të palëkundur.» Më në fund, në vitin 1979, Gjykata e Lartë e Argjentinës vendosi që fëmijët të kishin të drejtën e arsimimit.Përsëri kohë të favorshme
Duke filluar nga viti 1950, dega i paraqiste çdo qeverie të re kërkesën që Dëshmitarët e Jehovait të njiheshin ligjërisht si fe. Fitimi i njohjes ligjore përfshinte një numër hapash. Së pari, kërkonte të formohej një ent ligjor me një numër të caktuar anëtarësh, me objektiva shoqërore dhe fetare, si për shembull, t’u mësohej Bibla njerëzve. Pastaj, ky ent ligjor duhej regjistruar. Qeveria duhej të pranonte se objektivat ishin të ligjshëm. Nëse qeveria jepte miratimin, atëherë caktohej një numër regjistrimi. Me këtë numër, mund të bëhej kërkesa për t’u njohur ligjërisht si organizatë fetare. Deri në vitin 1981, kërkesa e Dëshmitarëve të Jehovait ishte hedhur poshtë, me pretekstin se objektivat e tyre shoqërore dhe fetare ishin të paligjshme, pasi vepra ishte e ndaluar.
Në nëntor të vitit 1976, vetëm dy muaj pasi hyri në fuqi ndalimi i dytë i veprës së Dëshmitarëve të Jehovait, zyra e degës i bëri një peticion gjykatës kombëtare të Argjentinës, që ta hiqte ndalimin. Veç kësaj, dega apeloi rastet që përfshinin përjashtimin e fëmijëve të Dëshmitarëve nga shkolla, ngaqë refuzonin të merrnin pjesë në ceremonitë patriotike; burgosjen e vëllezërve sepse kundërshtonin për shkak të ndërgjegjes dhe konfiskimin e botimeve të Shoqatës Watch Tower.
Më 10 tetor 1978, këto apelime iu paraqitën edhe Komisionit Ndëramerikan të të Drejtave të Njeriut. Komisioni përcaktoi se qeveria kishte dhunuar të drejtat njerëzore të Dëshmitarëve të Jehovait dhe rekomandoi që ndalimi të hiqej.
Më 12 dhjetor, 1980, regjimi ushtarak në fuqi, e pranoi rekomandimin e Komisionit Ndëramerikan të të Drejtave të
Njeriut dhe e hoqi ndalimin. Kjo i dha mundësi popullit të Jehovait në Argjentinë të mblidhej lirshëm. Ç’gëzim u solli kjo gjë vëllezërve! Megjithatë, ndonëse veprimtaria e Dëshmitarëve të Jehovait nuk ishte më e ndaluar, ata ende nuk ishin njohur ligjërisht si organizatë fetare.Së fundi, më 9 mars 1984, qeveria njohu Shoqatën e Dëshmitarëve të Jehovait si një fe. Vitet e gjata të përpjekjeve për të siguruar njohjen ligjore kishin mbaruar. Më në fund, Sallat e Mbretërisë mund të identifikoheshin me tabela. Çfarë gëzimi të madh provonin vëllezërit në Argjentinë! Të gjithë u bënin jehonë fjalëve të psalmistit: «Jehovai ka kryer një gjë të madhe në atë që ka bërë me ne.»—Psal. 126:3, BR.
Por njohja ligjore bëri të mundur shumë më tepër se vënien e një tabele në Sallën e Mbretërisë. Siriako Spina, një plak i krishterë në Buenos-Ajres, tha: «Kur ndalimi u hoq dhe mundëm të kishim përsëri asamble të mëdha, ne donim të përdornim
ndërtesat më të mira që ishin për të nderuar Perëndinë tonë Jehova. Ishim përpjekur vazhdimisht të përdornim stadiumin e ri të qytetit Mar-del-Plata, por meqë nuk njiheshim ligjërisht, nuk na ishte lejuar kurrë që ta përdornim. Më pas, në vitin 1984, falë Jehovait, Dëshmitarët morën njohjen ligjore. Tani përdorim për asambletë tona jo vetëm stadiumin e qytetit, por edhe qendrën e re sportive.»Kishte vite që vëllezërit nuk gëzonin më atmosferën inkurajuese të një grumbullimi të madh, prandaj dega vendosi që të përfitohej plotësisht nga vizita e ardhshme e mbikëqyrësit të zonës, Fred Uilsonit. Në më pak se dy javë, u bënë rregullime për të strehuar vëllezërit nga Buenos-Ajresi dhe provincat përreth tij në stadiumin Beles Sarsfild, e para mbledhje e madhe që kur ishte hequr ndalimi. Megjithëse njoftimi u bë para pak kohësh, më 15 shkurt 1984, një turmë prej rreth 30.000 vetash ndoqën «festën» e gëzueshëm frymore.—Psal. 42:4.
Rezultatet e ndalimit
Gjatë regjimit ushtarak, u zhdukën dhe u ekzekutuan mijëra njerëz. Çuditërisht, me gjithë kundërshtimin e fortë të qeverisë ndaj Dëshmitarëve të Jehovait, asnjë prej tyre nuk ishte mes të zhdukurve.
Ata jo vetëm që nuk humbën jetën, por fituan një reputacion edhe më të mirë për shkak të ndalimit. Përpara ndalimit, ata që i pyetnin Dëshmitarët se cilës fe i përkitnin, dukeshin të çuditur kur dëgjonin t’u thuhej që ishin «Dëshmitarë të Jehovait». Por nuk ishte kështu pas ndalimit. Suzana de Puketi, që ka shërbyer në kohë të plotë për 37 vjet, tha: «Kur ndalimi mori fund, nuk na quanin më bijtë e Jehovait ose Jehovaistë; as nuk na ngatërronin më me grupet evangjeliste. Gjatë ndalimit, emri ynë i saktë përmendej shpesh në radio dhe në gazetë. Kjo solli një rezultat të lumtur, më në fund njerëzit e njohën emrin Dëshmitarët e Jehovait.»
Përjashtim me ligj nga shërbimi ushtarak
Rreth së njëjtës kohë, dr. Maria T. de Morini, nënsekretarja e adhurimit që kishte ndërmarrë veprimin për të njohur Shoqatën e Dëshmitarëve të Jehovait si fe, bëri rregullime që të bëhej një mbledhje domethënëse me praninë e përfaqësuesve të Shoqatës së Dëshmitarëve të Jehovait, sekretarit të adhurimit dhe ministrit të mbrojtjes. Qëllimi i mbledhjes ishte të shqyrtonte përjashtimin e Dëshmitarëve të Jehovait nga shërbimi ushtarak. Komiteti i Degës kishte shpresuar që të paktën pionierët e rregullt të përjashtoheshin nga shërbimi ushtarak, por autoritetet ishin të gatshme të bënin më shumë.
Autoritetet ishin të gatshme ta zbatonin përjashtimin për këdo që konsiderohej si student i Biblës, dhe të gjithë të regjistruarit në Shkollën e Shërbimit Teokratik u konsideruan si studentë teologë. Kur një vëlla i pagëzuar mbushte moshën 18 vjeç dhe i kërkohej të paraqitej për shërbimin ushtarak, pleqtë e kongregacionit mbushnin dhe firmosnin një formular që vërtetonte sjelljen e tij të mirë. Ky formular i dërgohej zyrës së degës për t’u firmosur dhe më pas i përcillej zyrës së adhurimit. Ata, nga ana tjetër, lëshonin një certifikatë të cilën vëllai duhej t’ua paraqiste autoriteteve ushtarake, që të përjashtohej nga shërbimi. Ky sistem i efektshëm, u përdor derisa në vitet 90, shërbimi i detyrueshëm ushtarak u ndërpre.
Kudo një rritje befasuese
Nga viti 1950 deri në vitin 1980, vepra e Dëshmitarëve të Jehovait ishte e ndaluar nga qeveria. Vëllezërit vazhduan të predikonin fjalën me zell gjatë asaj kohe të vështirë. Si rezultat, Jehovai i bekoi duke bërë që të kishte rritje. Në vitin 1950 ishin 1.416 lajmëtarë në Argjentinë. Në vitin 1980 ishin 36.050.
Isainë 60:22, që thotë: «Më i vogli do të bëhet një mijëshe, minimumi një komb i fuqishëm. Unë, Zoti, do t’i shpejtoj gjërat në kohën e tyre.» Vetëm një vështrim i shpejtë i raporteve nga i gjithë vendi, tregon vërtetësinë e këtyre fjalëve. Për shembull, që nga heqja e ndalimit, të 70 lajmëtarët në kongregacionin Fransisko Solano, në Buenos-Ajres bashkë me periferitë, kanë arritur tani numrin 700 në shtatë kongregacione.
Me njohjen ligjore, pati një rritje të mëtejshme në harmoni meAlberto Pardoja, që shërben si plak në qytetin Sinko-Saltos, të provincës Rio-Negro, kujton kur ishin vetëm 15 lajmëtarë në këtë zonë. Sot janë tri kongregacione dhe gjithsej 272 lajmëtarë. Raporti është 1 Dëshmitar në 100 banorë. Marta Tolosa nga kongregacioni Karmen de Patagones në Buenos-Ajres thotë: «Është diçka e mrekullueshme kur mendon për grupin e vogël që mblidhej në një dhomë të vogël në vitin 1964 dhe e krahason sot me 250 vëllezërit dhe motrat në tri Salla Mbretërie.»
Për shkak të rritjes së shpejtë në Palmira dhe në qytetet përreth, nevojitej që fjalimi publik dhe studimi i Kullës së Rojës të mbahej dy herë çdo fundjavë, në mënyrë që vëllezërit dhe motrat të rrinin më rehat në Sallën e Mbretërisë. Për Përkujtimin u mor me qira një sallë më e madhe, pasi pjesëmarrja ishte vazhdimisht më shumë se 250 vetë. Që nga viti 1986, janë formuar kongregacione në katër qytete të ndryshme që si fillim i ishin caktuar kongregacionit në Palmira.
Kongregacioni fillestar Hoze Leon Suarez, që i përkiste Buenos-Ajresit dhe periferisë së tij, me 33 lajmëtarë, tani është shtuar në pesë kongregacione. Huan Shelënbergu, një plak në këtë kongregacion, thotë: «Çdo herë që formonim një kongregacion të ri, territori ynë bëhej më i vogël. Tani kemi një pjesë të vogël territori, vetëm 16 blloqe banesash të gjatë dhe
8 blloqe të gjerë. Ne e mbulojmë zonën që na është caktuar një ose dy herë në javë. Shumë prej njerëzve të cilëve u predikojmë janë të pandjeshëm, por ende kemi përvoja të mira dhe arrijmë të fillojmë studime biblike. Salla e Mbretërisë ndodhet në qendër, kështu që shumica e 100 lajmëtarëve mund të vijnë në mbledhje në këmbë.»Lulëzon fryma e pionierit
Pasi u hoq ndalimi, pati një zgjerim të veprës në fushë. Kishte shumë territore ku nevoja për lajmëtarë të Mbretërisë qe e madhe.
Në dhjetor të vitit 1983, dhjetë çifte pionierësh specialë të përkohshëm, u dërguan për tre muaj që të hapnin veprën e predikimit në zonat që ishin punuar rrallë nga Dëshmitarët e Jehovait. Çiftet e zgjedhura ishin tashmë pionierë të rregullt ose ndihmës dhe u rekomanduan nga mbikëqyrësit qarkorë. Qëllimi ishte që të jepej një dëshmi e zgjeruar duke lënë literaturë dhe duke bërë përpjekje për të filluar studime biblike. Për ata që tregonin interes do të tregohej kujdes ose nga lajmëtarët në kongregacionet fqinje, ose nëpërmjet korrespondencës. Kjo fushatë dha rezultate të shkëlqyera. Tani ka kongregacione në nëntë nga dhjetë qytetet ku shërbyen këta pionierë specialë.
Një nga pionierët specialë të përkohshëm ishte Argentina de Gonzales. Bashkë me burrin e saj, Argentina u caktua në Eskuina. Ata shkuan atje me të katër fëmijët. Tri herë në javë, një nga dhomat e gjumit në shtëpinë e tyre kthehej në një vend mbledhjeje. Ndërsa shkonin shtëpi më shtëpi, pothuajse të gjithë i ftonin brenda. Në fillim, pronari i shtëpisë donte të dinte se nga ishin, sa fëmijë kishin dhe se ku po qëndronin. «Pasi ua shuanim kureshtjen,—thotë Argentina,—atëherë ishin plotësisht të gatshëm ta dëgjonin mesazhin
tonë. Arrita të filloja shtatë studime biblike, njëri nga të cilët qe me një grua dhe katër fëmijët e saj. Ata filluan menjëherë të ndiqnin mbledhjet dhe nuk humbën kurrë asnjë prej tyre. Vetëm brenda pak muajsh, u pagëzua nëna bashkë me të bijën, e cila më vonë u bë një pioniere. Lumturohem kur dëgjoj se të gjithë janë ende duke i shërbyer me besnikëri Jehovait.»Ia dalin vetë mbanë në çfarëdo situate
Disa me frymë pionieri qenë të gatshëm t’i përshtateshin motit të ashpër, izolimit dhe kushteve primitive të jetesës. Kur Hoze dhe Estela Forte u dërguan si pionierë specialë në Rio-Turbjo, në provincën Santa-Kruz, në këtë zonë nuk kishte të tjerë Dëshmitarë ose studentë të Biblës. Kjo sfidë bëhej më e madhe nga fakti se Rio-Turbjo gjendet në pikën më jugore të Argjentinës, ku temperaturat zbresin shpesh nën -18°C.
Çifti Forte u strehua në një dhomë të vogël në një shtëpi që ishte e disa të afërmve të Dëshmitarëve dhe udhëtonin 300 km për të arritur në kongregacionin më të afërt në Rio-Galjegos. Një herë, ndërsa po ktheheshin nga një mbledhje, motori i makinës u mbinxeh gjatë një autostrade të shkretë, sepse uji kishte rrjedhur nga radiatori. Temperatura ishte aq e ulët, saqë përbënte një rrezik dhe ata filluan të provonin atë që vendasit e quajnë el sueño blanko, një gjumë i thellë që të çon në vdekje. Ata iu lutën Jehovait që të mos i zinte gjumi. Sa mirënjohës ishin kur arritën në një fermë aty afër, ku mundën të ngroheshin dhe të mbushnin radiatorin!
Në fillim, çifti Forte e përqendroi predikimin në zonën më të populluar dhe shpejt patën më shumë se 30 studime biblike që bënin përparim. Brenda një kohe të shkurtër, në qytet u formua një grup. Më pas, u bënë përpjekje për të takuar njerëzit në zonat malore dhe në fshatra. Një herë në vit, Hoze bënte një udhëtim predikimi gjashtë ose shtatëditor,
hipur mbi kalë. Një herë, Hoze dhe shoku i tij, iu afruan një ferme ku takuan një grua me një qen roje agresiv. Kur u prezantuan si Dëshmitarë të Jehovait, gruaja i vështroi dhe qeshi me të madhe. «S’besoj që po predikoni edhe këtu!»—tha ajo. Kur e pyetën përse reagoi në këtë mënyrë, gruaja shpjegoi se kishte jetuar diku afër Bethelit në Buenos-Ajres. Pastaj shtoi: «S’e imagjinoja kurrë që Dëshmitarët e Jehovait do të arrinin deri në këtë vend kaq të parrahur e për më tepër të veshur si kauboj.» Gruaja i ftoi që të hanin diçka dhe së bashku zhvilluan një diskutim të gjallë biblik. Përpjekjet ngulmuese të çiftit Forte sollën fryt. Tani në Rio-Turbjo lulëzon një kongregacion i përbërë nga 31 lajmëtarë.Një Sallë Mbretërie mbi ujë
Të vendosur për të përfituar nga koha e favorshme për të predikuar, disa ndërmorën sfidën për t’u dëshmuar banorëve të ishullit në zonën e deltës së lumit Paraná, afër Buenos-Ajresit. Të dëshmosh në deltë nuk është një gjë e lehtë, për shkak të largësisë ndërmjet ishujve, llojit të transportit që është në dispozicion dhe motit të paparashikueshëm. Udhëtimi me barka private është i kushtueshëm dhe mund të jetë i rrezikshëm. Megjithatë, ngulmimi solli rezultate. Aty nga viti 1982, u formua një grup i izoluar si pjesë e kongregacionit Tigri.
Për të ulur shpenzimet, Alejandro Gastaldini, një vëlla nga kongregacioni Tigri, ndërtoi El Karpinko, një barkë të lehtë plastike, të gjatë 7 m, me një motor që punon me propan. Pothuajse në të njëjtën kohë, Ramon Antunesi dhe familja e tij nga Buenos-Ajresi, ofruan barkën e tyre me vela për të çuar më tej interesat e Mbretërisë në deltë. Këta vëllezër të zellshëm, morën me entuziazëm drejtimin duke i ftuar lajmëtarët nga kongregacionet e tjera që ta mbështetnin shërbimin e tyre gjatë fundjavëve. Studimet filluan të lulëzonin dhe të sillnin fryt ndërsa familje të tëra përqafonin të vërtetën.
Pasi pak nga ata që jetonin në këta ishuj kishin barka dhe transporti publik qe i pakët, shumica e njerëzve të interesuar e kishin të vështirë t’i ndiqnin mbledhjet. Kështu që vëllezërit ndihmuan njëri-tjetrin për t’u mbledhur së bashku dhe për të forcuar njëri-tjetrin frymësisht. Për shembull, për të bërë të mundur që të gjithë ta ndiqnin Përkujtimin, një barkë doli për të marrë Dëshmitarët e pagëzuar dhe të interesuarit, në mënyrë që të mund ta bënin Përkujtimin në barkë.
Më vonë, Karlos Bustosi, gruaja e tij Ana dhe vajza Mariana u caktuan si pionierë në delta. Dega ndihmoi duke blerë një motobarkë që quhej Pionieri I, të pajisur me kuzhinë, banjë dhe një hapësirë për të fjetur për tre veta. Krevati i Marianës në kiç quhej sarkofago, sepse ishte kaq i ngushtë, saqë i ngjante një arkivoli.
Sot, në zonën e deltës jetojnë 20 lajmëtarë, që i shërbejnë Jehovait si pjesë e kongregacionit Tigri. Shumë nga vëllezërit tani kanë barkat e tyre dhe janë kështu të pajisur më mirë
për t’u kujdesur për përgjegjësitë e tyre teokratike. Megjithatë, ëndrra që kishin për të ndërtuar Sallën e tyre të Mbretërisë dukej e parealizueshme. Përse?Për shkak të përmbytjeve të shpeshta në zonë, një tokë e përshtatshme për ndërtim është shumë e kushtueshme. Për një grup të vogël me fonde të kufizuara, kjo pengesë dukej e pakapërcyeshme. Por, ndërkohë që tokë kishte pak, ujë kishte me bollëk. Prandaj, përse të mos ndërtonin një Sallë Mbretërie mbi ujë? Dega mori drejtimin për të ndërtuar një sallë të tillë dhe ajo përfundoi në qershor të vitit 1999. Tani pleqtë nga kongregacioni Tigri, e vizitojnë me radhë Sallën e Mbretërisë, për të drejtuar mbledhjet javore për grupin.
Arrihet popullsia koreane
Dëshmitarët e Jehovait në Argjentinë, përpiqen jo vetëm që të arrijnë njerëzit në vende të ndryshme gjeografike, por bëjnë edhe përpjekje për t’u predikuar njerëzve të kombësive të ndryshme. Përpara se të vihej ndalimi për herë të dytë,
një vëlla korean, Jong Kuen Huang bashkë me familjen e tij, imigroi në Argjentinë në vitin 1971 dhe filloi të shoqërohej me një kongregacion ku flitej spanjisht. Frytet që dha vepra e bërjes së dishepujve mes koreanëve dhe imigrimi i më shumë Dëshmitarëve nga Korea, bëri të mundur që të formohej një grup korean në Moron, një provincë e Buenos-Ajresit. Shpejt ata filluan të mbanin të pesë mbledhjet e kongregacionit çdo javë, dhe kjo çoi në formimin e kongregacionit të parë korean në Argjentinë, në vitin 1975. Një vit më vonë, i dedikuan Jehovait të parën Sallë të Mbretërisë.Gjatë ndalimit, kongregacioni korean u nda në grupe më të vogla. Duke qenë se vëllezërit koreanë dëshironin fort që të mblidheshin së bashku si kongregacion, u bënë rregullime që ata të mblidheshin një herë në muaj në një park, për një fjalim publik dhe për studimin e Kullës së Rojës. Duke qenë se policët nuk dinin asnjë fjalë në gjuhën koreane, nuk e kishin idenë që mbledhjet kishin natyre fetare.
Kur u hoq ndalimi, në fushën koreane pati një rritje të vazhdueshme. Pasi koreanët janë të shpërndarë në të gjithë vendin, t’u predikosh atyre kërkon shpesh të bësh udhëtime prej qindra kilometrash në kërkim të personave që e meritojnë. Dy ose tri herë në vit, Dëshmitarët koreanë udhëtonin për në provincat e largëta për të gjetur tregtarët koreanë. Jehovai e bekoi zellin e tyre. Sot, një mesatare prej 288 lajmëtarësh koreanë në katër kongregacione po predikojnë fjalën me zell.
Deri kohët e fundit, kongregacionet koreane vizitoheshin nga një mbikëqyrës qarkor që fliste spanjisht, i cili kishte nevojë për një përkthyes për mbledhjet, shërbimin në fushë dhe vizitat baritore. Por në vitin 1997, Stivën dhe Jun Li (Sëng Ho Ji dhe Jun Kjong Kim), të diplomuar në klasën e 102-të të Galaadit, u caktuan për t’u shërbyer kongregacioneve koreane në Argjentinë, Brazil dhe Paraguai. Duke qenë se të dy Vep. 10:34, 35.
janë me origjinë koreane dhe e flasin gjuhën rrjedhshëm, vëllezërit nxjerrin shumë dobi nga vizitat e tyre. Të gjithë janë shumë mirënjohës për këtë rregullim të dashur nga Perëndia ynë i paanshëm, Jehovai.—Çiftit Li i duhet që të përshtatet vazhdimisht me klimën, ujin dhe ushqimin e tri vendeve. Brenda një periudhe gjashtëmujore janë tre muaj në Argjentinë, dy muaj në Brazil dhe një muaj në Paraguai. Edhe pse shërbejnë në kongregacionet koreane, atyre u duhet të flasin edhe gjuhët vendase. Përveçse të flasin portugalisht në Brazil, atyre u duhet të mësojnë edhe dy thekse të veçanta të spanjishtes. Por ata gjejnë gëzim në këtë qark me të vërtetë ndërkombëtar. Pas dy vjetësh, numri i pionierëve në qark u rrit nga 10 në 60.
Të shurdhrit lavdërojnë Jehovain
Në vitet 70 të shekullit të 20-të, kur disa të shurdhër filluan të ndiqnin mbledhjet e kongregacionit, u bë i dukshëm një tjetër grup me nevoja të veçanta. Që këta persona të nxirrnin dobi nga mbledhjet nevojitej dikush që e dinte gjuhën e shenjave. Në vitin 1979, mblidhej një grup në shtëpinë e Koko dhe Koka Janzonit, një çift të shurdhrish në Vila-Devoto, në Buenos-Ajres. Ishte vetëm një fillim.
Numri i njerëzve të shurdhër që përqafuan të vërtetën vazhdoi të rritej gjatë ndalimit, si edhe në vitet 80 dhe 90. Në vitet 80, vëllezër dhe motra të shurdhër, bashkë me përkthyesit e tyre, u caktuan në disa kongregacione në Buenos-Ajres dhe në provincat e tij. I gjithë programi u përkthehej të shurdhëve, duke u dhënë kështu mundësi që të nxirrnin dobi nga mbledhjet.
Megjithatë, të shurdhët donin që të merrnin pjesë në një masë më të plotë në kongregacion. Kështu, në vitin 1992 dega vendosi t’i mblidhte ata dhe përkthyesit në një kongregacion të vetëm të gjuhës me shenja. Në këtë mënyrë, lajmëtarët
e shurdhër filluan të kenë një pjesëmarrje aktive në mësimin, komentimin dhe predikimin në gjuhën e tyre.«Kongregacioni i gjuhës me shenja ishte përgjigjja e lutjeve të mia,—thotë Silvia Mori, një motër e shurdhër, që po e rrit e vetme fëmijën e saj.—Ndihem shumë e lumtur që takohem më shumë me vëllezërit dhe motrat e shurdhër. Përpara ishim të ndarë nëpër kongregacione të ndryshme me vëllezër që dëgjonin dhe e shihnim njëri-tjetrin vetëm një herë në javë.»
Elba Basani, një tjetër motër e shurdhër, thotë: «Kur nuk kishte asnjë kongregacion të gjuhës me shenja, herë-herë shkurajohesha, por tani ndihem shumë e lumtur, sepse kam mundësi të shërbej si pioniere ndihmëse, të jem vazhdimisht e zënë në shërbim të Jehovait dhe të takoj më shumë vëllezërit e mi frymorë. I jam shumë mirënjohëse Jehovait.»
Pasi gjuha e shenjave është një mjet i dukshëm komunikimi, videokasetat e Shoqatës janë veçanërisht të efektshme. Videokaseta Dëshmitarët e Jehovait: Organizata pas emrit, është tashmë në dispozicion në gjuhën argjentinase me shenja. Veç kësaj, po përgatiten në videokasetë versione të broshurës Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? dhe të botimeve të tjera. Sot ka katër kongregacione të gjuhës me shenja në të gjithë Argjentinën, me gjithsej 200 lajmëtarë, duke përfshirë 38 vëllezër të shurdhër që shërbejnë si pleq dhe shërbëtorë ndihmës.
Ndihmë për popullsinë që flet anglisht
Aty nga fundi i vitit 1993, në Argjentinë, filluan të vepronin shoqëritë aksionare të ardhura nga jashtë vendit. Disa punonjës që u dërguan në Argjentinë ishin Dëshmitarë të pagëzuar që nuk flitnin shumë spanjisht, por mund të kuptonin anglisht. Për t’u kujdesur për nevojat e tyre frymore dhe për të arritur ata në fushën në rritje të gjuhës angleze, u formua
në vend, në Buenos-Ajres, kongregacioni i parë i gjuhës angleze. Disa argjentinas që kishin mësuar anglisht u vunë në dispozicion për të mbështetur kongregacionin e ri.Që nga koha kur u formua ky kongregacion, në qershor të vitit 1994, janë pagëzuar dhjetë persona dhe shumë të tjerë që janë përkohësisht në Argjentinë mund të gëzojnë dhe të nxjerrin dobi nga mbledhjet e mbajtura në një gjuhë që ata e kuptojnë.
Një e re mapuçe hap derën
Të ndihmosh «njerëz të çdo lloji» që «të arrijnë në njohurinë e saktë të së vërtetës» do të thotë të arrish edhe indianët vendas që banojnë në rezervate. (1 Tim. 2:4) Në provincën jugperëndimore të Neukenit, ka një rezervat indianësh të fisit mapuçe, ku kryetari i bashkësisë nuk i lejonte Dëshmitarët të hynin për shkak të sjelljes së grupeve të tjera fetare në të kaluarën. Një e re mapuçe, Patricia Sabina Guajkimili, mori disa botime nga nëna e saj, e cila i mori ato ndërsa punonte jashtë rezervatit. Patricia i shkroi degës për të kërkuar më shumë informacion. Monika Lopezi, motra e caktuar për t’iu përgjigjur, i dërgoi Patricias librin Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi tokë dhe i shpjegoi rregullimin për një studim biblik. Patricia pranoi, dhe ato studiuan nëpërmjet korrespondencës për një vit, pa u takuar asnjëherë me njëra-tjetrën.
Një ditë Monika dëgjoi një trokitje në derë. Ajo u mrekullua kur pa Patrician që kishte ardhur në qytet me një ambulancë, për të shoqëruar motrën e saj që ishte gati për të lindur. Gjatë kohës së shkurtër që mundën të qëndronin së bashku, Monika i tregoi asaj Sallën e Mbretërisë, i shpjegoi si mbaheshin mbledhjet dhe e ftoi në vizitën e ardhshme të mbikëqyrësit qarkor.
Pasi u kthye në shtëpi, Patricia vazhdoi të bënte një përparim të shkëlqyer. Në fakt, një mëngjes, kur shkrimi i ditës Psal. 96:2) Rezervatet e tjera indiane po vizitohen rregullisht nga Dëshmitarët.
theksonte rëndësinë e predikimit, ajo shaloi pelën dhe u dëshmoi fqinjëve nga ora shtatë e mëngjesit deri në orët e para të mbrëmjes. Vepra e saj e dëshmisë u hapi rrugën Dëshmitarëve të Jehovait nga jashtë që të predikonin brenda rezervatit. Patricia u pagëzua në vitin 1996 dhe vazhdon ta përhapë «lajmin e mirë të shpëtimit» në bashkësinë indiane. (Nevojiten Salla Mbretërie
Ndërkohë që Dëshmitarët e Jehovait në Argjentinë zgjeronin me zell veprën e tyre të predikimit në kohën e favorshme pas ndalimit, kishte nevojë edhe për Salla të përshtatshme Mbretërie. Disa Salla Mbretërie nuk ishin ndërtuar siç duhet. Për shembull, muret e një salle në provincën veriore të Santiago-del-Estero ishin plastike. Luiz Benitesi, që ka qenë i përfshirë në projektet e ndërtimit të Sallave të Mbretërisë për shumë vjet, tregon: «Në një udhëtim për në Formozë, unë dhe vëllai Ajzenhauer pamë vëllezër që mblidheshin në një ndërtesë që kishte mure 1,2 m të larta, por pa çati, dyer ose dritare. Për t’u ulur, vëllezërit përdornin dërrasa që i mbështetnin mbi tulla. Kur i pyetëm se çfarë bënin kur binte shi ata thanë: ‘Disa marrin çadra, kurse të tjerët lagen.’»
Në vitin 1980, pasi u hoq ndalimi, pleqtë e kongregacionit në Trileu, në provincën e Çubut, e kuptuan shpejt se nuk kishin mjaft vend për të përballuar numrin e madh të njerëzve që vinin për t’u mësuar nga ana frymore. Një motër që punonte te një familje e cila ishte pronare e një salle mbledhjesh, pyeti nëse mund t’i lejonin që ta përdornin sallën për mbledhjet. Ata pranuan dhe kongregacioni i zhvilloi mbledhjet në këtë sallë pa pagesë për shtatë a tetë muaj. Më pas, përdorën për ca kohë dyqanin e tapicerisë së një vëllai. Megjithatë, kongregacioni nuk mund ta përdorte vendin tërë kohën, kështu që iu desh të bënin rregullime për t’u mbledhur në grupe
më të vogla nëpër shtëpitë e vëllezërve. Ishte e dukshme që kishin nevojë për një vend më të qëndrueshëm për t’u mbledhur. Pjesëtarët e kongregacionit ishin të vendosur që të ndërtonin Sallën e tyre të parë të Mbretërisë. Pas pesë vjet kërkimesh për të gjetur një vend ku të mblidheshin, Dëshmitarët e Jehovait në Trileu, patën më në fund një Sallë Mbretërie për t’ia dedikuar Jehovait. Por shpejt rritja në numër e lajmëtarëve e bëri përsëri të nevojshme që të ndërtohej një tjetër Sallë Mbretërie.Në të gjithë vendin, kongregacionet kishin nevojë për Salla Mbretërie. Duhej bërë diçka për të siguruar ndërtesat e përshtatshme për adhurimin e vërtetë.
Dega vjen në ndihmë
Në përgjigje të kësaj nevoje, dega hartoi një program ndërtimi për Sallat e Mbretërisë. Ai përfshinte si dhënien e një
huaje për të financuar ndërtimin, ashtu edhe dhënien e planimetrive profesionale për salla të rehatshme, praktike e modeste. Veç kësaj, u dhanë udhëzime si të organizohej puna e ndërtimit. U caktuan vëllezër të kualifikuar për të dhënë ndihmë teknike. Me këtë program, Sallat e Mbretërisë ndërtoheshin për dy muaj dhe më vonë vetëm për 30 ditë.Kongregacionet në Trileu që kishin nevojë për një tjetër Sallë Mbretërie, përfituan nga ky program i thjeshtuar ndërtimi. Vetëm 60 ditë pasi filloi ndërtimi, gëzuan mbledhjen në sallën e tyre të re. Kjo shërbeu si një dëshmi e madhe për njerëzit e qytetit, të cilët panë një truall bosh që pak a shumë ishte një vend mbeturinash të hijeshohej nga një Sallë e bukur Mbretërie. Ndërtuesve të zonës u bëri kaq shumë përshtypje kjo gjë, saqë donin t’i punësonin vëllezërit!
Salla Asamblesh për grumbullime më të mëdha
Ndërkohë, vëllezërit argjentinas kuptuan nevojën për Salla Asamblesh që të përballonin grumbullime më të mëdha. Në Obera, në provincën veriore të Misjones, një familje dhuroi një ngastër toke dhe vëllezërit vendas ndërtuan një strukturë të mbuluar pa mure. Në vitin 1981, atje u mbajt një Asamble me 300 të pranishëm. Në të njëjtin vend, sot gjendet një strukturë më e qëndrueshme që mban 2.200 veta.
Pasi Shoqata e Dëshmitarëve të Jehovait u regjistrua në vitin 1984, dy Salla Asamblesh iu dedikuan Jehovait në Buenos-Ajres: një në Moreno, në vitin 1986 dhe një tjetër në Lomas-de-Samora, në vitin 1988. Ajo që gjendet në Lomas-de-Samora, fillimisht ishte një fabrikë dhe magazinë e braktisur. Më 9 korrik, 1985, u paraqitën gati 1.500 vullnetarë për të filluar një projekt 18-ditor, duke punuar fort, pa ndërprerje. Ata e pastruan ndërtesën dhe e kthyen një pjesë të fabrikës në një sallë që mban pa problem 1.500 njerëz. Disa punuan gjatë gjithë natës që salla të ishte gati për asamblenë
e parë, e cila u mbajt më 27 korrik 1985. Sot, ka katër Salla Asamblesh, duke përfshirë edhe atë që u dedikua në vitin 1993 në Kordoba.Ku mund të mbahen kongreset krahinore?
Për shkak të rritjes së vazhdueshme, u bë gjithnjë e më e vështirë të merreshin me qira ndërtesa të përshtatshme për kongreset krahinore. Qiratë e sallave ishin të larta dhe shpesh administratorët e tyre nuk i respektonin kushtet e kontratës. Ishte e papërshtatshme dhe aspak e efektshme të transportoje dhe të instaloje sistemin akustik dhe pajisjet e tjera të nevojshme. Veç kësaj, në stadiumet e mëdha të hapura, auditori ishte i ekspozuar ndaj motit, duke e bërë kështu më të vështirë që të përfitohej plotësisht nga programi.
Për të zgjidhur këto probleme, u ble tokë në Kanuelas, një zonë fshatare në jugperëndim të kryeqytetit. Do të ndërtohej një Sallë Kongresesh që do të përdorej për kongreset dhe për asambletë e tjera. Kjo do t’u shtohej katër Sallave të Asambleve që tashmë po përdoreshin në vend.
Salla e Kongreseve me një hapësirë të bollshme prej 9.400 vendesh, qe gati për kongresin e parë krahinor në tetor të vitit 1995, më pak se gjashtë muaj pasi filloi projekti. (Joe. 2:26, 27). Në mars të vitit 1997, kjo ndërtesë iu dedikua Jehovait. Keri Barberi, anëtar i Trupit Udhëheqës, mbajti fjalimin entuziast të dedikimit dhe të nesërmen mori pjesë edhe në një mbledhje speciale të mbajtur në stadiumin e madh River Plejt. Stadiumi ishte i mbushur plot me 71.800 vëllezër nga i gjithë vendi, duke përfshirë dhe një grup nga Patagonia, të cilët udhëtuan 3.000 km për të ardhur.
Ndërtesa të reja për degën
Në dhjetor të vitit 1984, u arrit një maksimum i ri prej 51.962 lajmëtarësh të Mbretërisë. Kjo rritje krijoi nevojën për më shumë literaturë, gjë që nga ana tjetër kërkonte një
shtypshkronjë më të madhe. Për të plotësuar nevojën, në rrugën Kaldas, nr. 1551, në Buenos-Ajres, u ble dhe u rikonstruktua një kompleks ndërtesash për të shtuar hapësirën e fabrikës dhe të zyrave. Dega bleu edhe një fabrikë qeramike të braktisur në bulevardin Elkano, nr. 3850, në Buenos-Ajres, e shembi dhe ndërtoi një kompleks të ri të bukur banesash.Në këtë projekt ndërtimi morën pjesë gjithsej 640 punëtorë në kohë të plotë, duke përfshirë edhe 259 punëtorë nga programi ndërkombëtar i ndërtimit. Veç kësaj, qindra të tjerë erdhën për të ndihmuar gjatë fundjavëve. Duke pasur në kantier më shumë se 200 vullnetarë nga jashtë vendit, u krijuan disa situata interesante. Një vëlla plotësoi një formular ku kërkonte 12 palomos (pëllumba meshkuj) të bardhë. Mbikëqyrësi i repartit të blerjeve, pyeste veten përse ishin kërkuar këta zogj. Doli se ky vëlla kërkonte 12 pomos (tubeta) me bojë të bardhë!
Në kohën e këtij projekti Argjentina po përjetonte një situatë inflacioni të lartë. Çmimi i materialeve të ndërtimit ndonjëherë rritej edhe tri herë brenda ditës, duke u paraqitur sfida atyre që merreshin me blerjen. Gjatë kësaj periudhe, vëllezërit
në vendin e ndërtimit nuk harruan kurrë veprën më të rëndësishme, atë të predikimit të fjalës. Një furnizues dërgonte shpesh përfaqësues në vendin e ndërtimit. Gjithmonë, bashkë me një porosi për materiale ata merrnin edhe një dëshmi të plotë. Gjithsej, punonjësve të kësaj firme iu lanë 20 revista e pesë libra dhe kopje të revistave u panë edhe në zyrën e pronarit.Edhe ndërtimi në vetvete shërbeu si një dëshmi. Vëllezërit përdorën metodën e ndërtimit «tilt-up», ku muret ndarëse prej betoni të forcuara me çelik derdhen aty, në vendin e ndërtimit, dhe më vonë ngrihen me një vinç për t’u çuar në vend. Kjo ishte një teknikë e pazakontë ndërtimi dhe tërhoqi vëmendjen e ndërtuesve lokalë. Të shtunave në mëngjes, vinin për të vëzhguar nxënës të shkollës së arkitekturës dhe u bëhej një shëtitje nëpër kantier.
Në tetor të vitit 1990, ky kompleks i bukur iu dedikua Jehovait. Teodor Xharazi, anëtar i Trupit Udhëheqës, mbajti një fjalim frymëzues dedikimi, bazuar në Isainë 2:2-4. Në këtë rast të gëzueshëm qenë të pranishëm shumë nga ata që kishin marrë pjesë në mbjelljen e farave të para të së vërtetës në Argjentinë, bashkë me mysafirët e ardhur nga degët e tjera.
Një zgjerim i mëtejshëm
Menjëherë pas dedikimit të ndërtesave të reja të degës, filloi një zgjerim i mëtejshëm duke përfshirë edhe kompleksin e fabrikës në rrugën Kaldas. Në një truall aty afër u ndërtua një godinë trekatëshe me bodrum, për të siguruar magazinimin e literaturës. Një grup prej 25 vullnetarësh e përfunduan këtë projekt në tetë muaj.
Sapo lindi nevoja për më shumë vend për zyrat, u nxor në shitje një ndërtesë vetëm një bllok larg shtëpisë Bethel. Ndërsa autoritetet e qytetit po bëheshin gjithnjë e më të rrepta lidhur me nxjerrjen e lejeve të ndërtimit, të merrje një tokë me një strukturë të përfunduar mbi të, ishte një alternativë e
arsyeshme. Megjithëse ndërtesa qe më shumë se 30-vjeçare, ajo ishte bërë me materiale të cilësisë së lartë, nga brenda me dru të fortë dhe nga jashtë qe veshur me mermer. Në ndërtesën që u mor dhe që u rikonstruktua, tani janë zyrat administrative, si edhe reparti i blerjes, i shërbimit, i ndërtimit dhe i llogarisë. Ajo u dedikua në vitin 1997, në të njëjtën kohë me Sallën e Kongresit në Kanuelas.Ndihmojnë një vend fqinj
Gjatë ndalimit, Dëshmitarët e Jehovait në vendet fqinje, si në Brazil dhe Uruguai, i ndihmuan vëllezërit Argjentinas që të merrnin ushqim frymor. Tani, dega e Argjentinës plotëson nevojat e vendit fqinj Kilit. Që nga janari i vitit 1987, revistat janë dërguar në Kili, në fillim nëpërmjet një shërbimi tregtar, ndërsa që nga viti 1992 me vetë kamionët e Shoqatës.
Udhëtimi për në Kili kërkon që të kalosh vargmalin e Andeve, në lartësinë 3.100 metra. Kërkohet aftësi e madhe nga ana e shoferit për të manovruar një maune përmes maleve të mbuluara me dëborë, në një rrugë gjarpëruese. Një pjesë rruge ka 31 kthesa të forta të rrezikshme në formë U-je. Por udhëtimi i gjatë është shpërblyes, pasi vëllezërit kilianë i marrin në kohë revistat e tyre.
Makinat e shtypit me katër ngjyra, i bëjnë revistat më tërheqëse
Dora-dorës që bota zhvilloi më shumë artin e fotografisë, Shoqata mori në shqyrtim shtypjen me ngjyra të revistave Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Synimi ishte të prodhoheshin revista sa tërheqëse, aq dhe me kosto të arsyeshme ekonomikisht. Shoqata Watch Tower në Shtetet e Bashkuara, dërgoi në degën e Argjentinës një makinë rotative ofseti, të riparuar, të markës Harris, me katër ngjyra. Makina duhej çmontuar në pjesë, duhej paketuar dhe transportuar nga Uollkilli, Nju-Jork. Kur, më 10 tetor 1989, ngarkesa e çmuar mbërriti në Buenos-Ajres, ajo
duhej montuar sërish. Në Argjentinë erdhën vëllezër me përvojë nga qendra botërore, për të mbikëqyrur punën dhe për të stërvitur ata që do të punonin me të.Makina e shtypit me katër ngjyra, bëri që të rritej në një masë të madhe shpërndarja e revistave. Kështu, në vitin 1991, vitin pasi filloi të përdorej makina e shtypit me katër ngjyra, shpërndarja e revistave u rrit afërsisht me një milion, nga 6.284.504 në 7.248.955 copë.
Kongreset ndërkombëtare sigurojnë inkurajim të dyanshëm
Pasi kishin qenë në ndalim për kaq shumë vjet, Dëshmitarët e Jehovait në Argjentinë, dëshironin shumë një mundësi për të mbajtur një tjetër kongres ndërkombëtar. Më në fund, në dhjetor të vitit 1990, mundën të mirëpritnin në Buenos-Ajres afërsisht 6.000 delegatë të huaj, nga më shumë se 20 vende, për Kongresin Ndërkombëtar «Gjuha e pastër». Qenë të pranishëm Xhon Barri dhe Liman Suingëlli nga Trupi Udhëheqës, të cilët mbajtën fjalime inkurajuese. Programi katërditor u paraqit si në stadiumin River Plejt, ashtu dhe në atë Velez Sarsfild dhe gjithsej numri i të pranishmëve në të dy stadiumet ishte më shumë se 67.000 persona.
Megjithëse të bashkuar në adhurim, ndryshimi kulturor i delegatëve qe mjaft i dukshëm. Dikush mund të vërente motrat spanjolle me kostumet e tyre të bukura kombëtare, gratë japoneze me kimonot e tyre tradicionale dhe delegatët meksikanë me kostume të zeza dhe kapelet me strehë të gjerë.
Kur kongresi mbaroi, asnjë nuk donte të largohej. Grupe të ndryshme kombëtare filluan të këndonin spontanisht këngë të Mbretërisë në gjuhën e tyre, duke tundur shamitë e tyre. Kjo vazhdoi për gati një orë, para se kongresistët të ktheheshin më në fund në shtëpi. Një fotograf shtypi tha: «Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në Argjentinë . . . Sa emocione dhe sa ngrohtësi!»
Mendo emocionin që do të provonin argjentinasit sikur t’i ftonin për të ndjekur një kongres ndërkombëtar në një vend tjetër! Kjo ndodhi në vitin 1993. Vendi? Santiago, Kili. Më shumë se një mijë delegatë udhëtuan nga Argjentina për të qenë të pranishëm në këtë kongres. Katërmbëdhjetë autobusë të marrë me qira bënë një udhëtim prej 1.400 km, nga Buenos-Ajresi për në Santiago. Edhe pamjet e mrekullueshme që shijuan delegatët ndërsa kalonin malet Ande gjatë udhëtimit 26 orësh, s’mund të krahasoheshin me gëzimin që sillte fakti se ishin të bashkuar me gati 80.000 të krishterë të tjerë nga 24 vende të ndryshme, në Kongresin Krahinor katërditor «Mësimi hyjnor».
Më vonë, në vitin 1998, dega në Argjentinë u ftua të dërgonte delegatë në San-Paulo, Brazil, dhe në San-Diego, Kaliforni, për Kongreset Ndërkombëtare «Udha Hyjnore e Jetës». Sara Bukdudi, një pioniere speciale nga shumë kohë, gëzoi plotësisht kongresin në San-Diego bashkë me më shumë se 400 delegatë nga Argjentina. Ajo komenton: «Masa që mori Trupi Udhëheqës për të na strehuar në shtëpitë e vëllezërve qe shumë e dashur. Ajo na dha një ide të asaj se si do të jetë jeta në botën e re kur pengesat raciale dhe gjuhësore të mos ekzistojnë më.»
«Gjuha e të mësuarve»
Si rezultat i predikimit të zellshëm të vëllezërve dhe i programeve frymore, duke përfshirë edhe kongreset ndërkombëtare, shumë iu përgjigjën së vërtetës dhe iu bashkuan radhëve
në rritje të lajmëtarëve. Në vitin 1992, u arrit një maksimum prej 96.780 lajmëtarësh. Që nga koha kur u regjistruan ligjërisht, në vitin 1984, numri i Dëshmitarëve ishte dyfishuar.Qartë, kishte nevojë për më shumë barinj, që të kujdeseshin për tufën në rritje të deleve të Jehovait. (Isa. 32:1, 2; Gjoni 21:16) Kështu, Jehovai siguroi një program për stërvitjen e pleqve dhe të shërbëtorëve ndihmës beqarë, me qëllim që të kujdeseshin për kongregacionet—Shkollën e Stërvitjes për Shërbim. Kjo shkollë filloi në vitin 1987 në Shtetet e Bashkuara dhe në nëntor të vitit 1992 u përurua ekuivalentja e saj në Argjentinë. Kompleksi i vjetër i Bethelit u bë një vend ideal për të mbajtur shkollën.
Të 375 studentët, duke përfshirë 91 nga vendet fqinje, kanë treguar një çmueshmëri të jashtëzakonshme për këtë privilegj. Të merrnin dy muaj leje nga puna e tyre shekullare për të ndjekur Shkollën e Stërvitjes për Shërbim ishte një sfidë. Disa e lanë ose e humbën punën që kishin. Megjithatë, Jehovai siguron për ata që i vënë interesat e Mbretërisë në vend të parë në jetën e tyre. Shumë u bekuan me punë me një pagë më të mirë në kushte më të mira nga ajo që kishin më parë.—Mat. 6:33.
Ugo Karenoja punonte në një bankë kur u ftua të ndiqte klasën e parë. Paga ishte e mirë dhe orari i tillë që e lejonte të shërbente si pionier. Iu lut me zjarr Jehovait dhe foli me përgjegjësin e tij, por ai i tha se një leje për të munguar në punë me qëllim që të ndiqte shkollën ishte e pamundur. Pastaj Ugoja i tha: «Më duhet me të vërtetë të shkoj, por do të të isha shumë mirënjohës, nëse do të ma ruaje vendin e punës derisa të mbaroja kursin.»
Pasi këshilli drejtues shqyrtoi çështjen, vendosi që t’i jepte lejen që kishte kërkuar. Megjithatë, kur u diplomua, Ugoja u caktua që të shërbente si pionier special, që do të thoshte të harxhonte 140 orë në muaj në shërbim. Ugoja u lut me zjarr
përpara se ta njoftonte përgjegjësin e tij se po largohej. Si reagoi ai? «Na vjen shumë keq që po të humbim,—tha ai,—por të urojmë mbarësi në detyrën tënde të re.» Ugoja, që tani shërben si mbikëqyrës udhëtues, tha: «E kam vënë re vazhdimisht se Jehovai na mbështet kur zgjedhim të vëmë shërbimin e tij në vend të parë në jetën tonë.»Këta të diplomuar po i ndërtojnë kongregacionet ku janë caktuar dhe po japin dëshmi për vërtetësinë e fjalëve të Jezuit: «Mençuria del e drejtë me anë të veprave të saj.» (Mat. 11:19) Cilësia e mbledhjeve është përmirësuar, duke bërë që të ketë një rritje në numrin e të pranishmëve në to. Duke përdorur stërvitjen që kanë marrë, vëllezërit, ndërsa përfshihen në kullotjen e tufës së Perëndisë, përpiqen të kuptojnë ‘si t’i përgjigjen të lodhurit me një fjalë’. (Isa. 50:4, BR) Disa nga të diplomuarit sot po shërbejnë si mbikëqyrës qarkorë dhe shumë të tjerë si zëvendësmbikëqyrës qarkorë.
Ndihmë për ‘t’u përmbajtur . . . nga gjaku’
Ndërkohë që rritej numri i lajmëtarëve, rritej edhe numri i Dëshmitarëve që kishin nevojë për kujdes mjekësor. Duke qenë se ata përpiqen të jetojnë sipas urdhrit të Biblës për ‘t’u përmbajtur nga gjaku’, doli se qe praktike të ngrihej një rrjet shërbimesh mbështetëse për t’u ardhur në ndihmë.—Vep. 15:29.
Mjekët nuk ishin të gatshëm të bënin një trajtim mjekësor pa gjak kur mendonin se kjo ishte e nevojshme. Veç kësaj, shumica e gjykatësve jepnin pa ngurrim të drejtën që pacientëve Dëshmitarë t’u bëhej transfuzion gjaku me forcë. Në një rast, një gjykatës urdhëroi transfuzion gjaku për një pacient që kishte një dokument të vlefshëm ligjor, ku shprehte se refuzonte të merrte gjak sido që të ishte situata.
Një seminar ndërkombëtar që bëri të fillonte programi Komiteti i Lidhjes me Spitalet (KLS) u mbajt në Buenos-Ajres, në shkurt të vitit 1991. Tre vëllezër nga Shërbimi i
Informacioneve Shëndetësore në Bruklin, shërbyen si instruktorë për të 230 vëllezërit nga Argjentina, Bolivia, Kili, Paraguai dhe Uruguai. Ata që ndoqën seminarin mësuan si të dallojnë nevojat e pacientëve Dëshmitarë dhe si të ndihmojnë mjekët me informacione rreth trajtimit pa gjak.Sot, 17 Komitete të Lidhjes me Spitalet të përbërë nga 98 pleq janë aktive në qytetet kryesore në të gjithë Argjentinën, duke i dhënë informacion jetësor mjekëve dhe duke u siguruar mbështetje të dashur Dëshmitarëve të Jehovait. Puna e tyre plotësohet nga qindra pleq të tjerë vetësakrifikues, të cilët përbëjnë Grupet që Vizitojnë Pacientët. Ata u bëjnë vizita pacientëve Dëshmitarë për t’i ndihmuar dhe inkurajuar. Tani në Argjentinë ka gati 3.600 mjekë që janë të gatshëm të bashkëpunojnë për trajtimin pa gjak të Dëshmitarëve të Jehovait.
Jepet ndihmë e motivuar nga dashuria
Sigurisht, Argjentina nuk është një vend i imunizuar nga shkatërrimet natyrore. Si i përballojnë Dëshmitarët këto raste katastrofash? Më 23 nëntor 1977, një tërmet 7,4 ballë sipas shkallës Rihter shkaktoi dëme serioze në tërë pjesën e qendrës perëndimore të Argjentinës. Megjithëse vepra e Dëshmitarëve të Jehovait në atë kohë ishte e ndaluar, vëllezërit organizuan menjëherë punën për të ardhur në ndihmë. Të motivuar nga dashuria, Dëshmitarë nga vendet fqinje morën pjesë në këtë operacion, me gjithë vështirësitë që ekzistonin.—1 Sel. 4:9.
Ditën e shkatërrimit, Dëshmitarë nga provincat fqinje të Mendozës dhe San-Luisit u drejtuan me të gjitha llojet e automjeteve për nga zona e dëmtuar. Për shkak të çarjeve shumë të mëdha të shkaktuara nga tërmeti, autoritetet i mbyllën, pothuaj, të gjitha rrugët që çonin në qytetin Kausete që ishte shkatërruar. Duke marrë rrugë të tjera nëpër qytetet fqinje, Dëshmitarët sollën ushqime, veshje dhe pajisje të ndihmës
së shpejtë. Ndërsa i afroheshin qytetit ata panë diçka që iu duk se ishte tym që ngrihej nga toka, por në fakt ishte pluhur i shkaktuar nga tërmeti. Brenda pak çastesh njerëzit kishin humbur shtëpitë dhe pasuritë e tyre materiale, ndërsa disa vetë jetën. Gjithandej dëgjoheshin të qara. Në Kausete u shkatërruan krejtësisht më shumë se një mijë shtëpi, duke përfshirë të gjitha shtëpitë e vëllezërve. Dëshmitarët ngritën me të shpejtë strehime të përkohshme. Rreth njëqind Dëshmitarë morën pjesë në dhënien e ndihmës.Maria de Heredia, një pioniere e rregullt në kongregacionin Kausete, tregon: «Vajza e fqinjës sime ishte gati duke lindur dhe i kishin filluar dhembjet. Vëllezërit vendosën një tendë të madhe mbi tokën e fqinjës sime për t’u siguruar strehim. Po atë natë, pati një stuhi të fortë. Fqinja ime me çmueshmëri tha: ‘Kush mund ta besonte që nuk do të dukej asnjë prej kishës sonë për të parë në ishim gjallë ose vdekur. Dëshmitarët e Jehovait na erdhën në ndihmë kur kishim nevojë për strehë!’»
Në prill të vitit 1998, Dëshmitarët organizuan përsëri një operacion për të dhënë ndihmë. Shirat që ranë si rrëke shkaktuan një përmbytje të madhe në Argjentinën Veriore, veçanërisht në provincat e Korrientes, Formozës, Çakos dhe Santa-Fesë. Në një periudhë 72-orëshe, qyteti i Gojas, në provincën e Korrientes pati 60 cm shi. Uji përmbyti shtëpitë dhe shkatërroi zotërimet e 80 për qind të Dëshmitarëve të Jehovait në atë zonë. Përmbytja mori me vete të korrat, kafshët, urat e rrugët, duke bllokuar hyrjet për në qytet. Vëlla Heriberto Dip, mbikëqyrës qarkor në zonën e prekur, punoi me pleqtë vendas, e ndau territorin në pjesë dhe shkoi për të parë gjendjen e vëllezërve në shtëpitë e tyre. Disa i shpërngulën me kanoe për në Sallën e Mbretërisë. Për të gjithë u siguruan ushqime, veshje dhe pajisje mjekësore.
Kur Dëshmitarët e Jehovait në provincën fqinje, Entre-Rios, mësuan për gjendjen e vëllezërve të tyre në Goja, u përgjigjën me shpejtësi. Në vetëm dy ditë, të 12 kongregacionet në Paraná, në provincën Entre-Rios, mblodhën pothuajse katër tonë artikuj ushqimorë që nuk prishen dhe veshje dhe i ngarkuan në një kamion që e kishin marrë hua nga Ministria e Transportit.
Dërgimi i ndihmave nuk ishte e lehtë. Dy ura ishin shkatërruar. Në kryqëzimin e parë ku kishte qenë një urë, vëllezërit ndaluan për të ndihmuar një skuadër të mirëmbajtjes së rrugëve për të shtruar qindra thasë rëre. Pastaj e shkarkuan ngarkesën e tyre, e mbartën përmes lumit dhe e ngarkuan në kamionët që i pritnin.
Në pjesën e dytë të udhëtimit, iu desh të udhëtonin në një rrugë të përmbytur kaq keq nga ujërat e furishme, saqë ishte e vështirë të kontrolloje kamionët. Në muzg mbërritën në kryqëzimin e dytë, ku personeli ushtarak me një barkë të madhe, pranoi të bënte disa udhëtime për t’i kaluar ndihmat në anën tjetër.
Atje, skuadra e ndihmës takoi më në fund vëllezërit nga Goja dhe e vazhduan së bashku udhëtimin. Vëllezërit nga Goja ishin me të vërtetë të prekur nga dashuria dhe vendosmëria e bashkëbesimtarëve të tyre, ndërsa ata nga Paraná u inkurajuan nga qëndrimi i palëkundur i viktimave të përmbytjes.
Kongregacionet në zonën e përmbytur dhanë, gjithashtu, një dëshmi me anë të shfaqjes së vazhdueshme të dashurisë së tyre. Në një rast, burri jobesimtar i një motre shprehu shqetësimin dhe trishtimin e tij të madh për situatën e vështirë ekonomike që kishin shkaktuar shirat. Motra e siguroi se kongregacioni do t’i ndihmonte. Të nesërmen, vendin e dëshpërimit të tij e zuri një habi e gëzueshme, kur pa
pleqtë tek arritën në shtëpinë e tyre me një sasi të madhe furnizimesh. Në kohën kur furnizimet me ndihma qeveritare dhe civile arritën së fundi te njerëzit, Dëshmitarët kishin marrë tashmë ndihmë katër a pesë herë.Fryma e pionierit nuk u dobësua
Edhe pse vëllezërit e prekur nga përmbytja pësuan humbje materiale, ishin të vendosur të predikonin fjalën. Një numër lajmëtarësh në zonën e përmbytur e shtuan veprimtarinë e tyre të predikimit. Në një kongregacion shumë u regjistruan si pionierë ndihmës, megjithëse 80 për qind e territorit të tyre ishte nën ujë.
Kongregacionet bënë rregullime që të predikonin në qendrat tregtare, nëpër spitale, në stacionet e autobusëve dhe në ndërtesat shumëkatëshe. Edhe pse shiu vazhdonte, pionierët mundën të punonin në këto zona dhe ndërkohë të mos lageshin shumë. Edhe pionierët ndihmës mësuan të punonin si një skuadër, duke mbështetur rregullimet e shërbimit në fushë dhe
duke shfaqur një frymë pozitive. Duke qenë se përjetuan kujdesin e dashur të Jehovait, gjatë rrethanave shumë të vështira, shumë prej tyre tani po shërbejnë si pionierë të rregullt.Skena e botës po ndryshon
Duke parë që «skena e kësaj bote po ndryshon», dega e Argjentinës i inkurajoi mbikëqyrësit qarkorë që të bëjnë rregullime në programin e tyre të shërbimit, me qëllim që të mund të takojnë më shumë njerëz. (1 Kor. 7:31) Në disa zona është e vështirë të gjesh njeri në shtëpi gjatë ditës, sepse gjithnjë e më shumë njerëz po punojnë në kohë të plotë. Prandaj u sugjerua që dëshmia në rrugë ose në qendrat tregtare të bëhet paradite për ta lënë predikimin shtëpi më shtëpi mbrëmjeve. Po theksohet edhe dhënia e dëshmisë me telefon dhe ajo joformale. Lajmëtarët po inkurajohen që të jenë vigjilentë ndaj çdo mundësie për t’u folur njerëzve.
Ndërsa predikonte nga shtëpia në shtëpi, një motër vuri re një burrë që luante me fëmijët e tij në parkun matanë rrugës. Ajo iu afrua bashkë me shoqen e saj të shërbimit, edhe pse disi me ngurrim. Filluan një bisedë dhe u habitën nga reagimi i tij pozitiv. Burri, madje, u dha edhe adresën. Motra i bëri një vizitë me të shoqin dhe e gjetën këtë burrë bashkë me gruan tek po e pritnin me padurim vizitën e tyre. Pas disa bisedash, me ta u fillua një studim biblik. Dëshmitarët e Jehovait kishin shkuar shpesh në shtëpinë e tyre, por gruaja nuk kishte treguar kurrë interes. Tani familja po bën një përparim të mirë, duke ndjekur dhe duke marrë pjesë gjallërisht në mbledhje.
Në provincën jugore të Santa-Kruz, Klaudio Hulian Borkesi përfiton nga puna që bën si ciceron për t’u dëshmuar në mënyrë joformale turistëve që vizitojnë Parkun Kombëtar Akullnajor. Ky park është shtëpia e 13 akullnajave kryesore, duke përfshirë edhe akullnajën gati 5 kilometra të gjerë Perito Moreno, e cila tërheq turistë nga e gjithë bota. Kur turistët 1 Tim. 2:4.
mrekullohen nga bukuria e akullnajës, ky vëlla e tërheq vëmendjen drejt Krijuesit dhe shpërndan literaturë në gjuhë të ndryshme. Po, Dëshmitarët e Jehovait në Argjentinë po përdorin çdo mundësi për t’u predikuar fjalën ‘njerëzve të çdo lloji’.—Dëshmia në rrugë, është një tjetër mënyrë për të arritur njerëzit me mesazhin e Biblës. Biktor Bukeri, që është shumë aktiv në dëshminë në rrugë, ftoi për në shërbim një lajmëtar që nuk merrte pjesë rregullisht në predikim. Lajmëtari duhej të ishte në punë në 8.30 të mëngjesit, kështu që ata vendosën ta fillonin dëshminë rrugore në 5.30 të mëngjesit. Kjo vepër në mëngjes herët e ndihmoi lajmëtarin dhe familjen e tij prej nëntë personash që të bëheshin përsëri të rregullt në shërbim. Ata arritën të fillonin studime biblike dhe të shpërndanin 176 revista në një muaj. Kjo gjë i inkurajoi të tjerët që të angazhohen në dëshminë në rrugë në mëngjes herët.
Misionarët nga shumë kohë, ende shërbëtorë aktivë
Gjatë viteve, në Argjentinë kanë shërbyer shumë misionarë, duke mësuar një gjuhë të re, duke iu përshtatur zakoneve të ndryshme, duke duruar problemet shëndetësore dhe duke i përballuar me guxim vështirësitë gjatë ndalimit. Disave iu është dashur ta lënë vendin për shkak të ndryshimit të caktimit, problemeve shëndetësore ose përgjegjësive familjare. Guenid Hjuzi, një vëlla nga klasa e gjashtë e Galaadit, më vonë u martua dhe rriti dy bij. Ai vazhdoi t’i shërbente me besnikëri Jehovait deri në vdekje. Të tjerë, si Ofelia Estrada dhe Lorena Ajzenhaueri vdiqën ndërsa vazhdonin në caktimet e tyre. Megjithatë, një numër misionarësh të devotshëm nga klasat e para të Galaadit qëndrojnë ende aktivë në caktimet e tyre.
Helena Nikolsi dhe Helena Uilsoni, të klasës së parë të Galaadit u caktuan në Argjentinë në vitin 1948. Në vitin 1961,
ato u dërguan në provincën veriperëndimore të Tukumanit. Në atë kohë, në qytetin San-Miguel-de-Tukuman kishte vetëm një kongregacion të vogël. Sot në atë qytet ka 13 kongregacione dhe shtatë Salla Mbretërie, si edhe 5 kongregacione të tjera në zonën përreth. Çfarë gëzimi ka qenë për këto misionare pjesëmarrja në këtë rritje!Çarls Ajzenhaueri, i klasës së parë të Galaadit, e filloi shërbimin e tij si misionar në Kubë, ku shërbeu nga viti 1943 deri në vitin 1948 dhe pa numrin e lajmëtarëve atje të rritej nga 500 në 5.000. Më pas, ai u caktua në Argjentinë ku shërbeu si misionar, pastaj si mbikëqyrës qarkor dhe më vonë si mbikëqyrës krahinor deri në prill të vitit 1953. Në atë kohë, u caktua që të shërbente si mbikëqyrës i degës. Ai ka pasur privilegjin të shohë numrin e lajmëtarëve në Argjentinë të rritet nga 900 në më shumë se 120.000. Vëllai Ajzenhauer, që shërben si koordinator i Komitetit të Degës, vëren: «S’ka asgjë që mund t’u sjellë më shumë lumturi të rinjve e të rejave sesa t’ia kushtojnë plotësisht jetën e tyre shërbimit të Jehovait.»
Gëzimi kur i shërben Jehovait
Dëshmitarët argjentinas që kanë ndërmarrë si karrierë shërbimin e plotkohor janë, gjithashtu, të lumtur që e përdorin jetën për t’i shërbyer Jehovait. Marselo dhe Maria-Oliva Popjeli u pagëzuan përkatësisht në vitin 1942 dhe 1946. Ata kanë qenë të dy pionierë specialë për 44 vjet. Për çiftin Popjel, ndalimi i vitit 1976 nuk ishte një përvojë e re, pasi kishin përjetuar kufizime në veprën e tyre menjëherë pas ndalimit në vitin 1950. Ata i ndihmuan më të rinjtë në të vërtetën që t’i përballonin kufizimet që shkaktoi ndalimi i dytë dhe i inkurajuan që të vazhdonin të shërbenin me besnikëri. Marseloja i kujton me çmueshmëri vitet që i ka shërbyer Jehovait. Ai thotë: «Është një gëzim që i kam shërbyer Jehovait besnikërisht. I jemi shumë mirënjohës Jehovait që na ka dhënë privilegjin për t’i shërbyer
dhe që na ka lejuar t’i harxhojmë vitet më të mira të jetës, duke bërë një vepër që me të vërtetë ia vlen.»Pjetro Brandolini, që u pagëzua në vitin 1957 dhe që ka shërbyer si pionier special për pothuajse 40 vjet, provon po këto ndjenja. Ai është i lumtur që e ka përdorur jetën e tij në shërbimin e plotkohor, sepse ka marrë bekime më të shumta nga ç’mund të kishte shpresuar ndonjëherë. Me entuziazëm thotë se Jehovai është kujdesur gjithmonë për të si frymësisht, ashtu edhe materialisht.
Pjetroja i ka kaluar të 70-tat dhe herë pas here ka probleme shëndetësore. Megjithatë, ai është ende aktiv si pionier special. Kohët e fundit, takoi një burrë që punon si mësues në një shkollë katolike. I ofroi atij një studim biblik gjë që mësuesi e pranoi me kënaqësi. Pas studimit të katërt, burri i tha Pjetros se besonte që po mësonte të vërtetën. Pjetroja e paralajmëroi se kur priftërinjtë në shkollë të mësonin se ai po studionte me Dëshmitarët e Jehovait, mund të humbiste punën. Megjithatë, burri i tha se nuk bëhej merak për këtë pasi mund të gjente punë në një vend tjetër. Sa i lumtur qe Pjetroja kur dëgjoi se mësuesi i shkollës e konsideronte të vërtetën e Fjalës së Perëndisë si diçka shumë të vlefshme!
Të zellshëm për vepra të shkëlqyera
Shumë të tjerë e kanë kuptuar urgjencën e kohës dhe kanë treguar se janë «të zellshëm për vepra të shkëlqyera». (Titit 2:14) Tani në Argjentinë ka më shumë se 120.000 lajmëtarë dhe më shumë se 7.000 prej tyre kanë bërë rregullime që të shërbejnë si pionierë të rregullt. Ernan Toresi është njëri prej tyre. Duke qenë se është gati 70 vjeç, i verbër dhe i kufizuar në një karrocë invalidësh, i duhet të bëjë më shumë përpjekje për të përmbushur kuotën e orëve të pionierit. Disa ditë ai ngrihet herët dhe shkon në një zonë të azilit ku jeton. Atje flet me të tjerët rreth Biblës, bën rivizita dhe u jep revista banorëve që janë në itinerarin e tij të revistave. Nëse moti është i mirë, ulet jashtë shtëpisë dhe u predikon atyre që kalojnë andej. Ditët e tjera, një vëlla ose një motër e shoqëron në shërbimin shtëpi më shtëpi. Pasi ai nuk mund të shohë, shoku i shërbimit i tregon se cilit po i drejtohet. Nëse në derë shfaqet një burrë, lajmëtari që e shoqëron i bie lehtë në sup një herë. Nëse është një grua dy herë dhe nëse është një i ri tri herë.
Rolando Leva, një tjetër pionier i rregullt është berber. Në dyqanin e tij, ai ka një vend ku ekspozon botimet e Shoqatës Watch Tower. Në të paraqiten gjithmonë numrat e fundit të Kullës së Rojës dhe Zgjohuni! Klientët janë mësuar të kenë në dispozicion për të lexuar vetëm botimet e Watch Towerit. «Duke qenë se unë u kërkoj shumë pak për prerjen e flokëve, klientët e mi janë të gatshëm të pranojnë kushtet e mia»,—thotë Rolando. Ndërsa punon me një klient, ai sheh nëpërmjet pasqyrës ata që po presin. «Kur shoh ndonjë që po lexon revistën me interes, filloj një bisedë me të ndërkohë që i pres flokët.» Duke vepruar në këtë mënyrë, Rolando siguroi 163 pajtime gjatë një viti shërbimi. Gjithashtu, ka filluar shumë studime biblike me klientët e tij. Tetë nga studimet që drejton tani, i ka filluar duke dëshmuar në mënyrë joformale në dyqanin e tij.
Edhe të rinjtë po tregojnë zell për të predikuar fjalën. Elber Egia, një vëlla 13-vjeçar, ka shërbyer si pionier për dy vjet në kongregacionin Sentro në San-Pedro, në provincën Huhui. Kur një motër i dha adresën e një burri që e kishte takuar ndërsa jepte dëshmi në rrugë, Elberi e vizitoi këtë burrë dhe u habit kur pa se ai mësonte artet marciale. Ai iu afrua instruktorit dhe i shpjegoi përse ndodhej aty. Pas kësaj burri pranoi një kopje të librit Njohuria që të çon në jetën e përhershme. Burrit i pëlqeu libri dhe kërkoi i kopje të tjera për studentët e tij që mësonin artet marciale. Si përfundim, Elberi la 50 libra, 40 broshura dhe disa revista. Ai filloi studim biblik me instruktorin dhe me 25 studentë të tij. Disa po bëjnë përparim të mirë.
Dëshmitarë në dhe nga pjesa më e largët e tokës
Në fillim lajmëtarë të zellshëm e sollën lajmin e mirë në Argjentinë nga vende të tjera dhe vëllezërit argjentinas e kanë imituar frymën e tyre vetësakrifikuese. Familja Bethel tani përbëhet nga 286 persona. Veç këtyre, 300 vëllezër dhe motra të tjerë janë angazhuar në aspekte të tjera të shërbimit special në kohë të plotë.
Të tjerë janë vënë në dispozicion për të shërbyer në ato vende ku ka më shumë nevojë. (Isa. 6:8) Për shembull, në vitet 80, Trupi Udhëheqës bëri rregullime që 20 vëllezër nga Argjentina të shërbenin si misionarë në Paraguai pa ndjekur Shkollën e Galaadit. Kohët më të fundit, një numër i madh motrash beqare dhe të tjerë, janë transferuar në këtë vend për të shërbyer aty ku ka më shumë nevojë. Ata i janë përshtatur me gatishmëri klimës së nxehtë dhe me lagështirë për të shpallur lajmin e mirë. Shumë prej 73 vëllezërve dhe motrave nga Argjentina që tani shërbejnë në Paraguai, po përpiqen të mësojnë gjuhën kombëtare guarani, që të mund të arrijnë një numër më të madh njerëzish.
Gjatë viteve, shumë kanë shkuar për të shërbyer në Bolivi dhe në Kili si pionierë dhe si mbikëqyrës udhëtues. Kur u hap vepra në Evropën Lindore, një vëlla argjentinas që flet hungarisht u vu në dispozicion dhe tani po shërben në Hungari si mbikëqyrës qarkor. Një çift të martuarish pyeti lidhur me transferimin për të ndihmuar në veprën e predikimit në Benin, Afrikë, dhe u dërguan atje si misionarë. Dashuria e tyre pasqyron qëndrimin e gjithë popullit të Jehovait që banon në një parajsë frymore ku nuk ka kufij kombëtarë.
Lajmëtarët e zellshëm të lajmit të mirë në Argjentinë, kanë qenë të gatshëm të ‘predikojnë fjalën duke e bërë këtë me urgjencë’ si «në kohë të favorshme», ashtu edhe «në kohë të vështirë». (2 Tim. 4:2) Falë përpjekjeve të tyre të vazhdueshme, më shumë se 120.000 njerëz në Argjentinë po lëvdojnë sot Jehovain dhe po gëzojnë bekimet e tij të pasura.—Prov. 10:22.
[Grafiku dhe figura në faqen 186]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)
RRITJA NË NUMËR E DËSHMITARËVE GJATË VITEVE TË NDALIMIT
1950 1960 1970 1980
1.416 7.204 18.763 36.050
[Figura që zë gjithë faqen 148]
[Figurat në faqen 150]
Ata ndihmuan në hedhjen e themelit për predikimin e lajmit të mirë në Argjentinë: (1) Xhorxh Jang, (2) Huan Muniz, (3) Karlos Ot, (4) Nikolas Argjiros
[Figura në faqen 152]
Duke përdorur këtë autobus, Armando Menazi bashkë me Dëshmitarë të tjerë të zellshëm, predikuan në të paktën dhjetë provinca
[Figura në faqen 156]
Vëllai Norr (djathtas) në një nga asambletë e mbajtura në vitin 1953 gjatë ndalimit
[Figura në faqen 161]
E para makinë rotative ofset e përdorur nga Dëshmitarët e Jehovait
[Figura në faqen 162]
Asambleja Ndërkombëtare «Fitorja hyjnore», e mbajtur në Rio-Sebajos, në vitin 1974
[Figura në faqen 178]
Një asamble e mbajtur në pyll, gjatë kohëve të vështira
[Figura në faqen 193]
Një Sallë Mbretërie mbi ujë në zonën e deltës së lumit Paraná
[Figura në faqen 194]
Stivën dhe Jun Li shërbejnë në një qark ndërkombëtar për koreanët
[Figura në faqen 200]
Një nga Sallat e Mbretërisë të ndërtuara me shpejtësi në skajin më jugor, në Usuaja, Toka e zjarrit
[Figurat në faqen 202]
Salla Asamblesh në Argjentinë: (1) Moreno, (2) Kordoba, (3) Lomas-de-Samora, (4) Misjones
[Figura në faqen 204]
Salla e Kongreseve në Kanuelas
[Figurat në faqet 208-209]
Kongresi Ndërkombëtar në vitin 1990
[Figura në faqen 215]
Përmbytja e madhe në Argjentinën Veriore la shumë veta pa strehë
[Figurat në faqen 218]
Disa nga misionarët e parë që shërbejnë ende në Argjentinë: (1) Filia Spashil (2) Edit Morgan (3) Sofie Soviak (4) Helen Uilson (5) Mari Helmbrekt (6) Çarls Ajzenhauer
[Figurat në faqen 223]
(1) Komiteti i Degës (nga e majta në të djathtë): M. Puketi, N. Kavalieri, P. Xhusti, T. Kardos, R. Vaskez, Ç. Ajzenhauer
Ndërtesat e degës: (2) zyrat, (3) shtypshkronja, (4) Shtëpia Bethel