TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Rubrikë e re për të nisur biseda
Që nga janari i 2016-s, faqja e fundit e Kullës së Rojës për publikun ka rubrikën: «Çfarë thotë Bibla?» Kjo rubrikë e re është bërë enkas që të na ndihmojë të fillojmë biseda me tema biblike. Formati është i ngjashëm me atë të fletushkave. Ka një pyetje që të bën të shprehesh e shoqëruar me një përgjigje nga Shkrimet, si dhe pika të tjera për diskutim.
Bisedat e këndshme rreth argumenteve nga Shkrimet shpesh çojnë në studime biblike. Përdore këtë rubrikë të re që të ndihmosh sa më shumë veta të shuajnë urinë për të njohur Perëndinë.
SI TA PËRDORËSH:
-
Pyete të zotin e shtëpisë çfarë opinioni ka për një nga pyetjet
-
Dëgjoje dhe mirëprite përgjigjen e tij
-
Lexo shkrimin poshtë nëntitullit «Bibla thotë» dhe kërkoji mendimin për vargun. Nëse ka kohë, vazhdoje bisedën me një nga pikat poshtë nëntitullit: «Ç’mësojmë tjetër nga Bibla?»
-
Jepi revistën
-
Merr takim të kthehesh e të shqyrtoni pyetjen e dytë