Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Të mprehim aftësitë në shërbim—Të dëshmojmë para kamerës ose citofonit

Të mprehim aftësitë në shërbim—Të dëshmojmë para kamerës ose citofonit

PSE KA RËNDËSI? Me përparimin e teknologjisë dhe me rritjen e krimit, kamerat e sigurisë nëpër shtëpi dhe citofonat janë përhapur shumë. Mbase ke siklet të flasësh për lajmin e mirë me dikë që nuk e sheh. Sugjerimet e mëposhtme ndihmojnë për të dëshmuar me më shumë siguri para një kamere ose citofoni.

SI TA ARRISH?

  • Ji pozitiv. Shumë njerëz që kanë kamera ose citofon në shtëpi, s’e kanë problem të bisedojnë me ne.

  • Mbaj parasysh se disa kamera fillojnë të regjistrojnë para se t’i biesh ziles, dhe i zoti i shtëpisë mund të të shikojë e të të dëgjojë që kur i afrohesh shtëpisë a pallatit.

  • Kur i zoti i shtëpisë të përgjigjet, fol para kamerës sikur të flisje me të personalisht. Buzëqesh dhe sillu natyrshëm. Thuaj të njëjtat gjëra që kishe ndër mend të thoshe po ta takoje te dera. Nëse flet para kamerës, mos e afro tepër fytyrën. Nëse nuk të përgjigjet njeri, mos lër një mesazh zanor.

  • Mos harro se i zoti i shtëpisë mund të të shikojë e të të dëgjojë edhe pasi ke mbaruar bisedën.