Fryti i frymës
Kënga 163
Fryti i frymës
1. Sot frytin e frymës së shenjtë
të gjith’ ta prodhojm’ vazhdimisht.
Kështu e nderojm’ Perëndinë,
në jet’ mbetemi përjet’sisht.
Ndaj qart’ në çdo koh’ le të shfaqim,
cil’sin’ që ka Jah, dashurin’.
Të ruajm’ në zemër gëzimin,
sepse na jep forc’, na përt’rin.
2. Ne paqen hyjnore të kemi,
fal’ saj unitetin e mbrojm’.
Por edhe shpirtgjer’ le të jemi;
kjo bën që durimin ta shtojm’.
Sa shum’ t’mira sjell mirëdashja;
i nxit njer’zit të na dëgjojn’.
Mir’sia na bën të punojm’ fort
që më shum’ Mbret’rin’ ta pranojn’.
3. Ç’guxim që jep fryt’ i besimit,
qëllimin që kemi forcon.
Dhe sa me vler’ është but’sia;
fërkimet i zbut; paqen mbron.
Na duhet shum’ dhe vet’kontrolli;
bën t’kemi nga Jah miratim.
Kush k’to fryte shfaq e kënaq Jah,
për to të punojm’ pa pushim.