Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Çfarë besojnë?

Çfarë besojnë?

Çfarë besojnë?

DËSHMITARËT E JEHOVAIT besojnë te Perëndia i Plotfuqishëm, Jehova, Krijuesi i qiellit dhe i tokës. Vetë ekzistenca e mrekullive të projektuara në mënyrë të ndërlikuar, në universin që na rrethon, tregon në mënyrë të arsyeshme se çdo gjë është bërë nga një Krijues i mençur dhe i fuqishëm. Ashtu si veprat e burrave dhe grave pasqyrojnë cilësitë e tyre, ashtu është edhe me ato të Perëndisë Jehova. Bibla na thotë se «cilësitë e tij të padukshme shihen qartë qysh prej krijimit të botës, pasi dallohen nga gjërat e bëra». Gjithashtu, në mënyrë të heshtur ose pa fjalë, «qiejt tregojnë lavdinë e Perëndisë».​—Romakëve 1:20; Psalmi 19:1-4.

Njerëzit nuk modelojnë vazo dhe nuk prodhojnë televizorë e kompjutera pa pasur një qëllim. Toka dhe krijimi që ajo mban, i botës bimore dhe shtazore, janë shumë më të mrekullueshme se këto. Struktura e trupit njerëzor me miliarda qelizat e saj shkon përtej kuptueshmërisë sonë, madje, edhe truri me të cilin mendojmë, është në mënyrë të pakuptueshme i mrekullueshëm! Nëse njerëzit kanë një qëllim kur bëjnë shpikjet e tyre relativisht të parëndësishme, me siguri që Perëndia Jehova e kishte një qëllim kur bëri krijimet e tij mbresëlënëse. Proverbat 16:4 thotë se ai e ka një qëllim: «Zoti bëri çdo gjë për qëllimet’ e tij.»​—Kristoforidhi.

Jehovai e bëri tokën për një qëllim, ashtu siç i tha çiftit të parë njerëzor: «Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën . . . , e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë» (Zanafilla 1:28) Për shkak se u bë i pabindur, ky çift nuk arriti ta mbushte tokën me familje të drejta, të cilat do të kujdeseshin në mënyrë të dashur për të, për bimët e për kafshët e saj. Por dështimi i tyre nuk bën që të dështojë qëllimi i Jehovait. Mijëra vjet më vonë, u shkrua: «Perëndia, Formuesi i tokës . . . , nuk e krijoi thjesht për asgjë.» Ai e «formoi madje për të qenë e banuar». Nuk do të shkatërrohet sepse «toka mbetet përjetë». (Isaia 45:18, BR; Eklisiastiu 1:4, The New English Bible) Qëllimi i Jehovait për tokën do të realizohet: «Këshilla ime do të qëndrojë dhe do të bëj çdo gjë që është kënaqësia ime.»​—Isaia 46:10, BR.

Kështu, pra, Dëshmitarët e Jehovait besojnë se toka do të mbetet përgjithmonë dhe se të gjithë njerëzit, të gjallë e të vdekur, të cilët do të përshtaten me qëllimin e Jehovait për një tokë të bukur e të banuar, mund të jetojnë në të përgjithmonë. I gjithë njerëzimi trashëgoi papërsosmëri nga Adami dhe Eva e, në këtë mënyrë, të gjithë u bënë mëkatarë. (Romakëve 5:12) Bibla na thotë: «Paga që paguan mëkati është vdekja.» «Të gjallët në fakt e dinë se kanë për të vdekur, por të vdekurit nuk dinë asgjë.» «Shpirti që mëkaton do të vdesë.» (Romakëve 6:23; Eklisiastiu 9:5; Ezekieli 18:4, 20) Atëherë, si mund të jetojnë përsëri njerëzit për të marrë bekimet tokësore? Vetëm nëpërmjet flijimit shpërblerës të Jezu Krishtit, pasi ai tha: «Unë jam ringjallja dhe jeta. Ai që ushtron besim tek unë, edhe sikur të vdesë, do të vijë në jetë.» «Të gjithë ata që janë në varret përkujtimore do ta dëgjojnë zërin e tij dhe do të dalin.»​—Gjoni 5:28, 29; 11:25; Mateu 20:28.

Si do të ndodhë kjo? Kjo shpjegohet në «lajmin e mirë të mbretërisë». (Mateu 4:17-23) Por sot, Dëshmitarët e Jehovait janë duke e predikuar lajmin e mirë në një mënyrë vërtet të veçantë.

[Tabela në faqen 13]

ÇFARË BESOJNË DËSHMITARËT TË JEHOVAIT?

Besimi Arsyeja biblike

Bibla është Fjala e Perëndisë 2 Tim. 3:16, 17;

dhe është e vërtetë 2 Pjet. 1:20, 21; Gjoni 17:17

Bibla është më e besueshme Mat. 15:3; Kol. 2:8

se traditat

Emri i Perëndisë është Jehova Psal. 83:18; Isa. 26:4;

Is 42:8; Dal. 6:3

Krishti është Biri i Perëndisë Mat. 3:17; Gjoni 8:42;

dhe është më i ulët se Ai Gjo 14:28; 20:17; 1 Kor. 11:3;

1 Ko 15:28

Krishti ishte krijimi i parë Kol. 1:15; Zbul. 3:14

i Perëndisë

Krishti vdiq në një shtyllë, Gal. 3:13; Vep. 5:30

jo në një kryq

Jeta njerëzore e Krishtit u pagua Mat. 20:28; 1 Tim. 2:5, 6;

si shpërblesë për njerëzit e bindur 1 Pjet. 2:24

Flijimi i vetëm i Krishtit ishte Rom. 6:10; Heb. 9:25-28

i mjaftueshëm

Krishti u ngjall nga vdekja 1 Pjet. 3:18; Rom. 6:9;

si një person i pavdekshëm frymor Zbul. 1:17, 18

Prania e Krishtit është në frymë Gjoni 14:19; Mat. 24:3;

2 Kor. 5:16; Psal. 110:1, 2

Tani jemi në ‘kohën e fundit’ Mat. 24:3-14; 2 Tim. 3:1-5;

Luka 17:26-30

Mbretëria e Krishtit do ta Isa. 9:6, 7; 11:1-5;

qeverisë tokën me drejtësi dhe Dan. 7:13, 14; Mat. 6:10

në paqe

Mbretëria do të sjellë kushte Psal. 72:1-4;

ideale jetese për tokën Zbul. 7:9, 10, 13-17;

Zb 21:3, 4

Toka nuk do të shkatërrohet Ekl. 1:4; Isa. 45:18;

ose shpopullohet kurrë Psal. 78:69

Perëndia do të zhdukë sistemin Zbul. 16:14, 16; Sof. 3:8;

e tanishëm të gjërave në Dan. 2:44; Isa. 34:2;

betejën e Harmagedonit Is 55:10, 11

Të ligjtë do të shkatërrohen Mat. 25:41-46; 2 Sel. 1:6-9

përgjithnjë

Njerëzit që miratohen nga Perëndia Gjoni 3:16; 10:27, 28;

do të fitojnë jetën e përhershme Gjo 17:3; Mar. 10:29, 30

Ka vetëm një rrugë që të çon Mat. 7:13, 14; Efes. 4:4, 5

në jetë

Vdekja njerëzore vjen si pasojë Rom. 5:12; 6:23

e mëkatit të Adamit

Me vdekjen shpirti njerëzor Ezek. 18:4; Ekl. 9:10;

pushon së ekzistuari Psal. 6:5; 146:4;

Gjoni 11:11-14

Ferri është varri i përbashkët Jobi 14:13; Zbul. 20:13, 14

i njerëzimit

Shpresa për të vdekurit 1 Kor. 15:20-22;

është ringjallja Gjoni 5:28, 29; 11:25, 26

Vdekja adamike do të marrë fund 1 Kor. 15:26, 54;

Zbul. 21:4; Isa. 25:8

Vetëm një tufë e vogël prej Luka 12:32; Zbul. 14:1, 3;

144.000 vetash shkon në qiell 1 Kor. 15:40-53;

dhe sundon me Krishtin Zbul. 5:9, 10

Të 144.000-t lindin përsëri 1 Pjet. 1:23; Gjoni 3:3;

si bij frymorë të Perëndisë Zbul. 7:3, 4

Besëlidhja e re është bërë me Jer. 31:31; Heb. 8:10-13

Izraelin frymor

Kongregacioni i Krishtit është Efes. 2:20; Isa. 28:16;

ndërtuar mbi vetë atë Mat. 21:42

Lutjet i duhen drejtuar vetëm Gjoni 14:6, 13, 14;

Jehovait, nëpërmjet Krishtit 1 Tim. 2:5

Shëmbëlltyrat nuk duhen Dal. 20:4, 5; Lev. 26:1;

përdorur në adhurim 1 Kor. 10:14; Psal. 115: 4-8

Spiritizmi duhet shmangur Ligj. 18:10-12;

Gal. 5:19-21; Lev. 19:31

Satanai është sundimtar 1 Gjon. 5:19; 2 Kor. 4:4;

i padukshëm i botës Gjoni 12:31

Një i krishterë nuk duhet të marrë 2 Kor. 6:14-17; 11:13-15;

pjesë në lëvizjet ndërfetare Gal. 5:9; Ligj. 7:1-5

Një i krishterë duhet të qëndrojë Jak. 4:4; 1 Gjon. 2:15;

i ndarë nga bota Gjoni 15:19; 17:16

T’u bindet ligjeve njerëzore që Mat. 22:20, 21;

nuk bien ndesh me ligjet e Perëndisë 1 Pjet. 2:12; 4:15

Futja e gjakut në trup nëpërmjet Zan. 9:3, 4; Lev. 17:14;

gojës ose venave dhunon Vep. 15:28, 29

ligjet e Perëndisë

Ligjet e Biblës për moralin 1 Kor. 6:9, 10; Hebr. 13:4;

duhen respektuar 1 Tim. 3:2; Prov. 5:1-23

Mbajtja e sabatit iu kërkua Ligj. 5:15; Dal. 31:13;

vetëm Izraelit dhe mori fund Rom. 10:4; Gal. 4:9, 10;

bashkë me Ligjin e Moisiut Kol. 2:16, 17

Një klasë dhe tituj të veçantë Mat. 23:8-12; 20:25-27;

klerikalë janë të papërshtatshëm Jobi 32:21, 22

Njeriu nuk ka evoluar, Isa. 45:12; Zan. 1:27;

por është krijuar Mat. 19:4

Krishti dha një shembull që duhet 1 Pjet. 2:21; Hebr. 10:7;

të ndiqet nga të gjithë, për sa Gjoni 4:34; 6:38

i përket shërbimit të Perëndisë

Pagëzimi me anë të zhytjes së Mar. 1:9, 10; Gjoni 3:23;

plotë simbolizon dedikimin Vep. 19:4, 5

Të krishterët japin me gëzim Rom. 10:10; Hebr. 13:15;

dëshmi publike për të vërtetën biblike Isa. 43:10-12

[Figura në faqen 12]

TOKA . . . e krijuar nga Jehovai . . . e lënë nën kujdesin e njeriut . . . e banuar përgjithmonë