Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Pse e çmon adhurimin e pastër?

Pse e çmon adhurimin e pastër?

Judenjtë e mërguar morën zemër nga vegimi i Ezekielit për tempullin, sepse u dha shpresë që adhurimi i pastër do të rivendosej. Gjatë këtyre ditëve të fundit, adhurimi i pastër është ‘lartësuar patundshmërisht mbi majat e maleve’ dhe ne jemi mes atyre nga të gjitha kombet që kanë vërshuar drejt tij. (Is 2:2) A reflekton rregullisht se çfarë nderi është të njohësh e t’i shërbesh Jehovait?

BEKIMET E ADHURIMIT TË PASTËR:

  • Ushqim me bollëk nga Bibla që siguron përgjigje për pyetjet e rëndësishme të jetës, parime të dobishme si të jetojmë dhe një shpresë të sigurt.​—Is 48:17, 18; 65:13; Ro 15:4

  • Një vëllazëri të dashur mbarëbotërore.​—Ps 133:1; Gjo 13:35

  • Privilegjin për të qenë bashkëpunëtorë të Perëndisë në një vepër që sjell lumturi.​—Ve 20:35; 1Ko 3:9

  • ‘Paqe nga Perëndia’ që na forcon në vështirësi.​—Fi 4:6, 7

  • Ndërgjegje të pastër.​—2Ti 1:3

  • «Miqësi të ngushtë» me Jehovain.​—Ps 25:14

Si mund ta tregoj se e çmoj adhurimin e pastër?