Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

A po nxjerr dobi nga broshura Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë?

A po nxjerr dobi nga broshura Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë?

A është leximi i shkrimit të ditës dhe i komentit nga broshura Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë pjesë e programit tënd për t’u lidhur më shumë me Jehovain? Nëse jo, a mund ta bësh pjesë të tij? Shumë veta e lexojnë shkrimin e ditës herët në mëngjes që ta bluajnë në mendje ndërsa merren me aktivitetet e ditës. (Js 1:8; Ps 119:97) Si mund të nxjerrësh edhe më shumë dobi nga shkrimi i ditës? Lexo kontekstin e atij vargu për të kuptuar rrethanat dhe arsyet pse është shkruar. Përpiqu të mendosh për një tregim nga Bibla që ilustron parimin kryesor të vargut. Pastaj, kupto si zbatohet ai parim në jetën tënde. Kur Fjala e Perëndisë ndikon te vendimet e tua, atëherë do të të japë drejtim në jetë dhe do të të sjellë vërtet dobi.—Ps 119:105.

Familjet Bethel anekënd botës e lexojnë së bashku broshurën Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë në mëngjes, para se të nisin punën. Kohët e fundit, shumë adhurime të mëngjesit kanë dalë në JW Broadcasting® te kategoria PROGRAME DHE NGJARJE. Kur ishte hera e fundit që ke parë një ose disa prej tyre? Ndoshta ka diçka që është tamam për ty. Për shembull, si mund të ndikojë te vendimet e tua tregimi për Lotin?

SHIHNI VIDEON MOS E DONI BOTËN (1GJO 2:15), DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Në cilin parim nga Bibla bazohej ky adhurim mëngjesi?

  • Si e ilustron tregimi për Lotin rrezikun që ekziston kur duam botën dhe gjërat që janë në të?—Zn 13:12; 14:12; 19:3, 12, 13, 24-26

  • Si tregojmë se e duam Jehovain dhe jo botën e gjërat që janë në të?

Si mund ta tregoj gjatë ditës se e vlerësoj Fjalën e Jehovait?