TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Ji si Jozefi—Ik nga imoraliteti!
Jozefi është një shembull i mirë për ne nëse tundohemi të kryejmë imoralitet seksual. Sa herë që gruaja e zotërisë së tij u përpoq ta joshte, ai refuzoi prerazi. (Zn 39:7-10) Nga përgjigjja «si mund ta bëj këtë të keqe të madhe e të kryej këtë mëkat kundër Perëndisë tim», kuptojmë se Jozefi kishte menduar më parë sa e rëndësishme është për Jehovain besnikëria bashkëshortore. Pastaj, kur situata u bë e rrezikshme, ia mbathi pa ngurruar, e kështu nuk i dha asaj asnjë mundësi që t’ia dobësonte vendosmërinë.—Zn 39:12; 1Ko 6:18.
SHIHNI VIDEON IKNI NGA IMORALITETI!, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
-
Cilën situatë hasi Xhini?
-
Cilat pyetje i bëri Xhini vetes kur Mi-Kiongu i kërkoi ndihmë me detyrat e matematikës?
-
Si u ndie Xhini nga kërkesa e Mi-Kiongut?
-
Çfarë e ndihmoi Xhinin?
-
Çfarë bëri Xhini që të ikte nga imoraliteti?
-
Çfarë mësove nga kjo video?