Jobi 37:1-24

  • Forcat e natyrës zbulojnë madhështinë e Perëndisë (1-24)

    • Perëndia mund t’i ndalojë veprimtaritë e njerëzve (7)

    • ‘Mendo për veprat e mrekullueshme të Perëndisë’ (14)

    • Njeriu nuk arrin ta kuptojë Perëndinë (23)

    • Asnjeri s’duhet ta mbajë veten për të mençur (24)

37  Kur mendoj për këtë,zemra më rreh fort, më përpëlitet në kraharor.   Dëgjojeni me vëmendje uturimën e zërit të tijdhe bubullimën që del nga goja e tij.   Nën tërë qiejt dëgjohet ushtima e saj;në mbarë skajet e tokës vezullon vetëtimat e tij.+   E më pas dëgjohet një gjëmim;zëri i tij madhështor si bubullimë gjëmon,+dhe vetëtimat s’ka gjë që t’i ndalë kur dëgjohet zëri i tij.   Zëri gjëmues i Perëndisë+ të mrekullon;ai bën gjëra madhështore që ne s’arrijmë t’i kuptojmë.+   Ai i thotë borës: ‘Bjer në tokë!’,+dhe shirave të rrebeshta: ‘Derdhuni me rrëmbim!’+   Atëherë Perëndia ia lidh* duart njeriut,që veprat e Tij t’i njohin të gjithë vdekatarët.   Kafshët e egra shkojnë në strofkat e tyree në skuta të errëta struken.   Shtrëngata del nga dhoma e vet,+dhe me erërat e veriut vjen të ftohtët.+ 10  Me një të fryrë, Perëndia formon akullin,+dhe ujërat e paana ngrijnë e bëhen gur.+ 11  Po, i ngarkon retë e dendura me lagështi,e mes reve i shpërndan vetëtimat e tij.+ 12  Ato enden andej-këtej, ku t’i drejtojë ai;mbi faqen e dheut bëjnë çfarë t’ju urdhërojë ai.+ 13  Ai i përdor+ retë për të ndëshkuar,*+për të sjellë shi mbi tokë a për të treguar dashuri besnike. 14  Dëgjoje këtë, o Job;ndalu dhe mendo thellë për veprat e mrekullueshme të Perëndisë.+ 15  A e di ti si i drejton* Perëndia retë? Si bën që prej tyre të shndritë vetëtima? 16  A e di ti si pluskojnë retë në qiell?+ Këto janë veprat e mrekullueshme të Atij që ka njohuri të përsosur.+ 17  Pse janë të ngrohta rrobat e tuakur fryn juga+ e toka bie në qetësi? 18  A mundesh t’i tendosësh* qiejt bashkë me Të,+si një pasqyrë të fortë metali? 19  Na trego ti si t’i përgjigjemi,se ne s’themi dot asnjë fjalë, ngaqë jemi në errësirë. 20  A guxoj t’i them Perëndisë se dua të flas me të? Mos ka thënë njeri diçka aq të rëndësishme sa Ai ta dëgjojë?+ 21  Njerëzit as dritën* nuk e shohin dot, ndonëse shndrit në qiell,po të mos kalojë era e të largojë retë. 22  Nga veriu vjen një shkëlqim i artë;madhështia e Perëndisë+ të lë gojëhapur. 23  Ne nuk arrijmë ta kuptojmë të Plotfuqishmin;+ai ka fuqi të jashtëzakonshme+dhe nuk e shkel kurrë drejtësinë e tij të madhe+ kur gjykon.+ 24  Prandaj njerëzit duhet të kenë nderim të thellë për të.*+ Ai nuk miraton asnjë nga ata që e mbajnë veten për të mençur.»*+

Shënimet

Ose «ia ndal». Fjalë për fjalë «ia vulos».
Fjalë për fjalë «si shkop».
Ose «i urdhëron».
Ose «t’i shpalosësh».
Domethënë, dritën e diellit.
Fjalë për fjalë «duhet t’i frikësohen». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Fjalë për fjalë «që janë të mençur në zemër».