Numrat 30:1-16

  • Zotimet e burrave (1, 2)

  • Zotimet e grave dhe të bijave (3-16)

30  Pastaj Moisiu u tha krerëve+ të fiseve të Izraelit: «Ja çfarë ka urdhëruar Jehovai:  Nëse një burrë merr një zotim+ para Jehovait ose betohet se do të marrë një zotim+ me të cilin do ta detyrojë veten* të përmbahet nga diçka, ai nuk duhet ta shkelë fjalën,+ por duhet të plotësojë të gjitha ato për të cilat u zotua.+  Nëse një vajzë merr një zotim para Jehovait ose zotohet se do ta detyrojë veten të përmbahet nga diçka ndërsa është e re dhe ende në shtëpinë e të atit,  dhe i ati i merr vesh zotimet që ajo i ka vënë si detyrim vetes dhe nuk është kundër, të gjitha zotimet e saj do të jenë të vlefshme, dhe çdo zotim i saj për t’u përmbajtur nga diçka do të jetë i vlefshëm.  Por nëse i ati e ndalon ditën kur i merr vesh zotimet që ajo i ka vënë si detyrim vetes, ato nuk do të jenë të vlefshme. Jehovai do ta falë vajzën, ngaqë e ndaloi i ati.+  Mirëpo, nëse ajo martohet ndërkohë që është nën detyrimin e një zotimi ose të një premtimi të nxituar,  dhe i shoqi nuk është kundër ditën që e merr vesh, zotimet që ajo i ka vënë si detyrim vetes do të jenë të vlefshme.  Por nëse i shoqi e ndalon ditën që e merr vesh dhe e anulon zotimin ose premtimin e nxituar që ajo i ka vënë si detyrim vetes,+ Jehovai do ta falë.  Por nëse një vejushë ose një grua e divorcuar merr një zotim, çdo gjë që i vë si detyrim vetes do të jetë e vlefshme. 10  Mirëpo, nëse një grua ka marrë ndonjë zotim ose është zotuar se do ta detyrojë veten të përmbahet nga diçka ndërsa është në shtëpinë e të shoqit 11  dhe i shoqi e ka marrë vesh, por nuk e ka kundërshtuar e nuk e ka ndaluar, të gjitha zotimet që ajo i ka vënë si detyrim vetes do të jenë të vlefshme. 12  Por nëse ditën që i mori vesh, i shoqi i anuloi plotësisht zotimet që ajo i kishte vënë si detyrim vetes, ato nuk do të jenë të vlefshme.+ I shoqi i anuloi, dhe Jehovai do ta falë gruan. 13  I shoqi duhet të miratojë ose të anulojë çdo zotim të saj ose çdo betim që përfshin një zotim për t’u përmbajtur nga diçka me qëllim vetëmohimin. 14  Por nëse i shoqi nuk e kundërshton aspak ndërsa ditët kalojnë, ai po i miraton të gjitha zotimet që ajo i ka vënë si detyrim vetes. Ai i miraton sepse nuk e kundërshtoi të shoqen ditën kur e dëgjoi t’i merrte zotimet. 15  Por, nëse i anulon ato ca kohë pasi i merr vesh, atëherë ai do të vuajë pasojat e fajit të saj.»+ 16  Këto janë rregullat që Jehovai i dha Moisiut në lidhje me burrin dhe të shoqen ose me babanë dhe të bijën në rininë e saj ndërsa është ende në shtëpinë e të atit.

Shënimet

Ose «do t’i vërë si detyrim shpirtit të vet».