Zanafilla 5:1-32

  • Nga Adami te Noeja (1-32)

    • Adamit i lindën bij e bija (4)

    • Enoku eci me Perëndinë (21-24)

5  Ky është libri i historisë së Adamit. Ditën kur e krijoi, Perëndia e bëri Adamin në ngjashmëri me të.+  Ai i krijoi ata mashkull dhe femër.+ Ditën që i krijoi,+ i bekoi dhe u vuri emrin «njeri».*  Adami ishte 130 vjeç kur i lindi një djalë në ngjashmëri me të, sipas imazhit të tij, dhe e quajti Set.+  Pas lindjes së Setit, Adami jetoi edhe 800 vjet, dhe i lindën bij e bija.  Kështu Adami jetoi gjithsej 930 vjet dhe pastaj vdiq.+  Seti ishte 105 vjeç kur i lindi Enosi.+  Pas lindjes së Enosit, Seti jetoi edhe 807 vjet, dhe i lindën bij e bija.  Kështu Seti jetoi gjithsej 912 vjet dhe pastaj vdiq.  Enosi ishte 90 vjeç kur i lindi Kenani. 10  Pas lindjes së Kenanit, Enosi jetoi edhe 815 vjet, dhe i lindën bij e bija. 11  Kështu Enosi jetoi gjithsej 905 vjet dhe pastaj vdiq. 12  Kenani ishte 70 vjeç kur i lindi Mahalaleli.+ 13  Pas lindjes së Mahalalelit, Kenani jetoi edhe 840 vjet, dhe i lindën bij e bija. 14  Kështu Kenani jetoi gjithsej 910 vjet dhe pastaj vdiq. 15  Mahalaleli ishte 65 vjeç kur i lindi Jaredi.+ 16  Pas lindjes së Jaredit, Mahalaleli jetoi edhe 830 vjet, dhe i lindën bij e bija. 17  Kështu Mahalaleli jetoi gjithsej 895 vjet dhe pastaj vdiq. 18  Jaredi ishte 162 vjeç kur i lindi Enoku.+ 19  Pas lindjes së Enokut, Jaredi jetoi edhe 800 vjet, dhe i lindën bij e bija. 20  Kështu Jaredi jetoi gjithsej 962 vjet dhe pastaj vdiq. 21  Enoku ishte 65 vjeç kur i lindi Metuselahu.+ 22  Pas lindjes së Metuselahut, Enoku vazhdoi të ecte me Perëndinë e vërtetë* edhe për 300 vjet, dhe i lindën bij e bija. 23  Kështu, Enoku jetoi gjithsej 365 vjet. 24  Enoku eci besnikërisht me Perëndinë e vërtetë.+ Më pas, ai nuk ishte më, sepse Perëndia e mori.+ 25  Metuselahu ishte 187 vjeç kur i lindi Lameku.+ 26  Pas lindjes së Lamekut, Metuselahu jetoi edhe 782 vjet, dhe i lindën bij e bija. 27  Kështu Metuselahu jetoi gjithsej 969 vjet dhe pastaj vdiq. 28  Lameku ishte 182 vjeç kur i lindi një djalë. 29  Ai ia vuri emrin Noe,*+ se tha: «Ky do të na sjellë ngushëllim* për punën tonë dhe për mundin e duarve tona, ngaqë tokën e ka mallkuar Jehovai.»+ 30  Pas lindjes së Noesë, Lameku jetoi edhe 595 vjet, dhe i lindën bij e bija. 31  Kështu Lameku jetoi gjithsej 777 vjet dhe pastaj vdiq. 32  Pasi u bë 500 vjeç, Noesë i lindi Semi,+ Kami+ dhe Jafeti.+

Shënimet

Ose «adam; njerëzim».
Fjalë për fjalë «me Perëndinë». Shih Fjalorthin.
Ka të ngjarë të ketë kuptimin «prehje; ngushëllim».
Ose «lehtësim».