TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
«Jini të kënaqur me atë që keni»
Kur kemi pak materialisht, mund të tundohemi për të bërë kompromise, të cilat mund të dëmtojnë miqësinë tonë me Jehovain. Për shembull, mund të na ofrohet mundësia për të fituar më shumë, por që na e bën më të vështirë t’i shërbejmë Jehovait. Meditimi rreth Hebrenjve 13:5 do të na ndihmojë.
«Jetesa juaj të jetë pa lakmi për pará»
-
Shqyrto në lutje qëndrimin që ke ndaj parave dhe mendo për shembullin që po u lë fëmijëve. —g 9/15 6.
«Jini të kënaqur me atë që keni»
-
Analizo se çfarë konsideron vërtet të nevojshme.—w16.07 7 ¶1-2.
«Kurrsesi nuk do të të lë dhe kurrsesi nuk do të të braktis»
-
Ki besim se Jehovai do të të ndihmojë të sigurosh gjërat e nevojshme, nëse vazhdon ta vësh Mbretërinë në vend të parë.—w14 15/4 21 ¶17.
SHIHNI VIDEON ÇFARË PO I NDIHMON VËLLEZËRIT TË GËZOJNË PAQE PAVARËSISHT NGA PROBLEMET EKONOMIKE, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJES SË MËPOSHTME:
Çfarë mësove nga eksperienca e Miguel Novoas?