TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Mësime nga jeta e Samuelit
Samueli i qëndroi besnik Jehovait gjatë gjithë jetës. Kur ishte i vogël, nuk lejoi që shembulli i keq i djemve të Eliut, Hofnit dhe Finehasit, të ndikonte për keq tek ai. (1Sa 2:22-26) E ndërsa Samueli rritej, Jehovai ishte me të. (1Sa 3:19) Edhe në moshë të shkuar, vazhdoi t’i shërbente me besnikëri Jehovait, ndonëse djemtë e tij jo.—1Sa 8:1-5.
Çfarë na mëson shembulli i Samuelit? Nëse je i ri, ji i sigurt se Jehovai i kupton sfidat që has dhe si ndihesh. Ai mund të të ndihmojë të jesh i guximshëm. (Is 41:10, 13) Nëse je prind dhe fëmija yt nuk po i shërben Jehovait, mund të ngushëllohesh kur di se as Samueli nuk i detyronte dot djemtë e tij të rritur t’u qëndronin besnikë standardeve të Jehovait. Ndërkohë që e la çështjen në dorë Jehovait, vazhdoi të mbante integritetin dhe të kënaqte Atin e tij qiellor. Ndoshta shembulli yt i mirë do ta motivojë fëmijën tënd të kthehet te Jehovai.
SHIHNI VIDEON MËSO PREJ TYRE—SAMUELI, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
-
Si tregoi guxim Samueli kur ishte i vogël?
-
Si tregoi guxim Deni?
-
Si la një shembull të mirë Samueli kur ishte i moshuar?
-
Si lanë një shembull të mirë prindërit e Denit?