Psalmet 22:1-31
Për mjeshtrin e korit; sipas melodisë: «Drenusha e agimit».* Këngë e Davidit.
22 Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur?+
Pse rri kaq larg e nuk më shpëton?
Pse nuk i dëgjon britmat e rënkimit tim?+
2 Perëndia im, ditën të thërras pareshtur, por ti nuk më përgjigjesh;+edhe natën s’kam sesi të rri në heshtje.
3 E megjithatë ti je i shenjtë;+mes lëvdimeve të Izraelit rri në fron.*
4 Te ti mbështeteshin etërit tanë,+po, te ti mbështeteshin, dhe ti i shpëtoje.+
5 Ty të thërritnin për ndihmë dhe gjenin shpëtim,te ti mbështeteshin dhe nuk zhgënjeheshin.*+
6 Kurse mua më tall e më përbuz tërë njerëzia+si të isha krimb, e jo njeri.
7 Kush më sheh, më përqesh,+më ngërdheshet, tund kokën e gjithë tallje thotë:+
8 «E ka lënë veten në dorë të Jehovait. Le ta shpëtojë ai.
Ta shpëtojë ai meqë e ka kaq për zemër.»+
9 Ti më nxore nga barku i nënës,+e falë teje u ndieva i sigurt në gjinjtë e nënës sime.
10 Që kur linda, në duart e tua* kam qenë;kur ende isha në bark të nënës, ti ke qenë Perëndia im.
11 Mos rri larg meje, sepse telashet më presin te dera+dhe s’kam tjetërkënd që të më vijë në ndihmë.+
12 Shumë armiq më rrethojnë si dema të rinj,+si demat e fuqishëm të Bashanit përqark më rrinë.+
13 Hapin gojën për të më gllabëruar,+si një luan që ulërin dhe prenë e vet shqyen.+
14 Jam zbrazur porsi ujëe tërë kockat më janë zbërthyer;zemra më është bërë si dyll+që thellë në shpirtin tim shkrihet.+
15 Fuqia më është shterur si një copë e tharë qeramike;+gjuha më është ngjitur pas qiellzës;+ti po më zbret në pluhurin e vdekjes.+
16 Qentë më rrethojnë ngado,+si lukuni* keqbërësish rreth meje afrohen,+si luanë duart e këmbët m’i kafshojnë.+
17 Tërë kockat e mia mund t’i numëroj,+dhe ata më shohin e sytë nuk m’i shqitin.
18 Mes tyre i ndajnë rrobat e miadhe për veshjen time hedhin short.+
19 Por ti, o Jehova, mos më rri larg!+
Ti, o forca ime, nxito të më ndihmosh!+
20 Më shpëto nga shpata!
Shpëtoma të shtrenjtën jetë* nga këta qenë të tërbuar!*+
21 Më çliro nga goja e luanit+ dhe nga brirët e demave të egër!
M’u përgjigj e më shpëto!
22 E unë do t’ua shpall emrin tënd vëllezërve të mi;+në mes të kongregacionit* do të të lëvdoj.+
23 Ju që nderoni thellësisht Jehovain,* lëvdojeni atë!
Të gjithë ju pasardhës* të Jakobit, jepini atij lavdi!+
Kini nderim të thellë për të, të gjithë ju pasardhës të Izraelit!
24 Se ai nuk i ka shpërfillur e as i ka përbuzur vuajtjet e të shtypurve,+jo, sytë prej tyre nuk i ka larguar,+thirrjen e tyre për ndihmë, e ka dëgjuar.+
25 Unë do të të lëvdoj në kongregacionin e madh+e në sytë e atyre që të nderojnë thellësisht, zotimet e mia do t’i mbaj.
26 Zemërbutët do të hanë e do të ngopen;+ata që e kërkojnë Jehovain, do ta lëvdojnë.+
Gëzofshit jetë* përgjithnjë!
27 Nga gjithë skajet e tokës, Jehovain do ta kujtojnë e tek ai do të kthehen;tërë fiset e kombeve para tij do të përkulen,+
28 sepse mbretëria i përket Jehovait;+ai mbretëron mbi kombet.
29 Gjithë të begatët mbi faqen e dheut do të shtrohen në gosti e para tij do të përkulen,të gjithë ata që kthehen në pluhur, para tij do të gjunjëzohen;asnjë prej tyre s’mund ta mbajë gjallë shpirtin* vetë.
30 Pasardhësit e tyre do t’i shërbejnë Atij,brezi tjetër do të dëgjojë për Jehovain.
31 Të gjithë do të flasin për veprat e tij të drejta;një populli që ende s’ka ardhur në jetë, do t’i tregohet çfarë ka bërë ai.
Shënimet
^ Ka mundësi të jetë një motiv ose stil muzikor.
^ Ose «lëvdimet e Izraelit të rrethojnë».
^ Ose «nuk turpëroheshin».
^ Ose «nën kujdesin tënd; në prehrin tënd».
^ Ose «tufë».
^ Fjalë për fjalë «të vetmen që kam». I referohet shpirtit ose jetës së vet.
^ Fjalë për fjalë «nga dora e qenve!»
^ Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «që i frikësoheni Jehovait». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «fara».
^ Fjalë për fjalë «Zemra juaj jetoftë».
^ Ose «ta ruajë jetën».