Psalmet 82:1-8
Këngë e Asafit.+
82 Perëndia zë vend në mes të asamblesë së tij*+e në mes të perëndive* gjykon:+
2 «Deri kur do të gjykoni me padrejtësi?+
Deri kur do t’u mbani anën të ligjve?+ (Selah)
3 Mbroni* të përvuajturit e jetimët!*+
Jepuni të drejtën të pambrojturve e të mjerëve!+
4 Shpëtojini të përvuajturit dhe të varfritdhe çlirojini nga duart e të ligjve.»
5 Por ata* nuk dinë e nuk kuptojnë,+dhe vazhdojnë të enden në errësirë;ja pse gjithë themelet e drejtësisë* po shkunden.+
6 «Unë thashë: ‘Ju jeni perëndi,*+jeni të gjithë bij të Më të Lartit.
7 Por ju keni për të vdekur si gjithë njerëzit e tjerë,+keni për të marrë fund si çdo princ tjetër.’»+
8 Ngrihu, o Perëndi, dhe gjykoje tokën,+sepse të gjitha kombet të përkasin ty.
Shënimet
^ Ose «në asamblenë e Hyjnorit».
^ Ose «të atyre që ngjajnë si perëndi». Ka të ngjarë t’u referohet gjykatësve njerëzorë në Izrael.
^ Ose «Jini gjykatës të drejtë për».
^ Ose «fëmijët pa baba!»
^ Domethënë, perënditë që përmenden në vargun 1.
^ Ose «themelet e tokës».
^ Ose «Ju jeni si perëndi».