GJEORGJIA
Mezi prisja një ndryshim në jetë
Davit Samkaradze
-
LINDUR: 1967
-
PAGËZUAR: 1989
-
TË DHËNA: Shërbeu si mbikëqyrës udhëtues. Që prej vitit 2013 jep mësim në shkollat biblike.
NË VITIN 1985, në moshën 18-vjeçare, autoritetet sovjetike më thirrën në ushtri. U pështjellova kaq shumë nga padrejtësia dhe shtypja në ushtri, saqë thashë me vete: «Nuk dua të bëhem si ata. Dua të jem ndryshe.» Por prapë e ndieja se nuk sillesha dot gjithnjë ashtu si doja. Mezi prisja një ndryshim në jetë.
Pasi mbarova shërbimin ushtarak, u ktheva në shtëpi. Një natë, pas një feste, iu luta Perëndisë që të bëhesha njeri më i mirë. Teksa ditën tjetër shkoja në punë, kalova nga halla, e cila ishte Dëshmitare e Jehovait. Kur hyra në shtëpinë e saj, u gjenda para një grupi të vogël Dëshmitarësh, të cilët ishin aty për mbledhje. Më pritën ngrohtësisht, kështu vendosa të qëndroja e të dëgjoja.
Pranova një studim biblik dhe gjashtë muaj më pas u pagëzova. Jehovai më ndihmoi të bëhesha njeri më i mirë, ndryshim që s’mund ta kisha arritur kurrë vetë.