TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Nëse na del një fëmijë te dera
Nëse një fëmijë na del te dera, duhet t’i kërkojmë që të flasim me prindërit. Kështu tregojmë respekt për kryesinë e tyre. (Pr 6:20) Në qoftë se fëmija na fton të hyjmë brenda, duhet të refuzojmë. Në rast se prindërit janë të zënë ose s’janë në shtëpi, duhet të kthehemi një herë tjetër.
Nëse një fëmijë është nga mesi ose fundi i adoleshencës, do të ishte prapë me vend të kërkonim prindërit e tij. Në rast se janë të zënë ose s’janë në shtëpi, mund ta pyesim nëse prindërit e lënë të zgjedhë vetë gjërat që lexon. Nëse po, atëherë mund t’i ofrojmë literaturë dhe mbase ta drejtojmë te jw.org.
Kur rivizitojmë një adoleshent të interesuar, është mirë ta pyesim nëse mund të takojmë prindërit e tij. Kështu na krijohet mundësia për të shpjeguar qëllimin e vizitës dhe për t’u treguar sa të besueshme janë këshillat e Biblës për familjet. (Ps 119:86, 138) Respekti dhe konsiderata për prindërit e tyre, do të jetë një dëshmi e mirë dhe mund të na krijojë raste të tjera për t’i dhënë lajmin e mirë familjes.