PYETJA 17
Si mund ta ndihmojë Bibla familjen tënde?
BASHKËSHORTËT/BABALLARËT
«Në të njëjtën mënyrë, burrat duhet t’i duan gratë e tyre si vetë trupat e tyre. Burri që do gruan, do veten, se asnjë burrë nuk e urren kurrë trupin e vet, por e ushqen dhe përkujdeset për të. . . . Secili nga ju duhet ta dojë gruan si veten.»
«Ju, etër, mos i acaroni fëmijët tuaj, por vazhdoni t’i rritni me disiplinën dhe me këshillat e Jehovait.»
BASHKËSHORTET
«Gruaja duhet të ketë respekt të thellë për burrin.»
«Ju, gra, jini të nënshtruara ndaj burrave tuaj, ashtu si ka hije në Zotërinë.»
FËMIJËT
«Fëmijë, bindjuni prindërve në unitet me Zotërinë, sepse kjo është e drejtë. ‘Ndero babanë dhe nënën tënde’ është urdhërimi i parë me premtimin: ‘Që të kesh sukses dhe të jetosh gjatë në tokë.’»
«Ju, fëmijë, bindjuni prindërve në çdo gjë, sepse kjo është e pëlqyeshme për Zotërinë.»