Isaia 9:1-21
9 Megjithatë, terri nuk do të jetë si atëherë kur vendi ishte plot vuajtje, si kohë më parë, kur toka e Zabulonit dhe toka e Neftalit trajtoheshin me përçmim.+ Në të ardhmen, Ai do të bëjë që të nderohet udha buzë detit, që ndodhet në rajonin e Jordanit, në Galilenë e kombeve.
2 Populli që ecte në errësirë, pa një dritë të madhe.Mbi ata që banonin në vendin e territ të plotë, ndriçoi vetë drita.+
3 Ti e ke bërë kombin të shumtëdhe i ke dhënë një gëzim të madh.
Ata gëzojnë në praninë tëndesi gëzojnë njerëzit në kohën e korrjes,si gëzojnë kur ndajnë plaçkën e luftës.
4 Se ti e bëre copë-copë zgjedhën e tyre të rëndë,shkopin që u rëndonte mbi kurriz, thuprën e mbikëqyrësve të rreptë,ashtu si në ditën kur u mund Midiani.+
5 Çdo çizme të atij që trondit dheun kur marshone çdo veshje të ngjyer në gjakdo ta përpijë zjarri,
6 sepse na ka lindur një fëmijë,+na është dhënë një bir;mbretërimin* do ta mbajë mbi supe.+
Emri i tij do të jetë Këshilltar i Mrekullueshëm,+ Perëndi i Fuqishëm,+ Atë i Përjetshëm, Princ i Paqes.
7 Mbretërimi* i tij do të shtrihet kudodhe paqja nuk do të ketë fund+në fronin e Davidit+ dhe në mbretërinë e tij.
Ajo do të vendoset patundshmërisht+ dhe do të qëndrojëme anë të gjykimit+ të drejtë e drejtësisë,+tani e përgjithmonë.
Këtë do ta bëjë zelli i Jehovait të ushtrive.
8 Jehovai dërgoi një shpallje kundër Jakobit,e cila do të përmbushet në Izrael.+
9 I gjithë populli do ta marrë vesh atë,Efraimi dhe banorët e Samarisë,të cilët thonë me fodullëk dhe paturpësi në zemër:
10 «Tullat kanë rënë,por ne do të ndërtojmë me gurë të latuar.+
Fiqtë e Egjiptit janë prerë,por ne do t’i zëvendësojmë me cedra.»
11 Jehovai do të ngrejë kundër tij kundërshtarët e Rezinitdhe do t’i nxitë armiqtë e Izraelit të veprojnë,
12 Sirinë nga lindja dhe filistinët nga perëndimi,*+e ata do të hapin gojën e do ta përpijnë Izraelin.+
Për shkak të gjithë asaj që ka ndodhur,atij nuk i është fashitur zemërimi,por e ka ende dorën të ngritur kundër tyre,+
13 sepse njerëzit nuk janë kthyer tek Ai që i godet;nuk e kanë kërkuar Jehovain e ushtrive.+
14 Brenda një dite, Jehovai do t’i presë Izraelitkokën e bishtin, biskun e xunkthin.*+
15 Koka janë pleqtë që respektohen shumë,kurse bishti janë profetët që japin udhëzime të rreme.+
16 Ata që udhëheqin, e hallakatin këtë popull,dhe ata që udhëhiqen prej tyre, çoroditen.
17 Ja pse Jehovai nuk do të gëzojë për të rinjtë e tyredhe nuk do të ketë mëshirë për jetimët* e për vejushat e tyre,sepse të gjithë janë apostatë e keqbërës,+dhe çdo gojë thotë marrëzira.
Për shkak të gjithë asaj që ka ndodhur,atij nuk i është fashitur zemërimi,por e ka ende dorën të ngritur kundër tyre,+
18 sepse ligësia ndizet si zjarridhe përpin ferra e barëra të këqija.
Ajo do t’u vërë zjarrin shkurreve të pyllit,të cilat do të ngjiten lart si shtëllungë tymi.
19 Nga zemërimi i furishëm i Jehovait të ushtrive,vendi ka marrë flakëdhe njerëzit do t’i përpijë zjarri.
Askujt nuk do t’i dhimbset qoftë edhe i vëllai.
20 Njëri do të këputë për të ngrënë në të djathtë,por akoma do të ketë uri;tjetri do të hajë në të majtë,por nuk do të ngopet.
Secili do të përlajë mishin e krahut të vet,
21 Manaseu do të përpijë Efraimindhe Efraimi Manaseun.
Ata do të jenë së bashku kundër Judës.+
Për shkak të gjithë asaj që ka ndodhur, atij nuk i është fashitur zemërimi,por e ka ende dorën të ngritur kundër tyre.+
Shënimet
^ Ose «qeverinë; sundimin princëror».
^ Ose «Qeveria; Sundimi princëror».
^ Fjalë për fjalë «nga pas».
^ Një mundësi tjetër «degën e palmës dhe kallamin».
^ Ose «fëmijët pa baba».