Jepi Jehovait më të mirën
Varfëria nuk privonte askënd në Izrael të bënte paqe me Jehovain. Edhe izraelitët më të varfër mund t’i ofronin Jehovait një blatim të pranueshëm, mjafton të ishte më e mira. Mund të sillnin miell, ama Jehovai priste që të ishte ‘më i miri’, lloji i miellit që përdorej për mysafirë të nderuar. (Zn 18:6) Edhe sot Jehovai pranon më të mirën që mund të japim si «flijim lëvdimi», ndonëse rrethanat na kufizojnë.—He 13:15.
Si të jep zemër ky mendim nëse nuk arrin të bësh sa më parë, ndoshta si pasojë e shëndetit jo të mirë ose fuqive të pakta?