Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

A je i gatshëm të aplikosh për Shkollën e Ungjillëzuesve të Mbretërisë?

A je i gatshëm të aplikosh për Shkollën e Ungjillëzuesve të Mbretërisë?

A je diku mes moshës 23 deri 65 vjeç dhe në shërbimin e plotkohor? A ke shëndet të mirë dhe je në gjendje të shërbesh kudo që ka më shumë nevojë? Nëse i përmbush këto kritere, a ke menduar të aplikosh për Shkollën e Ungjillëzuesve të Mbretërisë? Që kur është mbajtur klasa e parë, kanë aplikuar plot çifte dhe vëllezër e motra beqare. Megjithatë kemi nevojë që të aplikojnë më shumë vëllezër beqarë. Kërkoji Jehovait në lutje të të shtojë dëshirën që t’i pëlqesh atij dhe të imitosh Birin e tij. (Ps 40:8; Mt 20:28; He 10:7) Pastaj shqyrto nëse ke detyrime, si p.sh. në familje, në punë ose ndonjë borxh. Nëse po, a mund të bësh diçka që të kualifikohesh për të aplikuar?

Në cilat mënyra dhe vende kanë pasur mundësi të shërbejnë ata që kanë marrë këtë stërvitje? Disa të diplomuar janë caktuar në vende ku flitet një gjuhë tjetër ose që të marrin pjesë në dëshminë publike speciale në metropol. Më vonë, disa të diplomuar kanë shërbyer si zëvendësmbikëqyrës qarkorë, mbikëqyrës qarkorë ose si misionarë. Ndërsa mendon për gjërat që mund të bësh në shërbim të Jehovait, bëju jehonë fjalëve të profetit Isaia: «Ja ku jam! Më dërgo mua!»—Is 6:8.

SHIHNI VIDEON MISIONARËT—PUNËTORË NË TË KORRA, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Si përzgjidhen misionarët?

  • Ç’punë të mirë po bëjnë këta misionarë?

  • Cilat janë disa nga bekimet e shërbimit misionar?