Miku i rremë i Biblës
Kapitulli 3
Miku i rremë i Biblës
Në vendet jo të krishtere, shumë njerëz nuk e pranojnë Biblën si Fjalën e Perëndisë. Në këtë kapitull do të shqyrtojmë arsyen kryesore që nxit këtë qëndrim. Historikisht «krishterimi» ka pretenduar se beson te Bibla dhe se e mbron atë me fanatizëm. Por, në të vërtetë, fetë «e krishtere» kanë pasur gisht në disa nga tmerret më të urryera që ka parë historia, duke filluar nga kryqëzatat e masakrat në epokën e Mesjetës, deri te Holokausti në kohën tonë. Por, a është sjellja e «krishterimit» një arsye e vlefshme për të hedhur poshtë Biblën? Ç’është e vërteta, «krishterimi» ka treguar se është një mik i rremë i Biblës. Me shfaqjen e tij në shekullin e 4-t të e.s., beteja e Biblës për mbijetesë nuk mori fund.
1, 2. (Përfshi hyrjen.) (a) Pse shumë njerëz nuk e pranojnë Biblën si Fjalën e Perëndisë? (b) Cila vepër e shkëlqyer u krye gjatë shekujve të 1-rë e të 2-të, e megjithatë, cila pengesë e rrezikshme po nxirrte krye?
NGA fundi i shekullit të 1-rë, përfunduan së shkruari të gjithë librat e Biblës. Që nga ajo kohë, të krishterët luajtën rolin kryesor në kopjimin dhe shpërndarjen e Biblës së plotë. Njëherazi, ata iu futën punës për ta përkthyer në gjuhët më të folura në atë kohë. Megjithatë, ndërkohë që kongregacioni i krishterë i ishte kushtuar me të gjitha forcat kësaj vepre të admirueshme, po
merrte formë një pengesë e re që do të rrezikonte seriozisht mbijetesën e Biblës.2 Atë e parathoshte edhe vetë Bibla. Një herë, Jezui tregoi një shëmbëlltyrë ku flitej për një njeri që e mbolli arën me grurë të një cilësie të mirë. Mirëpo, «kur njerëzit po flinin», një armik mbolli fara egjre nëpër të. Të dyja farat mbinë e u rritën dhe, për njëfarë kohe, gruri nuk dukej për shkak të egjrës. Jezui e përdori këtë shëmbëlltyrë për të treguar se nëpërmjet predikimit të tij do të mblidheshin të krishterët e vërtetë, por pas vdekjes së tij, në kongregacion do të futeshin të krishterë të rremë. Kështu, do të ishte e vështirë t’i dalloje të vërtetët nga të rremët.—Mateu 13:24-30, 36-43.
3. Sipas apostullit Pjetër, si do të ndikonin «të krishterët» që u përngjanin egjrave në besimin te Bibla?
3 Apostulli Pjetër paralajmëroi hapur se këta «të krishterë» që u përngjanin egjrave, do të ndikonin në mënyrën se si do ta shihnin njerëzit krishterimin dhe Biblën. Ai tha: «Do të ketë edhe mes jush mësues të rremë. Pikërisht këta do të futin tinëzisht sekte shkatërruese e do të mohojnë madje edhe pronarin që i bleu, duke sjellë mbi veten një shkatërrim të shpejtë. Veç kësaj, shumë do të ndjekin veprat e tyre të sjelljes së shthurur dhe, për shkak të këtyre, do të shahet udha e së vërtetës.»—2 Pjetrit 2:1, 2.
4. Si u përmbushën profecitë e Jezuit dhe të Pjetrit që në shekullin e 1-rë?
2 Timoteut 2:16-18; 2 Pjetrit 2:21, 22; 3 Gjonit 9, 10) Gjatë dy shekujve që pasuan, e vërteta e kulluar që gjendej në Bibël u ndot nga filozofia greke, dhe shumë njerëz morën një rrugë kryekëput të gabuar—pranuan si të vërteta biblike ato që s’ishin veçse doktrina pagane.
4 Profecitë e Jezuit dhe të Pjetrit filluan të përmbusheshin që në shekullin e 1-rë. Në kongregacion depërtuan njerëz ambiciozë që mbollën përçarje. (5. Ç’ndryshim përjetoi krishterimi gjatë shekullit të 4-t?
5 Në shekullin e 4-t, një formë e krishterimit u bë përfundimisht feja zyrtare e Perandorisë Romake. Por kjo fe ishte krejt ndryshe nga ajo që predikoi Jezui, pasi «egjrat» që kishte parathënë ai tashmë ishin rritur. Megjithatë, mund të jemi të sigurt se gjatë gjithë asaj kohe, pati njerëz që përfaqësuan krishterimin e vërtetë dhe që bënë çmos të zbatonin Biblën, të cilën e konsideronin si Fjalën e frymëzuar të Perëndisë.—Mateu 28:19, 20.
Përkthimi i Biblës përballet me kundërshtimin
6. Kur filloi të merrte formë «krishterimi» që njohim sot? Si ndryshonte ai nga krishterimi i Biblës?
6 Pikërisht në kohën e Kostandinit, filloi të merrte formë «krishterimi» që njohim sot. Që atëherë, kjo formë e degjeneruar e krishterimit që tashmë kishte lëshuar rrënjë, nuk ishte më thjesht një organizatë fetare. Përkundrazi, ishte bërë pjesë e shtetit, dhe krerët e saj luanin një rol të rëndësishëm në politikë. Së fundi, kisha apostate e përdori fuqinë e saj politike kryekëput në kundërshtim me krishterimin e Biblës, duke e ekspozuar kështu Biblën para një rreziku të ri. Si?
7, 8. Në cilin rast e kundërshtoi papa përkthimin e Biblës dhe pse?
7 Kur latinishtja vdiq si gjuhë, u ndie nevoja e përkthimeve të reja të Biblës. Por Kisha Katolike nuk e shihte më me sy të mirë këtë gjë. Në vitin 1079, Vratislavi, që më vonë u bë mbreti i Bohemisë, i kërkoi leje papa Gregorit VII të përkthente Biblën në gjuhën e nënshtetasve të tij. Përgjigjja e papës ishte «jo», madje ia ktheu: «Për ata që merren me këtë çështje, është e qartë se ka një arsye pse Perëndisë së Plotfuqishëm i ka pëlqyer që shkrimi i shenjtë të mbahet sekret në disa vende; ndoshta se mos, duke ua shfaqur qartë të gjithë njerëzve, nënçmohet e poshtërohet; ose ata me dije të kufizuara mund ta keqkuptojnë dhe bien në gabim.»1
8 Papa donte që Bibla të mbetej në latinisht, pra, në një gjuhë të vdekur. Përmbajtja e saj duhej mbajtur «sekret» dhe të mos përkthehej në gjuhët e njerëzve të thjeshtë. * Ja pra, Vulgata latine, e përkthyer nga Jeronimi në shekullin e 5-të me qëllim që Shkrimet e Shenjta t’i kishin të gjithë, tani ishte kthyer në një mjet për t’i mbajtur ato sekret.
9, 10. (a) Si u rrit kundërshtimi i Kishës Katolike ndaj përkthimit të Biblës? (b) Pse e kundërshtoi Kisha përkthimin e Biblës?
9 Gjatë periudhës së Mesjetës, qëndrimi i Kishës kundër përkthimit të Biblës në gjuhë të tjera, u ashpërsua. Në vitin 1199, kryepeshkopi i Mecit, dikur qytet gjerman, mori një letër mjaft të ashpër nga papa Inocenti III, sa dogji të gjitha
Biblat në gjuhën gjermane që mundi të gjente.3 Në 1229-n, sinodi i Tuluzës, në Francë, dekretoi që «laikëve» u ndalohej të mbanin librat e Biblës në gjuhën e tyre.4 Në vitin 1233, sinodi që u mblodh në Tarragonë të Spanjës, nxori urdhrin që të gjithë librat e «Besëlidhjes së Vjetër ose të Re» të dorëzoheshin dhe të digjeshin.5 Në 1407-n, sinodi i klerikëve që u mblodh në Oksford të Anglisë nga kryepeshkopi Tomas Arundel, ndaloi prerazi përkthimin e Biblës në anglisht ose në ndonjë gjuhë tjetër të asaj kohe.6 Në 1431-in, përsëri në Angli, peshkopi Staford i Uellsit ndaloi përkthimin e Biblës në anglisht dhe mbajtjen e ndonjë versioni të saj.710 Këto autoritete fetare nuk po mundoheshin të shkatërronin Biblën. Jo, ata po mundoheshin ta kthenin në një fosil, ta mbanin në një gjuhë që vetëm pak njerëz mund ta lexonin. Në këtë mënyrë, shpresonin të frenonin atë që e quanin herezi. Por s’ishte kjo arsyeja e vërtetë. Kjo bëhej vetëm për të frenuar kundërshtimin ndaj autoritetit të tyre. Nëse do t’ia kishin arritur, Bibla do të ishte kthyer në një libër që vetëm do të shuante kërshërinë e intelektualëve, dhe do të kishte
pak ose aspak ndikim në jetën e njerëzve të thjeshtë.Mbrojtësit e Biblës
11. Çfarë ndodhi kur Hulian Hernandesi tentoi të fuste në Spanjë Bibla në gjuhën spanjolle?
11 Por lumturisht, shumë njerëz të sinqertë nuk pranuan t’i zbatonin këto dekrete, dhe kjo nuk ishte pa rrezik. Disa individë vuajtën tmerrësisht për «krimin» se kishin një Bibël. Për shembull, le të shohim çfarë i ndodhi një spanjolli me emrin Hulian Hernandes. Sipas veprës Historia e martirëve të krishterimit, nga Xhon Foksi, Huliani (ose Julianoja) «mori përsipër të fuste në vendin e tij një numër të madh Biblash që vinin nga Gjermania, duke i fshehur nëpër fuçi, të paketuara si verë nga lugina e Renit». Por e tradhtuan dhe u arrestua nga Inkuizicioni Katolik. Ata që duhej të merrnin Biblat, «u torturuan të gjithë pa dallim, dhe më pas, shumica prej tyre mori dënime të ndryshme. Julianoja u dogj i gjallë. Njëzet veta i shkuan në hell, disa u dënuan me burgim të përjetshëm, të tjerë u fshikulluan në publik dhe shumë të tjerë u dërguan të bënin punë të rëndë nëpër anije lufte».8
12. Nga e dimë se autoritetet fetare të Mesjetës nuk përfaqësonin krishterimin e Biblës?
12 A nuk ishte ky një abuzim ekstrem i pushtetit?! Është më se e qartë që këto autoritete fetare nuk përfaqësonin aspak krishterimin e Biblës. Vetë Bibla e zbulon se kujt i përkitnin ata kur thotë: «Nga kjo duken fëmijët e Perëndisë dhe fëmijët e Djallit: kushdo që nuk praktikon drejtësinë, nuk vjen nga Perëndia, dhe as ai që nuk e do vëllanë e tij. Sepse lajmi që dëgjuat që nga fillimi, 1 Gjonit 3:10-12.
është ky: duhet të kemi dashuri për njëri-tjetrin, jo si Kaini që vinte nga i ligu dhe vrau vëllanë e tij.»—13, 14. (a) Cilat fakte të jashtëzakonshme në historinë e Biblës gjatë Mesjetës, provojnë origjinën hyjnore të këtij libri? (b) Cili ndryshim ndikoi në përhapjen e Biblës në Evropë?
13 E habitshme! Burra e gra morën në sy rrezikun e një keqtrajtimi të tillë vetëm që të kishin një Bibël! Sa e sa shembuj të tillë ka pasur deri në kohën tonë. Përkushtimi i thellë që ngjalli Bibla tek ata njerëz, gatishmëria për t’iu nënshtruar vuajtjeve dhe vdekjes së frikshme pa u thyer e pa iu kundërvënë torturuesve, është një provë bindëse se Bibla është Fjala e Perëndisë.—1 Pjetrit 2:21.
14 Më vonë, në shekullin e 16-të, protestantët ngritën krye kundër pushtetit të Kishës Katolike Romake. Kjo e detyroi Kishën të nxirrte përkthime të Biblës në gjuhët që fliteshin në Evropë. Por edhe pas kësaj, njerëzit e shihnin Biblën si një libër që lidhej më tepër me protestantizmin sesa me katolicizmin. Ja si u shpreh për këtë, Eduard Çuba, një prift katolik: «Duhet pranuar me ndershmëri se një nga pasojat më tragjike që solli Reforma Protestante, ishte mosinteresimi i besimtarëve katolikë për Biblën. Ndonëse nuk u harrua asnjëherë plotësisht, Bibla mbeti një libër hermetik për shumicën e katolikëve.»9
Kritika e lartë
15, 16. Pse edhe protestantizmi nuk është pa faj për sa u përket sulmeve ndaj Biblës?
15 Edhe kishat protestante nuk janë pa faj për sa u përket sulmeve ndaj Biblës. Me kalimin e viteve disa studiues protestantë sajuan një tjetër
lloj sulmi kundër këtij libri—këtë herë një sulm intelektual. Gjatë shekujve 18-të dhe 19-të, ata zhvilluan një metodë për studimin e Biblës, e njohur si kritika e lartë. Përkrahësit e kësaj metode mësonin se një pjesë e mirë e Biblës përbëhej nga legjenda e mite. Disa arritën deri aty sa thanë se Jezui nuk kishte ekzistuar kurrë. Sipas këtyre studiuesve, Bibla nuk ishte Fjala e Perëndisë, por e njerëzve, dhe madje shumë e ngatërruar.16 Megjithëse idetë më ekstreme të tyre nuk besohen më, kritika e lartë vazhdon të mësohet nëpër seminare, dhe ndonjëherë dëgjon priftërinj protestantë që mohojnë në publik pjesë të tëra të Biblës. Për shembull, në një gazetë australiane ishin cituar fjalët e një prifti anglikan, sipas të cilit pjesa më e madhe e asaj që është shkruar në Bibël «thjesht është e gabuar. Disa nga historitë e Biblës nuk janë të sakta. Një pjesë e hollësive është shtrembëruar dukshëm». Kjo mënyrë të menduari është fryt i kritikës së lartë.
«Do të shahet»
17, 18. Si e ka mbuluar me turp Biblën sjellja e «krishterimit»?
17 Megjithatë, ajo çka i pengon më shumë njerëzit ta pranojnë Biblën si Fjalën e Perëndisë, ka të ngjarë të jetë sjellja e «krishterimit». Ai pretendon se zbaton Biblën, ndërkohë që sjellja e tij ka mbuluar me turp Biblën dhe vetë emrin ‘i krishterë’. Siç paratha apostulli Pjetër, udha e së vërtetës ‘është sharë’.—2 Pjetrit 2:2.
18 Për shembull, kur Kisha ndaloi përkthimin e Biblës, papa mbështeste financiarisht fushatat masive ushtarake kundër myslimanëve në Lindjen
e Mesme. Ato u quajtën Kryqëzatat «e shenjta», por vetëm emrin kishin të shenjta. E para, «Kryqëzata e Popullit», i hapi rrugën asaj që do të vinte më pas. Para se të ikte nga Evropa, një ushtri e padisiplinuar, e irrituar nga predikuesit, u sul mbi judenjtë në Gjermani, duke vrarë e duke prerë nga njëri qytet në tjetrin. Pse? Historiani Hans Mejër thotë: «Arsyeja se gjoja judenjtë si armiq të Krishtit, e meritonin të ndëshkoheshin, ishte veç një tentativë e dobët për të fshehur arsyen e vërtetë: lakminë.»1019-21. Si e kanë mbuluar me turp Biblën: Lufta 30-vjeçare, përpjekjet e misionarëve të Evropës dhe shtrirja koloniale?
19 Reforma protestante në shekullin e 16-të ia hoqi pushtetin katolicizmit në shumë vende të Evropës. Këto trazira çuan ndër të tjera në Luftën 30-vjeçare (1618-1648), që sipas një vepre ishte «një nga luftërat më të tmerrshme në historinë e Evropës». (The Universal History of the World) Cili
qe shkaku kryesor që çoi drejt luftës? «Urrejtja e katolikëve për protestantët dhe e protestantëve për katolikët.»1120 Që nga ajo kohë, «krishterimi» i kapërceu kufijtë e Evropës, duke e çuar qytetërimin «e krishterë» edhe në pjesë të tjera të botës. Në këtë shtrirje ushtarake spikatën mizoria dhe lakmia. Në dy kontinentet e Amerikës, pushtuesit spanjollë i shkatërruan shumë shpejt qytetërimet indigjene që gjendeshin atje. Në një libër historie thuhet: «Në përgjithësi, guvernatorët spanjollë e shkatërronin qytetërimin autokton, pa futur atë evropian. Arsyeja kryesore që i tërhoqi ata drejt Botës së Re ishte etja për ar.»12
21 Edhe misionarët protestantë lanë Evropën për të shkuar drejt kontinenteve të tjera. Një nga gjërat që bënë, ishte përkrahja e kolonializmit. Ja ç‘pikëpamje mbizotëron sot për punën e misionarëve protestantë: «Në të shumtën e rasteve, vepra misionare është përdorur si armë për të përligjur dhe për të mbuluar ata që sundonin mbi popullin. Ndërthurja e misioneve me teknologjinë dhe imperializmin njihet fare mirë.»13
22. Si e ka turpëruar sjellja e «krishterimit» fenë e vërtetë të krishtere gjatë shekullit të 20-të?
22 Lidhja e ngushtë e feve të «krishterimit» me shtetin ka vazhduar deri në ditët tona. Dy luftërat e fundit botërore u zhvilluan kryesisht mes kombeve «të krishtere». Në të dyja kampet, klerikët
i nxitnin djemtë e rinj të luftonin e të vritnin armikun, që shpesh kishte të njëjtën fe. Në një libër thuhet: «Përderisa sistemi i sotëm i luftërave u zhvillua e bëri kërdinë në gji të shteteve që i janë përkushtuar krishterimit, patjetër që kjo nuk i nderon aspak kishat.»14—If the Churches Want World Peace.Fjala e Perëndisë mbijeton
23. Si tregon historia e «krishterimit» se Bibla është Fjala e Perëndisë?
23 E kemi treguar këtë histori të gjatë e të hidhur të «krishterimit» për të nxjerrë në pah dy pika. Së pari, këto gjëra përmbushin profecitë e Biblës. Ishte parathënë se shumë nga ata që do të pohonin se ishin të krishterë, do ta mbulonin
me turp Biblën dhe krishterimin, dhe fakti që ka ndodhur kështu, tregon se Bibla është e vërtetë. Veç kësaj, nuk duhet të harrojmë se sjellja e «krishterimit» nuk ka asgjë të përbashkët me krishterimin e bazuar në Bibël.24. Çfarë i identifikon të krishterët e vërtetë dhe, në të njëjtën kohë dënon haptazi «krishterimin» si jo të krishterë?
24 Jezui shpjegoi si do të dalloheshin të krishterët e vërtetë kur tha: «Nga kjo do ta dinë të gjithë se jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin.» (Gjoni 13:35) Përveç kësaj, shtoi: «Ata nuk janë pjesë e botës, ashtu si unë nuk jam pjesë e botës.» (Gjoni 17:16) Në të dyja këto aspekte, «krishterimi» e ka tradhtuar veten, duke treguar qartë që nuk përfaqëson aspak krishterimin e Biblës. Ai thotë se është miku i Biblës, por në të vërtetë ka qenë një mik i rremë.
25. Pse Bibla u mbijetoi të gjitha vështirësive e arriti deri në ditët tona?
25 Pika e dytë është kjo: meqë «krishterimi», si një i tërë, ka vepruar kaq shumë kundër interesave të Biblës, është krejt e pazakontë që ky libër ka mbijetuar deri më sot dhe ndikon ende për mirë në jetën e mjaft njerëzve. Bibla i ka mbijetuar kundërshtimit dashakeq të atyre që donin ta pengonin përkthimin e saj, sulmeve të studiuesve modernistë dhe sjelljes jo të krishtere të mikut të saj të rremë, «krishterimit». Pse? Sepse ajo ndryshon nga të gjitha veprat e tjera. Bibla nuk mund të vdesë. Ajo është Fjala e Perëndisë dhe, siç shprehet edhe vetë: «Bari thahet, lulja vyshket, por fjala e Perëndisë tonë mbetet përgjithmonë.»—Isaia 40:8.
[Shënimet]
^ par. 8 Tek-tuk ishin bërë disa përkthime në gjuhë të tjera, por shpesh paraqiteshin si dorëshkrime shumë të zbukuruara, fryt i një pune të mundimshme, dhe dukej qartë që nuk ishin për t’u përdorur nga publiku.2
[Pyetjet]
[Diçitura në faqen 34]
Kishat kryesore protestante kanë bërë sulmin më të madh intelektual kundër Biblës
[Figura në faqen 26]
Në të vërtetë, historia e «krishterimit» filloi kur Kostandini ligjëroi atë formë të krishterimit që praktikohej në kohën e tij
[Figurat në faqen 29]
Papët Gregori VII dhe Inocenti III u shquan në luftën që bëri Kisha Katolike për të penguar përkthimin e Biblës në gjuhën e njerëzve të thjeshtë
[Figura në faqen 33]
Sjellja e turpshme e «krishterimit» i ka bërë shumë njerëz të dyshojnë që Bibla është vërtet Fjala e Perëndisë
[Figura në faqen 35]
Gjatë Luftës së Parë Botërore këta ushtarë rusë përkuleshin para një ikone fetare para se të shkonin të vritnin «të krishterë» të tjerë