Jehovai, vendi ynë i banimit
Kënga 135
Jehovai, vendi ynë i banimit
1. O Jah, ke qen’ një vend banimi
për brezat që shkuan me radh’.
Kur ende malet s’ekzistonin,
madh’shtor ke qen’ ti dhe hirmadh!
Je Zot në koh’ të pacaktuar,
je po njësoj’ në përjet’si.
Me gjith’se jemi veçse pluhur,
na do, ndaj shfaq dashamir’si.
2. Njëmij’ vjet për ty jan’ një ditë;
për ne, o Jah, ësht’ ndryshe krejt.
Njeriu ësht’ si bar’ i fushës;
mbin në mëngjes, por thahet shpejt.
Dhe po të kemi trup të fortë,
jetojm’ shtat’dhjet’ a tet’dhjet’ vjet.
Por k’to jan’ vite plot shqet’sime,
me ankth e mbushur ësht’ kjo jet’.
3. Të lutemi, o At’, mësona
si ditët tona t’numërojm’.
Me zemër mençurin’ kërkojmë,
t’falënderojm’ dhe të lëvdojm’.
Të gjith’ ata që të shërbejnë,
pëlqimin tënd paçin gjithmon’!
Beko, o At’, gjithçka që bëjmë!
Beko aktivitetin ton’!