Sipas Lukës 3:1-38

  • Gjoni fillon veprën e tij (1, 2)

  • Gjoni predikon pagëzimin (3-20)

  • Pagëzimi i Jezuit (21, 22)

  • Gjenealogjia e Jezu Krishtit (23-38)

3  Në vitin e 15-të të mbretërimit të Tiber Cezarit, Ponc Pilati ishte guvernator i Judesë, Herodi*+ ishte sundimtari i krahinës* së Galilesë, Filipi, vëllai i tij, ishte sundimtari i krahinës së Ituresë dhe të Trakonitidës, Lisania ishte sundimtari i krahinës së Abilenës, 2  Hanai ishte njëri nga krerët e priftërinjve dhe Kajafa ishte kryeprift.+ Në atë kohë fjala e Perëndisë iu drejtua Gjonit,+ birit të Zakarisë, ndërsa ishte në shkretëtirë.+ 3  Kështu, ai filloi të përshkonte gjithë vendin përreth Jordanit dhe predikonte pagëzimin si simbol të pendimit për faljen e mëkateve,+ 4  ashtu siç është shkruar në librin e fjalëve të profetit Isaia: «Dëgjohet zëri i dikujt që thërret në shkretëtirë: ‘Përgatitni udhën për Jehovain!* Drejtojini rrugët për të!+ 5  Çdo luginë do të mbushet dhe çdo mal e kodër do të rrafshohet; udhët dredharake do të drejtohen dhe udhët me gunga do të bëhen të sheshta. 6  Çdo njeri* do të shohë mjetin nëpërmjet të cilit Perëndia do të sjellë shpëtimin.’»*+ 7  Atëherë, ai nisi t’u thoshte turmave që vinin për t’u pagëzuar: «Pjellë nepërkash, kush ju tha se mund t’ia mbathni nga zemërimi i furishëm që po vjen?!+ 8  Jepni, pra, fryte të denja për pendim! Mos thoni me vete: ‘Ne kemi atë Abrahamin’, sepse unë po ju them se Perëndia është në gjendje t’i japë Abrahamit fëmijë edhe nga këta gurë. 9  Vërtet, sëpata është vënë tashmë në rrënjë të pemëve. Çdo pemë që nuk jep fryt të mirë, do të pritet e do të hidhet në zjarr.»+ 10  Prandaj turmat e pyetën: «Çfarë duhet të bëjmë, pra?» 11  Gjoni iu përgjigj: «Kush ka dy palë veshje,* le t’i ndajë me atë që s’ka asnjë, dhe ai që ka për të ngrënë, le të bëjë njëlloj.»+ 12  Erdhën për t’u pagëzuar edhe disa taksambledhës+ dhe e pyetën: «Mësues, po ne çfarë duhet të bëjmë?» 13  Ai iu përgjigj: «Kërkoni* vetëm taksën e caktuar dhe asgjë më shumë.»+ 14  Edhe ushtarët e pyetën: «Po ne, çfarë duhet të bëjmë?» Ai u tha: «Mos i bini askujt në qafë* dhe mos ngrini akuza të rreme,+ por kënaquni me atë që merrni.»* 15  Ndërkohë njerëzit ishin në pritje të Krishtit dhe mendonin me vete për Gjonin: «A thua të jetë ai Krishti?»+ 16  Prandaj Gjoni u tha të gjithëve: «Unë ju pagëzoj me ujë, por po vjen ai që është më i fortë se unë, të cilit nuk jam i denjë t’i zgjidh lidhëset e sandaleve.+ Ai do t’ju pagëzojë me frymë të shenjtë dhe me zjarr.+ 17  Ai ka në dorë terploten* që të pastrojë tërësisht lëmin* e vet dhe të mbledhë grurin në depo. Kurse bykun do ta djegë me një zjarr që nuk mund të shuhet.» 18  Gjoni i bëri thirrje popullit edhe për shumë gjëra të tjera e vazhdoi t’i shpallte lajmin e mirë. 19  Mirëpo Herodi, sundimtari i krahinës, ngaqë Gjoni e kishte qortuar për shkak të Herodiadës, gruas së vëllait të vet, dhe për shkak të të gjithë të ligave që kishte bërë, 20  u shtoi gjithë këtyre edhe këtë: e futi Gjonin në burg.+ 21  Kur u pagëzua gjithë populli, u pagëzua edhe Jezui+ dhe, ndërsa po lutej, qielli u hap,+ 22  fryma e shenjtë u shfaq porsi një pëllumb dhe zbriti mbi të. Nga qielli u dëgjua një zë: «Ti je Biri im, Biri im i dashur; unë të kam miratuar.»+ 23  Jezui+ ishte rreth 30 vjeç+ kur nisi veprën e tij. Për të mendohej se ishte birii Jozefit,+bir i Helit, 24  bir i Matatit,bir i Levit,bir i Melkit,bir i Janait,bir i Jozefit, 25  bir i Matatisë,bir i Amosit,bir i Naumit,bir i Eslit,bir i Nagait, 26  bir i Mathit,bir i Matatisë,bir i Semeinit,bir i Josekut,bir i Jodait, 27  bir i Joananit,bir i Resait,bir i Zorobabelit,+bir i Shealtielit,+bir i Nerit, 28  bir i Melkit,bir i Adit,bir i Kosamit,bir i Elmadamit,bir i Erit, 29  bir i Jezuit,bir i Eliezerit,bir i Jorimit,bir i Matatit,bir i Levit, 30  bir i Simionit,bir i Judës,bir i Jozefit,bir i Jonamit,bir i Eliakimit, 31  bir i Meleasit,bir i Menait,bir i Matatait,bir i Natanit,+bir i Davidit,+ 32  bir i Jeseut,+bir i Obedit,+bir i Boazit,+bir i Salmonit,+bir i Nahasonit,+ 33  bir i Aminadabit,bir i Arnit,bir i Hezronit,bir i Perezit,+bir i Judës,+ 34  bir i Jakobit,+bir i Isakut,+bir i Abrahamit,+bir i Terahut,+bir i Nahorit,+ 35  bir i Serugut,+bir i Reut,+bir i Pelegut,+bir i Eberit,+bir i Shelahut,+ 36  bir i Kainanit,bir i Arpakshadit,+bir i Semit,+bir i Noesë,+bir i Lamekut,+ 37  bir i Metuselahut,+bir i Enokut,bir i Jaredit,+bir i Mahalalelit,+bir i Kainanit,+ 38  bir i Enosit,+bir i Setit,+bir i Adamit,+bir i Perëndisë.

Shënimet

Fjalë për fjalë «tetrarku».
Domethënë, Herod Antipa. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «mish».
Ose «shpëtimin e Perëndisë».
Ose «një veshje shtesë».
Ose «Vilni; Mblidhni».
Ose «Mos zhvatni asnjë».
Ose «me rrogën tuaj».
Lopatë e gjerë që përdoret për të hedhur në erë drithin kur pastrohet.